Kanë kaluar 44 vjet që nga ajo kohë, por
ngjarja ka hyrë në histori, edhe për shkak të efekteve prapavepruese që
ka pasur. Të cilat ishin me pasoja për Bilal Xhaferrin si edhe për
letërsinë shqipe. Ishte fundi i prillit të vitit 1968 kur, siç ndodhte
shpesh nëpër institucionet artistike dhe redaksitë e gazetave, u
shpërndanë ftesat zyrtare për diskutimin e romanit “Dasma” të Ismail
Kadaresë.
Ky libër kishte dalë në fillimin e vitit
1968 dhe ftesat lajmëronin fillimin e mbledhjes në orën 18.00, tek
ndërtesa e ish-Lidhjes së Shkrimtarëve, pikërisht pranë Teatrit të sotëm
Kombëtar. Në presidiumin e mbledhjes ishin Llazar Siliqi, Dhimitër
Shuteriqi e Pipi Mitrojorgji, ndërsa Fadil Paçrami ishte në sallë, së
bashku me Resul Bedon etj. Sapo kishin zënë vend përfaqësuesit e
presidiumit të mbledhjes, në sallë hyri pak me vonesë edhe shkrimtari i
njohur Bilal Xhaferri. Për shkak se salla ishte plot, ai u ul në
rreshtin e fundit në mes të S. Matos dhe B. Myftarit. Sipas
bashkëkohësve dhe dëshmitarëve të mbledhjes ai mbante në dorë disa fletë
të shkruara që i kishte mbështjellë në formë gypi. Në këtë çast,
Myftari e pyet “ku e more vesh, sepse ti nuk ke ftesë”, ndërsa Xhaferri
është përgjigjur “më tha Ilia Dedi, që e takova në Durrës dhe jam
përgatitur për diskutim”. Në këtë moment Bilal Xhaferri ka bërë një
xhest duke lëvizur pëllëmbën si për të thënë “do t’i bie”. Atëherë
shkrimtarët që ishin afër tij i thanë se s’duhej të diskutonte kundër,
ngaqë atij i kishin pushkatuar babanë dhe ngaqë kishte në botim librin
“Kreshta e Krujës”, për të cilin Kadareja po e ndihmonte të botohej. Pas
këtyre këshillave Bilal Xhaferri u bind dhe tha: Mirë, nuk do të
diskutoj fare”. Gjatë diskutimeve foli Mitrojorgji, Siliqi etj. me
vlerësime për romanin. Por në një çast aty u ngrit një student i
letërsisë që quhej Gjon Podja. Ai kritikoi librin dhe tha: “unë jam
student e komunist, por në disa raste romani e ul figurën e femrës
shqiptare”. Në këtë moment Bilal Xhaferri frymëzohet dhe thotë aty për
aty: “E shihni që ka edhe trima në këtë sallë”. Aty për aty ai çon dorën
dhe Myftari e Mato nuk e mbajnë dot. Fjalia e parë e Bilal Xhaferrit
ishte kjo: “Ky është një roman i dështuar”. Atë çast në sallë ra
heshtja. Bilali vazhdoi: “Është si një lis i madh, që nga brenda është i
kalbur. Është një roman revizionist”. Atë moment Dhimitër Shuteriqi u
koll pak dhe i tha me zë të dobët: “Pusho more”. Por qetësia ra edhe më
thellë dhe Bilali vazhdoi: “Ky nuk është roman, por janë reportazhe të
qepura”. Shuteriqi përsëri i thotë të pushojë, por Fadil Paçrami ia bën
me dorë nga vendi: “lëre të flasë”. Bilali vazhdon: “Ismaili e ul femrën
shqiptare, gjë që s’është e vërtetë. Gratë shqiptare s’kanë qenë
asnjëherë kështu, (përmend Zonja Çurren, etj.)”. Bilali vazhdoi pak a
shumë në këtë linjë: “Nëse pranojmë që nënat tona kanë qenë të shtypura,
atëherë del se ne kemi qenë bij bastardësh”. Menjëherë pas mbarimit të
fjalës, Xhaferri u zverdh në fytyrë dhe duke u ulur në vendin e tij tha
me zë të ulët: “E prisha fare, ju kishit të drejtë që më thatë të mos
diskutoja fare”. Në këtë moment u ngrit menjëherë Fadil Paçrami dhe tha:
“E dëgjuat nëpërkën, e hodhi helmin kundër partisë, por ky është djali i
një armiku që ne e kemi pushkatuar”. Më pas folën edhe diskutantë të
tjerë dhe u bë një pushim. Kadare nuk foli fare, ndërsa shumë shkrimtarë
në përgjithësi evidentuan vlerat e romanit. Pas pushimit në korridor
Fadil Paçrami i ka thënë Ibrahim Uruçit: “E patë atë armikun”. Ndërkaq,
sipas dëshmitarëve okularë, Kadareja ka ndërhyrë dhe është shprehur:
“Mjaft, se i bëtë të gjithë armiq. Ai s’kishte gjë me ju, por me mua dhe
nuk e kuptoj këtë sjellje agresive të tij, sepse kam pasur gjithmonë
predispozitën që ta ndihmoja”.
Fatime Kulli: Ja pse e shkrova librin për Bilal Xhaferrin
Përse në librin tuaj “Uragani i Meteorëve, Kadare e Xhaferri, ballë për ballë”, ju përballni Kadarenë me Bilal Xhaferrin?
Kjo përballje ka ndodhur në histori dhe jo në librin tim. Unë vetëm kam hapur valixhet e gozhduara ku flenë kujtimet e bashkëkohësve. Nga këto kujtime do vërtetohet fakti se Bilal Xhaferri ishte një gjeni i letërsisë, që diktatura e këputi si një zambak para se të lulëzonte e të shpërthente plotësisht me kapacitetin e tij të plotë. Por librat e tij të mbetur në dorëshkrime, ndërsa lexohen, sot e kësaj dite tregojnë se çfarë talenti i shquar fshihet pas këtij emri.
Përse duhej domosdoshmërisht të përmendej emri i Kadaresë në titullin e këtij libri?
Unë jap vetëm fakte dhe nuk bëj komente. Fakti i parë tregon se ikja e Xhaferrit ishte një humbje për letërsinë kombëtare. Fakti i dytë tregon se kjo ikje u kondicionua nga vuajtjet e internimit të Xhaferit, i cili erdhi pas mbledhjes ku ai kritikoi romanin “Dasma”. Por këtu dua të shtoj se kur botova librin unë i dërgova një kopje të tij shkrimtarit Ismail Kadare, ku i shkruaja:”Unë nuk bëhem avokat i askërkujt, përveçse i së vërtetës. Gjithsesi, për mua jeni një mal i lartë i letërsisë”. Këtë libër ia dërgova Kadaresë nëpërmjet botuesit të “Onufrit”, Bujar Hurdhrit, i cili më ka ndihmuar jashtë mase në botimin e këtij libri monografik.
A keni lidhje farefisnore me shkrimtarin Bilal Xhaferri?
Mund të them se kam disa lidhje të largëta, por këto nuk kanë ndikuar fare në botimin e librit. Qëllimi im kryesor ishte të ringjallja figurën e uraganit të harruar të letërsisë. Dhe tani që e bëra këtë jam e qetë shpirtërisht, sepse me këtë libër e ndiej që kam pastruar shpirtin tim.
A jeni takuar me Kadarenë gjatë shkrimit të atij libri, ose pas botimit të tij?
Gjatë procesit të shkrimit të librit, me Kadarenë më ka ndërmjetësuar Bujar Hurdhri, por kemi pritur gjatë ngaqë ai, në atë kohë, ishte me pushime në Malin e Robit dhe më pas u nis në Francë. Megjithatë, takimin e kam realizuar më vonë. Unë isha duke vazhduar punën për botimin e librit. Pas temës së bisedës së parë, që kishte lidhje me diçka tjetër, unë i fola Kadaresë për librin mbi Bilal Xhaferrin. Ai e mirëpriti idenë time dhe më tha pak a shumë kështu: “Shumë mirë do të bësh që të pyesësh dhe të shkruash për atë njeri, se ç’është bërë dhe si ka shkuar jeta dhe krijimtaria e tij. Shumë mirë është që e paske edhe njeriun tënd dhe pse nuk ke shkruar ehde më parë për të?”
