Monday, May 20, 2013

NJË URIM ME NJË KUJTESË TË VOGËL HISTORIKE PËR FQINJËN TONË ..


21 MAJI  2013 , SHTATË VJETORI I REFERANDUMIT QË I RIKTHEU PAVARËSINË  PAS  88 VITEVE  MALIT ZI...

Nga  Ndue  BACAJ

 Që nga viti 2006 data 21 maj , per fqinjen tonë të parë , Malin e Zi  është një ditë historike . Ajo  shenon shtatë vjetorin e referandumit  mbarë popullore kur malazezet  fituan pavaresinë e humbur 
që me  13 nentor të vitit 1918 , pasi   parlamenti Malazez i asaj kohe “votoi” per tu bashkuar (pa emer) me mbreterinë Serbo – Kroato - Sllovene , që më vonë do të emertohej  Jugosllavi.  Duke qënë se Mali i Zi perbehet edhe nga popullsi e troje autoktone shqiptare , të shkeputura prej Europes plakë nga “trupi” i Malesise Madhe Etnike e Shqiperisë , ne e ndiejmë per detyrë  që perveç  urimit per shtatë vjetorin  e  pavaresisë , të rikujtojmë shkurtimisht  rrugen e “ndertimit” të ketij “shteti” që në vitin 1600 perbehej vetem nga një komunë me 2129 km2..Ndersa historia zyrtare e Malit Zi si shtet është pakë më shumë se  tre shekullore , duke filluar pikrisht në vitin 1696  kur  Peshkopi
(Vladika) i Cetines  zgjedhej nga familja  e Petroviçeve nga fshati Njegosh. Kjo praktik u perkiste  krerve të 30 fiseve  të Malit Zi .
Pak më shumë se  100 vite më vonë ( viti 1800) Mali i Zi  numronte 100 mijë banorë me 5400 km2  të shperndarë në 240 fshtra ,duke dyfishuar  teritorin e vet , pasi kishte marrë edhe malet me pyje të Bërdës dhe kishte pushtuar Kotorrin që u detyrua ta lëshoi në vitin 1815 (per ta rimarrë nga kongresi i Berlinit). Ndersa në vitin 1830 siperfaqja e Malit Zi shkon në 6812 km2.Ndersa Kongresi i Berlinit  (1878) e zgjeroi Malin e Zi me shumë troje shqiptare ,si: Tivarin , Kotorrin , Berden ,Plaven , Gucin , Trieshin , Kojen ,Ulqinin e tjer. Siperfaqja e Malit Zi në ketë kohë arriti në 8400 km2 dhe 240 mijë banorë. Europa e kohes  nuk u ndalua  me kaq dhe në vitin 1913 i dhuroi Malit Zi edhe Gruden , Traboinin ,Tuzin me rrethina e më gjërë ,duke u shkuar keshtu me një siperfaqe të pergjthshme prej 13.812 km2, aq sa është edhe sot me një popullsi prej 660.000 banoresh..                                    Megjithë “zemergjersinë” e Europes së kohes shteti i pavarur i Malit të  Zi  filloi të  lekundet  nga “Deklerata e Korfuzit” e 7 korrikut 1917 që parashikonte bashkimin e popujve sllav të jugut nën mbreterinë e Pjetrit Parë ( nga dera e Karagjeorgjeviçeve)  ,gjë që u bë realitet si më siper në vitin 1918 . Që nga viti 1918 e deri në vitin 2006  Mali i Zi pavaresisht nga regjimet e ish Jugosllavise  ishte nën ombrellen e Serbisë.  Fal  demokracise ,(dhe  udheheqesve të saj Gjukanoviç dhe Vujanoviç)  malazezet me referandumin e 21 majit 2006 e fituan pavaresinë që e kishin vet-humbur 88 vite më parë. Gjithsesi ne Malesoret kemi edhe një aresye më shumë të urojmë fqinjen tonë per ketë datë historike  që (me deshirë apo pa deshirë)  u perket edhe  vellezerve  tanë  të mbetur nën Malin e Zi... Mali i Zi është fqinja  jonë ,që një proverb i moçem  thotë ; se një fqinjë i mirë ,është si një vëlla që nuk kerkon hise..., në fakte Mali i Zi jo vetem ka kërkuar ,por edhe  ka marrur hise (që nuk i takojnë), gjë që në Europen e Bashkuar ,ku jemi nisur të dy palet shpresojmë se do te rregullohen.....Gjithsesi gezuar diten e pavaresisë fqinjet tanë Malazez...


Koplik 21 maj 2013

No comments: