Rizgjedhja e
Obamës ne krye te Shtepise se Bardhe ka pasur jehonë në radhët e
spektrit të ekstremit të djathtë në SHBA, pjesëtarët e së cilit e shohin
Obamën si armik të Kushtetutës,
i cili po planifikon që gjatë mandatit të dytë të konfiskojë armët e
tyre.
Përderisa shumë prej tyre shfaqën hidhërim dhe frikë, disa racistë panë në fitoren e tij një mundësi për të mobilizuar ithtarët e ekstremit të djathtë. Politika racore u zhvendos nga margjinat në faqet e para të gazetave javën e kaluar, kur doli në sipërfaqe numri i votave që në zgjedhje kishte marrë nga votuesit e bardhë kandidati i republikanëve për president të SHBA-së, Mitt Romney.
Nga numri i përgjithshëm i votave, Romney 88 për qind të votave të tij i kishte marrë nga të bardhët, ndërsa presidenti Barack Obama vetëm 56 për qind.
New York Times nënvizoi problemin demografik, me të cilin po përballen republikanët, ndërsa komentatori i Fox News, Bill O’Reilly, foli për përfundimin e “Amerikës tradicionale” dhe fundin e “sundimit të te bardhëve”. Prandaj nuk befason fakti se rizgjedhja e Obamës ka pasur jehonë në radhët e spektrit të ekstremit të djathtë në SHBA, pjesëtarët e së cilit e shohin Obamën si armik të Kushtetutës, i cili po planifikon që gjatë mandatit të dytë të konfiskojë armët e tyre. Përderisa shumë prej tyre shfaqën hidhërim dhe frikë, disa racistë panë në fitoren e tij një mundësi për të mobilizuar ithtarët e ekstremit të djathtë.
Pak para zgjedhjeve, Gregory Hood, i cili njihet për shkrimet e tij raciste në internet, shkroi se Romney duhet të humbë, në mënyrë që amerikanët e bardhë të kuptojnë se po e humbin kontrollin mbi vendin. Pasi dëshira e tij u plotësua, ai nuk humbi kohë për të nxjerrë përfitime.
Shkrimi i tij, “Shkresa e një nacionalisti të bardhë për votuesit e bardhë të republikanëve” u publikua në disa faqe të ekstremistëve në internet. “A nuk po e kuptoni? Amerika, Amerika juaj, ka marrë fund. Ka ardhur koha që të luftojmë për atë që do të pasojë. Është koha të luftojmë për një shtet tonin”, ka shkruar Hood.
Kevin MacDonald, një profesor i psikologjisë, shkrimet anti-semitiste të së cilit e bëjnë atë një njeri të adhuruar nga neo-nazistët, shkroi një artikull në faqen e internetit, The Occidental Observer, i cili në fund mund ti kushtojë atij me largim nga vendi i punës në Universitetin shtetëror të Kalifornisë.
“Meshkujt e bardhë përbëjnë vetëm 34 për qind të elektoratit dhe numri i tyre do të vazhdojë të bierw. Lëvizjet separatiste në shtetet republikane janë të mundshme. A ka ndonjë alternativë tjetër realiste? A kanë të bardhët vërtetë ndonjë zgjidhje tjetër?”, shkroi MacDonald.
I të njëjtit mendim ishte edhe Adrian Krieg, anëtar i bordit të drejtorëve të American Third Position, një parti politike e nacionalistëve të bardhë, kandidati presidencial i së cilës arriti të futet në listat zgjedhore në Colorado, Tennesse dhe New Jersey. Në artikullin me titull “Mori fund”, Krieg shkroi:”Në fund, nuk paraqet problem presidenti i rizgjedhur, ngase politikat e tij mund të zhbëhen nga administrata e re. Problem paraqet fakti se gjërat kanë ndryshuar, demografia ka ndryshuar dhe sjelljet e elektoratit janë ndryshe.
Ky nuk është më vendi im, apo ai i prindërve të mi”. Blogeri tjetër nacionalist, John Derbyshire, theksoi se nëse shikohet pamja e përgjithshme, sipas tij Amerika ende është në luftë civile . “Duhet thënë se gara u zhvillua mes dy grupeve të mëdha të të bardhëve, të cilat nuk e donë njëra-tjetrën, me votuesit me ngjyrë që patën një rol margjinal. Kështu ishte në luftën mes shteteve, e kështu është edhe sot”, shkroi Derbyshire. Ai më tutje theksoi se në fund të bardhet nuk do të kenë zgjidhje tjetër, vecse të rreshtohen përreth një blloku votues të bazuar në racë. Sipas Derbyshire, problemi aktual është se “republikanët janë të bardhë, por se të bardhët nuk janë republikanë”.
Që nga viti 2008, e aq më dukshëm edhe në vitin 2012, ekstremistët e bardhë nacionalistw kanë bërë përpjekje që të futën në radhët e republikanëve, duke bërë përpjekje të pasuksesshme që të eksploatojnë armiqësinë kundrejt Obamës. Racizmi ideologjik është një lëvizje në zvogëlim e sipër, e përçarë dhe financiarisht dhe intelektualist e falimentuar. Përkundër pasqyrës demografike, nacionalistët e bardhë kishin një kandidat të tyre në garë, Merlin Millerin. Ai mori vetëm 2833 vota, apo 0.0046 % të të gjitha votave në SHBA.

No comments:
Post a Comment