Mbrëmjen
e sotme, ish-kryeministri Berisha ka postuar në rrjetin social Facebook një
analizë për marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, të shoqëruar edhe më një album
të pasur fotografik. Berisha shprehet se “marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA
janë të shkëlqyera” dhe deklarata e Ramës se ai po shkon atje për të
përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, në të vërtetë është personale.
Sipas tij, ajo ka të bëjë me anulimin e vizitës së Ramës në SHBA në vitin 2011.
"Para nisjes per ne New York, ne kuadrin e "marrjes fund te epokës se rrënimit" , siç e ka shpallur Rama epokën 1992-2013 te pas etërve te tij ne tërësi dhe vitet 2005-2013 ne veçanti, ai deklaroi se një nder qëllimet kryesore te udhëtimit te tij është përmirësimi i marrëdhënieve me SHBA. Dy dite me pare, zoti Donald Lu, ambasadori i ri i SHBA ne Shqipëri, do te deklaronte ne senatin amerikan se Shqipëria është nje aleat i shkëlqyer i SHBA.
Jam
i sigurt se kjo deklarate nuk ishte një reagim ndaj deklaratës qesharake te
Rames. Por e vërteta është se për Shqipërinë dhe për shqiptaret kudo qe
jetojnë, SHBA-te janë miku dhe aleati strategjik me kryesor. SHBA si vendi me i
fuqishëm e me kontribute me te mëdha ne lirinë e kombeve perëndimore dhe mbi te
gjitha si përgjegjësi kryesor sot për paqen dhe sigurinë ne bote, janë aleati
strategjik kryesor i çdo vendi te lire. Por për ne shqiptaret, aleanca
strategjike me vendin e madh te lirise eshte me jetike, me e shtrenjte se për
çdo komb tjetër. Me angazhimin direkt per çlirimin e Kosoves, SHBA-te ben te
mundur qe edhe ne, me se fundi, te mund te kendojme kengen e lirise. Shqiperia
eshte nje vend i vogel me nje peshe globale mese modeste. Por ajo dhe
shqiptaret kane patur mbeshtetjen me te jashtezakonshme te ketij vendi te madh
dhe kjo jo se ne jemi nje komb i zgjedhur, por vetem e vetem se kombi i madh
amerikan, qeveria e tij, besojne se shqiptaret meritojne dhe duhet te gezojne
lirine dhe se ne duhet te ndertojme te ardhmen tone bazuar ne vlerat dhe
parimet e lirise, paqes dhe prosperitetit. Per te gjitha keto, SHBA-te kane
qene, jane dhe do te mbeten miku, aleati me i çmuar, me kryesor e me strategjik
i Shqiperise dhe kombit shqiptar.
E vërteta është se marrëdhëniet
midis Shqiperise dhe SHBA keto 8 vitet e fundit kane qene te shkëlqyera, te
ngushta dhe kane njohur zhvillimet e tyre me kulmore. Dëshmi e kësaj janë
mbështetja e fuqishme, e gjithanshme, përcaktuese e SHBA për ftesën dhe
anëtarësimin e Shqipërisë ne NATO, per pavarësinë e Kosovës, bashkëpunimi ne
Afganistan, bashkëpunimi i shkëlqyer i agjencive tona te sigurisë ne çështje
shume te rëndësishme, dhjetëra e qindra projekte te USAID te financuara nga
qeveria amerikane, histori te vërteta suksesi ne mbare vendin, mbeshtetja e
qeverise amerikane per integrimin e Shqiperise ne BE etj etj.
Momenti
me kulmor i marredhenieve midis dy vendeve tona ishte vizita e pare dhe
historike e presidentit te SHBA Georg W Bush ne Shqiperi me dt.10 qershor 2007
dhe mesazhet e tij po kaq historike dhene ne Tirane per shqiptaret dhe boten.
Presidenti i SHBA Georg W Bush do zgjidhte Tiranen per te shpallur para Europes
dhe Botes me te famshmen "time is now", qendrimin, mbështetjen e një
rëndësie vendimtare te SHBA per pavarësinë e Kosovës si dhe mbështetjen e plote
te qeverise se tij për anëtarësimin e Shqipërisë ne Aleancën e Atlantikut te
Veriut.
