35 vjet pas vdekjes, ai është akoma në mendjet tona.
Publikohen 30 fakte të mrekullueshme dhe të pazakonta nga jeta e burrit
që personifikon Rock’N’oll-in.
1. Elvis ishte profesionist në karate. Ai nisi artet marciale nën udhëheqjen e mësuesit japonez Jürgen Seydal, i cili përfundoi detyrimet e tij ushtarake në Gjermani në vitin 1958. Jürgen ishte dekoruar për këto arte para se të kthehej në Shtetet e Bashkuara, në 1960-ën, nga instruktori Hank Slemansky. Dashuria e Elvisit për artet marciale vazhdoi gjatë gjithë jetës së tij. Forma e tij e preferuar e ndeshjes ishte American Kenpo.
2. Me 21 dhjetor 1970, Presley takoi presidentin Nixon në Shtëpinë e Bardhë. Presley kishte organizuar takimin me anë të një letre 6-faqëshe dërguar Presidentit, në të cilën shprehte dëshirën për krijimin e një zyre për mbrojtjen ndaj rrezikut të drogës dhe duhanit. Gjatë takimit të tij me Nixon, Presley dënoi grupin muzikor “The Beatles” si jo amerikanë, për shkak të arrestimit të hapur të tyre për drogë dhe politikat anti-Vietnameze. Nga ana e tij, Nixon i solli ndërmend Presleyt nevojat e tij për ruajtjen e kredibilitetit. Megjithatë, Nixon i’a plotësoi kërkesën Presleyt.
3. Performimi i parë në radio për Elvis ishte në stacionin WHBQ të Memfisit, në emisionin “The Red, Hot and Blue Right”, në 1954-ën. Dj Dewey Phillips luajti “That’s All” dhe një fundjavë më pas Sun Records kishte fituar 6,000 vende në pozicionim për këngët “That’s All Right” dhe “Blue Moon of Kentucky”.
4. Shoqëria e Mbretit të Rock’n’roll ishte e njohur kolektivisht si Mafia e Memfisit.
5. Në 1960, kur Elvis ishte në shërbimin pas-ushtarak, kishte një peshë normale të trupit . Kur ai vdiq, në 1977, ai peshonte shumë më shumë.
6. Asnjë nga dokumentarët mbi filmat apo muzikën e Elvisit nuk janë nominuar kurrë për Oskar në ndonjë kategori. Ai bëri 31 filma dhe 2 dokumentarë muzike.
7. Performanca e parë para publikut për Elvis ishte në një garë në Mississippi-Alabama dhe Dairy Show. Elvis, u regjistrua për të kënduar, I veshur si kauboj. Performanca e tij e “Old Shep” nga Red Foley e bëri të fitonte çmimin e dytë.
8. Elvis regjistroi më shumë se 600 këngë në karrierën e tij muzikore, por nuk shkruajti asnjë prej tyre.
9. Deri në adoleshencën e vonë, Elvis ishte biond.
10. Elvis nuk hante asgjë veç mishit, domateve dhe puresë së patateve për dy vjet.
11. Disa nga bizhuteritë e Elvisit peshojnë shumë.
12. Kur Elvis zbuloi se bashkëshortja e tij, Prishila kishte pasur një marrëdhënie me Mike Stone, instruktorin e karatesë, njëkohësisht mik i përbashkët i çiftit, u xhindos. Biografi Peter Guralnick shpregoi se Elvis ishte shumë i inatosur, dhe thoshte: “Kam kaq shumë dhimbje. Mike Stone duhet të vdesë”. Por kur truproja e tij Red West, planifikoi vrasjen e Stone, mbreti i rock’n’roll u zbut dhe tha: “Mirë, do ishte mirë ta lë këtë për momentin. Ndoshta do të ishte më e lehtë”
13. Elvis fitoi tre Grammy Awards për regjistrimet e tij hyjnore.
14. Ai performoi vetëm në pesë koncerte jashtë Shteteve të Bashkuara, të gjitha në Kanada në 1957. Në kohën e vdekjes, ai po planifikonte një turne nëpër Evropë. Ai ka shkelur vetëm një here në tokën britanike kur aeroplani që po udhëtonte nga Gjermania në Shtetet e Bashkuara ndaloi për t`u furnizuar në aeroportin e Glasgowt në Londër. Këngëtari shijoi dy orët e ndalesës së avionit.
15. Filmi i fundit që Elvis pa në kinema ishte “The Spy Who Loved Me”. Ditën para se të vdiste ai kishte provuar të gjente një tekst të shtypur për Star Wars: Episodi i katërt, “A New Hope”, për t`ia treguar vajzës së tij Lisa Marie.
16. Dikur, në fillim të vitit 1960-të, Elvis adoptoi një shimpaze të quajtur Scatter. Scatter më parë i përkiste një familjeje me fëmijë nga Memfisi dhe kishte mësuar si të sillej. Ai gjithashtu kishte një dëshirë për të parë minifundet e femrave. Elvisin e argëtonte pamasë kjo veçori e Scatter.
