Nga Doc. Kadri DINGU*
Në çdo përvjetor të çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi fashist, ne veteranët e LANÇ-it ndihemi krenarë dhe, së bashku me popullin tonë, përkujtojmë e përulemi me respekt ndaj shokëve tanë dëshmorë që ranë në fushën e betejës dhe ndaj të gjithë veteranëve të tjerë që u ndanë nga jeta gjatë atyre viteve. Ndërkohë, vlerësojmë lart kontributin e të gjithë bashkëluftëtarëve partizanë italianë, ish-ushtarakë që, pas kapitullimit të Italisë fashiste në shtator të vitit 1943, u bashkuan me forcat partizane shqiptare
dhe luftuan heroikisht, bashkë me ne, kundër forcave pushtuese të ushtrisë naziste gjermane. Përulemi me respekt ndaj gjithë atyre partizanëve italianë që ranë në fushën e betejës, duke vulosur me gjakun e tyre miqësinë e lashtë midis dy popujve tanë. Për këtë ka shprehur fjalët më të mira në intervistën e tij që në vitin 1945, ish-gjenerali i Ushtrisë Italiane në Shqipëri, Gino Piçini, i cili u bashkua me forcat partizane pas kapitullimit të Italisë fashiste dhe së bashku me ne, luftoi trimërisht gjer në çlirimin e Shqipërisë.
Me kapitullimin e Italisë fashiste, ushtria italiane në Shqipëri shpërbëhet duke pësuar fatin e tërë ushtrisë së Musolinit. Por, në Shqipëri, ndaj kësaj ushtrie të mundur dhe që u tradhëtua nga shtabet drejtuese italiane, u mbajt një qëndrim i lartë human e dashamirës nga populli dhe partizanët shqiptarë. Ky qëndrim shprehet më së miri në thirrjen që lëshoi Fronti Nacionalçlirimtar i Shqipërisë, ku u kërkohej ushtarëve italianë që të bashkoheshin me popullin dhe partizanët shqiptarë në luftën kundër pushtuesve nazisto-gjermanë. Kësaj thirrjeje iu përgjigjën mijëra ushtarakë italianë, simbol i të cilëve u bë batalioni “Antonio Gramshi”, që me heroizmin që tregoi në luftimet që bëri në përbërje të Brigadës së I-rë sulmuese partizane shqiptare, shprehu shpirtin liridashës dhe antifashist të popullit italian. Për këtë qëndrim heroik të ushtarakëve italianë që mbetën në Shqipëri, ish-gjenerali dhe partizani italian, Gino Piçini, gjatë ditëve të fundit në Shqipëri, ku ai bashkë me mijëra italianë po qëndronin në Durrës në pritje të rikthimit në atdheun e tyre, ai zhvilloi një bisedë, që edhe sot ka frymë patriotike. Në këtë shkrim do të përpiqem të paraqes gjithçka që tha gjenerali Italian:

“Në ditët e para të kapitullimit,
shumica e ushtarëve italianë nuk donin të shkonin me gjermanët, por,
fatkeqësisht, disa prej tyre u mashtruan nga eprorët e tyre, se gjoja
partizanët shqiptarë do t’i pushkatonin për krimet që kishin bërë. Për
fat të keq, ata që shkuan me gjermanët u pushkatuan nga këta të fundit.
Ndërsa një pjesë tjetër u strehua në familjet shqiptare në fshatra të
ndryshëm. Të tjerët u bashkuan me çetat partizane, duke iu përgjigjur
thirrjes së Frontit Nacionalçlirimtar për t’u bashkuar në punë dhe në
luftë me popullin dhe me partizanët shqiptarë. Ky akord u zbatua nga të
dyja palët në kohën e Luftës. Kështu, më 23-24 shtator 1943, në luftën e
Krujës, pjesa më e madhe e ushtrisë sonë, me gjithë armët dhe
materialet që pati, u hodh në radhët e partizanëve dhe shumë prej tyre
vazhduan luftën heroikisht kundër gjermanëve dhe dhjetra prej tyre dhanë
edhe jetën.
Në formacionet e Ushtrisë Partizane kanë
shërbyer me dhjetra specialistë ushtarakë italianë, si: artilierë,
xhenierë e ndërlidhës. Kështu, artilierët italianë, së bashku me
partizanët e Brigadës së III-të, goditën me artileri Asamblenë
Kuislinge. Xhenieri italian që ishte në radhët e partizanëve të Pezës,
minoi dhe hodhi në erë urën e Erzenit, që lidhte rrugën automobilistike
Tiranë-Durrës. Shembuj të tillë ka shumë. Të zemëruar nga qëndrimi
antifashist i ushtarëve italianë, në vitin 1943, gjermanët pushkatuan
afër Kuçit të Kurveleshit 12 oficerë italianë të Divizionit “Perugia”,
së bashku me komandantin e tyre Chiminello. Dimri i vitit 1943-1944 ka
qenë shumë i ashpër si për partizanët shqiptarë, ashtu edhe për ata
italianë. Shumë partizanë italianë ranë dëshmorë heroikisht në luftë
krah për krah me partizanët shqiptarë, kundër armikut të përbashkët. Në
krye të tyre qëndron Cardinali nga Firence, ish-komandanti i batalionit
italian “Antonio Gramshi”. Në betejën e Dibrës, që u bë më 29-31 tetor
1943, partizanët italianë luftuan dhe treguan trimëri e zotësi të rrallë
dhe për këtë, komandant i partizanëve shqiptarë, shoku Haxhi Lleshi, i
përgëzoi publikisht nga ballkoni i prefekturës së Dibrës.