Ne
një hark kohor te shkurtër, këto ëndrra kombëtare u bene te verteta. Nje moment
tjeter kulmor historik ne marredheniet shqiptaro- amerikane ishte vizita e
Sekretares Klinton me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Ne kete
vizite, qe ishte dhe diamanti ne kuroren e festimeve te 100 vjetorit te
pavaresise, Sekretarja e Shtetit Klinton do tu drejtonte shqiptareve dhe miqve
tane ne mbare boten nga salla e parlamentit te Shqiperise, mesazhin e saj
historik "cilido qe do te shoh demokracine ne veprim, te shkoje ne
Shqiperi".
Dua
te theksoj ketu se vizita e sekretares Klinton dhe mesazhi i saj jehuan dhe me
fuqishem mbasi erdhen pas perpjekjeve antishqiptare te Edi Rames dhe te ndonje
miku te tij simpatizant i faqezinjeve qe u perpoqen me greve urie dhe akte
makabre te djegies per se gjalli te semurve psiqik per te penguar ardhjen e
sekretares Klinton ne Tirane. Te frutshme, miqesore e te shkelqyera kane qene
edhe dy takimet e mia ne Washington me sekretaren Klinton dhe spikerin e
Kongresit amerikan Boehner dhe miq e zyrtare te tjere te larte te qeverise dhe
Kongresit te SHBA.
Ne aleancen dhe bashkepunimin
strategjik me SHBA, Shqiperia keto vite eshte perpjekur dhe nuk ka kursyer
asgje ne mundesite e saj modeste per te dhene te gjithe ndihmesen e saj. Ne
kemi mbeshtetur vendosmerisht ne kuadrin e NATOS, OKB etj, qendrimet e qeverise
amerikane per paqen dhe sigurine ne bote. Ne nuk kemi çeduar nga asnje lloj
presioni apo interesi afat shkurter ne qendrimet tona ne mbeshtetje te qëndrimeve
strategjike te SHBA per sigurine. Ne nuk jemi ndikuar nga miq apo te tjere per
voten tone ne OKB siç beri Rama per nje pritje elektorale ende pa ardhur ne
pushtet duke siguruar kryeministrin Erdogan, mik i shquar i Shqipërisë dhe
shqiptareve, se ai do te votonte pro rezolutes per statusin e Palestines ne
OKB. Ne nuk votuam për rezolutën jo se jemi kundër statusit te Palestines por
sepse ajo anashkalonte SHBA, pa te cilat konflikti i Lindjes se Mesme nuk mund
te zgjidhet. Ne mbeshtesim plotesisht zgjidhjen e problemit midis Izraelit dhe
Palestinës bazuar ne dy shtete te pavarura ne ate rajon por shumica e
sponsorizueseve te rezolutes nuk njohin Izraelin, nje vend mik per Shqiperine.
Ne marredheniet bilaterale midis Shqipërisë dhe SHBA pavarësisht nga mundësitë
tona tejet modeste, ne çdo rast qeveria shqiptare eshte perpjekur te beje
maksimumin madje ne disa çështje sensitive problematike per SHBA si ajo e
Guantanamos apo e Kampit te Lirise ( refugjateve iranian) ne Irak ne pa ngurim
kemi bere me shume se çdo aleat tjeter i tyre. Por mbi te gjitha marrëdhëniet
tona me SHBA jane karakterizuar nga nje dialog i hapur, miqësor, konstruktiv e
i pandërprere.
Ne te gjitha takimet bilaterale apo
ne bisedat ne samitet multilaterale me zyrtaret me te larte te SHBA, me
presidentin George W. Bush, zevendes presidentin Chaney, Presidentin Obama,
zvendes presidentin Joe Biden, Sekretaren Rice, Sekretarin Ramsfeld, Sekretaren
Klinton dhe zyrtare te tjere te larte te administrates dhe Kongresit te SHBA,
kam qene dëshmitar i dashamirsise, sinqeritetit, çiltërsisë dhe ndjenjave me
miqesore te tyre ndaj Shqiperise dhe shqiptareve. Ndaj mund te themi se
realisht marredheniet e Shqiperise me SHBA jane te shkelqyera. Keto marrëdhënie
nuk u lëkunden nga asnjë lloj perpjekje, ndikimi direkt apo indirekt nga kushdo
qofte. Aq me pak mund te ndikoheshin ato nga zerat e thate ne shkretetire te
Rames qe organizonte mitingun e protestes te nesermen e marrjes se fteses per
anetaresim ne NATO apo te ndonje miku te tij qe për verbëri le karrierën ne
malet e Ballkanit dhe me papergjegjeshmeri te plote iu deklaronin shqiptareve
se Senati amerikan nuk do miratoje anetaresine e Shqiperise ne NATO apo se
fundi iu beri thirrje atyre te mos dëgjojnë Washingtonin por ndonjë mikun e tij
dhe te Edi Rames.
Megjithe këto duhet te pranoj se
deklarata e Rames se ai po nisej ne SHBA për te përmirësuar marrëdhëniet me
ketë vend ka një te vërtete te vogël personale. Kjo e vërtete e vogël, te cilen
Rama ka ende ne memorje, lidhet me dt. 28 janar te vitit 2011, kur vetëm disa
ore para nisjes ne Washington ai u detyrua te anuloj udhëtimin e te kthente
baulet nga aeroporti për shkaqe qe ai i di mire, por qe ne kete udhëtim u
kapërcyen.
Si përfundim mund te thuhet se
marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA janë vërtete te shkëlqyera, zhvillimi
dhe konsolidimi i mëtejshëm i tyre ka si kusht themelor konsolidimin ne
Shqipëri te demokracisë se bazuar ne vlerat e tregut. SHBA janë aleati
strategjik kryesor i Shqipërisë dhe kombit shqiptar dhe se çdo luhatje ne ketë
drejtim është ne kundërshtim te hapur me interesat jetike te kombit shqiptar.
Mbrëmjen
e sotme, ish-kryeministri Berisha ka postuar në rrjetin social Facebook
një analizë për marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, të shoqëruar edhe më
një album të pasur fotografik. Berisha shprehet se “marrëdhëniet e
Shqipërisë me SHBA janë të shkëlqyera” dhe deklarata e Ramës se ai po
shkon atje për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, në të
vërtetë është personale. Sipas tij, ajo ka të bëjë me anulimin e vizitës
së Ramës në SHBA në vitin 2011.
"Para nisjes per ne New York, ne kuadrin e "marrjes fund te epokës se rrënimit" , siç e ka shpallur Rama epokën 1992-2013 te pas etërve te tij ne tërësi dhe vitet 2005-2013 ne veçanti, ai deklaroi se një nder qëllimet kryesore te udhëtimit te tij është përmirësimi i marrëdhënieve me SHBA. Dy dite me pare, zoti Donald Lu, ambasadori i ri i SHBA ne Shqipëri, do te deklaronte ne senatin amerikan se Shqipëria është nje aleat i shkëlqyer i SHBA.
"Para nisjes per ne New York, ne kuadrin e "marrjes fund te epokës se rrënimit" , siç e ka shpallur Rama epokën 1992-2013 te pas etërve te tij ne tërësi dhe vitet 2005-2013 ne veçanti, ai deklaroi se një nder qëllimet kryesore te udhëtimit te tij është përmirësimi i marrëdhënieve me SHBA. Dy dite me pare, zoti Donald Lu, ambasadori i ri i SHBA ne Shqipëri, do te deklaronte ne senatin amerikan se Shqipëria është nje aleat i shkëlqyer i SHBA.
Jam i sigurt se kjo deklarate nuk ishte
një reagim ndaj deklaratës qesharake te Rames. Por e vërteta është se
për Shqipërinë dhe për shqiptaret kudo qe jetojnë, SHBA-te janë miku dhe
aleati strategjik me kryesor. SHBA si vendi me i fuqishëm e me
kontribute me te mëdha ne lirinë e kombeve perëndimore dhe mbi te gjitha
si përgjegjësi kryesor sot për paqen dhe sigurinë ne bote, janë aleati
strategjik kryesor i çdo vendi te lire. Por për ne shqiptaret, aleanca
strategjike me vendin e madh te lirise eshte me jetike, me e shtrenjte
se për çdo komb tjetër. Me angazhimin direkt per çlirimin e Kosoves,
SHBA-te ben te mundur qe edhe ne, me se fundi, te mund te kendojme
kengen e lirise. Shqiperia eshte nje vend i vogel me nje peshe globale
mese modeste. Por ajo dhe shqiptaret kane patur mbeshtetjen me te
jashtezakonshme te ketij vendi te madh dhe kjo jo se ne jemi nje komb i
zgjedhur, por vetem e vetem se kombi i madh amerikan, qeveria e tij,
besojne se shqiptaret meritojne dhe duhet te gezojne lirine dhe se ne
duhet te ndertojme te ardhmen tone bazuar ne vlerat dhe parimet e
lirise, paqes dhe prosperitetit. Per te gjitha keto, SHBA-te kane qene,
jane dhe do te mbeten miku, aleati me i çmuar, me kryesor e me
strategjik i Shqiperise dhe kombit shqiptar.
