Friday, November 16, 2012

Roli i Dibres në Kongresin e Manastirit të vitit 1908

Roli I Vehbi Dibrës në shpalljen e pavarësisë Shqipërisë dhe konsolidimin e saj
Vitet 1908-1912 për Vehbi Agollin qenë vite të një veprimtarie intensive politike e shoqërore, ku ai shquhet si ideolog i çështjes kombëtare në Dibër, veprimtar aktiv në përpjekjet për plotësimin e ëndrrave shekullore të shqiptarëve për liri e pavarësi, për dituri e kulturë, për përparimin e përgjithshëm shoqëror. Sikurse mjaft atdhetarë të tjerë të lëvizjes kombëtare shqiptare, Vehbi Dibra dha ndihmesën e tij në organizimin dhe zhvillimin e kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912.
Nga Prof. Dr. Qazim XHELILI


Vehbi Dibra u rrit dhe hyri në skenën e jetës shoqërore dhe  politike të Shqipërisë në periudh1n e fundit të Rilindjes Kombëtare, në kapërcyell të shekujve XlX-XX. Ishin këto vite vendimtare  në luftën pë çlirimin komb1tar të shqiptarëve. Kriza e përgjithshme e perandorisë Osmane n1 fund t1 shekullit XlX ngjalli te populli shqiptar shpresa të reja në përpjekjet e tij për të fituar lirinë e ëndërruar prej shekujsh. Por në qiellin e Shqipërisë u grumbulluan përsë re të zeza. Për lëvizjen kombëtare shqiptare u krijuan  rrethana tepër të ndërlikuara, sepse ajo u gjend ball pë ball jo vetëm me Portën e e Lartë, por edhe me armiq të rinj, më të rrezikshëm, me monarkitë ballkanike, që kërc1nonin ekzistencën e  shqiptarëve, si komb e si popull, synonin të pengonin formimin e shtetit të pavarur shqiptar dhe të copëtonin përfundimisht trojet e tij. Vitet 1908-1912 për Vehbi Agollin qenë vite të një veprimtarie intensive politike e shoqërore, ku ai shquhet si ideolog i çështjes kombëtare në Dibër, veprimtar aktiv në përpjekjet për plotësimin e ëndrrave shekullore të shqiptarëve për liri e pavarësi, për dituri e kulturë, për përparimin e përgjithshëm shoqëror. Sikurse mjaft atdhetarë të tjerë të lëvizjes kombëtare shqiptare, Vehbi Dibra dha ndihmesën e tij në organizimin dhe zhvillimin e kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912. I ftuar në Kongresin e Manastirit të vitit 1908, ai mbështeti aty idenë e një alfabeti të ri të gjuhës shqipe dhe mësimin e shqipes në shkollat e Shqipërisë.[1] Përveç kësaj, ai bashkë me disa figura të tjera atdhetare nga Dibra, mori përsipër të hapnin disa shkolla shqipe në Dibër dhe në vise të tjera. Fjala e tij u dëgjua me interes dhe me respekt. Edhe në disa mbledhje të fshehta që u zhvilluan në kuadrin e këtij Kongresi, ku bisedohej për çështje madhore të tilla, si njohja e kombit shqiptar dhe e gjuhës shqipe, apo shqyrtoheshin një varg kërkesash të tjera që qenë përfshirë një plan prej 18 pikash, Vehbi Dibra parashtronte me guxim e largpamësi idetë e tij përparimtare. Aktiviteti i këtij luftëtari të çështjes sonë kombëtare rritet veçanërisht në periudhën e luftërave dhe kryengritjeve shqiptare për autonomi. Një shtytje të ndjeshme i dha kësaj veprimtarie të Vehbi   Dibrës sidomos ardhja e Ismail Qemalit nga Turqia. Vepra e madhe e këtij burri të Vlorës dhe kthimi i tij në atdhe u prit mirë nga Vehbi Dibra. Ai hyri menjëherë në kontakt me Ismail bej Vlorën dhe vendosi lidhje të ngushta e të pandërprera me të. Qëllimet dhe idealet i kishin të njëjta, ndaj, për krah tij, në këtë periudhë Vehbi Dibra, i përkushtohet tërësisht propagandimit dhe organizimit të kryengritjes mbarëpopullore, duke bashkëpunuar me patriotë të shquar, si: Hoxhë Vokën, Josif Bagerin etj.[2] Fryt i një pune të tillë të gjithanshme të këtyre luftëtarëve të Lëvizjes sonë kombëtare ishte përgatitja e kryengritjes. Dibra, u shqua në këtë kohë si një nga vatrat kryesore ku u zhvillua kryengritja e përgjithshme e vitit 1912. Politika e dhunës dhe e arbitraritetit e ndjekur nga xhonturqit e kishte rritur në kulm zemërimin e popullit të krahinës. Prandaj në pranverën e vitit 1912 gjendja në Dibër ishte te jet e tendosur. Në prill të atij viti Kristo Luarasi i shkruante Asdrenit: “Sot mora një letër nga Dibra e më thanë se të gjithë janë kundër xhemijetit[3]. Ishte ky një zemërim i ligjshëm, i cili u shtua edhe më tepër kur xhonturqit në Dibër vunë në zbatim masat e ndalimit, kryekëput, të mësimit në gjuhën shqipe. Reagimi i popullit kundrejt kësaj politike e këtyre masave qe i menjëhershëm. Lidhur me këtë gazeta”Shkupi” në Janar 1912, duke komentuar telegramin që patriotët e Dibrës i kishin shkruar Valiut të Manastirit shkruante: “Tan Kazaja e Dibrës kena me ba be në shtatë Teqet që vetëm me harfe (shkronja) shqip kena me mësue gjuhën tonë dhe aspak me ata qi po doni ju. Ta dini dhe kët që sot s’ka ma asish budallenj të kullotni ju si doni, feja dhe imani rrinë në zemër të njeriut e jo në kësulë e n’ arf, siç predikoni ju me anë të disa hoxhallarëve të paguem prej anës tuaj. Mjaft na hudhte hi në sytë tona …[4] Vehbi Dibra kishte bindjen e patundur se përballë politikës shtypëse e antishqiptare të turqve tashmë mbetej rruga e kryengritjes me armë. Prandaj, në bashkëpunim me patriotët e shumtë, si: Elez Isufi, Qazim Lika, Mustafa Lita, Hysen Daci, Baftjar Doda, Xhafer dhe Isuf Doda [5] iu futën punës për përgatitjen dhe organizimin e kryengritjes së përgjithshme. U vunë në lëvizje Komitetet e fshehta, degët e tyre, gjithë aktivistët e klubit “Bashkimi”. Në fillim të marsit, me iniciativën e Mersin Demës u organizua afèr Homeshit, një mbledhje që ka marrë emrin “Kuvendi i Dheut”. Ishte një kuvend i gjerë, ku morën pjesë afèr 5000 vetë nga Gryka e Vogël, Luznia, Gryka e Madhe, Bulqiza etj. Në këtë kuvend, si dhe në një mbledhje që organizoi klubi Bashkimi i Dibrës me patriotët, ku u punua urdhëri që kish ardhur nga Komiteti i Manastirit, në fakt qe hartuar piani i kryengritjes dhe qe miratuar programi i saj, që në thelb përrnbante kërkesat autonomiste. Në hartimin e programit morën pjesë Vehbi Dibra, Sherif Lëngu,  Ismail Strazimiri, Sheh Sula, Ismail Haki Peqini. Këtu e quaj me vend të theksoj se ky plan, në të vërtetë, shënon një hap të madh përpara, një fazë më të avancuar të lëvizjes sonë kombëtare, pasi, siç shohim, në të nuk bëhet më fjalë për kërkesa e vepra thjesht iluministe, por për luftë për flamurin, për autonomi e pavarësi. Ja çfarë përcaktohet konkretisht në këtë plan: ” … Tash do të bëjmë kryengritje jo për me kërku lirinë e mësimit të Gjuhës sonë, por për me ngritë flamurin kuq e zi.[6] (nënvizimi im ­Q.xh.). Kjo u deklarua me zë të lartë në këtë mbledhje dhe po aty, në çast, u bë betimi dhe u lidh besa për t’i dëbuar turqit nga treva e Dibrës. Dhe kjo do të bëhej veçse me rrugën e armatosur .. : Për këto kërkesa të tyre, patriotët dibranë njoftuan deputetët shqiptarë në Stamboll. Po kështu për planin e kryengritjes u informua dhe u mbajt lidhje me Kosovën, me këtë vatër kryesore të kryengritjes. Kontakte e lidhje u mbajtën edhe me krerë kryengritës në krahina të tjera shqiptare, si të Matit, Mirditës, Tiranës. Me nismën e Vehbi Dibrës u bënë përpjekje për të bashkëpunuar edhe me Elbasanin.
Gjendja e tensionuar dhe shpërthyese që ishte krijuar në Dibër, u shfrytëzua mirë nga organizatorët e kryengritjes, të cilët, duke vlerësuar mirë situatën dhe forcat, vendosën ta fillonin atë shumë shpejt. Më 24 Mars 1912 në fshatin Çidhnë të Dibrës së Poshtme luftëtarët u ndeshën me forcat turke që gjendeshin aty. Nga kjo betejë, ku u asgjësua pothuajse i tëri një batalion turk, kryengritësit morën forcë dhe dolën më të vendosur për ta vazhduar më tej luftën. Kjo pati efekt edhe në zona të tjera të Dibrës. Edhe në to kryengritësit vendosën të sulmonin menjëherë forcat turke kudo që ndodheshin. Kështu, vetëm tri ditë më pas, më 27 mars, luftëtarët e armatosur në krahinat Reç e Dardhë sulmuan forcat turke dhe pas luftimeve të ashpra u shkaktuan humbje të ndjeshme. Në këtë kohë situata në trevën e Dibrës precipiton shpejt. Vendin e kuvendeve, të mbledhjeve e të bisedimeve të fshehta të patriotëve, tani e zuri gjëmimi i pushkëve të luftëtarëve të lirisë, që u hodhën në kryengritje. Flakët e saj nisën të përhapen. Tani bëhej fjalë jo për aksione sporadike e të veçuara, por për luftime të organizuara, që morën përmasat e një kryengritjeje të gjerë të përgjithshme. Zgjerimin e lëvizjes kryengritëse në Dibër dhe faktin se ajo kishte marrë përmasat e një lëvizjeje gjithëpopullore, na e paraqet edhe peshkopi serb, Varnava, nga Manastiri, i cili, në bazë të informatave që kishte mbledhur nga Malësia e Dibrës, shkruante : ’’të gjithë meshkujt kanë dalë maleve, kurse në shtëpi kan mbetur vetëm gratë e femijët. Fushat janë të papunuara. Kryengritësit janë të armatosur me mauzer dhe mund të jenë 4000 frymë[7]. Duke u bazuar në këtë përhapje të luftës popullore, ai jepte dhe një konkluzion mjaft interesant e të goditur, kur thoshte : “Shqipëria do të bëhet varr  i Turqisë evropiane” (kursivi im. Q.Xh.).
Vehbi Dibra dhe patriotët e tjerë dibranë që ishin përfshirë në luftën me armë kundër armikut, ndiqnin me vëmendje situatat dhe zhvillimet e kryengritjes edhe në krahinat e tjera të Shqipërisë. Luftimet që u zhvilluan gjatë gjithë korrikut dhe në fillim të gushtit krijuan një gjendje të re për kryengritjen dhe patriotët që e drejtonin atë. Kur në Dibër mbërriti lajmi se kryengritësit e Kosovës po i afroheshin Shkupit, kjo e ngriti lart moralin e luftëtarëve kryengritës, të cilët e pritën me entuziazëm këtë lajm. Numri i tyre rritej çdo ditë në zjarrin e betejave. Çetat e Dibrës së Poshtme dhe ato të Dibrës së Sipërme kryen një sërë aksionesh : këputën linjat telegrafike në gjithë trevën e Dibrës, sulmuan stacionet dhe postat e xhandarmërisë duke i çarmatosur xhandarët, pushtuan Peshkopinë, qendrën e Nënprefekturës së Dibrës së Poshtme etj. Ndërkohë, krerët e kryengritjes në Dibër, për të analizuar situatën e re të krijuar dhe për të caktuar detyrat për vazhdimin e kryengritjes, mblodhën në fillim të gushtit 1912, nën kryesinë e Vehbi Agollit, një kuvend të gjerë te Plepi i Egër (dy orë larg qytetit të Dibrës), ku morën pjesë gjithë krerët e malësisë dhe paria e qytetie. Ishte koha kur Shkupi, kryeqendra e Vilajetit të Kosovës, kishte rënë në duart e kryengritësve dhe lëvizja kombëtare në favor të autonomisë kishte marrë përmasa të mëdha, çka shënonte një fitore të rëndësishme ushtarake të forcave kryengritëse shqiptare.[8]. Kjo situatë e favorshme duhej shfrytëzuar për zgjerimin e veprimeve luftarake për kurorëzimin e kryengritjes. Prandaj u mblodhën burrat dibranë për të kuvenduar se ç’duhej bërë në këto rrethana Synimi i tyre ishte Dibra, të cilën kryengritësit tashmë e kishin rrethuar qytetin me forcat e tyre. 1 frikësuar nga ky përparim i luftëtarëve dibranë, prefekti i Dibrës shpejtoi të merrte vetë pjesë në kuvend, me synimin që ta shfiytëzonte këtë tubim për të shpëtuar pozitën e tij, për të arritur ndonjë kompromis me kryengritësit, për të dalë nga situata e vështirë që i kishin krijuar ata.
Ç’u bë në këtë Kuvend? Ndryshe nga ç’shpresonte prefekti, në të u insistua dhe u deklarua me forcë se në qoftëse nuk plotësoheshin kërkesat e tyre, kryengritësit do të sulmonin qytetin e Dibrës. Në kohën kur zhvillohej kuvendi, mbërriti lajmi se Kabineti turk kishte rënë. Po ashtu u mor vesh edhe se kërkesat e bëra prej shqiptarëve të Kosovës, të formuluara në memorandumin, prej 14 pikash, të Hasan Prishtinës, i ishin paraqitur Portës.[9] Megjithëkëtë, krerët e Dibrës nuk u treguan euforikë dhe nuk hoqën dorë nga kërkesat e tyre. Duke iu referuar lajmit të botuar në gazetën “Jeni Aser” të Selanikut, në të cilën thuhej se: ‘Kabineti ra; Parlamenti u shpërnda për me ba zgjedhje të reja, u pranuan kërkesat e Shqiptarëve, për të cilët u dekretua amnistia [10] Ismail Strazimiri deklaroi: “Ç’faj kemi ba që të na akordohet Amnistia? Ne kemi kërkue të drejtat tona dhe insistojmë në këtë kërkesë … nuk kemi për t’u shtrue kurrë pa marrë urdhën nga kryet  arët e lëvizjes së Kosovës se na u siguruen të drejtat tona Kombëtare … nuk kemi asnjë besim në këso lepushkash”, (ishte fjala për gazetën e sipërpërmendur Q. Xh.). Këto fjalë të Ismail Strazimirit entuziazmuan pjesëmarrësit e Kuvendit. Pasi i miratoi ato, Kryetari i Kuvendit, Vehbi Dibra, duke shprehur mendimin e të gjithë pjesëmarrësve, deklaroi: “Nuk i lëmë armët pa u sigurue se u pranuan kërkesat e shqiptarëve”. Këtu duket qartë vendosmëria e krerëve të kryengritësve për të çuar deri në fund luftën e tyre. Prandaj ata nuk pritën te mbyllej Kuvendi, por pa e ndërprerë atë, dërguan në qytetin e Dibrës Jakup Safraçanin dhe Selman Kurtin, që të merreshin vesh telegrafisht me kryetarët e kryengritjes së Kosovës në se ishin pranuar kërkesat e shqiptarëve. Dy të dërguarit u kthyen dhe u kumtuan shokëve telegramin që kishin marrën nga Kosova: “Të gjitha kërkesat tona na u pranuan. Qetësohuni nëpër shtëpijat tuaja”. Kryengritja e përgjithshme e vitit 1912 triumfoi në të gjithë vendin, por, siç dihet, ajo nuk u shoqërua me vendosjen e pushtetit të kryengritësve në zonat e çliruara. Kjo u bë shkak që rreziqe të reja t’u kanoseshin shqiptarëve nga synimet dhe qëllimet e shteteve ballkanike. Këto dukuri u dukën edhe në krahinën e Dibrës, kur forcat malazeze morën fshatin Selçe dhe serbët filluan të lëviznin në kufirin e tyre me trevën e Dibrës. Pas 23 gushtit, rreziku i sulmit kundër Shqipërisë nga shtet ballkanike po bëhej gjithnjë e më eminent.Këto situata e zhvillime Vehbi Dibra i ndiqte me vëmendje dhe i shihte si dukuri që çonin drejt aktit të pavarësisë
Pa dyshim ngjarja më e rëndësishme në jetën dhe veprimtarinë patriotike të Vehbi Dibrës është pjesëmarrja e tij në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe që e zgjodhi këtë burrë të nderuar të Dibrës e të mbarë vendit Kryetar të Pleqësisë (Senatit) të parë shqiptar’.
