Nga
Athina, në Lisbonë, nga Italia në Spanjë, qindra mijëra qytetarë
evropianë kanë zbritur në sheshe, për të shprehur qëndrimin e tyre
kundër politikave të zymta, të shqetësuar për ardhmërinë e tyre e të
bijve të tyre. Duket qartë se kriza nuk është më vetëm ekonomike.
Përfshin gjithë modelin e shoqërisë, etikën e marrëdhënieve individuale e
kolektive. Është krizë, që vë në diskutim klasat drejtuese dhe botën e
punës, politikanët e shoqërinë civile, kishat e bashkësitë fetare. Me
pasoja të paparashikueshme. Të gjithëve, në të njëjtën masë, u kërkon të
marrin mbi vete përgjegjësinë e tyre, që mund të përmblidhet në tri
fjalë të vetme: “përkorë, drejtësi, dashuri vëllazërore”.
Është gjithnjë më e qartë se sjelljet individuale e kolektive ndikojnë fuqimisht mbi rrugëzgjidhjet e politikës, të botës së ekonomisë, të administratave. Prandaj mjetet e komunikimit përdoren sot me qëllime propagandistike, për t’i orientuar këto sjellje. Përkora apo thjeshtësia na kujton respektimin e dinjitetit të njerëzve si dhe të burimeve materiale, korrektesën në shfrytëzimin e tyre, që të mund të përdoren nga të gjithë, e jo vetëm nga një pakicë.
E në se u drejtohemi shifrave, të dhënat flasin vetë: Në Evropë numri i njerëzve që jetojnë në varfëri ka arritur në 80 milionë vetë, më se 16% e mbarë popullsisë së BE-së. Shumica janë gra e 20 milionë, fëmijë. Përqindjet më të larta të njerëzve, që kërcënohen nga varfëria dhe nga përjashtimi i plotë prej radhëve të shoqërisë regjistrohet në Bullgari (41,6%), Rumani (41,4%), Letoni (38,1%), Lituani (33,4%), Hungari e Irlandë (29,9%), Greqi (27,7%), Spanjë (25,5%) e Itali (24,5%).
Kuadrin evropian e bën edhe më të rëndë 22% i njerëzve, që punojnë, por që janë në rrezik të mbushin radhët e të varfërve, si dhe numri i atyre, që jetojnë ndër familje me të ardhura shumë të pakta. Në këtë drejtim vendet më në rrezik janë Irlanda (22,9%), Mbretëria e Bashkuar (13,1%), Belgjika (12,6%), Letonia (12,2%), Gjermania (11,1%), Danimarka (10,3%) e Italia (10,2%).
Të dhënat tregojnë se drejtësia nuk është në vendin që i takon. E drejtësi do të thotë t’i japësh tjetrit, atë që i përket, frytin e punës së tij, të djersës së tij, siç shkruan edhe Benedikti XVI në enciklikëën Caritas in Veritate, duke vënë theksin mbi zhvillimin e gjithanshëm të njeritu.
Papunësia, në rritje sidomos në radhët e të rinjve, me një mesatare 21,4% në Bashkimin Evropian, në 11 vende e kalon 25%, sidomos kur bëhet fjalë për emigrantët e njerëzit pa profesion. Prandaj mund të pohojmë se nuk kemi të bëjmë thjesht me një problem ekonomik. Gjendja e krijuar u mohon këtyre njerëzve rolin që u takon në shoqëri, nuk u krijon mundësitë të japin kontributin e tyre në zhvilimin e vendeve, ku jetojnë; nuk u hap rrugë për të ndërtuar me duart e tyre ardhmërinë për vete e për breznitë e ardhshme. E ky problem ndikon drejtpërdrejt mbi kufizimin e të ardhurave të domosdoshme për zhvillimin e arsimit e të edukimit. Kjo nuk mund të fshihet!
Në këtë situatë të bllokuar, siç shkruajnë shumë ipeshkvij të botës, nuk duhet harruar rreziku që njerëzit e ndershëm të zemërohen seriozisht e që zemërimin e tyre ta përkrahin fuqimisht edhe ata, që janë përjashtuar nga shoqëria. Shto, pastaj, edhe zërin e atyre, që nuk kanë zë, e që papritmas mund të bërtasin në kupë të qiellit, aq sa të tundin globin!
Me të drejtë Bashkimi Evropian e quan platformën e tij kundër varfërisë dhe përjashtimit shoqëror, kuadër evropian për kohezionin shoqëror e territorial. Duke pasur parasysh burrat e gratë, që jetojnë në këtë situatë, shtojmë se në këtë kuadër, bamirësia shoqërore mund të bëhet element me rëndësi themelore në marrëdhëniet njerëzore, edhe me natyrë publike, për të motivuar shpresën e për të nxitur pjesëmarrjen e të gjithëve. Siç na kujton Benedikti XVI, qyteti i njeriut nuk promovohet vetëm nga lidhjet ndërmjet të drejtave e detyrave, por më parë e më shumë, nga marrëdhëniet pa interes, me frymë dashurie vëllazërore e nga bashkimi vëllazëror. E edhe vetë zhvillimi i popujve varet sidomos nga pranimi i faktit se njerëzimi është një familje e vetme, që bashkëpunon, duke derdhur bashkërisht djersë e që përbëhet nga subjekte, të cilat nuk mund të mos kenë lidhje, të dukshme a të padukshme, në sa jetojnë pranë e pranë njëri-tjetrit!

No comments:
Post a Comment