17. Përpara dhjamosjes viteve të fundit, Presley ishte ngrënës i stërmadh. Në moshën 20-vjeçare, ai tregoi se me një të ulur në tavolinë mund të hante tetë hamburger me djathë, dy sanduiçë me domate dhe proshutë dhe tre ajka qumështi të rrahura.
18. Elvis, kur ishte student në LC Humes High School në Memfis i pëlqente të vishej çuditshëm. Ai admironte rrobat e Lansky Brothers në rrugën Beale dhe blinte këmishat e rastit kur kishte mjaftueshëm para. Kur u bë i famshëm, u bë klient i rregullt i këtij dyqani dhe vazhdoi t`i përdorë rrobat e Lansky Brothers në të gjithë jetën e tij. Në të vërtetë pronari i dyqanit Bernard Lansky është përgjegjës për disa nga shumë skandale mode të Mbretit të Rock`n`Roll-it. Ishte Lansky, i cili për shembull, bëri xhaketën e florinjtë të Elvisit.
19. Në 1954, kur Elvis po fshinte disa nga regjistrimet e vjetra muzikore tek Sun Studio, dëgjoi një kuartet amator të quajtur Songfellows që Elvis e pëlqeu shumë.
20. Me 30 korrik 1954, Elvis luajti një nga show-t e tij të parë, në Overton Park Shell në Memfis. Ai dukej shumë nervoz sepse këmbët filluan t`I dridheshin. Si për fat të keq këngëtari kishte zgjedhur të vishte atë natë rroba që e pengonin të bënte lëvizjet e zakonshme. Vajzat në auditor u egërsuan dhe Elvis vendosi t`I bënte këto lëvizje në koncertet e ardhshme.
21. Elvis kishte një lidhje të shkurtër dashurie me aktoren dhe këngëtaren Amerikano-Suedeze, Ann-Margret, në 1964 kur po xhironin për hitin Viva Las Vegas. Menaxheri i Elvisit, koloneli Tom Parker, kërkoi që t`i jepej fund lidhjes së tyre, por kjo nuk ndodhi. Ata vazhduan dhe Ann-Margret zuri një vend shumë të veçantë në zemrën e Elvis. Sa herë që Ann-Margret do të shkonte në Las Vegas pë ndonjë show, Elvis do t`i dërgonte asaj lule të rregulluara në formë kitare.
22. Elvis ishte pagëzuar me emrin Elvis Aron Presley, por në gurin e varrit të tij shkruan Elvis Aaron Presley. Emri me të cilin ai ishte pagëzuar kishte vetëm një `a` në emrin e tij të mesit, por Elvis e ndryshoi për ta bërë atë një emër biblik.
23. Elvis nuk ishte vetëm pasardhës i drejtpërdrejtë i Abraham Linkolnit, stër-stër gjyshi, por ishte edhe kushëri i afërt me Jimmy Carter.
24. Led Zeppelin ishin fansa të çmendur të Elvisit dhe u takuan gjatë një turneu në Shtetet e Bashkuara. Në 1973, Robert Plant dhe John Paul Jones takuan Mbretin e rock’n’rollit në Los Angeles. Zepelinët mbetën pa fjalë prej takimit, por Elvis e theu akullin duke shkëmbyer orën e tij 5,000 dollarëshe prej floriri dhe diamanti me orën e dorës së John, e cila kishte një foto të Mickey Mouse. Që nga ai moment, çdo pjesëtar i Led Zeppelin ishte i mirëpritur në rreshtin e parë të koncerteve të Elvis.
25. Elvis koleksiononte statuja memeri të Venus dhe Joan of Arc.
26. Në 1973, Elvisi i dha Muhammad Ali një mantel të bardhë 10,000 dollarësh, me fjalët “Njerëzit kampionë” të piktuar mespërmes saj. Ali u mallëngjye nga ky xhest dhe e veshi mantelin me 31 mars, kur do të ndeshej me Ken Norton për herë të parë. Norton i theu nofullën Ali në raundin e dytë, para se të fitonte ndeshjen në raundin e dymbëdhjetë. Ali u betua se nuk do ta vishte më kurrë mantelin përsëri, megjithatë ai e ruajti miqësinë me Elvis.
27. Pasta e dhëmbëve më e preferuar për Elvisin ishte Colgate. Locioni i tij më i preferuar pas rrojës ishte Brut. Pija e lehtë më e preferuar prej tij ishte Pepsi.
28. Këtë vit kompania e armëve të zjarrit në Amerikë kujton nxjerrjen në shitje të një varianti special “Elvis Presley TCB Tribute Revolver”. Arma është dekoruar me emrin e Elvisit dhe është dizenjuar në nder të legjendës Elvis Presley. Elvisi ishte një përzgjedhës i mprehtë i armëve. Ai kishte 40 armë në arsenalin e tij.
29. Libri që Elvis ishte duke lexuar në kohën që vdiq ishte “Frank O Adams’s The Scientific Search for the face of Jesus.”
30. Elvis vinte një kryq, simbol i hebraikëve dhe një yll rreth qafës së tij.

No comments:
Post a Comment