Analizë nga Preç Zogaj
Megjithëse fizikisht në SHBA, kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm gjatë gjithë javës në Shqipëri me publikimin prej tij të fotove me pamje “rrënimi” nga bodrumet e Kryeministrisë, apo nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Deputetja e PD-së, Jonida Tabaku është kundërpërgjigjur me foto të tipit “Tirana dje”(me Ramën) dhe “Tirana sot” (Me Bashën). Ç’do të thotë kjo? A mos zoti Rama po e tërheq opozitën
dhe median në debate periferike për të larguar vëmendjen nga gjërat më thelbësore të qeverisjes së tij?
Nuk ka arritur dot në Nju Jork
Kushdo që informohet sadopak për këtë lojë kalamajsh, e para gjë që mendon është ajo se kryeministri nuk ka arritur dot në SHBA. Nuk ka arritur mendërisht, shpirtërisht, kulturalisht, pasi fizikisht atje është. Avioni të merr dhe të çon në Nju Jork, në Londër, në Paris dhe në çdo qytet tjetër të perëndimit, por asnjë avion, asnjë disk fluturues, asnjë mjet tjetër nuk të çon dot në destinacionin kulturor dhe etik që mishëron ky Perëndim nëse nuk ke predispozitat e brendshme për të qenë i tillë. Se si më vjen kur mendoj se njëherësh me foton e parë që ka bërë me presidentin Obama, kryeministri i vendit tim ka postuar për publikun e tij edhe një foto me plehra, të shkrepur në një si pubelë të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Madje duke e ditur tashmë se fotoja me Obamën në takimet e tij të kortezisë me dhjetëra kryetarë shtetesh e qeverish të botës, edhe pse një kujtim i bukur, është prapëseprapë rutinë dhe nuk thotë asgjë tjetër, këtë foton e plehrave e ka porositur e dërguar me një gëzim të shtuar duke qenë se sipas mendjes së tij, një foto e tillë turpëron qeverinë e mëparshme dhe cakton pikënisjes e startit të Rilindjes! Përveçse një gjest i padenjë për një burrë shteti, kjo është pikësëpari një tallje me zgjedhësit e së majtës, të cilët kanë votuar pikërisht sepse sipas bindjes së tyre punët nuk shkonin mirë me qeverinë e mëparshme. Jo thjesht këto të plehrave të harruara apo të hedhura vend e pa vend, se plehra mund të fotografosh sa të duash në territorin tonë dhe kudo gjetkë madje, por punë shumë më të rëndësishme. T’u postosh foto të tilla pasi u ke marrë votën, është t’i trajtosh ata si injorantë, për të mos thënë një gjë edhe më të rëndë. Por kemi këtu edhe një spekulim të ulët nga ato që nxjerrin në pah natyra të prishura. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është një kompleks ku gjen ishuj perëndimorë dhe ishuj socialistë. Ka pavijone ku gjen standarde bashkëkohore, ka të tjera ku nuk është vënë dorë prej vitesh. Gjatë katër viteve të kaluara, shëndetësinë e kanë qeverisur ministrat e LSI-së, që sot është sërish në qeveri me zotin Rama dhe me ministrin e ri të Shëndetësisë, zotin Beqja. Do të dëshiroja shumë që zoti Beqja të mos ketë dorë në historinë perverse të fotove; integriteti i tij do të merrte një goditje të rëndë nëse do të ishte i përfshirë. Vetëm vogëlsia do të tundohej të bënte kauzë me një foto plehrash, apo me mobilje që qenkan zbuluar në bodrumet e Kryeministrisë. Këtu as intrigë për të intriguar kureshtjen e publikut nuk ka. Qeveria “Berisha” ka ikur. Nëse Rama po i bën zyrat nga e para sipas shijes së tij, me vullnetarë apo me projekt të huaj, me paratë e qeverisë apo me donacione, e vetmja gjë për të cilën kërkohet transparencë është sa kushtojnë këto ndërhyrje, kush po i financon. Nëse ka një projekt të vjetër italian për kthimin në identitet të godinës, që nuk është përfillur fjala vjen nga kryeministrat e mëparshëm, Rama mund ta përfillë, por me transparencë dhe kryesorja pa u marrë me të tjerët.
Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka dalë ‘kundër qeverisë’ duke deklaruar se Policia e Shtetit po përsërit punë të bëra nga inspektorët lokalë të ndërtimit, duke dekonspiruar kështu aksionin për show të strukturave qendrore të qeverisë së re…
Vendorët më pranë së vërtetës
Nuk mendoj se ka dalë kundër qeverisë për këtë çështje Shpëtim Gjika, edhe pse nuk do të befasohem po ta dëgjoj ndonjë ditë të kundërshtojë kryeministrin apo ministrat në emër të interesit publik të bashkëqytetarëve të tij. E njoh zotin Gjika si një kryebashkiak me integritet. Por kësaj radhe ai ka mbrojtur të drejtën e autorit, siç themi në art, për punët e kryera nga Bashkia, të cilat autokombajna propagandistike e qeverisë kërkon t’i bëjë të vetat për show. Nuk dua ta lexoj ndryshe zotin Gjika, por lejohem të them se jemi në një linjë në lidhje me qasjen propagandistike që ka zoti Rama. Unë kam opinionin tim, të shprehur tashmë, se parimi i kësaj qeverie është “puna diçka, propaganda gjithçka”. Pa hyrë në të thella dhe pa kaluar në përgjithësime, zoti Gjika, socialist njëzet e katër karatësh, u thotë të vetëve në Tiranë: Zotërinj, nuk mund të dubloni punën tonë për t’u dukur sikur po punoni, nuk mund të shisni dy herë të njëjtën punë, se një herë shitet si punë ajo e shkretë, herën e dytë vetëm si show mund të shitet. Kjo është. Por në xixat e para që po lëshon marrëdhënia e Ramës me kryebashkiakë të ndryshëm del në pah, tashmë në një dritë tjetër, se realiteti që ka krijuar në mendjen e tij kryeministri nuk është ai që njohin e prekin me dorë prej vitesh drejtuesit e pushtetit lokal. Këta janë më pranë së vërtetës. Kryeministri duhet të afrohet gjithashtu pranë saj. S’ka gjë se duhet të rikonsiderojë përbetimet dhe stilemat e tij propagandistike.
Është shtyrë ligji i nëpunësit civil, një prej ligjeve që u bë pengesë për marrjen e statusit pasi opozita e atëhershme, e mazhoranca e sotme, refuzonte ta votonte. Ligji u votua në maj, por pengohet tani. Opozita ka reaguar ashpër ndaj kësaj duke lexuar te ky vendim dëshirën për të shtyrë marrjen e statusit që kreditet mos t’i marrë qeveria paraardhëse.
Një shaka me shumë të panjohura me nenin e fundit
Do të ishte një shaka tepër e hidhur me shumë të panjohura po të ishte kështu. E bllokuan një vit statusin për të mos i dhënë kredite politike qeverisë, tani paskan nevojë ta bllokojnë prapë për të mos i dhënë kredite ish-qeverisë! Jo, jo, nuk mund të jetë kjo. Qeveria vërtet ka interesa konkrete që kërkon t’i realizojë duke dribluar ligjet apo konsensusin me opozitën, por nuk mund të ketë rënë kaq poshtë sa të provokojë me dashje një shtyrje të dytë të marrjes së statusit. Unë mendoj se shtyrja e afatit të hyrjes në fuqi të ligjit ka vetëm një qëllim: të mundësojë spastrimet “me duar të pastra” në administratë, në funksion të punësimit të sa më shumë militantëve dhe kandidatëve që kanë dorëzuar CV-të e tyre në Partinë Socialiste. Militantët kërkojnë gjithmonë, ne kemi qenë vetë deputetë dhe e dimë këtë. Po ashtu edhe të diplomuarit që kanë filiacion socialist apo kanë aplikuar pranë kësaj partie pas ardhje së saj në pushtet. Në këtë rast, PS dhe LSI kanë në dispozicion postet politike të çdo niveli që demokratët i kanë lënë apo po i lënë. Kanë në dispozicion gjithashtu mundësi të tjera në vende pune që nuk janë pjesë e shërbimit civil. Vetë ligji nuk pengon ripërtëritjen e administratës konform rregullave të qarta. Pra ekzistojnë hapësira. Por këta me sa duket, e duan gjithë hapësirën, duke rrezikuar kësisoj gjëra të mëdha. Po rrezikojnë ta kthejnë vendin në pikën zero në lidhje me statusin e nëpunësit civil. Do të thotë “le të vijë zoti në këtë vend, lë të bëjmë ligje që nuk i ka kush, qeveritë ia gjejnë gjithnjë anën ta bëjnë administratën një bisht të partive respektive”. Po rrezikojnë ndoshta edhe marrjen e statusit. Kjo duhet verifikuar mirë. Me statusin nuk mund të luhet më. Asnjë justifikim, asnjë synim tjetër, asnjë alibi nuk vlen këtu. Opozita është në misionin e saj të mbrojë ligjin dhe konsensusin. Në mos opozita, kush tjetër?
PD ka hapur një portal për ata që pushohen nga puna padrejtësisht…
Opozita e ka detyrim mbrojtjen e nëpunësve civilë
Mendoj se ka bërë mirë. Po fryn një erë spastrimesh që rrezikon të bëjë viktima edhe nëpunës civilë me status. Ky veprim i opozitës me të madhe mund të ndikojë që tundimet atavike të fshesës të frenohen. Nga ana tjetër, PD ka mundësi të njohë më mirë, me fakte konkrete, gjendjen reale dhe mbi ketë bazë të ndërtojë opozitën e saj të argumentuar e të fortë. Së fundi, PD ka ofruar asistencë ligjore për të larguarit padrejtësisht dhe kjo do të jetë një ndihmë konkrete që ata të ankimojnë në rrugë ligjore padrejtësinë e pësuar.
