Krijmet e tre shkollave shqiptare të filmit janë projektuar në një nga
sallat e Universitetit të Arteve. Filmat më të mirë me metrazh të
shkurtër dy viteve të fundit që mbajnë firmën e studentëve nga Tirana,
Prishtina e Tetova janë ballafaquar në ekranin e madh. Kineasti dhe
pedagogu Mevlan Shanaj thotë se arti nuk ka më kufij dhe filmat e këtyre
studentëve nuk kanë dallime, ndërsa pedagogët kosovarë mendojnë se edhe
studentët e shkollës shqiptare kanë nisur ta lënë mbrapa ndikimin e
kinemasë lindore.
“Tek studentët unë them se nuk mund të ketë dallime sepse formula është e njëjtë: të jesh në ekran e të ndjekësh mundësinë e krijimit. Aq më tepër kur nuk ka doza censure apo investime të diferencuara. Për studentët investimet janë përgjithësisht minimale dhe është pasioni I tyre që mbërrihet në këto nivele”- thotë Shanaj. “Shkollat e Ballkanit përafërsisht janë në një frymë. E vetmja gjë që mund të dallohej konsideroj se Prishtina ka qenë pjesë e shteteve ose pjesë e Federatës Ish- Jugosllave. Ka pasur mundësinë të vjelë të mirat e të dyja anëve. Në këtë periudhë konsideroj se të dy shkollat ecin me frymë të re të bashkëpunimit lindje- perëndim. Tashmë mundësitë janë shumë më të mëdhaja se vitet e kaluara për kolegët e mi”- thotë Hazir Haziri, prodekan i Fakultetit te artit skenik Prishtinë. Shfaqja e prodhimeve më të mira të gjinisë së filmit me metrazh të shkurtër në Tiranë, vjen ne kuadër të projektit “Ura me tri harqe” i cili për të pestin vit vjen si një bashkëpunim mes tre Universiteteve të Artit, Tiranës, Prishtinës e Tetovës.

No comments:
Post a Comment