Sjellja e popullit dhe partizanëve
shqiptarë ndaj italianëve që punonin në fshat dhe luftonin krah tyre, ka
qenë kavalireske e dashamirëse. Kjo ndodhi sepse partizanët dhe populli
shqiptar i hodhi pas shpine krimet që kishin kryer forcat italiane nën
regjimin e egër fashist. Kështu, në fshatra të djegur nga forcat
italiane, fshatarët strehuan dhe ushqyen me bukën e fëmijëve të tyre
qindra ushtarë italianë, të cilët punonin në bujqësi. Megjithëse të
varfër, shqiptarët i veshën ushtarët italianë me rrobat e tyre në mënyrë
që të mos njiheshin nga gjermanët, të cilët i pushkatonin po t’i
kapnin. Edhe mua më ka ndodhur që të kem qëndruar në një familje
shqiptare, që kishte pjesëtarë të saj të internuar apo të burgosur në
Itali dhe ata më pritën si bashkëluftëtarë. Edhe jetën time sot e kam
nga Xhemal Preça nga Korça, i cili më shpëtoi nga rreziku. Popull të
tillë me zemër kaq të madhe, vështirë të gjesh në botë. Shqiptarët janë
atdhedashës fanatikë, janë luftëtarë trima, besnikë, të ndershëm dhe
bujarë. Ata e presin dhe e duan mikun, ndërsa për bashkëluftëtarin kam
respekt të madh.
Edhe udhëheqësit kryesorë partizanë
shqiptarë kanë shprehur fjalë lavdie për partizanët italianë. Me
mallëngjim dhe krenari, më 29 nëntor 1944, parakaloi para Komandantit të
Përgjithshëm të Ushtrisë Partizane Shqiptare, Enver Hoxhës, edhe
Batalioni “Antonio Gramshi” dhe dy bateri të partizanëve italianë. Edhe
partizanët italianë dhe kryetari i Shtatëmadhërisë së sotme italiane,
Gjenerali Mosse, i kanë cilësuar me respekt të lartë partizanët
shqiptarë, si shokë të denjë e të lavdishëm. Është meritë e popullit dhe
e partizanëve shqiptarë, që shpëtuan jetën e 8000 italianëve, të cilët
sot po kthehen në atdheun e tyre, pranë familjeve të tyre. Ne kurrë nuk
do të harrojmë këtë shpirtmadhësi dhe bujari të shqiptarëve. Miqësia
midis popujve tanë është e lidhur me Luftën Nacionalçlirimtare dhe ajo
të ruhet e forcohet për jetë të jetëve. Të faleminderit, o atdheu ynë i
dytë, Shqipëri”.
Kjo bisedë është zhvilluar 67 vjet më parë, në një takim të organizuar në Durrës me kuadrot kryesorë drejtues të partizanëve italianë, që po riatdhesoheshin në atdheun e tyre, në Itali. Fjala e Gjeneralit Piçini na bëri shumë përshtypje. Ai ishte mbi 50 vjeç, kishte një kulturë të gjerë ushtarake e politike, ishte i qetë e i thellë në mendime dhe fliste me një theks të ngjashëm me dialektin e Italisë së Jugut. Ishte një antifashist i shquar dhe për popullin tonë kishte shumë respekt. Ai ishte një atdhetar i madh për popullin dhe atdheun e tij e i fliste zemra. Kur u ndamë, sytë e tij lotonin. Në kujtesën time ai do të mbetet i paharruar. Shënimet që kam mbajtur në këtë takim dhe që më ndihmuan shumë për të shkruar këtë artikull, janë vjetruar, boja është zverdhur, por gjithsesi ato mbeten gjithmonë të freskëta.
Miqësia shqiptaro-italiane sot ka marrë përmasa të gjera. Rrënjët e saj zënë fill që në luftën Nacionalçlirimtare, pjesëtarë të të cilit kemi qenë edhe ne, veteranët e të dy vendeve. Prandaj, në çdo përvjetor të çlirimit, i urojmë gëzuar festat njëri-tjetrit, sepse në themelet e kësaj fitoreje qëndron gjaku i mijëra dëshmorëve të popullit shqiptar, por edhe i qindra luftëtarëve antifashistë të popullit italian.
*Historian-veteran i LANÇ

No comments:
Post a Comment