Me preokupimin e madh për situatën e vështirë ku ndodhej vendi, për shkak të rrezikut nga një copëtim i mundshëm i tij prej shteteve fqinjë në kushtet e shpartallimit të Perandorisë Osmane dhe ndryshimit të hartës politike të Ballkanit, Vehbi Dibra aspironte realizimin sa më parë të platformës autonomiste shqiptare, e cila, siç e mendonte ai, kishte evoluar drejt pavarësisë së plotë. Këtë mendim ai e kishte si rrjedhojë të vlerësimit që i bënte situatës në vend, prandaj nuk u befasua, por e priti me kënaqësi dhe entuziazëm njoftimin se Ismail Qemali dhe atdhetarët e tjerë, pas takimesh të shumta paraprake e masash serioze, kishin vendosur të thërrasin me urgjencë Kuvendin mbarëkombëtar të Vlorës më datën 28 nëntor të vitit 1912, me delegatë nga të gjitha krahinat e vendit. Ai ishte i bindur se lejtmotivi që do t’i bashkonte e udhëhiqte në këtë ndërmarrje të madhe do të ishte: të gjithësa jemi shqiptarë, muslimanë e të krishterë, të jemi në një mendje, të mos luftojmë më për Perandorinë e për botën, por të marrim armët dhe të mbrojmë kufijtë e mëmëdheut …[11]
Me këto mendime në kokë Vehbi Dibra u njoh me telegramin që Ismail Qemali i drejtonte më 18 nëntor 1912 kryetarit të Bashkisë, klubeve shqiptare, parisë e popullit të Dibrës. Në të thuhej: “Para së premtes jena në Durrës. Asht domosdo e nevojshme me u mbledh delegatët në Durrës ose në Vlorë. Ftoni të tanë. Deri sa të vi unë mbani qetësi e bashkim. Çështja politike e jona kryekëput asht sigurue[12]
Me të marrë këtë telegram paria e Dibrës, u çua në këmbë e tërë krahina. Kishte ardhë ora e dëshiruar. Kryengritjet, luftimet, gjaku i bijve të shqipes, pra dhe i dibranëve, po jepnin frytin e vet. Ndaj e vlerësuan porosinë e Ismail Qemalit si një lajm me rëndësi historike. U shtrua kërkesa që për përfaqësimin e Dibrës, të kësaj krahine të kryengritjeve të mëdha, të zgjidheshin njerëz që do ta kryenin sa më mirë këtë mision. Ngado u përhapën fjalët e Plakut të Vlorës dhe u morën masat që ngjarja e madhe të pritej edhe në Dibër me bashkimin e gjithë shqiptarëve nën një flamur. Ndonëse Dibra gjendej nën pushtimin serb dhe luftonte kundër këtij armiku të ri, aty u organizua menjëherë puna për zgjedhjen e delegatëve dhe për nisjen e tyre për në Vlorë. Ky ishte  problemi qendror që kishte tërhequr ato ditë vëmendjen e gjithë patriotëve, të parisë e të popullit dibran. Eshtë interesant fakti që mandati i përfaqësimit të Dibrës në Kuvendin e Vlorës iu dha njëzëri dhe pa asnjë hezitim Vehbi Dibrës dhe Hafuz Sherif Langut. Të dy burra të shquar e të nderuar, të njohur si klerikë, por edhe si luftëtarë aktivë të çështjes kombëtare. Vehbi Dibra u ngarkua ta kryesonte delegacionin e Dibrës. Vetë Elez Isufi, qe nismëtari që bëri këtë propozim. Ai shihte te Vehbi Dibra, atdhetarin dhe dijetarin që do ta kryente me nder detyrën e përfaqësimit. Luftëtari Elez Isufi kishte dëshirë të shkonte në atë Kuvend të madh, por duke qenë në krye të trimave të tij, nuk mund ta linte lIogoren e luftës kundër serbëve. Siç tregojnë ata që i kanë përjetuar këto ngjarje, një malësor dibran e kishte pyetur Elez Isufin: “A nuk po shkon edhe ti o Elez Isufi në Vlorë?”. Ai ishte përgjigjur: ‘Kam çue djemt në dasëm, se u rritën. Vetë po rri e po kqyr shpajn se mos ma çart ujku”. Ndërsa në një rrëfim tjetër të treguar prej Mexhit Islamit në Lurë, thuhet: ‘Kur unis Vehbi Dibra për në Vlorë, Elez Isufi e ka porositur t’i dërgonte një flamur nga Vlora me e ngulë në SlIovë. Dhe ai ashtu bani”. Ndërsa Xhelal Ndreu në kujtimet e tij, shkruan : ‘Kur Vehbi Dibra u përshëndet me patriotët dibranë dhe unis për në Vlorë, Elez Isufi me luftëtarët e Reçit e të Dardhës, unis në istikamet e luftërave të tij, në Qafèn e Kolesjanit deri në Kul1ën e Lumës”[13]
Caktimi i Vehbi Dibrës dhe i kolegut të tij, Hafuz Sherif Langut, si delegatë për në Kuvendin e Vlorës nuk qe thjesht një gjest nderimi të tyre si misionarë të fesë, por ishte një barrë e madhe që u ngarkonte populli i mbarë krahinës për të çue fjalën e maleve të Dibrës në Vlorë, për të çue atje supet e dibranëve për ngritjen dhe mbajtjen lart të flamurit të Pavarësisë. Siç del nga dokumentet, ato ditë nëntori, me idenë e organizimit të Kuvendit të Vlorës dhe të shpalljes së Pavarësisë, në Dibër u grumbulluan shumë patriotë e atdhetarë nga trevat e tjera e sidomos nga ato veriore e verilindore. Në një telegram të nisur nga Dibra më 20 nëntor 1912, drejtuar Irfan e Mitat Beut në Elbasan, thuhej: “Ndodhen këtu Mehmet Pashë Tetova (Derralla), Riza Bej Gjakova, Ajdin Bej Draga nga Mitrovica, Isa Bej Buletini, Qa,zim Beu, i nipi i Halil Pashës nga Peja, Hamet Agai, i biri i Naxhi Tahir Agait nga Jeni Pazari1. Po atë ditë, nga Dibra me një telegram të firmosur nga Sefedin Pustina, Ismail Strazimiri, Shaqir’ Beu, Vehbi Agolli e Muharrem Ballçishta informohej Elbasani : ‘Delegatët e caktuem, nesër kanë me u nisur prej këtu,,[14]. Po atë ditë, me telegramin nr.3477, vihej në dijeni Mit’hat Bej Frashëri dhe Sali Xhuka në Elbasan se.: Mehmet Pasha, Isa Buletini bashkë me delegatin e Dibrës Vehbi Agollin u nisën për atje [15]Ndërsa në telegramin që i dërgohej Dervish Beut në Peqin nga një patriot, mik i tij nga Elbasani, thuhej: Mehmet Pasha – Kallkandeleni (Tetova), Ajdin Bej Draga e Isa Bej Buletini sonte janë ‘miq në shtëpinë tonë. Riza Beu vjen nesër. Edhe Myfti – Efendiu, delegat i Dibrës erdhi . [16]Kështu vijonin e ndiqnin njëri – tjetrin informacionet për lëvizjet, nisjet e mbërritjet e delegatëve që udhëtonin për në Vlorë. Në një sërë telegramesh e letërkëmbimesh të tjera midis patriotëve të krahinave të ndryshme bëhet e qartë, siç e kemi vënë në dilkje edhe më sipër, se figura e patriotë të shquar, para e gjatë udhëtimit për në Vlorë, të proekupuar për fatet e vendit, diskutonin, dhe rrihnin mendime njëri me tjetrin. Nuk ishte e rastit që ata i gjeje kudo bashkë: në Dibër, në Elbasan e kudo. Vinin ata nga Kosova. Kur njihesh me këto dokumente e zhvillime natyrshëm lind pyetja. Pse gjthë ky proekupacion për zgjedhjen , udhëtimin dhe pjesëmarjene delegatëve të këtyr zonave ? Ndryshe nga tubimet e mëparshme shqiptare, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i 28 Nëntotit të vitit 1912, i ideuar dhe urganizuar nga patriotët e mënçur me në krye Ismail Qemalin, kishte në platformën e tij organizimin e Shqipërisë si shtet të pavarur. Këtë çështje nuk do e shtronte  vetëm në parim, si një kërkesë ose objektiv të Lëvizjes Kombëtare, por do e  zbattonte në praktikë.. Pavarësia dhe formimi i Shtetit Kombëtar Shqiptar nuk do shpalleshin as në emër të atij territori të ngushtë shqiptar që kishte mbetur ende i lirë e i pa pushtuar nga ushtritë e shteteve ballkanike, që shtrihej në hapësirën Vlorë-Lushnjë-Berat-Gjirokastër, as edhe në emër të atij shteti të cunguar që do të njihte më vonë Konferenca e Londrës e vitit 1913. [17] Nuk ishte ky një akt i thjeshtë, por dëshmi e vendosmërisë së popullsisë së këtyre trevave për të mos njohur pushtimin e huaj, për të mos pranuar asnjë lloj copëtimi të Shqipërisë, për të pasur një shtet unik e të vetëm shqiptar. Në Qeverinë e Vlorës, përveç Isa Boletinit, i cili, ndonëse nuk kishte ndonjë post shtetëror, ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ismail Qemalit, bënin pjesë edhe personalitete të tjera nga Kosova e viset e tjera shqiptare të pushtuara, si Vehbi Dibra (Agolli), me cilësinë e kryetarit të Pleqësisë, Mehmet pashë Dërralla, ministër i Mbrojtjes, dhe Hasan Prishtina, që u caktua më pas ministër i Bujqësisë. Ndërsa në Pleqësinë e Kuvendit të Shqipërisë, përveç Vehbi Agollit, u zgjodhën nga Kosova e trevat lindore shqiptare edhe 3 anëtarë të tjerë, Bedri Pejani, Sali Gjuka dhe Ajdin Draga[18]
