Nikolle LOKA:
Për të mbrojtur Turqinë, për të denigruar Mirditën dhe për të mohuar vlerat identitare shqiptare, Auron Tare në një debat televiziv, por edhe në gazeta përmend "mercenarizmin" e Llesh Lleshit) të njohur edhe si Lleshi i Zi, si dhe të mirditorëve të udhëhequr prej tij.
Me këto pohime ai nuk tregon vetëm keqdashje, por edhe injorancë. Sepse Mirdita nuk ka luftuar kurrë në kushtet e mercenarizmit, por të marrëveshjes me Portën e Lartë, që i siguroi autonominë. Në kushte të tilla kanë luftuar edhe principatat e Vllahisë dhe të Moldavisë.
Lleshi i Zi e vrau Marko Boçarin jo si mercenar që do të shpërblehej, por për faktin se u gjend në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, pasi Boçari kur arriti në shtabin e ushtrisë shqiptare u fut në çadrën e Lleshit të Zi në vend të çadrës së Mustafa Pashë Bushatit. Ndërkohë që Markua do e vriste, Lleshi i Zi e qëlloi përpara, në radhë të parë dhe kryesisht në mbrojtje të jetës së vet, pa e ditur se me kë kishte të bënte.
Ja si shkruan Hecquart për këtë luftëtar legjendar: "...Komanda e mirditorëve iu besua Lleshit të Zi, i shquar në Shqipëri për një guxim, të cilit shumë shpesh i binte shkëlqimi nga mizoritë e tij. Pasi luftoi në Greqi dhe në Epir nën urdhërat e nipit të tij Lleshi i Zi mori me sulm qytetin e Tiranës. Në këtë betejë vdiqën nëntë bejlerë nga plumbat e tij.
Duke i qëndruar besnik Mustafa Pashë Bushatit (mercenarët i qëndrojnë besnik vetëm parasë, atij që paguan më shumë që në rasin tonë ishte Sulltani), Lleshi i Zi që nuk donte ta braktiste, u mbyll tok me të në kalanë e Shkodrës dhe pas një rrethimi të gjatë, në kushtet e pamundësisë për të rezistuar dorëzohet dhe internohet në Janinë me urdhër të Sadrazemit, Mehmet Reshid Pasha, ndërkohë që Mustafa Pasha qe dënuar me vdekje, por me ndërhyrjen e Austrisë i falet jeta dhe emërohet Vali i Medinës.
Gërmo Tare gërmo...!

No comments:
Post a Comment