Nga Jusuf Buxhovi
Ndërgjegjja si shkrimtar, historian dhe qytetar i Kosovës më shtyri të reagoj në këtë mënyrë,
ngaqë Ju dhe institucioni që përfaqësoni jeni të vetmit që mund të pengoni vendimin skandaloz të akademikëve të Kosovës të marrë në kuvendin zgjedhor kur Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës zgjodhi anëtarë me korrespondencë sllavistin Oliver Jens Schmitt, të njohur për qëndrimet rrënuese pa kurrfarë bazash shkencore ndaj historiografisë shqiptare, të cilat ai prej kohësh po mundohet t’i promovojë në emër “të rishqyrtimeve” historike, qëndrime këto që kanë marrë përgjigje të merituar nga shumë historianë akademikë në Tiranë, por që për fat të keq, në Kosovë, pos ndonjë reagimi individual, jo vetëm që nuk janë përfillur, por si po shihet, ato janë në rrugë të gjejnë miratim “akademik”, gjë që nuk është për t’u habitur nëse kihet parasysh sjellja e deritanishme tepër pasive e akademikëve të Kosovës ndaj të gjitha çështjeve madhore.
Pa kontestuar të drejtën që Akademia jonë të ketë anëtarë me korrespondencë dhe pa kontestuar të drejtën që dyert e saj të jenë të hapura për nivelet e jashtme shkencore, megjithatë propozimi dhe zgjedhja e Schmittit në këto rrethana hap dyshimin se rruga e futjes së tij në këtë Akademi është pjesë e manipulimeve politike, pikërisht e atyre qarqeve që dëshirojnë Kosovën ta shohin pa histori shumëshekullore, ku dominon identiteti i saj shqiptar me rrënjë të thella qysh në antikitet. Se është kështu, këtë më së miri e tregon profili prej sllavisti i këtij historiani si dhe veprimtaria e tij e deritanishme, e cila kryesisht është mbështetur në rrënimin e historiografisë shqiptare si e drejtë historike dhe etnike.
Mjafton me këtë rast të përmendet qëndrimi i tij fyes ndaj Skënderbeut, kur ai shihet si “kaçak” dhe çmos tjetër, dhe assesi si personalitet historik evropian dhe botëror, ndër më të mëdhenjtë e kohës. Qëndrime të ngjashme ndaj Kosovës dhe historisë së saj mund të shihen edhe në librin “Kosova – histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”, doracak ky që më shumë i përngjanë një pamfleti që ka për qëllim të delegjetimojë rolin historik të shqiptarëve në trojet e tyre etnike në dobi të tezave hegjemoniste serbomëdha, që edhe sot e gjithëditën i mbrojnë akademikët e Beogradit, se sa, si thotë në parathënie, te një “kontributi” që do ta baraspeshonte historinë “me të vërteta” për “hir të bashkëjetesës”!
Schmitt dhe të tjerët kanë të drejtë të shprehin qëndrime e tyre, por kur ato reklamohen në një pjesë të shtypit të Kosovës, “në emër të rishqyrtimeve objektive historike”, ndërkohë që anatemohen “nacionalistë” historianët që përpiqen që rishqyrtimet historike dhe ikjen nga klishetë e njohura ideologjike t’i shohin në përputhje me të vërtetën nga e cila shqiptarët janë privuar dhe vazhdojnë të privohen, atëherë çështja fiton dimensionet e një fushate, që ka për qëllim që Kosovës t’i imponohet historia e kurdisur, pra mjegullimi historik e të ngjashme, gjë që hap dyshimin e arsyeshëm se edhe veprimet e fundit të akademikëve të Kosovës janë në përputhje me qëndrimet e atyre që atë dëshirojnë atë ta shohin jashtë historisë së njëmendtë, ku e drejta historike u njihet serbëve, por assesi shqiptarëve!
