Kadri Duingu Ka ende
konfuzion të panevojshëm për rolin e aleatëve në luftën e Tiranës. Një
ditë në Nëntor 1944, shkruhet kur zhvillohej lufta për çlirimin e
Tiranës, paskan ardhur 28 avionë britanikë dhe me bombardimet e bëra
paskan shkatërruar kazermat, automjete, topa të artilerisë gjermane. Kjo
goditje paska bërë që të dështojë plani gjerman, që në tërheqje të
digjnin Tiranën. Një ditë më parë ata paskan filluar të futen në
shtëpitë në qendër të Tiranës, ku digjnin me flakë hedhëse çfarë të
gjenin.
Cila është e vërteta e dy aksioneve që i
atribuoni aviacionit britanik në luftën për çlirimin e Tiranës. Të
dhënat e mësipërme nga ju nuk janë të vërteta. Duke pasur parasysh
gabimin e bërë nga aviacioni Britanik në zonën e Tiranës, në rrugën e
Kavajës që quhej Bulevard “Musolini” më datë 13 tetor 1943 ku u vranë 76
persona qytetarë në shtëpitë e tyre, si rrjedhojë e hedhjeve të bombave
gabim, vetëm mbi shtëpitë e lagjes në kufi me fushën e aeroplanëve, që
në fushën e aviacionit nuk u godit asnjë aeroplan. Për dijeni në shtabin
drejtues të luftës të UNÇ për çlirimin e Tiranës, ku merrte pjesë dhe
një oficer madhor Britanik, i cili merrej vetëm me koordinimin e
operacioneve të aviacionit të Aleatëve (Aksionet brenda në qytet qenë të
ndaluara). Avionët britanik vinin mbi qytet për të bërë presion
psikologjik tek forcat gjermane. Ato ditë ato bënin aksione me goditje
të vazhdueshme mbi kolonat gjermane që ishin bllokuar nga forcat
partizane në rrugën Elbasan-Tiranë (në tërë qafën e Kërrabës që fillonte
nga ura e Mulletit, në Mushqeta, Kërrabë e deri në qafën e Elbasanit).
Objekte të tjera të Aviacionit Aleat kanë qenë goditjet e kolonave
gjermane, në rrugët automobilistike Peqin-Durrës, e sidomos
Durrës-Tiranë dhe Vorë-Fushë Krujë. Prezë e Fushë-Krujë. Përsa thoni mbi
terrorin e forcave gjermane, gjatë tërheqjes, ato e filluan në oren 8°°
të paradites në datë 16 Nëntor – kur dështuan të çanin rrethimin nga
rruga e Durrësit më 15 Nëntor. Terrorin e filluan që nga shtëpia
vorfnore e vazhduan deri në ish mullirin e Mënikut (sot afër Urës
Lanës). Qenë orët e para të datës së 16 Nëntorit, në atë zonë gueriljet u
morën me largimin e familjeve nga shtëpitë që ishin në dy krahët e
rrugës së Kavajës. Kështu tek kisha katolike u larguan mbi 60 gra e
burra, këtu na kanë ndihmuar dhe 2 priftërinj padër Fausti pa pleq që
nuk dëgjuan të largoheshin dhe kur erdhën gjermanët i pushkatuan. Pas
orës 9°° në dy anët e rrugës u vunë me kontrolle tanket dhe në çdo hyrje
rrugice apo shtëpie që dyshonin për qënie të forcave guerrile apo
partizane i goditnin me mitroloz e granata. Njësitë e veçanta gjermane
filluan të futen në shtëpitë në hyrje të rrugicave dhe të vrisnin ç’të
gjenin. Kështu guerrilasit e partizanët kanë luftuar edhe trup me trup.
Më kujtohen që në disa shtëpi kemi gjetur të vrarë (që nuk ishin
larguar). Qindra banorë që u larguan duke kaluar Lanën, u strehuan në
shtëpitë e fshatit Selitë dhe u kthyen në shtëpitë e tyre më 17 Nëntor
1944. Siç shihet ndihma e aviacionit Aleat, ka qenë e vazhdueshme,
kryesisht në goditjen e autokolonave gjermane që vinin nga Greqia, duke
filluar nga Qafë Thana, Librazhdi, Elbasani, Tirana, Durrësi. Beteja më e
madhe, më e gjatë dhe më e ashpër (2 ditë e 2 netë) ka qenë beteja e
Qafë Kërrabës, ku kanë marrë pjese 4 brigada partizane, qindra forca të
armatosura nga njësitet luftarake të fshatrave dhe disa dhjetëra
skuadrilje të aviacionit aleat, luftimet u zhvilluan natë e ditë, duke
pësuar humbje të mëdha forcat gjermane, që ishin ngarkuar nga
komandantët e tyre që të hynin në Tiranë dhe të digjnin e të vrisnin
tërë banorët. Teza juaj se paskan qenë skuadriljet e Aviacionit të
aleatëve, që me aksionet e tyre ajrore kanë bërë që të dështojë plani i
djegies të Tiranës, nga forcat gjermane është i gabuar. Duke mos mohuar
ndihmesën e aviacionit aleat në luftën për çlirimin e Tiranës, faktori
kryesor i dështimit të planit të forcave gjermane, që në tërheqjen e
tyre të digjnin qytetin e Tiranës dhe të vrisnin burrat, qe ekzistenca
dhe veprimtaria luftarake e ushtrisë Nacional Çlirimtare e përbërë prej
mbi 2000 forca të organizuar në 12 brigada me heroizëm duke zbatuar
taktikën luftarake në përputhje me kushtet e veçanta të krijuara
(koordinimin e taktikës të luftës Partizane me atë frontale) duke
vepruar së bashku me njësitet guerrile, çliruan çdo rrugë e shtëpi. Që
heroizmi i popullit të Tiranës që në ditët e para të luftës për çlirimin
e qytetit të tyre hapën shtëpitë natë e ditë, duke vënë në shërbim të
luftës, që në shi e të ftohtë qindra tiranas, gra e burra edhe të
moshuar e sidomos djem e vajza hapën kanale e ngritën barrikada, për të
mos lejuar depërtimin e forcave gjermane e sidomos të tankeve në lagjet e
qytetit. Qe rinia e Tiranës që bashkëvepronte me njësitet partizane që
furnizonte në vijën e luftimeve të partizanëve e të guerrilasve me
ushqime (me bukë e ujë), me municione dhe që tërhoqën të vrarët e të
plagosurit, të cilët i dërgonte për kurim në spitalet e qytetit. Qenë
fshatarët e Tiranës që strehuan e furnizuan me ushqime qindra partizanë
në vijën e luftimeve. Me kafshët e tyre transportuan armatimet e rënda e
furnizuan me municione forcat partizane që vepronin në periferitë e
qytetit, që furnizuan pa ndërprerje banorët e qytetit me prodhime
bujqësore e me dru zjarri. Misionarët-Aleatë (shkruajnë autorët) e
nderonin ushtarakisht zotin Hoxha, kur takoheshin me të. Por ai ishte
përpjekur që të zvogëlonte rolin dhe meritat e trupave dhe misioneve
Britanike, siç është mohimi i pjesëmarrjes se tyre në çlirimin e
Sarandës më 9 tetor 1944. Në këtë betejë kanë marrë pjesë Brigadat e XXI
dhe XIV të UNÇ-Partizane. Ja cila është e vërteta: Në kohën kur po
merrnin fund luftimet për çlirimin e Sarandës, futen në luftime trupat
“komanda” britanike, të cilat kishin zbarkuar (pa njoftuar shtabin e
UNÇL) disa ditë më parë në afërsi të fshatit Borshe. Komanda e Aleatëve
të Mesdheut kërkoi që këto trupa të qëndronin në Shqipëri, dhe të
kalonin në zonat e tjera të Shqipërisë. (Natyrisht më qëllim që të
bëheshin mbështetja e forcave anti LANC. Kjo kërkesë nuk u pranua nga
Shtabi i UNSH dhe ju kërkua që këto trupa të largoheshin nga Shqipëria
(Ata erdhën pa u ftuar që komandoheshin nga djali i Çurçillit Dhe në
përbërjen e tyre kishin forca të ushtrisë Mbretërore Greke në
emigracion, të djathta, me komandantë gjeneralin fashist Zerva, që vrau
më vonë shqiptarët e Çamërisë. Autorët shkruajnë se kjo paska qenë shkak
të prerjes së ndihmave të UNRRES, aksident i Korfuzit. Për dijeni i
themi zotërive se ky aksion ka ndodhur disa muaj më vonë nga ndodhia e
Korfuzit. Gjithashtu shkruan se qeveritë aleate Anglo-Amerikanë në
Nëntor 1945 paskan njohur Qeverinë e Re Shqiptare. Jo zotëri e keni
gabim, Qeveria Shqiptare e dalë nga LANÇ nuk është njohur asnjëherë nga
qeveritë SHB dhe Britanisë së Madhe. Dhe e vërteta e prerjes së ndihmave
nga UNRRA qe mospranimi nga Qeveria jonë kerkesen e tyre qe
shpërndarjen e ndihmave në portet detare e në fushat e Aviacionit të
bëheshin vetëm nga personeli i UNRRES dhe jashtë kontrollit të shtetit
tonë shqiptar.( Shqiptarët pranuan që të kishin 100 gr. bukë misri
shqiptare, se sa bukën e grurit Anglo-Amerikane dhe të shitnin
pavarësinë e atdheut që e fituan me gjak në luftë me pushtuesit
nazi-fashistë). Siç duket zotërinjtë e Qeverisë Anglo-Amerikanë e kishin
harruar dështimin e planit të tyre në Qershor të vitit 1944 që i
kërkuan delegacionit tte UNCSH qe ishte i thirrur në Bari të Italisë
nga Shtabi i forcave Aleatë të Mesdheut, që të pranonte furnizimin me
pajisje ushtarake me kushte që të bënte një marrëveshje me oficerin
madhor anglez që kishte qenë autori kryesor i marrëveshjes së Vorkizës
në Greqi, ku ELASI (ushtria Nacional Çlirimtare Greke) dorëzoi armatimet
forcave të djathta greke, ku si rrjedhoje populli grek humbi luftën
çlirimtare. Na akuzonin se nuk paskemi vlerësuar ndihmat që na paskan
dhënë emisarët Anglo-Amerikanë gjatë LANÇ, si me material luftarake,
monetare e me përvojën e tyre ushtarake. Ju gaboheni zotëri kur kritikat
tona i përdorni si mjet mohimi. Përkundrazi kanë qenë shumë oficerë nga
radhët e tyre që vërejtjet tona i merrnin si ndihma për ta kur i
informonin se pushkët ishin të prishura, kur mungonin fishekët se ishin
me kalibër që nuk përdoreshin, kur parashutat binin në zona që nuk mund
të merreshin, kur këpucët ishin të papërdorshme etj. Na akuzoni se pala
jonë nuk kujdeseshin për shëndetin apo për kujtimin e dëshmorëve te
tyre. Kjo është një akuzë e rreme. Këtu dua të përdor historinë e
kolonelit Nikolsi që vdiq nga migrena për faj të Kolonelit anglez
Miklanit. Kujdesi i treguar nga Qeveria e Frontit Antifashist dhe
personalisht nga shoku Enver Hoxha, nuk mund të mohohet. Në vitin 1945,
kur në sajë të kujdesit të treguar personalisht nga shoku Enver Hoxha,
se bashkë me oficerët britanikë që ishin në Shqipëri u siguruan 46 trupa
të ushtarakëve anglezë të vrarë në Shqipëri, dhe krahas dëshirave
Shqiptarët ngritën dhe varrezat e dëshmorëve Britanikë në parkun e
Tiranës, ku janë edhe sot.
No comments:
Post a Comment