Në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe përvjetorit
të 22 të kremtimit të meshave të para, Arqipeshkvia Metropolitane
Shkodër-Pult, në bashkëpunim me Famullinë e Shën Shtjefnit, Shkodër,
organizuan në mjediset e Kinema Millenium të qytetit, promovimin e
letrës baritore, “Fe dhe Atdhe” të Ipeshkvinjve të Shqipërisë.
Në një sallë të mbushur me qytetarë shkodranë, mes tyre edhe intelektualë të njohur të qytetit verior, krahas kumtesave përkatëse,
aktiviteti ishte i gërshetuar edhe me një program të pasur artistik, ku spikatën tenori Kastriot Tusha, si dhe aktorët Rita Gjeka dhe Paulin Ujka, të cilët interpretuan pjesë të tradites së shtetit 100-vjeçar të Shqipërisë.
“Në këtë përvjetor të Pavarësisë, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka publikuar një Leter Baritore, e cila i drejtohet çdo shqiptari vullnetmirë. Është një letër që mbart në vetvete dëshirën që kanë ipeshkvinjtë për të komunikuar me popullin që atyre nga Papa u është besuar ta udhëheqin”, tha për të ATSH-në, Presidenti i Konferences Ipeshkvnore të Shqipërisë, Shkëlqësia e Tij, Imzot Angelo Masafra.
Në këtë libër, do të gjejmë zemrat e burrave fetarë që digjen nga dëshira për ta parë atdheun si vendin më të begatë në botë, tha Masafra.
Historiani, Prof. Romeo Gurakuqi, mbajti referimin “Kontributi i Kishës Katolike në Shqipëri në shpalljen e Pavarësisë”, shkrimtari dhe analisti, Preç Zogaj mbajti referimin “Drejt Europës, qytetarë të një vendi në Europë”, ndërsa referimi “Mbi nxitjen e Letrës Baritore për promovimin e edukimit me të drejten dhe ligjin”, u mbajt nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa.
Duke vlerësuar nismën e marrë për organizimin e këtij aktiviteti, Çefa tha se në këtë prag 100 vjetori, çdo iniciativë, pavarësisht nga vjen, merr një rëndësi të veçantë. Në momentin e rëndësishëm në të cilin gjendemi, të gjithë kemi një rol për të luajtur dhe përgjegjësi për të mbajtur.
“Letra Baritore e Konferences Ipeshkvnore është shkruar për të gjithë. Është shkruar me gjuhën e thjeshtë të njerëzve të thjeshtë dhe me urtësinë që karakterizon autorët e saj. Dhe kështu duhet të kuptohet prej të gjithëve”, tha ai.
Duke iu referuar qëllimit të mbajtjes së këtij aktiviteti, Çefa u shpreh se “t’i shërbesh e ta duash atdheun duhet domosdoshmërisht të edukohesh me ligjin dhe ta respektosh atë”

No comments:
Post a Comment