Eshtë
autore e shumë batutave pa shije në Kuvend. Fjalë si, “zhele” dhe
“lesh”, të cilat ajo i ka përdorur nga foltorja e Kuvendit dhe që
kontrastonin me portretin e saj simpatik kur rrinte e heshtur, tashmë
mund të përdoren për atë vetë: Berisha e tërhoqi për zhelesh dhe ja çoi
për lesh përkrahësit e saj në Kuvend. Jozefina Topalli është e humbura e
madhe e PD-së. Arsyet se pse u konfigurua në këtë mënyrë lista e PD-së,
ndikimi në ekuilibrat e rinj brenda saj, pse ikën deputetë të njohur,
pse u larguan ata që vetëm ngrinin dorën për votim dhe pse Berisha u
hakmorr për “karshillëqe” të vogla deputetësh gjatë katër vjetëve të
kësaj legjislature. Çfarë ndodh me Olldashin, Bashën, Boden, Patozin e
të tjerë në PD-në e nesërme
Sipas modës së hershme dhe zakonit me po të njëjtën moshë, çfarë
ndodh në Partinë Socialiste shihet me lupë edhe kur objekti është
thjesht një qime, ndërsa për bëmat e Partisë Demokratike, edhe kur bëhet
fjalë për trarë në sy, gjithçka kalohet me pak fjalë. Njëlloj si në atë
komunikimin idhnak të dhisë me delen për çështjen e hershme të bishtit
të ngritur lart. Kësaj rregullsie nuk i ka shpëtuar edhe diskutimi për
listat e kandidatëve për deputetë që kanë paraqitur dy partitë kryesore
në vend. Largimi i disa dhjetra deputetëve aktualë nga lista e PD-së,
thirrja nën flamurin blu të ish-deputetëve socialistë që mbajtën në
këmbë qeverinë e Berishës, vendosja në listë e një pjese të kryetarëve
të partive aleate apo dhe ndryshimi dramatik i ekuilibreve të brendshme
në PD, ose janë lënë në heshtje, ose janë zhdukur në zhurmën e debatit
për listën e PS-së. Tre kanë qenë motivet kryesore të Berishës në
përpilimin e listës së tij: reduktimi i personazheve që i jepnin pak
garanci politike e ndëshkimi i tyre, tërheqja e personazheve të rinj të
kushtëzuar nga faktorë apolitikë, garanci për afërsinë me familje e tij
biologjike dhe diktimi i ekuilibreve të rinj në PD. E humbura e madhe e
kësaj liste ka një emër: Jozefina Topalli. Duke e konsideruar veten, por
dhe duke krijuar në publik e në ambientet politike të djathta imazhin e
numrit dy në PD dhe më shumë se kaq, duke u vetëkonsideruar si
pasardhësja direkte e Berishës në PD, ajo pati fatin e Mehmet Shehut në
partinë e vjetër të komunistëve. Natyrisht nuk e detyruan të vetëvritet,
por i treguan një kufi të cilin ajo nuk mund ta kalojë, një kufi që për
ambicjet e saj, është pothuaj një vetëvrasje politike. Në këtë kuptim,
ajo është humbësja e parë e madhe e deklaruar e zgjedhjeve të 23
qershorit. Lulëzim Basha, ruajti të pak a shumë të njëjtat pozita në
parti duke gjykuar nga përbërja e listave të deputetëve. Pragfushata e
nisur dhe afërsia edhe vizuale me Berishën, e lënë atë sërish në lojën
për PD-në e nesërme, nëse ajo del në opozitë. Trinomi tjetër i njerëzve
të fortë në PD, Olldashi, Patozi dhe Bode, gjithashtu rikonfirmuan
pushtetin e tyre në PD me një numër gati të njëjtë përkrahësish të tyre
që e kanë vendin në lista.