Z. Meta e ka ‘tërhequr’ mazhorancën duke thënë se SHQUP nuk është çështje kryesore e mazhorancës dhe ai gjithashtu i ka dhënë një zyrë në Kuvend ish-kryeparlamentares Topalli. A duket sikur pushteti i madh një njeri të paktën e bën më të mirë?
Kur s’flas për Metën, jam duke e lavdëruar
Meta nuk ka qenë ndonjëherë njeri i keq. Kundërshtarët e tij politikë, përfshirë mua, kanë kritikuar apo denoncuar në kohë të ndryshme akte dhe veprime konkrete të tij në postet që ka mbajtur në ekzekutiv. Nuk është fisnike t’i rikujtojmë sa kohë që si kryetar Kuvendi ka mbajtur disa qëndrime dhe ka bërë disa gjeste që shkojnë në favor të klimës bashkëpunuese që duhet të karakterizojë jetën institucionale dhe politike në vend. Ndoshta është posti specifik i kryetarit të Kuvendit dhe roli i kingmaker-it që ia mundësojnë pozicionin që po mban. Unë nuk dua të shtyhem më tej në këtë trajtim. Meta e di me kohë se kur nuk flas për të, jam duke e lavdëruar. Këtë e thashë për shaka.
Ndërkohë, rendi dhe qetësia kanë qenë temë kryesore e medias. Ka patur disa atentate me bomba të telekomanduara dhe është ironike që z. Sajmir Tahiri që ironizonte z. Flamur Noka si ministër për uljen e krimit këmbëkryq, tani po e përjeton vetë këtë situatë…
Në rend prin inteligjenca, pastaj vjen forca
Jemi akoma në javët e para. Dëshiroj që kjo të shihet në të dyja anët e medaljes. Do të thotë se ministri nuk ka patur ende kohë ta tregojë vetën. Do të thotë gjithashtu se “rutina” apo përkeqësimi në rend mund të kthehen pas debutimit plot vrull, pasion e përkushtim të ministrit Sajmir Tahiri. Unë uroj të parën, sigurisht. Në çdo pozicion politik që kam patur, e kam konsideruar të shenjtë mbështetjen e forcave të rendit, mbështetjen e forcimit të rendit. Në parim- dhe kjo tezë nuk është imja- kam besuar e besoj se rendi është pasojë e bashkëveprimit të shumë faktorëve shoqërorë, ekonomikë, kulturorë, trashëgimorë e tjerë, pra në thelb as përmirësohet, as përkeqësohet në vetvete, si ishull i izoluar. Së dyti, konceptimi i rendit si forcë, apo vetëm si forcë, është naivitet. Në rend, sidomos në rend, prin inteligjenca. Në këtë kuptim, nuk më kanë pëlqyer disa fjalë të zotit Tahiri kur mblodhi krerët e policisë, me grada të larta dhe përvojë të madhe shumica prej tyre dhe u tha me ton dhe me një nëntekst të dukshëm mosbesimi “nga ky moment jeni në provë të gjithë”. Kjo ishte një e folur pa respekt e një ministri politik për kuadrot e lartë të policisë dhe unë po e them tani se pa respekt nuk bëhet as lufta, pale rendi në një vend demokratik si Shqipëria e vitit 2013. Po ashtu, edhe pse nuk mund të vë dorën në zjarr për asnjeri, shkarkimet kaq masive me psikologjinë e tabula rasa, e ngrenë shumë lart stekën e pritshmërisë nga ky ministër. Ai ka marrë shumë zotime. Shoh se i është lënë fusha e hapur. Kjo është shumë interesante. Në këto kushte, përgjegjësia e tij do të jetë e dyfishtë nëse realiteti i rendit nuk i përgjigjet me shifra dhe tregues të matshëm.
Ish/anëtarja e KQZ, Albana Shtylla, e dorëhequr nga ky institucion si e ‘depolitizuar’ ka pranuar një emërim politik nga mazhoranca e re duke u bërë Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit
Depolitizimi ka qenë politik
Nuk kam ndonjë të dhënë specifike për rastin në fjalë. Depolitizimi, me sa duket, ka qenë politik kur zonja ka dhënë dorëheqjen. Gjithsesi, unë së paku nuk dëshiroj t’i kundërshtoj socialistët për çfarë kam pranuar nga demokratët. Fituesit e marrin edhe këtë post. Nuk ka ndonjë të keqe.

No comments:
Post a Comment