Ju thoni se Bilal Xhaferri atë natë pas mbledhjes ka shkruar një poezi kundër Kadaresë, si e argumentoni?
Dua të shtoj këtu se vetë Kadareja është njohur me poezinë e Bilal Xhaferrit, që është shkruar kundër tij atë natë. sepse këtë poezi e ka marrë me zarf ngaqë ishte botuar në revistën “Krahu i Shqiponjës”.
Bilal Xhaferri në statistika
Bilal Xhaferri lindi në fshatin Ninat të Konispolit më 2 nëntor 1935 dhe vdiq më 14 tetor 1986 në SHBA. Ai ishte nip i dijetarit të shquar Hasan Tahsini dhe u rrit jetim pa nënë e pa babë. Kur ishte tetë vjeç, atij i vdiq nëna, kurse 2 vjet më vonë, sistemi komunist i pushkatoi babanë si nacionalist dhe antikomunist. Nëvitin 1948, largohet prej vendlindjes. Dhe deri në vitin 1952 jeton dhe punon në Sarandë, si punëtor krahu, korier poste, etj. Më 1954-1955 ndjek shkollën shtatëvjeçare natën në fshatin Sukth të Durrësit. Më 1962-1963 boton poezitë dhe tregimet e para në gazetat “Zëri i Rinisë”, “Drita”, në revistat “Nëntori”, Ylli”, etj. Më tej, më 1966 i botohet vëllimi me tregime “Njerëz të rinj, tokë e lashtë” që pati një sukses jo të zakonshëm. Ndërsa më 1967 i botohet vëllimi me poezi “Lirishta e kuqe”, i cili ndalohet më vonë nga censura komuniste. Më 1967 shkruan romanin “Krastakraus” që u botua më 1993, pas vdekjes. Më 1968 shkruan skenarin për film artistik “Era shtyn mjegullat”. Në vitin 1968 i hiqet e drejta e botimit, i ndalohen veprat e botuara, internohet në fshatin Hamalle të Durrësit, pasi ishte përjashtuar nga LSHA e Shqipërisë, me preteskin e kritikës që i bëri romanit "Dasma" të I. Kadaresë. Më 30 gusht 1969 arratiset fshehtazi prej Shqipërisë në Greqi, sepse nga Sigurimi i Shetit i ishte përgatitur dosja për arrestimin dhe burgosjen e tij. Më 1970, shkon në SHBA, në Boston dhe deri në vitin 1972 punon në gazetën “Dielli” në Boston, në SHBA. Në tetor të vitit 1974, në Çikago të SHBA themelon revistën “Krahu i shqiponjës”, botim i Lidhjes Çame. Nga viti 1974-1986 drejton, boton dhe redakton revistën “Krahu i shqiponjës”, ku botoi shumë artikuj publicistikë, poezi, tregime, romane, skeçe, vizatime, karikatura, foto artistike, etj. Kjo revistë ishte tribunë e mendimit të lirë që trajtonte vazhdimisht temat e problematikat e çështjes çame, çështjes kombëtare shqiptare, temat rreth diktaturës në Shqipëri e, mbas vitit 1981, më dendur problemet lidhur me Kosovën. Në faqet e revistës Bilali botonte, përveç krijimeve të tij letrare, edhe krijimtari letrare e përkthime të autorëve të tjerë shqiptarë e të huaj. Ai arriti të nxirrte 39 numra të kësaj reviste, në dy gjuhë, ship e anglisht, deri sa vdiq në rrethana të panjohura në 14 tetor të vitit 1986 Në vitin 1978 e plagosin disa njerëz të panjohur ndërsa më 1986 sëmuret dhe operohet prej tumorit. Në 14 tetor të vitit 1986 vdes në spital në Çikago në rrethana të panjohura. Më 6 maj 1995 organizohet ceremoniali i rikthimit në Atdhe të eshtrave të poetit, prozatorit dhe publicistit të shquar disident Bilal Xhaferri që tanimë prehet në Sarandë.

No comments:
Post a Comment