E vërteta është se marrëdhëniet midis Shqiperise dhe SHBA keto 8
vitet e fundit kane qene te shkëlqyera, te ngushta dhe kane njohur
zhvillimet e tyre me kulmore. Dëshmi e kësaj janë mbështetja e fuqishme,
e gjithanshme, përcaktuese e SHBA për ftesën dhe anëtarësimin e
Shqipërisë ne NATO, per pavarësinë e Kosovës, bashkëpunimi ne
Afganistan, bashkëpunimi i shkëlqyer i agjencive tona te sigurisë ne
çështje shume te rëndësishme, dhjetëra e qindra projekte te USAID te
financuara nga qeveria amerikane, histori te vërteta suksesi ne mbare
vendin, mbeshtetja e qeverise amerikane per integrimin e Shqiperise ne
BE etj etj.
Momenti me kulmor i marredhenieve midis
dy vendeve tona ishte vizita e pare dhe historike e presidentit te SHBA
Georg W Bush ne Shqiperi me dt.10 qershor 2007 dhe mesazhet e tij po kaq
historike dhene ne Tirane per shqiptaret dhe boten. Presidenti i SHBA
Georg W Bush do zgjidhte Tiranen per te shpallur para Europes dhe Botes
me te famshmen "time is now", qendrimin, mbështetjen e një rëndësie
vendimtare te SHBA per pavarësinë e Kosovës si dhe mbështetjen e plote
te qeverise se tij për anëtarësimin e Shqipërisë ne Aleancën e
Atlantikut te Veriut.
Ne një hark kohor te shkurtër, këto
ëndrra kombëtare u bene te verteta. Nje moment tjeter kulmor historik ne
marredheniet shqiptaro- amerikane ishte vizita e Sekretares Klinton me
rastin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Ne kete vizite, qe
ishte dhe diamanti ne kuroren e festimeve te 100 vjetorit te pavaresise,
Sekretarja e Shtetit Klinton do tu drejtonte shqiptareve dhe miqve tane
ne mbare boten nga salla e parlamentit te Shqiperise, mesazhin e saj
historik "cilido qe do te shoh demokracine ne veprim, te shkoje ne
Shqiperi".
Dua te theksoj ketu se vizita e
sekretares Klinton dhe mesazhi i saj jehuan dhe me fuqishem mbasi erdhen
pas perpjekjeve antishqiptare te Edi Rames dhe te ndonje miku te tij
simpatizant i faqezinjeve qe u perpoqen me greve urie dhe akte makabre
te djegies per se gjalli te semurve psiqik per te penguar ardhjen e
sekretares Klinton ne Tirane. Te frutshme, miqesore e te shkelqyera kane
qene edhe dy takimet e mia ne Washington me sekretaren Klinton dhe
spikerin e Kongresit amerikan Boehner dhe miq e zyrtare te tjere te
larte te qeverise dhe Kongresit te SHBA.
Ne aleancen dhe bashkepunimin strategjik me SHBA, Shqiperia keto vite
eshte perpjekur dhe nuk ka kursyer asgje ne mundesite e saj modeste per
te dhene te gjithe ndihmesen e saj. Ne kemi mbeshtetur vendosmerisht ne
kuadrin e NATOS, OKB etj, qendrimet e qeverise amerikane per paqen dhe
sigurine ne bote. Ne nuk kemi çeduar nga asnje lloj presioni apo
interesi afat shkurter ne qendrimet tona ne mbeshtetje te qëndrimeve
strategjike te SHBA per sigurine. Ne nuk jemi ndikuar nga miq apo te
tjere per voten tone ne OKB siç beri Rama per nje pritje elektorale ende
pa ardhur ne pushtet duke siguruar kryeministrin Erdogan, mik i shquar i
Shqipërisë dhe shqiptareve, se ai do te votonte pro rezolutes per
statusin e Palestines ne OKB. Ne nuk votuam për rezolutën jo se jemi
kundër statusit te Palestines por sepse ajo anashkalonte SHBA, pa te
cilat konflikti i Lindjes se Mesme nuk mund te zgjidhet. Ne mbeshtesim
plotesisht zgjidhjen e problemit midis Izraelit dhe Palestinës bazuar ne
dy shtete te pavarura ne ate rajon por shumica e sponsorizueseve te
rezolutes nuk njohin Izraelin, nje vend mik per Shqiperine. Ne
marredheniet bilaterale midis Shqipërisë dhe SHBA pavarësisht nga
mundësitë tona tejet modeste, ne çdo rast qeveria shqiptare eshte
perpjekur te beje maksimumin madje ne disa çështje sensitive
problematike per SHBA si ajo e Guantanamos apo e Kampit te Lirise (
refugjateve iranian) ne Irak ne pa ngurim kemi bere me shume se çdo
aleat tjeter i tyre. Por mbi te gjitha marrëdhëniet tona me SHBA jane
karakterizuar nga nje dialog i hapur, miqësor, konstruktiv e i
pandërprere.Ne te gjitha takimet bilaterale apo ne bisedat ne samitet multilaterale me zyrtaret me te larte te SHBA, me presidentin George W. Bush, zevendes presidentin Chaney, Presidentin Obama, zvendes presidentin Joe Biden, Sekretaren Rice, Sekretarin Ramsfeld, Sekretaren Klinton dhe zyrtare te tjere te larte te administrates dhe Kongresit te SHBA, kam qene dëshmitar i dashamirsise, sinqeritetit, çiltërsisë dhe ndjenjave me miqesore te tyre ndaj Shqiperise dhe shqiptareve. Ndaj mund te themi se realisht marredheniet e Shqiperise me SHBA jane te shkelqyera. Keto marrëdhënie nuk u lëkunden nga asnjë lloj perpjekje, ndikimi direkt apo indirekt nga kushdo qofte. Aq me pak mund te ndikoheshin ato nga zerat e thate ne shkretetire te Rames qe organizonte mitingun e protestes te nesermen e marrjes se fteses per anetaresim ne NATO apo te ndonje miku te tij qe për verbëri le karrierën ne malet e Ballkanit dhe me papergjegjeshmeri te plote iu deklaronin shqiptareve se Senati amerikan nuk do miratoje anetaresine e Shqiperise ne NATO apo se fundi iu beri thirrje atyre te mos dëgjojnë Washingtonin por ndonjë mikun e tij dhe te Edi Rames.
Megjithe këto duhet te pranoj se deklarata e Rames se ai po nisej ne SHBA për te përmirësuar marrëdhëniet me ketë vend ka një te vërtete te vogël personale. Kjo e vërtete e vogël, te cilen Rama ka ende ne memorje, lidhet me dt. 28 janar te vitit 2011, kur vetëm disa ore para nisjes ne Washington ai u detyrua te anuloj udhëtimin e te kthente baulet nga aeroporti për shkaqe qe ai i di mire, por qe ne kete udhëtim u kapërcyen.
Si përfundim mund te thuhet se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA janë vërtete te shkëlqyera, zhvillimi dhe konsolidimi i mëtejshëm i tyre ka si kusht themelor konsolidimin ne Shqipëri te demokracisë se bazuar ne vlerat e tregut. SHBA janë aleati strategjik kryesor i Shqipërisë dhe kombit shqiptar dhe se çdo luhatje ne ketë drejtim është ne kundërshtim te hapur me interesat jetike te kombit shqiptar.
- See more at: http://www.sot.com.al/politike/berisha-kund%C3%ABrp%C3%ABrgjigjet-n%C3%AB-facebook-shba-aleati-strategjik-kryesor-i-shqip%C3%ABris%C3%AB-foto#sthash.uxP7ROdc.dpuf
No comments:
Post a Comment