Për të pestën herë, ish-kryeministri Silvio Berluskoni do të kandidojë
për t'u bërë kreu i Italisë. Gjatë një interviste dhënë gazetarëve në
ambientet e stërvitjeve të klubit të tij futbollistik AC Milan,
Berluskoni ka thënë: "Fatkeqësisht po i kthehem shërbimit publik. Dhe
përsëri po e bej këtë nga ndjenja e përgjegjësisë. Edhe kur merresha me
sport, punoja dhe studioja dhe asnjëherë nuk jam bërë pjesë e një gare
për të mbajtur një pozicion të kënaqshëm, por gjithnjë kam hyrë në
garë për të fituar. Për të gjithë ishte e qartë se duhej një lider i
njohur
, kemi kërkuar një Berluskoni të 94-tës, por nuk e kemi gjetur. Nuk është se nuk e kemi kërkuar". Berluskoni njoftoi se do të kandidojë në zgjedhjet kombëtare vetëm dy ditë pasi partia e tij tërhoqi mbështetjen për qeverinë e Mario Montit, duke e çuar vendin afër zgjedhjeve të parakohshme, pak para përfundimit të mandatit të parlamentit.

No comments:
Post a Comment