Pas më shumë se një viti, Instituti i Statistikave ka publikuar
rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë (Censusit 2011).
Krahasuar me
10 vite më parë, popullsia shqiptare është tkurrur me 8%, duke shkuar
në 2 milionë e 821 mijë banorë. Në total, numri i qytetarëve që kanë
refuzuar procesin arrin në rreth 21 mijë. Drejtoresha e INSTAT-it, Ines
Nurja dhe ministri për Inovacionin, Genc Pollo kanë shpallur dje
rezultatet përfundimtare të Censusit 2011. Sipas tyre, dy nga faktorët
që kanë ndikuar në rënien e numrit të
përgjithshëm të popullsisë janë emigracioni dhe ulja e lindshmërisë, të cilat kërkojnë analizë të hollësishme në të ardhmen. “Numri i femrave krahasuar me vitin 2001 ka pësuar një rënie prej 9.2%, ndërsa ai i meshkujve me 8.3%. Raporti gjinor në Shqipëri kërkon një vëmendje të veçantë nga demografët dhe studiuesit. Nga ana tjetër, numri i familjeve ka pësuar një rënie krahasuar me shifrat e Censusit të mëparshëm. Sot numërohen 722 262 familje nga 726 895 që ishin në vitin 2001. Por struktura brenda familjes (numri i anëtarëve) ka pasur një ndryshim të rëndësishëm. Mesatarisht sot një familje shqiptare ka 3.9 anëtarë nga 4.2 që kishte në vitin 2001”, – tha Nurja. Censusi i vitit 2011 duket se i ka dhënë fund edhe një debatit nëse po shkon apo jo drejt plakjes Shqipëria. “Mosha mesatare e popullsisë banuese është rritur nga 30,6 vjeç në vitin 2001 në 35,3 vjeç. Indeksi i moshës së vjetër, (raporti i popullsisë mbi 65 vjeç ndaj popullsisë gjithsej), është më i lartë se në çdo census të mëparshëm të kryer në Shqipëri. Ky tregues është rritur nga 8% në 2001 në 11% në 2011. Indeksi i zëvendësimit, (raporti i popullsisë nën 15 vjeç ndaj popullsisë gjithsej), është ulur nga 29.0% në Censusin 2001 në 21% në Censusin 2011, gjë që tregon fillimin e plakjes së popullsisë”, – thuhet në raportin e INSTAT-it. Për herë të parë në historinë e censuseve në Shqipëri, popullsia që jeton në zonën urbane e ka tejkaluar numrin e popullsisë që jeton në zonën rurale. Tashmë në zonën urbane jetojnë 53,5% e popullsisë, ndërsa 46,5% e saj jeton në zonën rurale. Ministri Pollo tha se Censusi 2011 ka treguar një rritje të shpejtë të ndërtesave dhe se në banesë, pajisjet, orenditë e shërbimet tregojnë kurbën dinamike të rritjes së mirëqenies në lartësim e në zgjerim. Gjatë prezantimit të të dhënave, ministri i Inovacionit, Genc Pollo tha se Censusi nuk pati surpriza në pikën e vet më të kontestueshme, përkatësia etnike: “Afro 83% e të pyeturve janë deklaruar shqiptarë, 14% nuk kanë preferuar të deklarohen, por janë pothuajse të gjithë me gjuhë amtare shqipen. Mbi 99% e të pyeturve në total e deklarojnë shqipen gjuhën e nënës. Pra, siç kemi përsëritur shpesh në 2010 e 2011, nuk prisnim surpriza; dhe sot, rreth përbërjes etnike në Shqipëri, surpriza nuk patëm”. Por një tjetër pikë e diskutueshme është edhe përkatësia fetare, së cilës kanë refuzuar t’i përgjigjen afro 15% e të pyeturve. “Sipas vetëdeklarimit mbi përkatësinë fetare në Censusin 2011, në territorin e Shqipërisë janë 56.70% myslimanë, 10.03 % katolikë, 6.75 % ortodoksë, 2.09 bektashinj, 0.14 ungjillorë. Ndërkohë që 5.49% janë vetëdeklaruar si besimtarë të pacilësuar dhe 2.5 % ateistë. Numri i atyre që kanë preferuar të mos përgjigjen kësaj pyetjeje është 13.79% e totalit të popullsisë. Për sa i përket përkatësisë etno-kulturore, 82.58 % kanë deklaruar se janë shqiptarë, 0.87 % grekë, 0.30 % romë, 0.30 % arumunë dhe 0.20 % maqedonas. Numri i mospërgjigjeve në këtë pyetje përbën 13.96 % e totalit të popullsisë”, – deklaroi drejtoresha e INSTAT-it. Një e dhënë e rëndësishme e nxjerrë nga regjistrimi i fundit të popullsisë është edhe dyfishimi i personave me arsimit universitar, krahasuar me 10 vite më parë. Po kështu, për herë të parë në census është pyetur edhe për aftësinë e kufizuar të popullsisë.
Qëllimi kryesor i Censusit është të japë një panoramë aktuale dhe të saktë të realitetit demografik, ekonomik dhe social në vend.
Popullsia banuese gjithsej Censusi 2011 2 821 977
Popullsia banuese gjithsej e numëruar 2 800 138
Meshkuj 1 403 059
Femra 1 397079
Urbane 1 498 508
Rurale 1 301 630
Njësitë ekonomike familjare 2 784 539
Njësitë kolektive familjare 15 599
Popullsia banuese që ka refuzuar 21 839
Numri gjithsej i njësive ekonomike familjare 722 600
Njësitë ekonomike familjare 722 262
Njësitë kolektive familjare 338
Numri gjithsej i ndërtesave për qëllime banimi 598 267
Numri gjithsej i banesave 1 012 400
Banesa të zakonshme të banuara 706046
Banesa të zakonshme të pabanuara 302 197
Banesë jo e zakonshme 3 819
Banesat kolektive 338
Përkatësia etnike dhe kulturore
Shqiptare 2 312 356 82,58
Greke 24 243 0,87
Maqedonase 5 512 0,20
Malazeze 366 0,01
Arumune 8 266 0,30
Rome 8 301 0,30
Egjiptiane 3 368 0,12
Tjetër 2 644 0,09
Preferoj të mos përgjigjem 390 938 13,96
E pavlefshme /e papërcaktuar 44 144 1,58
Përkatësia fetare
Myslimanë 1 587 608 56,70
Bektashinj 58 628 2,09
Katolikë 280 921 10,03
Ortodoks 188 992 6,75
Ungjillorë 3 797 0,14
Të tjerë të krishterë 1 919 0,07
Besimtarë të pacilësuar 153 630 5,49
Ateist 69 995 2,50
Tjetër 602 0,02
Preferojnë të mos përgjigjen 386 024 13,79
E pavlefshme /e papërcaktuar 68 022 2,43

No comments:
Post a Comment