Të ndëshkuarit & Jozefina
“Tani në PD ka më shumë qelbësira, por më pak demokratë”. Kjo frazë i atribuohet vetë Jozefina Topallit, kryetare e Kuvendit dhe deri në javën e parë të majit, një nga figurat kryesore në PD. Topalli është ndoshta e vetmja kryesuese e listës së deputetëve në një qark, në Shkodër, që nuk mundi të imponojë asnjë nga emrat që ajo kishte përgatitur vetë. Ndryshe ndodhi me të paktën tre figura të tjera të rëndësishmë në PD, Olldashi, në Fier, Bode në Korçë dhe Patozi në Vlorë, listat e të cilëve, të konsultuara paraprakisht me Berishën, u pranuan prej tij pa asnjë ndryshim.
Afërsia me Topallin i ka kushtuar shtrenjtë edhe Arenca Trashanit, Astrit Bushatit, Paulina Hotit e deri diku edhe Gjok Uldedajt. Këta deputetë, por dhe Ilir Rusmajli, Mark Marku, Viktor Gumi dhe Fatos Hoxha, llogariteshin si grup i afërt me Topallin dhe për këtë u ndëshkuan.
Ka pasur disa raste që në Kuvend, në mënyrë të koordinuar apo jo, ata kanë treguar provë force me numrat duke ju kundërvënë Berishës. Rasti flagrant ishte momenti i kandidaturave për Presidentin e Republikës. Berisha ishte i vendosur të çonte në karrigen e kreut të shtetit gazetarin dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Artan Hoxha. Nuk është thënë se për çfarë arsyeje, por Topalli, me një ambicje vetjake për të njëjtin pozicion, është shprehur në mënyrë kategorike kundër këtij propozimi. Ajo madje i ka komunikuar Berishës se bashkë me të, janë dhe një grup tjetër deputetësh të PD-së që nuk do ta votonin Hoxhën. Dilema për shifrat dhe dyshimi për rrjedhje të mundshme të tyre duket se ka qenë shkaku kryesor i tërheqjes së Hoxhës nga kandidimi, i cili mungesën e kostumit presidencial, me siguri e sheh edhe tek armiqësia e tij me kryetaren e sertë të Kuvendit.
Mark Marku, një nga deputetët deputetët më të zëshëm në publik, shkoi edhe më tej. Duke komentuar dy kandidaturat presidenciale të paraqitura nga Berisha verën e kaluar, Zaganjori dhe Hoxha, u shpreh publikisht se kryeministri u kishte kërkuar të votonin për një antar të vonuar të PPSH-së dhe për një person me histori të hershme me sigurimin e shtetit. “Kupa” për Markun, (sipas standarteve të PD-së kjo kupë është fare e ngushtë) u derdh kur Marku ja atribuoi afrimin e tij në Kuvend “një bisede të gjatë me Topallin”.
Për një pjesë të listës së lënë jashtë, të paktën zyrtarisht, si arsye është paraqitur edhe inaktiviteti i tyre politik. E çuditshme është që i njëjti kriter që u zbatua për përkrahësit e Topallit, nuk vlejti për të tjerë deputetë që ndodhen në pozicione të sigurta në listat e PD-së.
Ka pasur dy pamje të përcaktuara qartë të Topallit në sjelljen e saj politike në këtë legjislaturë. Haptazi dhe drejtpërdrejtë ajo është afishuar si numri dy i PD-së. Topalli, por dhe Olldashi, Patozi, Bode dhe një numër tjetër deputetësh, krijonin në PD jo një grup apo një rrymë të konfiguruar qartazi, por më shumë se kaq, ishin pjesë e një “marrëveshjeje të heshtur” bashkëpunimi. Së bashku, ata kontrollonin shumicën e qarqeve të mëdha në Shqipëri dhe mbi të gjitha, shumicën dërmuese të strukturave organizative të PD-së në qarqe. Jozefina Topalli tanimë nuk ka çfarë i afron këtij grupi. Provën e saj të forcës ajo e konsumoi në katër vitet e kësaj legjislature, gjatë të cilit, morri në heshtje edhe mërinë e kryeministrit. Berisha e duroi kur nuk kishte çfarë t’i bënte, por në momentin vendimtar, duke e mbajtur atë brenda “në listë”, e nxorri nga dritarja e paradhomës së pushtetit.