Për të qenë e keqja edhe më e madhe, ky “argumentim shkencor” i sllavistit Schmitt kryekreje kalon nëpër filtrat e historiografisë hegjemoniste serbomadhe, të kurdisur në shekullin e kaluar me shumë e shumë të pavërteta, të njohur për projektet e saj gjenocidiale ndaj shqiptarëve. Në këtë mënyrë, duke e parë Kosovën si “qendër shpirtërore dhe shtetërore të Serbisë mesjetare”, duke ia atribuuar asaj gjithë trashëgiminë historike të krishterimit dhe falsifikime të ngjashme që mund të gjenden vetëm në kuzhinat e akademikëve serbë dhe falsifikime të tjera të ngjashme, historiani nga Vjena, jo vetë që bie ndesh me rezultatet e albanologëve gjermanë dhe austriakë (Laibnicit, Hanit, Majerit e të tjerëve) aq të merituar për përhapjen e të vërtetës për lashtësinë antike të shqiptarëve, por ai bie ndesh edhe me rezultatet e albanologëve shqiptarë dhe të historianëve shqiptarë, të cilët ka më shumë se një gjysmë shekulli që bëjnë luftë të ashpër me akademikët hegjemonistë të Beogradit dhe qendrave të tjera antishqiptare, për ta përhapur të vërtetën shkencore për shqiptarët!
Ndaj, pranimi i Schmitit si anëtarë me korrespondencë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, krahas hendikepimit që mund t’u bëhet historianëve të Kosovës në rrugën e tyre për të studiuar të vërtetën historike, gjithsesi se do fuste një hendek të papërballueshëm me Akademinë e Shqipërisë dhe institucionet tjera shkencore, të cilave më shumë se kurrë u duhet uniteti dhe gjuha e përbashkët pikërisht në luftë kundër gënjeshtrave serbomëdha të Beogradit, të cilat po vazhdojnë me të madhe për ta kontestuar legjitimitetin e lashtësisë shqiptare në përputhje me të vërtetën historike, si popull-themel i antikitetit, por edhe të shtetit të Kosovës si pjesë e këtij realiteti historik dhe politik.
Sigurisht se mund të thuhen edhe shumë e shumë gjëra të tjera rreth asaj pse Schmitt nuk duhet të jetë anëtar i Akademisë së Shkencave të Kosovës, dhe se një debat i hapur shkencor, që për fat të keq te ne mungon, do ta pengonte anëtarësimin e tij në këtë institucion. Por, në mungesë të tyre apeloj te organi më i lartë i Republikës së Kosovës, që si themelues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ta pengojë këtë gjë, duke përdorur autoritetin ligjor, aq më tepër kur dihet se në procedurë e sipër është ligji i ri për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, aprovimi i të cilit, pas një debati të gjerë të të gjithë faktorëve relevantë, me siguri se do të krijojë bazën e mirë që në zgjedhjet e ardhshme të gjejnë vend shkencëtarë dhe akademikë të mirëfilltë nga brenda dhe jashtë, por jo ata që vinë me projekte për ta rrënuar identitetin tonë historik!
I nderuar Kryetar i Kuvendit të Kosovës,
Jam i vetëdijshëm se kapja për masat e ligjshme, nuk do t’u pëlqejë atyre që thirren “në autonominë akademike”, ndërkohë që me qëndrimet e tyre kanë treguar se u mungon jo vetëm vullneti për punë të mirëfilltë shkencore dhe, si po shihet me një zgjedhje të tillë, u mungon edhe morali shkencor ndaj çështjeve madhore të historisë shqiptare në përgjithësi dhe asaj të Kosovës, si pjesë e saj, në veçanti. Por, kjo është e domosdoshme, që së paku “shkencërisht” të mos përligjen dëmet e mëdha që i janë bërë Kosovës deri më tani nga shumë veprime të papërgjegjshme të Klasës politike, e cila me pranimin e Pakos së Ahtisarit, trashëgiminë tonë historike, që ka të bëjë me krishterimin, ia ka dhuruar Beogradit.
Me këtë rast, njëherësh apeloj edhe te institucionet shkencore të Kosovës, të studiuesit dhe intelektualet, të cilët, për arsye të ndryshme, rreth këtyre çështje kanë heshtur, të ngritin zërin e tyre, nëse nuk dëshirojnë të bëhen bashkëpjesëmarrës në këtë komplot historik!
Autori është:
Historian, shkrimtar dhe publicist.
Të mos përligjen dëmet e mëdha që i janë bërë Kosovës deri më tani nga shumë veprime të papërgjegjshme të Klasës politike, e cila me pranimin e Pakos së Ahtisarit, trashëgiminë tonë historike, që ka të bëjë me krishterimin, ia ka dhuruar Beogradit.
Letër e hapur Kryetarit të Kuvendit të Republikës së KosovësNdërgjegjja si shkrimtar, historian dhe qytetar i Kosovës më shtyri të reagoj në këtë mënyrë,

No comments:
Post a Comment