Aktet dhe veprimtaria e brendshme dhe e jashtme e qeverisë së Ismail Qemalit, përshkohen, gjithashtu, nga ideja se shteti i pavarur shqiptar dhe Qeveria e tij e Përkohshme përfaqësonin gjithë popullsinë dhe trojet shqiptare, pavarësisht se pjesa më e madhe e tyre ndodheshin nën pushtetin e huaj serb, malazez e grek. Në deklaratat që u bëri Fuqive të Mëdha më 28 dhe 29 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali jo pa qëllim e vuri theksin në këtë realitet, duke deklaruar se Shpallja e Pavarësisë dhe formirni i Qeverisë së Përkohshme ishin vepër e Asamblesë Kornbëtare, ku rnorën pjesë përfaqësuesit e të gjitha viseve të Shqipërisë, pa dallirn feje e krahine. Por interesimi i veçantë i Isrpail Qemalit për delegatët e Dibrës ishte Iidhur edhe me një fakt tjetër: Dibra ishte një krahinë me rëndësi përfaqësimi në Kuvendin e Vlorës, sepse delegatët e saj do të përfaqësonin edhe zonat e tjera që ishin vënë nën pushtimin serb. Prandaj ishte i shqetësuar Ismail Qemali nëse do të arrinte në kohë delegacioni i Dibrës. Ky delegacion, siç shprehej Plaku i Vlorës, duhej të ishte patjetër në Kuvend; prandaj shpesh herë dhe kohë pas kohe pyeste:   A kanë arritur dibranët, a erdhi Haxhi Vehbiu? .. ” [19] . Ky intersim dhe vlerësim i tij e kishin burimin nderimi jo vetëm për Vehbi Dibrën, por për tërë krahinën e Dibrës ­për malësorët dibranë, që edhe ato ditë ishin bërë gardh për ushtritë serbe që këto të mos kalonin Matin, e të mos dilnin në Durrës që do të ishte me pasoja të rënda edhe për vetë zhvillimin e Kuvendit të Vlorës. Domosdoshmërinë e mbërritjes në kohë nëVlorë të delegacionit të Dibrës e bënte më të mprehtë edhe fakti në kushtet kur ato ditë Kosova martire po lahej në gjak, po digjej e shkretohej nga masakrat barbare serbe, delegatët e saj, me në krye Isa Buletinin, nuk mundën të arrinin ditën e hapjes së Kuvendit të madh, kështu që duhej pa tjetër të ishin të pranishëm përfaqësues’ Dibrës, të kësaj krahine që jo vetëm gjeografikisht ishte pranë Kosovës, por edhe ajo vetë ishte në luftë me armikun serb. Dhe delegatët e Dibrës ia dolën mbanë, ata arritën në kohë … Duke kaluar në një rrugë plot rreziqe nëpër krahinat që ishin pushtuar nga ushtritë serbe, përfaqësuesit e Dibrës me në krye Vehbi Efendiun, pas një udhëtimi të gjatë arritën në Vlorë më 28 nëntor 1912, vetëm disa orë para se të fillonte Kuvendi i madh i shumëpritur i shqiptarëve. Në mbledhjen e parë që u mbajt atë ditë më 28 nëntor 1912, siç dihet, u vendos:”Shqipëria të bëhet që sot më vehte, e Iirë, e mosvarme, nën një qeveri të përkohshme”. Kryetari i Qeverisë së Përkohshme u zgjodh zotëria e tij Ismail Q mal Beu e nënkryetar zotëria e tij Dom Nikoll Kaçorri, nga Lura e i rës [20]Duartrokitje të pandërprera, të pa pushim, e pritën këtë vendim. Kjo shpallje, siç është e njohur, u bë duke e nënshkruar të gjithë pjesëmarrësit. E treta në radhë në këtë dokument historik gjendet firma e Vehbi Dibrës, çka shënon një moment me rëndësi në jetën dhe veprimtarinë e këtij atdhetari të madh, por edhe në historinë e vetë Dibrës, që e dërgoi atje si përfaqësues të saj. Ne të vërtet u nderua e tërë krahina, pasi ajo kishte ditur kë të zgjidhte, një personalitet, patriot e luftëtar, i cili me bëmat e tij u fut në radhën e figurave qendrore të shtetit të parë shqiptar dhe’ u zgjodh me meritë në poste të rëndësishme të këtij shteti. Atje ku u ngrit flamuri , shohim pranë Ismail Qemalit edhe Vehbi Dibrën, i cili me praninë dhe idetë e fjalën e tij luajti një roi të rëndësishëm në zhvillimet e punimeve të Kuvendit të Vlorës, gjatë të cilave ai u tregua shumë aktiv. Mbledhja e asaj date të shënuar u ndërpre për të vazhduar të nesërmen. Delegatët dolën jashtë të përshëndesin Flamurin, që u ngrit në orën 5 e gjysmë pas dreke. Ndërsa në mbledhjen e Dytë të Kuvendit, që u hap më 30 nëntor 1912, në ora 3 e gjysmë pasdite, me propozim të Luigj Gurakuqit, Vehbi Dibra u zgjodh Kryetar i Pleqësisë (Senatit) dhe nënkryetar Lef Nosi. Por me zgjedhjen e Ismail Qemalit Kryetar të Qeverisë së Përkohshme, Vehbi Dibra, në fakt, fillon të kryejë edhe detyrën e Kryetarit të Kuvendit, që vazhdoi puni met pa ndërprerë për disa ditë rresht. Mund të përmendim se mbledhjet III, IV. V, VI dhe VII të Kuvendit, në të cilat u diskutuan shumë probleme të rëndësishme, u zhvilluan nën kryesinë e Vehbi Dibrës. Në mbledhjen e katërt dhe të pestë u bënë zgjedhjet për anëtarët e Qeverisë se Përkohshme dhe të Pleqësisë. U vendos që kjo e fundit të përbëhej prej 18 vetash. Sipas procesverbalit të mbledhjes së pestë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, që u zhvillua më 4 dhjetor 1912, nën kryesinë Vehbi Dibrës, u diskutua për zgjedhjen e anëtarëve të Pleqësisë dhe të ministrave, që do të përbënin qeverinë e ryesuar nga Ismail Qemali. Në to shohim se emri i Vehbi Dibrës është ndër kryesorët. Në përfundim të zgjedhjeve Pleqësia u formua nga personat që fituan më shumë vota. Këta ishin pikërisht: Vehbi Dibra, I1jaz Bej Vrioni, Sami Bej Vrioni, Dud Karbunara, Mustafa Asim Kruja, Musa Bej Toptani, Eqerem Bej Vlora, Kristo Meksi, Dhimitër Zografi, Bedri Bej Ypeku, Sali Gjuka, Veli Bej Këlcyra, Hajredin Bej Cakrani, Xhelal Bej Skrapari, Shefqet Daiu, Dervish Bej Elbasani, Ajdin Bej Draga[21]. Krijimi i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës të kryesuar nga Ismail Qemali dhe i Pleqësisë (Senatit) prej 18 vetash, si organ kontrollues e këshillues i qeverisë, e kryesuar nga Vehbi Dibra, ishin në ato momente hapa të rëndësishme dhe vendimtare për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Në arritjen e kësaj fitorje , në këto vendime të Kuvendit të Vlorës, që hodhën themelet e shtetit sovran, është edhe kontributi i Vehbi Dibrës Në veprimtarinë e tij patriotike e atdhetare dhe si teolog i devodshëm, në shoqërinë e polarizuar shqiptare ku luftohej për çlirim kombëta, për triumfin e pavarësisë dhe krijimin e shtetit të pavarur shqiptarë Vehbi Dibra është ndodhur jo rallë midis fesë dhe politkës. Kjo është e natyrshme se feja dhe politika ishin pjesë e superstrukturës së shoqërisë shqiptare. Merita e tij qëndron se ai me formimin e tij teologjik e kulturor, me interpretimet dhe qëndrimet e tij, për shumë çështje, si përshëmbull pë çështjen kombëtare,  u ka shërbyer atyre dhe  duke eleminuar keqkuptimet dhe ballafaqimet midis tyre që mund të dëmtonin  politikën dhe fenë, për rjedhojë çështjen komb1tare. Në shpjegimin dhe  interpretimin e këtyre koncepteve ai nisej nga parimi : Kundrall dallimeve të mëdha të rregullimeve politike e shoqërore, të shkallës së zhvillimit, madje dhe të shumllojshmërisë të besimeve e të simboleve fetare qëndron anembanë botës pajtueshmëria dhe unikja mrrekulluese e parimeve morale.[22] Ka mjaft shëmbuj që tregojnë se niisur nga ky parim Vehbi Dibra, i ndodhur midis politikës dhe fesë ka dhënë kontribute për të mos lejuar që politika të mos ndërhynte në deformimin e parimeve kuranore, dhe këto të fundit të kuptoheshin dhe interpretoheshin, në dëm të çështjes kombëtare, që ishte një ndër problemet e nxeta me theks politik. Ja një shëmbull që flet shumë në favor të idesë që parashtruam më sipër. Siç është e njohur shpallja e pavarësisë dhe krijimi i shtetit të pavarur shqiptarë ishte një ngjarje me rëndësi të madhe epokale.Por  në vendin tonë kishte edhe klerikë fanatikë e konservatorë shqiptarë, të cilët, duke qenë se i kishin lidhur interesat e tyre me Perandorinë Osmane, iu bashkuan qëndrimit të saj dhe nuk e pritën mirë, madje nuk ishin dhe nuk e pranuan shkëputjen e Shqipërisë prej saj. Ata u vunë në shërbim të politikës osmane kundër pavarësisë së Shqipërisë dhe zunë ta justifikojnë këtë me pikëpamjet e tyre, që i bazonin, sipas tyre, në shpjegimet dhe interpretimet që i bënin Kur’anit. Duke vënë theksin në faktin se me që feja islame nuk kishte dhe nuk pranonte simbolet e saj, në vendet e kultit apo në botimet e ndryshme fetare,             figurat e qenieve të gjalla, njerëz, kafshë shpend etj.  ata shtruan mendimin se nuk lejohej që në flamurin e një kombi musliman të gjendej ndonjë gjallesë. Pra, sipas tyre, nuk mund të njihej e të ngrihej një flamur që në qendër të tij kishte një shpend, shqiponjën, dhe as të zëvendësonte flamurin turk me gjysmëhënën. Kështu, me interpetimin që i bënin librit të shenjtë, Kur’ anit, ata në fakt iu kundërvunë flamurit tonë kombëtar, i cili, si simbol i Pavarësisë kishte filluar të ngrihej, në prag e pas Kuvendit, në mbarë Shqipërinë. Pikërisht në këto kushte, kur, nën petkun fetar, nisi një propagandë e tillë kundër flamurit tonë dhe u shpall hapur një qëndrim antikombëtar, Vehbi Dibra nuk mund të qëndronte indiferent. Atë e indinjoi për së tepërmi jo vetëm mohimi haptazi i flamurit tonë kombëtar nga këta pseudoshqiptarë, por edhe dhunimi që i bënin fesë këta të klerikë, duke sjellë të tilla argumente që i bënin ata të mohonin kombësinë, atdheun dhe flamurin e tyre. Në ato momente historike për mbarë kombin, që për herë të parë në jetën e tij po i gëzohej lirisë, pavarësisë, aq shumë të dëshiruar, Vehbi Dibra e konsideroi qëndrimin e këtyre klerikëve, jo thjesht një ligësi në aspektin shpirtëror, por edhe një rrezik që kërcënonte unitetin e kombit, madje dhe vetë pavarësinë e tij. Prandaj, si një personalitet me autoritet i komunitetit musliman, e ndjeu të domosdoshme të ndërhynte mënjëherë dhe të vinte në vend, nga njëra anë, nderin e kombit, por, nga ana tjetër, edhe nderin e fesë, e cila, me interpretimet e gabuara, por të qëllimta të këtyre klérikëve pseudoshqiptarë, jo vetëm nuk nderohej, përkundrazi cenohej rëndë.
Duke shfrytëzuar faktin që tashmë ishte bërë një traditë apo, si të thuash një rit, që në ceremoni të ndryshme të aspekteve të veçanta të jetës shoqërore, në krye të vendit gjendeshin dhe viheshin klerikët e lartë fetarë, të cilët edhe thonin fjalën e tyre me këtë rast, teoiogu i kompletuar Vehbi Dibra e pa me vend, që edhe këtë akt politik me rëndësi të pallogaritshme historike për vendin dhe kombin tonë, siç ishte shpallja e Pavarësisë, ta përshëndeste dhe, si të thuash, t’i jepte bekimin, t’i jepte leje, udhë, që ajo të formësohej e të ecte mbarë e të sillte mbarësi për terë kombin e vuajtur nën zgjedhë prej pesë shekujsh. Por njëkohësisht, me këtë përshëndetje, ai do të hidhte poshtë propagandën antikombëtare të klerikëve në fjalë.
Vehbi Dibra e mbajti fetfanë me bindje të patundur. Këtë ai e bëri jo aq për t’i dhënë shtetit të ri snqiptar ngjyrë dhe karakter fetar, se sa për t’iu kunrlërvënë atyre interpretimeve e deformimeve që i bëheshin Kur’anit dhe që, në të vërtetë, synonin ta linin përsëri Shqipërinë nën vasalitetin perandorak dhe, gjithashtu, sillnin përçarjen e shqiptarëve, minonin bashkimin e tyre pa dallim feje, aq të domosdoshëm në atë moment e në ato situata.
Për të sqaruar lexuesin, po japim këtu me ndonjë koment pjesë nga ligjërata e Vehbi Dibrës më datën 28 nëntor 1912, pra, nga fetfaja, duke thënë që më shumë se përmbajtje fetare në të gjejmë frymën humanitare, atdhetare e institucionale, që i jep asaj vlerën e një dekreti.
Në formë, fetfaja ruan gjuhën- e predikuesit, që u drejtohet dëgjuesve me pyetje që kërkojnë përgjigje, dhe ku përgjigjen e jep po vetë predikuesi, i cili shpreh edhe mendimin e të gjithë të pranishmëve, që e miratojnë atë. Është e kuptueshme se një formë e tillë ka një efekt të ndjeshëm për ta ngulitur atë predikim tek të tjerët e për ta kthyer në bindje. Kjo formë u zgjodh jo pa qëllim nga Vehbi Dibra. Kështu ai jo vetëm hidhte poshtë pretendimet e klerikëve konservatorë rreth flamurit tonë me shkabën dykrenare, por edhe synonte të krijonte te njerëzit e thjeshtë bindje për atë që thuhej në fetfa.
Përse bën fjalë fetfaja? Konkretisht në të flitet për flamurin kuq e zi, me shqiponjën dykrenare, që shqiptarët e kanë pasë që në kohën e Skënderbeut dhe u kishte prirë në të gjitha luftërat kundër pushtuesve të ndryshëm e të shumtë. Duke justifikuar qenien në këtë flamur të shkabës, Vehbi Dibra pyet:
Në petkat që ka veshur muslimani, nëse ndodhet n}ë figurë e vogël e n}ë gjësë së gjal/ë, organet e të cilës prej së largu nuk duken, a ka ndon}ë pengim? “.
Përgjigje: “Nuk ka[23] « 
“Nëse gjatë historisë në flamurin tonë është pranuar figura e njohur (shqiponja dykrenare – Q. XH.) dhe duke marrë parasysh se tash heqja e kësaj figure prish bashkimin dhe shkakton përçarjeje dhe fesate (grindje), dhe nga kjo ka shumë mundësi që edhe vendi të pësojë disa rreziqe; pra, me qëllim për të ruajtur bashkimin e popullit dhe për të nda/uar mosmarrëveshjet dhe inatet dhe me qëllim që të sigurohet qetësia e përgjithshme, figura e përmendur (shqiponja) a duhet lënë ashtu siç është?”
Përgjigje: “Duhet”.
Siç shihet, fetfaja ka formën e një thirrjeje që dei nga goja e një kleriku. Por në të vërtetë ajo është një apel që bëhet nga një atdhetar, i cili u drejtohej të gjithë shqiptarëve pa dallim feje, për t’u bashkuar nën flamurin kombëtar për çështjen kombëtare shqiptare, për zhvillimin e përparimin e tij. Në fund të fetfasë, nuk mungon pjesa institucionale e saj, Kryemyftiu u bënte thirrje anëtarëve të Kuvendit të mos kursenin asgjë që varej prej tyre për të realizuar programin e Qeverisë së re, për të rritur prestigjin e vendit e të Qeverisë para botës. Sejcili Nga ju që jeni nga personalitetet e rralla, të pajisllr me dituri,- u bënte thirrje ai anëtarëve të Kuvendit, – priten shërbime dhe çdo lIoj pëlpjekje, që të bashkuar në mendime dhe veprime me njëri tjetrin dhe të bashkuar e nën udhëheqjen e Qeverisë së Re, e cila është një dhuratë e perëndisë, të shfaqemi
Pas shpalljes së pavarësisë, Vehbi Dibra vazhdoi të punonte e të luftonte me përkushtim për t’i vënë në jetë detyrat që caktoi Kuvendi. Atij iu desh menjëherë të përballej vetë me veprimet antikombëtare të disa klerikëve të shitur tek të huajt. Në kujtimet e tij me rastin e 33 – vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare Ali Asllani, (poeti ynë i mirënjohur në letërsinë shqipe me pseudonimin “Hanko Halla”, ish – sekretar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës të kryesuar nga Ismail Qemali), ndër të tjera theksonte:
“Vehbi Dibra (Efendiu), që ish Sheh ul – Islam në Kabinetin e parë, ndodhej disa ditë pas mbarimit të Kuvendit në Elbasan. S’andejmi thërret në telefon Ismail Qemalin dhe e lajmëron se Myftiu i Qytetit… ka dhënë një urdhër ku shpall që nuk është e lejueshme nga pikëpamja fetare që populli islam të ketë një bajrak me shpend. Prandaj Vehbi Efendiu kërkonte udhëzime për të vepruar. Kryetari i Qeverisë, Ismail Qemali, duke vlerësuar aftësitë e këtij personaliteti të shquar përgjigjej: “Veproni si të gjykoni ju vetë1. Atëherë Vehbi Dibra u ul e bisedoi vetë dhe me ndërhyrjen e tij gjendja u stabilizua dhe në këtë qytet, ashtu si dhe në shumë qytete e krahina të tjera u ngrit flamuri kombëtar”[24] .
. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali, dha porosi që fetfaja e mbajtur nga Vehbi Dibra në Kuvendin e Vlorës të dërgohej nëpër krahinat e prefekturat për t’u patur në konsideratë në punën e organeve të Qeverisë provizore të krahinave të vendit. Kjo deI qartë nga një korrespondencë e Ismail Qemalit me Hil Mosin e shokët e tij në Shkodër, ku bashkë me kopjen e fetfasë të mbajtur nga Vehbi Dibra në Kuvendin e Vlorës, u jepte edhe udhëzime të hollësishme për ta punuar atë poshtë në prefektura e nënprefektura.[25]
Por më së shumti në këtë periudhë, Vehbi Dibra u angazhua si me ngritjen.e flamurit nëpër rrethe të ndryshme të vendit, ashtu dhe me krijimin e organizimin e pushtetit lokal në prefektura e nënprefektura.
Krijimi i shtetit të pavarur shqiptar me të gjitha strukturat e tij nga qendra në bazë ishte një detyrë e rëndësishme dhe premisa politike themelore për ta bërë atë de facto akt të kryer dhe të njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Në planin e brendshëm ishte i domosdoshëm organizimi bi baza të përparuara i jetës së vendit, nxjerrja e tij nga prapambetja e madhe dhe krijimi i premisave për përparimin ekonomik, shoqëror e politik. Kjo ishte detyrë e ngutshme për gjithë vendin, por sidomos në zonat e brezit kufitar,. që ishin sulmuar nga ushtritë serbe, malazeze e greke, si dhe në ato krahina ku ende qëndronin garnizonet turke.
Si Kryetar i Pleqësisë së Kuvendit, Vehbi Dibra përkrahte dhe mbështeste idenë që Ismail Qemali ua dërgoi me telegram bashkive të Elbasanit,   Dibrës etj. Ishte fjala që të merrnin masa për shpalljen e Pavarësisë në rrethet e tyre dhe sigurimin e rendit dhe të qetësisë1. Ai nga ana e tij siguroi angazhimin e anëtarëve të Qeverisë së Përkohshme për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të Vlorës për këto çështje të rëndësishme e jetike. Shumë prej tyre u nisën nëpër prefektura.
Vetë Vehbi Dibra, megjithë punët që kishte në këtë kohë në Vlorë si kryetar i Pleqësisë, nuk i preu lidhjet me prefekturat. l përkushtuar për kombin dhe i palodhur, ai ruajti kontaktet sidomos me Prefekturën e Dibrës, e cila, me futjen e ushtris serbe, përjetonte nën pushtim një gjendje të vështirë.
Me cilësinë e Kryetarit të Pleqësisë, Vehbi Dibra iu bë krah Ismail Qemalit.Në çdo hap.në çdo problem që kishte shteti iri, ai ndihmonte me idetë, me gatishmërinë dhe veprimin e tij, pa iu shmangur detyrave dhe punëve që kishin ‘’telashe” e vështirësi. Mjafton të ishin në shërbim të çështjes së madhe të kombit. Ishte fjalëpak Vehbi Dibra, por kur e kërkonte puna, ndaj kundërshtarëve e sidomos ndaj armiqve, fjalën e tij e thoshte me forcë. Ajo ishte e rëndë, plumb, dhe godiste në shenjë.
Duke ia njohur mirë këto cilësi, Isamil Qemali nuk hezitoi aspak, por caktoi pikërisht Vehbi Dibrën si kryetar të delegacionit të Qeverisë së Përkohshme që do të shkonte për bisedime me komandantin turk Xhavit Pasha.
shteti i sapokrijuar. Edhe pse e njihte mirë armikun, dinakërinë dhe egërsinë e tij, nuk iu trand syri të ballafaqohej me të në një tryezë bisedimesh. Dhe ia doli mbanë. Ashtu siç e kishte menduar edhe Ismail Qemal”i, ai do t’u imponohej bashkëbiseduesve dhe do të bënte çmos që të arrinte qëllimet e Qeverisë së Përkohshme.
Bisedimet me Xhavit Pashën u zhvilluan në garnizonin turk.
Ato nisën qysh në fillim me tone shumë të ashpra. Xhavit Pasha, me megalomaninë e fuqisë së madhe, dha të kuptonte se do të ndërhynte te komanda eprore që jo vetëm të mos lejonte realizimin e kërkesave të palës shqiptare, por do të merrte miratimin e saj për një ndërhyrje ushtarake kundër foreave të ushtrisë së Qeverisë Provizore të Vlorës. Këtij këreënimi, kryetari i delegaeionit shqiptar, iu përgjigj me një qëndrim sa të qetë e gjakftohtë, aq edhe me një stoieizëm burrëror, që e habiti kryekomandantin turk. Me mprehtësinë që e karakterizonte, ai veç të tjèrash ia bëri të qartë pashait turk se Qeveria e Përkohshme, me foreat e saj ushtarake do t’i përmbaheshin pa asnjë lëkundje zbatimit të vendimeve të Kuvendit të Vlorës që flamuri i kuq e shkabën e zezë dykrenare të ngrihej kudo në Shqipëri. Ai i bëri të qartë bashkëbiseduesit se Qeveria e Ismail Qemalit dhe tërë shqiptarët nuk e kërkonin një konfrontim ushtarak. Por nëse ky u imponohej, atëherë pala turke ta dinte mirë se lufta do të ishte e ashpër dhe pasojat të rënda edhe për vetë turqit.
Ky qëndrim i Vehbi Dibrës, i mbèshtetur nga pjesëtarët e tjerë të delegaeionit, e bëri efektin e vet. Pashai turk u detyrua t’i pranonte kërkesat e parashtruara prej tij dhe hoqi dorë nga kundërveprimet që kishte menduar të ndërmerrte. Madje në përfundim të bisedimeve, ndryshe nga qëndrimi mospërfillës që pati në fillim ndaj tij, Xhavit Pasha u ngrit dhe përeolli vetë delegaeionin shqiptar me një farë respekti.[26]
Vehbi Dibra kthehet në Vlorë me kënaqësinë e përmbushjes së misionit të ngarkuar. Ismail Qemali e përgëzoi atë për bisedimet që bëri dhe për qëndrimin që mbajti. Në këtë mënyrë, u hoq edhe kjo pengesë dhe edhe në ato vise, ku ende ishte ushtria turke, u ngrit flamuri ynë kombëtar.
Dokumentacioni i kohës dëshmon se Vehbi Dibra, krahas ngritjes së flamurit i kushtoi një vëmendje të madhe edhe punës për organizimin e organeve lokale të Qeverisë së Përkohshme në Dibër e gjetkë. Lidhjet me Dibrën ai i mbajti nëpërmjet Prefekturës së Elbasanit dhe personalisht me anë të Aqif Pashës. Eshtë fakt se për shumë letra, telegrame që i drejtoheshin Prefekturës Elbasanit dhe Aqif Pashës në emër të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës apo të kryesisë së saj Vehbi Dibra kishte dijeni të plotë, madje mjaft prej tyre u hartuan prej tij dhe mbanin firmën e tij.
