Prof. Dr. Ylli Pango
Formimi i përshtypjeve ndjek një rrugë të caktuar. Ky është procesi mbi bazën e të cilit një individ organizon informacionin lidhur me një individ tjetër për të formuar përshtypjen për të. Në një eksperiment, dy grupe studentësh përpara leksionit iu tha që, pedagogu është tip i ngrohtë, praktik, kritik, i vendosur (grupit të parë të studentëve) dhe tip i ftohtë, praktik, i vendosur (grupit të dytë të studentëve). I vetmi ndryshim në karakterizimin e pedagogut qëndronte në fjalët i ngrohtë- i ftohtë. U vu re se opinioni i krijuar te grupi i parë pas leksionit ishte pozitiv, ndërsa ai i krijuar tek i dyti, negativ, ndonëse leksioni ishte i njëjtë për të dyja grupet. Madje ndryshimi i opinioneve midis të dyja grupeve ishte mjaft i madh. Ky eksperiment i Kelley-t mbahet si klasik për ilustrimin e një këndvështrimi të hershëm të perceptimit të individit, atë të fokusimit në trajta të veçanta të personalitetit, për të formuar një përshtypje të përgjithshme për të tjerët
. Kjo vlen për gjykimet e formuara a të servirura nga mediat për të cilat folëm më sipër. Varianti i stereotipizimit të përgjithshëm të tipit i mirë-i keq, bëhet sidomos në politikë, por për shqiptarët edhe në jetën e përditshme kur rëndom haset cilësimi skematik “djalë i mirë” (qoftë edhe sepse shfaq një fytyrë të mirë e të butë, është buzagaz, por pa asnjë tipar pozitiv tjetër p.sh në punë, aftësi, energji etj.) dhe djalë i keq (në ca raste edhe sepse i tillë është servirur nga media, gojët e këqija apo njerëz me influencë.)
Si formohet përshtypja e përgjithshme? Njeriu e fokuson vëmendjen më shumë te disa cilësi qendrore për krijimin apo formimin e përshtypjes së përgjithshme. Këto cilësi qendrore shërbejnë për të organizuar përshtypjen dhe sigurojnë një kornizë për të interpretuar informacionin që do të merret më pas. Madje cilësia qendrore ndikon për të ndryshuar cilësitë shtesë të karakterit përshkrimor. Kështu përshkrimi i pedagogut në shembullin e mësipërm, si tip “praktik” apo “i vendosur” si lektor, interpretohet ndryshe në rastin kur ai fillimisht është përshkruar si “i ngrohtë” dhe ndryshe në rastin kur jepet si “i ftohtë”.
Trajtimi sipas një teorie tjetër konsiston në mesatarizimin e së keqes dhe së mirës. Sipas kësaj teorie, ne thjesht mbledhim së bashku bit-et e informacionit që kemi për një person, për të formuar një gjykim që kemi për të dhe bëjmë mesataren. Nga studimet del se modeli mesatar është më i saktë për të parashikuar dhe njerëzit përdorin më shumë atë, madje edhe modelin e një mesatareje të ponderuar për kombinimin e informacionit për tiparet (veçoritë). Megjithatë ky është një proces kompleks, i cili kërkon më shumë informacion për ta shpjeguar plotësisht. Për shembull duhet ditur nga vjen informacioni, nga një person me status të lartë apo të ulët, cili informacion peshon më shumë ai negativ apo pozitiv etj. Kështu shqiptari shpesh priret, për fat të keq, të ndikohet nga informacioni negativ, të marrë informacion nga njerëz me status të ulët kulturor, thashethemexhinj, media të shitura në interesa politike a biznesi të tipit fletërrufe. Kësisoj, ne jo rrallë priremi të absorbojmë më shumë informacionin negativ sesa atë pozitiv lidhur me tiparet e personalitetit të të tjerëve.
Përvoja ka rëndësi në krijimin e përshtypjeve. Të vjetrit në këtë aspekt janë më të matur e më të saktë. Por është dhe aftësi të përcaktosh njerëzit në aspektin e karakterit e të personalitetit. Tek ne thuhet për dikë të aftë në këtë aspekt se “arrin t’i psikologjisë mirë njerëzit”. Një pjesë shqiptarësh shpesh gjykojnë shumë përciptazi e me nxitim duke mesatarizuar a duke u nisur vetëm nga një tipar negativ, duke u nisur nga ajo çka thotë media, apo duke e shpallur thjesht “legen”, negativ, “plehrë”, tjetrin pa e njohur madje kurrë personalisht atë a pa patur qoftë edhe një kontakt të thjeshtë formal me të. Arrihet deri në mohimin e çdo vlere paraardhëse, mbi bazën e një ngjarjeje të fundit apo duke harruar me qëllim çdo të mirë të së kaluarës. Kështu një politikani që mund të ketë qenë mjek a inxhinier i shkëlqyer, i mohohet deri edhe kjo në vlerësimin total negativ kur përfshihet gjatë në politikë.
Formimi i përshtypjeve. Ndër përshtypjet, përshtypja e parë, është përshtypje tepër e rëndësishme. Le të shohim disa shembuj se si e formojnë njerëzit përshtypjen e parë për të tjerët. Shohim dikë me fytyrë disi të shpërqendruar, herë-herë aspak të vëmendshme karshi njerëzve, me flokë të shpupuritur dhe e marrim për njeri jo të mirë, ndërkohë që mund të rezultojë një profesor i njohur, tepër i pasionuar pas shkencës, disi i shkujdesur për pamjen e jashtme. Dikush tjetër duket mendjemadh në pamje, por del i ndjeshëm dhe i afrueshëm, pra afrueshmërinë e fillimit e ka si një koracë mbrojtëse ndaj njerëzve që nuk i njeh mirë. Një femër e bukur, tepër serioze dhe me tepër mendim në pamje, rezulton me një nivel tepër të ulët kulturor e tepër mediokër e e mërzitshme në bisedë. Por megjithatë është e zakonshme që shpesh të formohet një mendim, opinion, mbi bazën e përshtypjes së parë. Aq sa këto përshtypje të para mund të jenë kritike për ardhmërinë e marrëdhënieve mes njerëzve. Shqiptarët në një pjesë të tyre, në përgjithësi i formojnë përshtypjet jo rrallë nën efektin e përshtypjes së parë apo edhe të ndikuar thjesht nga elemente të pamjes së jashtme që i bën ata të krijojnë opinione të gabuara mbi personalitetin e tjetrit. E jona është shprehja për njerëzit “sikur më ha bukën”. Kur kërkohet të formohet një përshtypje e përgjithshme për individin, përgjigjet e subjekteve tregojnë një ndikim të madh të efektit primar (informacioni i parë ka më shumë efekt se i dyti). Provat konfirmojnë këtë përfundim, madje edhe kur informacioni i mëpasëm është shumë i spikatur dhe në kontradiktë me të hershmin. Nga ana tjetër duhet vënë në dukje se veprojnë edhe efektet e recensës, ku informacionit të mëvonshëm i është dhënë më shumë besueshmëri se të mëparshmit. Janë nxjerrë tri lloj kushtesh nën të cilat vepron ky efekt. Së pari, kur njerëzit kërkojnë në mënyrë specifike një vlerësim të dytë që të pasojë paraqitjen e informacionit të ri, informacioni i mëvonshëm merr një rëndësi më të madhe se i mëparshmi. Së dyti, nëse kalon një kohë relativisht e gjatë midis paraqitjes së informacionit të parë dhe atij të mëvonshëm, i jepet peshë më e madhe të mëvonshmit. Së treti kur njerëzit mendojnë se detyra që i jepet personit që vlerësohet është e tipit rezultati i së cilës përmirësohet nëpërmjet përsëritjes, merret parasysh më shumë informacioni i dytë.
Përmbushja e profecisë vetjake
Ky fenomen konsiston në parashikimin që ne i bëjmë sjelljes së dikujt, dhe sjelljen karshi tij sipas këtij parashikimi. Kur veprojmë kështu, rritet gjasa që kjo sjellje nga ana e tjetrit të ndodhë. Ky fenomen lidhet ngushtë edhe me formimin e përshtypjes së parë. Përshtypja e parë e gabuar, siç e dimë, sjell shpesh efekte të tjera negative. Për shembull kur e gjykoni dikë si negativ dhe parashikoni që ai të sillet keq, sjellja juaj ndaj tij do reflektojë këtë pritshmëri. Kjo i rrit mundësitë që ai të reagojë a përgjigjet në atë mënyrë që të konfirmojë vlerësimin tuaj. Nëpërmjet sjelljes suaj, ju nxitni sjelljen jo miqësore të tjetrit, gjë që ju “e parashikonit”. Besimi juaj i gabuar bëhet realitet, një përmbushje e profecisë tuaj, pasi është e natyrshme që si kundërpërgjigje e sjelljes paragjykuese tjetri të mos sillet miqësisht me ju. Pas kësaj ju thoni: “E sheh, thashë unë, i tillë ishte”.
Si të kuptojmë shkaqet (arsyet) e sjelljes
Vlerësimi i njerëzve s’mbaron me formimin e përshtypjeve të para apo të përgjithshme. Për shembull në disa raste ne kërkojmë të dimë më thellë se përse filan person u soll kështu apo ashtu dhe, nëse e njohim mirë atë. Ne vëzhgojmë dhe i atribuojmë një sjellje apo veprim të dhënë një shkaku të qëndrueshëm (një cilësi personaliteti të atij që e kryen atë veprim), një përfundim mbi motivin e sjelljes etj., duke i shtuar kësisoj një përmasë parashikuese sjelljes së tij të ardhme. Por problemi është mënyra se si njerëzit vëzhgojnë sjelljen e të tjerëve dhe se si i nxjerrin konkluzionet rreth motiveve të sjelljes së tyre. Ky proces njihet me emrin procesi i atribuimit, dhe ka të bëjë me të kuptuarit nga ana e individit e arsyeve që qëndrojnë pas sjelljes së njerëzve. Ne që të gjithë kërkojmë vazhdimisht faktorë relativisht të qëndrueshëm, shkaqe, që fshihen pas sjelljes së njeriut. Aftësia për t’i gjetur këta faktorë na siguron një sens komforti, na jep përgjigje për sjelljet dhe njerëzit duke e bërë mjedisin social më pak të rastit dhe kaotik.
Megjithatë nuk është e lehtë të gjenden shkaqet e sjelljes, sepse ajo mund të vijë si rrjedhojë e shkaqeve nga më të ndryshmet. Shpesh të fshehura apo personale, por edhe të rastit.
Përse duhen studiuar përfundimisht sjelljet me shkak të caktuar? Cila është vlera e tyre praktike? Sidomos për ne shqiptarët kjo është me rëndësi të madhe, sepse përgjithësisht siç e thamë, jemi më të prirur t’i biem shkurt në vlerësimin e njerëzve, në vend që të thellohemi në shkaqet e vërteta të sjelljes
Dy janë çështjet kryesore që lidhen me to.
1. Ç’proces ndjek njeriu për të arritur në përfundimet shkakësore. Për shembull, kur dikush sillet keq dhe ne mendojmë se e ka vetë fajin p.sh ai është me probleme karakteriale. Kjo është njëra mundësi. Mundësia tjetër: veprojnë faktorë situativë, koha e keqe, ngjarje të rënda në familjen e tij etj., për të cilët nuk është fajtor ai. Por, jo të gjitha konkluzionet i përgjigjen realitetit. Ky është dhe problemi i parë. Dikush gabon se rastis të gjendet në një situatë ku secili mund të gabojë apo gabon sepse është vetë problematik. Situata apo predispozita e njeriut? Ne priremi si shqiptarë t’ua atribuojmë gabimet e të tjerëve zakonisht, predispozitave, karakterit të tyre të keq, t’i shajmë ata, t’i etiketojmë si negativë, dhe shumë rrallë të mendojmë se ka dhe raste që cilido në situata të caktuara mund të gabonte po ashtu.
2. Ç’gabime bën njeriu tipikisht kur ndjek shfaqjet e sjelljes të të tjerëve kur është në raport me ta dhe ç’ndikim kanë këto gabime në sjelljen ndaj tyre apo krijimin e marrëdhënieve njerëzore. Shqiptarët për shembull, përgjithësisht në çdo raport problematik, mendojnë se e ka fajin tjetri dhe për rrjedhojë nuk përpiqen të korrigjojnë veten. Ndërkohë që duke gjykuar paanshmërisht mund të kuptojnë se mund ta kenë edhe vetë fajin dhe kjo do t’i përmirësojë marrëdhëniet me tjetrin.
Le të shohim një shembull: Supozojmë se ju jeni vartësit e dikujt dhe lavdëroni punën e tij. A ndodh kjo për shkak të situatës (që ju të mikloni shefin për të përfituar një privilegj apo për shkak të predispozitës (sepse jeni vërtet miqësorë, objektivë apo njohës të vlerave tij, apo servilë)? Ky shembull çon tek një princip i përgjithshëm: ai i vlerësimit të njëanshëm, të cekët të njerëzve, që tek ne ndodh rëndom. Sjellja i atribuohet një shkaku të jashtëm kur arsyet e jashtme na leverdisin (se jemi ne që gabojmë) dhe i atribuohet faktorëve të brendshëm, karakterit të njerëzve (predispozitave) kur gabojnë të tjerët.
Pra në përgjithësi, kur duam të analizojmë shkaqet e sjelljeve, i ndajmë ato në sjellje për shkaqe rastësore të lidhura me situata të caktuara ose të brendshme, të lidhura me karakterin e njeriut, personalitetin e tij. Kështu një shqiptar mund ta bëjë një kritikë për dikë, për një profesor, një gazetar, një ngjarje politike një person me influencë etj., se kjo gjë duhet bërë, dhe kjo lidhet me një situatë të caktuar që e ka bërë të padurueshëm personin apo gjendjen. Por po e bëri atë dhjetëra herë dhe pothuaj për gjithë njerëzit që ka përreth, çdo ditë duke e përsëritur pa nevojë e kudo ku shkon e me këdo që takon, kemi të bëjmë me një faktor dispozitiv, që lidhet me cilësi të karakterit e të personalitetit të tij. Cilësi të një njeriu që shan e anatemon këdo. Në këtë rast, për të mund të themi se ai është negativ, thashethemexhi etj.

No comments:
Post a Comment