Ka pasur disa momente të kësaj prove forcash dhe numrash në Kuvend, të cilat përgjithësisht kanë kaluar larg vëmendjes së medias, qoftë asaj që ishte pranë pushtetit, qoftë asaj që ishte kritike më këtë pushtet. Përveç rastit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës, në ambientet e PD-së është diskutuar nën zë edhe për imponimin që Topalli donte të bënte për emrin e ri të Prokurorit të Përgjithshëm. Kandidatura e saj shkonte për Sandër Simonin, një gjyqtar karriere dhe i afërt me të. Vetë ajo nuk morri pjesë në votim duke mos dhënë asnjë arsye politike se pse ishte kundër kandidaturës së Adriatik Llallës. Berisha i vëmendshëm morri shënim dhe priti rastin e tij. Ai e toleroi insistimin e Topallit edhe në rastin tjetër kur shumica kërkonte të zgjidhte kreun e KQZ-së. Marsida Xhaferllari, e preferuara e Berishës dhe me një CV konkuruese, humbi përpara përzgjedhjes së kryetares së Kuvendit, Lefteri Lleshi.
E njëjta histori u përsërit edhe në procesin e votimit të kryetarit të KLSH-së. Ilir Rusmajli votoi kundër sepse nuk i falte labit Bujar Leskaj batutat therrëse që ky i fundit i kishte drejtuar nga Vlora, kur imponohej kandidatura e Bamir Topit si President i Republikës. Por edhe Viktor Gumi e Fatos Hoxha abstenuan në votim. Topalli mundi të sigurojë një fitore tjetër personale kur detyroi shumicën të votojë kandidaturën e përzgjedhur prej saj, Zana Xhuka në krye të ILKDP-së. Ajo madje, mundi ta tërheqë edhe vetë Berishën në një negociatë mes të tretësh për këtë emër dhe fitoi.
Këto arsye, por dhe të tjera, të lidhura kryesisht me distancën që Topalli ka mbajtur me një nga qendrat më të rëndësishme vendimarrëse pranë Berishës, familjen e tij, kushtëzuan “ekzekutimin” politik të gruas kryeneçe të politikës shqiptare. E cila, me të gjitha gjasat, edhe nëse PD humb zgjedhjet, do të notojë në ujëra të cekta sa kohë që Berisha do të vazhdojë të diktojë mbi të gjitha humoret në partine e tij private.
Olldashi, Patozi, Bode e të tjerë,
Ky aks ruan, në rastin më të keq, pozitat më të mira që ka pasur në ekuilibrat e forcës në PD. Së paku në katër vjeçarin e fundit, mes tyre ka pasur gjithashtu së paku, një marrëveshje të heshtur bashkëpunimi. Nuk kanë reaguar si rrymë e konsoliduar dhe e dukshme në publik, nuk kanë pranuar të identifikohen me një emër të përveçëm si përfaqësues i saj, (siç ndodhi në 2007-ën me njerëzit e Bamir Topit), por i ka bashkuar sa miqësia personale, po aq dhe interesi i përbashkët politik. Megjithatë, në rastin kur Topalli, shumë pranë tyre dhe një si ata, u lëshua duarsh nga Berisha, ata nuk bënë asgjë për ta ndihmuar. Ndoshta për të pritur edhe njëherë rrjedhjen e ujërave të turbullta dhe kullimin e tyre mbas zgjedhjeve.
Pothuaj gjithë deputetët e tjerë, që kanë qenë pranë tyre, e kanë rikonfirmuar praninë e tyre në listat e PD-së. Eduard Halimi, Flamur Noka e Mesila Doda, të afërt me këtë grup, gjithashtu u rikonfirmuan. Dy të parët, kryesojnë listat në Durrës dhe Kukës, e treta, është në pozicionin e dytë në listën e PD-së së Fierit. Arma më e fortë e këtij ekipi mtonjësish, të njohur për luajalitetin e plotë ndaj Berishës, është kontrolli që ata kanë mbi strukturat e PD-së në Shkodër, Malësi e Madhe, Kukës, Lezhë, Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Berat, Lushnje, Korçë, Pogradec, Librazhd e diku tjetër gjetkë. Të rikonfirmuar janë dhe Mima e Kadilli, të cilët në katër vjet kanë dëshmuar në PD luajalitet ndaj Berishës, mospërfshirje direkte në grupe të ndryshme në parti, por dhe një profil të qëndrueshëm e të kuruar në debate politike.
Lulzim Basha gjithashtu ka ruajtur pozitat e tij të mëparshme në parti. Ai tashmë mund të marrë frymë më lirisht nga dobësimi i pozitave të Topallit në PD, që ishte kundërshtarja e tij më e madhe në parti. Edhe kësaj here, Basha e morri këtë hapje rruge si dhuratë nga Berisha. Në listën me përkrahës të tij nuk mungoi as Majlinda Bregu, as Aldo Bumçi e as Gert Bogdani. Humbi vetëm një përkrahës në distancë të tijin, Enkelejd Alibeajn, që e pa veten jashtë listave, pak a shumë edhe si një “rebel” i moderuar në PD, por edhe për shkak të problematikave që ka pasur me drejtues lokalë të PD-së në Fier. Pakënaqësitë reciproke të tijat me kryesuesin e listës së Fierit, Olldashi ishin kapërcyer, por duket se për të vetoja e Berishës, i pakënaqur dhe nga pavarësia relative që Alibeaj kishte dëshirë të dëshmonte, ishte vendimtare.
Ndërsa për dy deputetë të tjerë, Selami Xhepën dhe Leonard Demin, dukej se bileta ishte prerë për shkak të qëndrimeve të tyre. Kundërshtitë e tyre, edhe pse të rralla, sipas standarteve të një partie të standartizuar në mendim e veprim si PD-ja, ishin të “patolerueshme”. I pari, Xhepa, është shprehur disa herë publikisht për çështje të krizës ekonomike në vend, kurse i dyti, në rastin e hershëm të kërkesës për shkakrkimin e Kryetarit të SHISH-it Bahri Shaqiri, ishte shprehur kundër këtij akti. Njëlloj siç gjykonin atëherë edhe hapur amerikanët në Tiranë dhe në SHBA.
Fatos Beja, Jemin Gjana, Ilir Bano dhe ndoshta edhe Tritan Shehu, deputetë në disa legjislatura, duket se do ta kenë më të vështirë se të tjerët po të kërkojnë një arsye për largimin e tyre nga parlamenti. Ndoshta mosha e tyre mund të jetë një argument ose thjesht fakti se duhet të iknin për të krijuar hapësirë për prurjet e reja politike.
Të gjitha ikjet, kanë provokuar dhe një situatë të çuditshme. Tre kryetarë komisionesh parlamentare kanë mbetur jashtë listave, Beja i komisionit të jashtëm, Rusmajli i komisionit të ligjeve dhe Demi i komisionit të sigurisë nuk do të jenë më deputetë në legjislaturën e ardhshme. Madje, komisioni i ligjeve, nga 14 anëtarë që ka pasur, 11 prej tyre do të shkojnë në shtëpi.
Të heshturit
Edhe mund të ishin, edhe mund të mos ishin në lista. Luajalë ndaj Berishës, në asnjë rast nuk e kanë rrjedhur votën e tyre përkundër vullnetit të tij. Thjesht ata nuk mundën të krijojnë asnjë profil në Kuvend, mbetën vetëm numra dhe operacioni i zëvendësimit të tyre u bë pa anestezi. Së pari sepse duhet të liroheshin vende për prurjet “e reja”, tre ish-deputetët socialistë dhe gjashtë kryetarët e partive politike, së dyti, për të dhënë imazhin e një retushi parazgjedhor. Trashani, Bushati, Hoti, Gjoni, Bulku, Hoxha, Alolli, Çipi, Çota, Hida, Hoxha, Ngresi e Lama, ikën siç erdhën. Pa lënë shenjë.

No comments:
Post a Comment