Në atë kohë Dibra ishte një ndër zonat e pushtuara, ndaj ngritja e flamurit dhe e pushtetit lokal atje duhej të bëhej në kushtet ndërsa luftohej me pushkë kundër pushtuesve serbë. Kuptohet që përpjekjet e dibranëve, për ngritjen e administratës dhe të organeve lokale, krahas vështirësive të karakterit organizativ, ndeshën në kundërshtimin e hapur të autoriteteve serbe, që qysh me pushtimin e Dibrës kishin ngritur aty edhe administratën e tyre. Por orientimi i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës kërkonte që edhe në zonat e sulmuara nga serbët, pavarësisht se ishin në gjendje lufte, të punohej për organizimin e administratës shqiptare, sepse kështu do t’u tregohej Fuqive të Mëdha se Shqipëria ishte e aftë të qeverisej vetë dhe se ajo meritonte besimin e Europës[27]
Siç del nga mjaft dokumente, letra, e letërkëmbime që i përkasin pranverës së vitit 1913 e sidomos muajit maj, Vehbi Dibra i përkushtohet me këmbëngulje kësaj pune të madhe, në të cilën pati kurdoherë ndihmën dhe bashkëpunimin e ngushtë të Prefekturës së Elbasanit dhe veçanërisht të Aqif Pashës. Ata komunikuan me njëri­tjetrin për probleme nga më të ndryshmet që lidheshin me organizimin e pushtetit dhe të administratës të Elbasanit, Dibrës, Matit, etj, për zhvillimin e luftimeve kundër sërbve, etj.

Kryengritja e Shtatorit e vitit 1913 ishte një nga ato ngjarje historike të kohës ku u ndie drejtpërsëdrejti veprimtaria patriotike e Vehbi Dibrës. Kjo kryengritje siç dihet ishte një shpërthim i revoltës së ligjëshmepopullore në trevat e porsaaneksuar nga Sërbia, ishte një qëndresë heroike kombëtare antishoviniste, që la gjurmë të thella në histori. Ajo synonte të mbushte detyrën më madhore për të ardhmen e popullit shqiptarë, të shporrte pushtuesit e huaj, por edhe të realizonte bashkimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare.
Dihet se Qeveria e Ismail Qemalit, edhe pse nga ana  diplomatike i kishte pranuar vendimet e Konferencës së Londrës, në praktikë ajo nuk hoqi dorë nga e drejta legjitime mbi trojet shqiptare të aneksuara e të okupuara nga Sërbia, Mali i Zi dhe Greqia. Përkundrazi,  ajo do të luftonte me të gjitha mjetet, pa përjashtuar edhe planin ushtarak, krahas atij diplomatik.Megjithatë, për vetë rrethanat historike kur Qeveria e Ismail Qemalit e kishte të vështirë të shpallej botërisht në përkrahje të kryengritësve, dhe për të mos hyrë në konflikt të hapur me vendimet e Fuqive të Mëdha, ajo nuk do të angazhohej zyrtarisht në organizimin e kryengritjes. Pastaj një konfrontim ushtarak i shtetit të dobët e të brisht shqiptar me fuqitë e mëdha ushtarake të shteteve vendimmarrëse dhe të shovinistëve fqinj e rrezikonte vetë atë.[28]
Ishin këto arsye që Qeveria e Përkohëshme u përpoq në mënyrë të fshehtë të mbante lidhje me pushtetin lokal dibran, që atëherë mori emrin “Qeveria e Përkohshme e Dibrës”’, me krerët dhe patriotët që drejtonin kryengritjen në Dibër. Këtë ajo e bëri nëpërmjet Vehbi Dibrës.
Megjithëse, siç tham Qeveria shqiptare vepronte në fshehtësi lidhur me kryengritjen, autoritetet sërbe ranë në gjurmë të lidhjeve që Qeveria kishte me kryengritjen. Ata informonin Beogradin se: “Prej shumë të dhënave që kemi grumbulluar del se Kryengritja e Dibrës është e organizuar. Pa dyshim ekziston organizata shqiptare të cilës i është dhënë për detyrë që Dibra, dhe jo vetëm kjo, ti takojnë Shqipërisë. Ajo organizatë është themeluar me iniciativën e Qeverisë shqiptare ose prej njerëzve që sot bëjnë pjesë në në kabinetin shqiptar.”, njoftonte Naçalniku i Dibrës, N. Cirkoviq, sektorin politik të ministrisë së Jashtme të Sërbisë lidhur me Luftën e madhe të krahinës së Dibrës në shtator tëvitit1913. Dhe kur qendra e tij i kërkonte atij me çdo kusht të zbulonte e të ndëshkonte organizatorët dhe udhëheqësit e kryengritjes, siç del nga një dokument tjetër, Naçalniku Cirkoviq, njoftonte ministrinë e Jashtme të Sërbisë se “…Këtë kryengritje pa ndonjë pompozitet ka mundur për ta përgatitur edhe myftiu Vehbi Efendiu, nën urdhërin e të cilit janë të gatshëm të ngrihen të gjithë të uriturit… Ai është anëtar i Kabinetit të Qeverisë së  Vlorës, është Sheh ul Islam në Shqipëri. Vehbiu është i njohur si luftëtar i denjë për liri të popullit. Ndimi i tij është imadh te agallarët dhe bejlerët në Dibër dhe rrethinë … është njeri i iponjueshëm dhe i pa komprometuar. Vetëm ai ka qenë në gjendje për ti mbajtur në harmoni agallarët dhe bejlerët e  Dibrës: Shqirin, Sefedinin dhe Camin” [29]
Këto dokumente të armikut paraqesnin një realitet të gjendjes, ata dëshmojnë se Vehbi Dibra ishte bërë  një nga protagonistët e organizimit dhe të udhëheqjes së Kryengritjes  së Shtatorit të vitit 1913. Ai ndiqte çdo hap të zhvillimit të  saj. Ai nëpërmjet informacionit,  që merrte nga Dibra dhe Elbasani, ishte i informuar për gjëndjen, përgatitjet,  përmasatdhe drejtimet emësymjes së kryengritjes,  për problemet, mungesat e nevojat e kryengritësve.  Sidomos me sigurimin e lidhjes telefonike, ai forcoi kontaktet me të gjitha vatrat e kryengritjes. Për këtë qëllim ai shkonte herë pas here në Elbasan, sepse këtu mundësitë e komunikimit me Dibrën ishin më të favorshme. Myfti Efendi Vehbiu merrte me kënaqësi njoftimet që çdo ditë numuri i luftëtarëve s’vinte e rritej, e kryengritja merrte përmasa të mëdha dhe po përfshinte gjithë Dibrën, se asaj po ivinin në ndihmë edhe forcat nga Mati. Nga 22-25 shtatori, kryengritja e Dibrës që zhvillohej tashmë në përmasat mëdha, hënoi tashmë një sërë suksesesh. Sërbët u detyruan të lëshonin qytetin e Dibrës. Në një telegram Prefekti i Qarkut t1 Dibrës, Qurkoviq, njoftonte urgjent nga Ohri inspektorin e policisë pranë Shtabit Suprem në Shkupse “forcat ushtarake sërbe dhe nëpunësit serb përpara sulmit të furishëm të kryengritësve shqiptarë jashtë Dibrës dhe nga vetë qyteti i Dibrës në ora 11 e të 22 shtaturit, e lëshuan Dibrën. [30]
Duke iu referuar dokumenteve të  kohës, konstatojmë se Vehbi Dibra,  duke ndjekur hap pas hapi zhvillimin e luftimeve dhe duke u mbajtur në korent me problemet që udelnin kryengritësve,  ishte në gjendje të orientohej drejt dhe të udhëzonte e të jepte këshilla konkrete e të vlefshme që kontribuonin në mbarëvajtjen e kryengritjes. Në këtë kontekst shumë sinifikativ është fakti që ai, me largpamësinë e tij, vler1sonte drejt situatën dhe në kampin armik. Duke njohur mosmarrëveshjet që kishin lindur midis sërbëve, maqedonasve dhe bullgarëve, ai arriti në përfundimin se ishte momenti të shfrytëzoheshin sa më mirë këto mosmarrëveshje për të përfituar prej tyre. Dokumentet dhe shtypi ikohës, flasin se mbibazën e këtyre zhvillimeve u ndërmuarën hapa konkrete. Në emër të parisë e të krerve të Dibrës, me pjesëmarrjen e bajraktarëve shqiptarë, Ali Kaloshi, Maliq Kërçishta dhe Kurt Hoxha, dhe të Bullgarve: Milan Matevi dhe Petar (Petrush) Çanlevi, u arrit një marrëveshje  (besëlidhje). [31]      Lidhur me këtë në gazetën “Përlindja e Shqipërisë”shkruante:”Bullgarët janë bashkë me dibranët”…gjitë gjindja e krishterë bullgare, u bashkua me kryengritësit shqiptarë…”    Po kështu, në letrën që Vehbi Dibra i dërgonte  Selim Demës në Strugë, midis të tjerave e këshillonte: Pak më parë ju shkrova se me bullgarët duhet të shkoni mirë. Kjo është një gja  shumë e nevojshme. Me bullgarët sot jemi të bashkuar, bullgarët, me çdo mënyrë janë në favorin tonë, prandaj me këta duhet ta mbajmë miqësinë dhe të marshoni së bashku për në luftë.[32]
Por kur kryengritja mori përmasa të mëdh, kur radhët e kryengritësve shtoheshin çdo ditë, u çlirua Dibra dhe krahina të tjera, Vehbi Dibra dhe patriotët e tjerë dibranë merreshin me organizimin dhe drejtimin e kryengtjes, ndeshen me një vështirësi të madhe siç ishte ajo e sigurimit të armëve për luftëtarët. Për zgjidhjen e këtij problemi veç të tjerash ndikonte negativisht edhe një rrethanë tjetër. Në Qeverinë e Përkohëshme të Vlorës Ministër i Mb rëndëshëm ishte Esat Pashë Toptani, i cili e kishte në kompetencë dhe detyrë të drejtpërdrejt të merrej me sigurimin e armëve dhe të municioneve për kryengritësit. Por, siç dëshmojnë dokumentet, ai nuk bëri asnjë përpjekje në këtë drejtim. Prandaj iu desh Vehbi Dibrës, që ishte tepër i interesuar dhe i angazhuar me kryengritjen, të ndërhente ndaj qëndrimit pasiv, hipokrit e kontradiktor dhe provokues që Esat pashë Toptani mbante ndaj kryengritjes së Shtatorit të 1913 dhe  vetë Ismail Qemalit. Ai në vend që të punonte për plotësimin e nevojave të kryengritësve, për demagogji i kërkonte Kryesisë Qeverisë së Vlorës që të shkonte vetë në luftë. Lidhur me këtë qëndrim, Vehi Dibra, që i njihte mirë tiparet e këtij pseudoshqiptari, me 24 shtator i shkruante Esat Pashë Toptani lidhur lidhur me kërkesën e tij për të shkuar në luftë: ‘’…Patriotizma që dëshironi të tregoni zotëria jua  (për të shkuar në front të luftës) , duke marrë parasysh postin zyrtare që keni, nuk do të jetë e përshtatshme…Sot nevojat ma të mëdha të dibranëve janë armët dhe municionet, prandaj mblidhni nga populli një sasi armësh dhe dërgoni sa më shpejtë së bashku me fuqinë  ndihmëse që ju dispononi. Pres përgjigje për këtë nga zotëria jua’’[33]  Kur Esat Pasha e bëri veshin të shurdhërr, Vehbi Dibra me një telegram të dytë i shkruante atij:’’ Mbi çështjen e armëve dhe të municioneve për Dibrën që u paraqitëm dje, nuk patëm nderin të marrim përgjigje. Nga Dibra armët dhe municionet po kërkohen me insistim. Kryengritsit që përbëhen tashmë prej 12000 vetë, po lusin e bërtasin çdo minutë për pushkë e municione…Shkëlqesia juaj ç’mendoni për të bërë që të mos dështojë ky marshim burrnorë i këtyre  heronjve dhe të mos e humbasim këtë pjesë të çmuar (tokat shqiptare të metura jashtë kufirit-Q.XH ) të atdheut tonë’’  [34]
Në  këto  rrethana, Vehbi Dibra nuk ia miratoi Esat Pashës vajtjen e tij në frontin e luftimeve, sepse ai ia kuptonte qartë qëllimet. Me këmb1guljen e tij për të shkuar në luftë, në të vërtetë, ai synonte të komprometonte neutralitetin, pozitën e Qeverisë së lorës dhe veçanërisht të Ismail Qemalit përpara fuqive të Mëdha, duke e shpallur atë organizator të kryengritjes.
Zgjerimi i kryengritjes, çlirimi Strugës, Ohrit, Pogradecit të krahinave për rreth, sukseset e vprimeve luftarake të çetave të krahinave të Kosovës të udhëhequra nga Isa Buletini, Bajram Curri etj.e detyruan qeverinë sërbe të marrë masa serioze për të shtypur kryengritjen. Ajo mobilizoi 3 divizione dhe i përqendroi në viset shqiptare të aneksuara dhe në fillim të tetorit ndërmori mësymjen e saj kundër kryengritjes shqiptare. Pas kësaj ushtria sërbe ndërmori një sërë ekspeditash ndëshkimore kundër popullsisë shqiptare duke ushtruar terror e duke kryer masakra të papara në trevat e Dibrës, Ohrit, Prespës, Krushevës,Kërçovës, Gostivarit, ,Strugës etj. Edhe pse kanë kaluar 100 vjet, këto krime e masakra të kryera nga serbët, që ishin një gjenocid i vërtetë, vazhdojnë të përmenden edhe sot prej studiuesve objektivë, shqiptarë e të huaj.
Kryengritja e Shtatorit e vitit 1913 u shtyp, por ajodhe lufta që zhvillua gjatë saj ka bërë dhe përbën një moment me rëndësi të jashtëzakonshme në planin historik,  ushtarak  dhe politik, për triumfin e çështjes kombëtare. Populli kryengritës, bijtë e Dibrës, Elez Isufi, Vehbi Dibra, e të tjerë, që ishin në krye të tijë, udhëhiqeshin nga motivi i bashkimit të popullit shqiptar dhe i unifikimit të trojeve të stërgjyshëve, të coptuara si asnjëherë, në një shtet të vetëm kombëtar.
Veprimtaria patriotike e Vehbi Dibrës pë çështjen Kombëtare edhe  pas kësaj do të intensifikohet në shumë drejtime ku do të veçonim: përpjekjet e pa reshtura të tij pë të përballuar problemet e shumta që shkaktoi emigrimi i popullsisë shqiptare nga tokat e pushtuara nga serbët që u bë një plagë e rëndë;  kontibuti i tij për problemin e kufijve, për sensibilizimin e opinionit të brëndshëm e tëjashtëm duke ndjerë përgjegjënë e madhe para popullit të Dibrës që e kishte zgjedhu përfaqësues ë interesave të tij në këtë çështje; Lufta dhe përpjekjet e tij pë ruajtjen dhe konsolidimin e pavarësisë dhe të shtetit shqiptarë në vitet e vështira të Luftës së Parë Botrore dhe në vitet 20 të shek. XlX.



[9] Histori e Shqipërisë, Vëll. II, Tiranë 1984, f. 379-380.
[10]  Kujtime historike mbi lëvizjen kombëtare në qarkun e Dibrës … , vepër e cituar… f. 23.
[19] Ruzhdi Lata, Patriot i madh dhe fetar i devotshëm. Flaka e Vllazëri . rastin e 80-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë- vepër e cituar. 2 “Përlindja e Shqipërisë” Organ zyrtar i Qeœrisë së Përkohshme të Vlorës, II, Nr. 6,7, datë 31 janar – 4 shkurt 1914.
[20] . 2 “Përlindja e Shqipërisë” Organ zyrtar  i Qcverisë sê Përkohshme të Vlorës,  viti II, Nr. 6,7, datë 31 janar – 4shkurt  1914.
[21]  Qeœria e Përkohshme e Vlorës dhe yeprimtaria e saj. Dok. Nr. 6. Procesverbal i mbledhjes v- të, 4 dhjetor 1912, f. 58-59.
[22] Alija Izetbejgoviq: Islami Ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, Shkup, 1994, Shtëpia botuese LOGOS, botimi I tretë, f, 161.
[23]  AQSH. RSH. Fondi, Qeveriaeria e Përkohshme e Vlorës, Dosja III, 5/2 fleta nr. 632, Kopja e Fetfasë mbajtë në Vlorë nga Kryemyftiu Vehbi Dibra, Viti 1912.
[24]  Skënder Maksuti, Nga veprimtaria e patriotit të shquar Vehbi Dibra (Agolli) Kryetari i Pleqësisë (Senatit) në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës, “Patrioti Il, Nr. 17, dhjetor 1922, f. 2.
[25] AQSH. RSH, Fondi Qeveria e Përkohshme e Vlorës, Dosja III 5/2, f. 633, viti 1913.
[26] Kujtime të Ali Asllanit: Ish Sekretar I Qeverisë të Përkohëshme të Vlorës,Gazeta ‘’Bashkimi’’, 25 tetor 1945.
[27] Historia e Shqipërisë, Vëll. III, Tiranë 1984, f. 89.

[28] Prof..Dr. Qazim Xhelili: Vehbi Dibra Personalitet dhe veprimtar I shquar I L1vizjes Kombëtare, albin, 1998, f.124
[29] Rilindja, 2nëntor 1966
[30]  Qazim Xhelili: Vehbi Dibra patriot dhe veprimtarë…/vepër e cituarf. 132.
[31]“ Përlindja e Shqipërisë”, 25 shtator 1913, f.5
[32] AQSH I RSH: Letër e Myftiut të Përgjithshëm Vehbi Dibra, drejtuar Selim Demës në Strugë. Fondi 245/lll, Dosja nr.4/l,f.430. Dokumenti 11652. Publikohet për here të pare.
[33] AQSH I RSSH, Fondi Kryesia e Qeverisë Provizore të Vlorës (245/lll).Dosja4/l, f. 444. Telegram I Myftiut të Përgjithshë dërguar Esat Pashës, Ministër I Mbrendshëm në Durrës, më 25 shtator 1913, duk. Nr.11732.
[34]Po aty,

No comments: