Fatmir Mëneri 25/8/2012
Shkodra është po ajo. Edhe “Loro Boriçi”. Pak
asfalt më shumë në rrugën që e rrethon, mjediset e brendshme të bëra
gati si për festë, fusha e “qethur” me finesë, shumë fëmijë që
shpërndahen në jeshillëk me banderolat ku janë shkruar emrat e ekipeve,
një vajzë që thotë në miokrofon, pak si i gjatë “fjalimi”, se për
ç’janë mbledhur tërë këta njerëz, presidentë klubesh e drejtues të
lartë të FSHF-së që e kanë disi të vështirë të zënë vend në tribunën
vogël VIP: sidoqoftë, gjithçka gati për start. Nuk është ajo që pritej e
megjithatë për vapën që është duhet të jesh i kënaqur me numrin e
shikuesve të pranishëm, sidomos në tribunën karshi. Në atë anësore janë
vendosur jo shumë djem të grupimit “Vllaznit”, që gjithsesi e kanë
aftësinë “për të bërë zhurmën” e zakonshme. OK, deri këtu…
Pas nxemjes së zakonshme lojtarët u drejtohen edhe një herë dhomave
të zhjveshjes. Në stolin e vendasve, gati-gati me një lloj përtesë
është ulurt Zydi Çoba, doktori “I përjetshmë” i Vllaznisë. “I sati
kampionat asht? 74,a? E po unë i kam kalua nja 75 trajnerë”, thotë
Zydia, që edhe pse mund të jetë i saktë për këtë shifër, nuk është në
gjendje të të thotë saktësisht se kur e ka nisur këtë zanat.
“Loro Boriçi” është po ai. Stërmadh dhe me idenë e të pakufishmes – krijuar më së shumti, jo nga përmasat e një impianti olimpik, se sa nga pjesa anësore në krahun jugor sot e kësaj dite e papërfunduar – ai është i tillë edhe në shpirt. Mirel Josa që shkel pas ca kohësh (jo aq sa për t’u “harruar”) në cilësinë e trajnertit “armik”, përpiqet të shkojë drejt stolit të Skënderbeut pa u ndjerë. Ndoshta ka pritur edhe ndonjë romuz. Por, jo: mjafton që dikush të thërrasë dhe të gjithë ata që janë në tribunën qendrore, në kor, brohorasin emrin e tij.
Një tjetër emër që do të thirret – këtë radhë shumë më fort, dhe kjo është mëse e pritshme – është ai i Vioresin Sinanit. “Ujku” ka zgjedhur këtë ditë për t’u ndarë me publikun. Në ato hapa “të fundit” drejt karshisë që ngrihet e tëra në këmbë për ta përshëndetur. Edhe pse kjo lamtumirë ka kohë që është lajmëruar, dhe në një farë mënyre je ambientuar me “varjen e këpucëve në gozhdë”, sërish ndjen një lloj boshllëku tek e sheh që del në pistë e heq nga trupi fanelën e ua dhuron fansave. Eshtë simbolike, pasi Viori u ka falur atyre shumë më tepër se një fanelë…! Ndaj duket krejt normale që në fushë zbresin, si presidenti i FSHF-së Duka, ashtu dhe nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Troshani. Një pllakatë, një titull mirënjohje, gjithsesi duken pak për atë që ka prej 1997-s së largët në fushën e futbollit. Ajo që “godet” është kur mëson se në klub gati-gati e kanë vendosur që fanelën me numër 9 “ta heqin nga qarkullimi”. Dhe të kujtosh se atë fanelë, para tij e ka pasë veshur “një farë” Sabah Bizi!
Pjesa tjetër, ndeshja, edhe pse ka katër gola, “kapërdihet” me vështirësi. Kuqeblutë pranojnë përunjshëm supermacinë e kampionëve dhe për Pero Pejiçin është gati një lojë fëmijësh të shënojë tre herë, në tre rastet e vetme që iu paraqitën, apo i krijoi. Tifozeria vendase e pranon, por dhe e vuan. Ndaj duket sikur “i vë shkrepsen” kur pas një gjuajtje të Smajlit, rënies së topit në tra e pastaj tej vijës fatale, anësori në krahun e karshisë i përgjigjet me vonesë me flamur. Kaq mjafton që ai “i ziu” të pësojë tërë dufin e të dërrmuarve tifozë. Dhe krejt pa zë, me ndonjë ofshamë a të sharë më së shumti nëpër dhëmbë, largohen nga shkallët e “Loro Boriçit” duke e kthyer kokën pas. A thua se fusha u kishte ndonjë borxh…/Sport Ekspres/

No comments:
Post a Comment