Ali Eltari (Lapi) - Akademik i Ballkanit
E shoh se, po më humbasin shumë kohë këta njerëz, të cilët përpiqen të
ruajnë “të pastër” figurat e komunizmit. Madje, zoti Plaku, po na del
se, qenka edhe “kunat” i Qemal Stafës. Çudia, për mua, qëndron, se, një
“e fijuar” e Qemal Stafës ka jetuar edhe pas viteve ’90. Pra, del se,
Qemal Stafa, paska pasur dy të fejuara! Por, deri këtu, nuk ka ndonjë
amoralitet, se si mysliman i lejohet të fejohet e martohet deri në 7
gra, ndërsa, deri në dy, atë kohë, ishte e zakonshme në Shqipëri.
Por, tamam ditën, që z. Plaku botoi atë
shkrim, ku më “ulte” mua, duke treguar shkallën e kulturës së tij të
pamjaftueshme, më merr në telefon nga Gjeneva e Zvicrës një person, që
kishte mbaruar në perëndim numër të madh fakultetesh, por që unë nuk i
numërova dot, se, ato, ishin aq shumë, sa që vërtetë më mahnitën. Ky
person, nga fjalët e nxjerra, dukej që ishte njeri i edukuar. Nga mënyra
si fliste, të krijonte përshtypjen e njeriut fisnik dhe i admirueshëm.
Ai, gjatë luftës, siç më tha, kishte qenë, për ca kohë, ndërmjetës për
bashkëveprimet e luftës ndërmjet komunistëve, ballistëve dhe
legalistëve. Në fillim, më tregoi se, ishin bërë luftëra të përbashkëta
kundër pushtuesve, duke pasur arritje të lavdërueshme. Por, më pas, për
faj të komunistëve, ky bashkëveprim luftarak kundër pushtuesve u
ndërpre, kuptohet, pas kritikave të Enverit, që i rrezikohej pushteti,
pas luftë. Më tregoi disa hollësi edhe për persona, që punuan dhe u
përpoqën të vazhdonin këto bashkëveprime, por unë, nga që i dëgjoja për
herë të parë ato emra, të them të drejtën, nuk i mbajta mend. Nja tre
apo katër herë më kërkoi falje, që po më fliste shpejtë se, telefoni
atje kushtonte shumë. Pastaj, me shumë takt, për të mos më fyer, siç
kërkojnë të bëjnë këta artikullshkrues, më tha se, në faktet, që
përmendja në artikullin e parë, kisha bërë vetëm një gabim. Ai ishte nga
krahina e Zahos dhe e njihte mirë atë ngjarje. Ato, që shkruaja për
Qemalin, sipas tij, ishin tërësisht e vërtetë, por kisha ngatërruar
kohën. Ngjarja kishte ndodhur shumë kohë më parë, dhe se, ai, nuk i
vinte fajin Qemalit, por vajzës. Mirë ajo, nga që u magjeps pas Qemalit,
paska faj të rëndë, po vetë Qemali, që pranoi të miklohet, a mund të
quhet i pafajshëm? Të gjithë e kemi kaluar atë moshë, por morali, me të
cilën na kanë edukuar prindërit, bashkë me qumështin e nënës, nuk i kemi
lejuar vetes të biem në gabime të tilla... Qemali ra. Pse? A mund të
quhet ai “fajtor i pafajshëm!” Pra, Qemali, kur i jepej rasti, nuk e
linte t’i humbiste... Ju quheni si të doni, ai ishte ashtu siç ishte...
Personi shumë i edukuar, duke më mbështetur, në lidhje me Qemalin, më
dha të kuptoj se, në këtë pikë, kisha pasur të drejtë. Në fund më
premtoi të më dërgojë disa materiale, që me sa duket, do të ishin si
mbështetje ilustruese për ato, që kisha shkruar, por duke kërkuar fjalën
time të nderit, se nuk do t’i botoja. Dhe unë do ta mbaj fjalën.
Veprimtaria e këtij patrioti të madh, përmblidhet në përpjekjet për të
njohur të huajt figurat e mëdha të historisë shqiptare. Me punën e tij
është vendosur busti i Skënderbeut në Vjenë, por edhe në vende të tjera.
Ka zbuluar edhe shumë figurat tjera, nga lashtësia deri në ditët tonë,
dhe ka vendosur bustet e tyre në vendin ku dhanë jetën. Ky është Astrit
Leka, nga fshati Borsh i Sarandës, që gazeta franceze DNA, në shkrimin
për të, e ka titulluar “Astrit Leka, dje në Tiranë “armik i popullit”
sot në Gjenevë heroi shqiptar!” Jo pa qëllim, tregova edhe këmbënguljen e
njeriut, që ndonëse familja e quante me shaka “Lenin” kishte thënë, se
“vajzat të marrin pjesë në luftë, por në darkë të flenë në familjet e
tyre.” Pse kishte ngulur këmbë kaq fortë ai në këtë drejtim? Si
mendoni, a do të ishte hedhur mendimi për zgjidhje, nëse në të vërtetë
nuk do të ishte problemi?
Imoraliteti gjatë luftës
Po qe se nuk do të kishte as edhe një rast imoraliteti gjatë luftës, ky problem nuk kishte si të ngrihej dhe as të vritej mbas shpine, njeriu që dha alarmin, për ato që ndodhnin… Për këtë çështje, nuk po përmend edhe figura të tjera se, e di, që do të ngrihet edhe shumë të tjerë, të cilët mund të dalin “kunetër” apo të afërt të tyre...Ka ende njerëz, edhe sot, që duan të fshehin dobësitë dhe të metat e komunizmit. Ata harrojnë se, koha e realizmit socialist ka perënduar një herë e përgjithmonë dhe se, këta njerëz, nuk mund ta fshehin dot diellin me shosh. As imoraliteti gjatë luftës nuk mund të fshihet. Sigurisht, ata, kanë përfituar padrejtësisht nga sundimi i komunizmit, duke ju krijuar kushte shumë të mira atyre vet, por edhe fëmijëve, ndaj “hidhen edhe në zjarr,” për atë kauzë, që tanimë është varrosur. Dhe, nga që unë, zbulova ca të fshehta, që i ruanin me fanatizëm, të mos dilnin në dritë, më sulmojnë egërsisht. Unë, jo pa qëllim, kam hedhur një tufë pyetjesh, për të nxjerrë në dukje madhështinë e heronjve të vërtetë të luftës si, Mid’hat Dautaj, Mynyr Xhindit dhe shumë të tjerëve, që me qëllim, janë harruar, apo siç i quajnë këta përfitues të padrejtë nga komunizmi “anonim,” që i anashkalojnë, se, heronjtë e vërtetë, nuk i pëlqenin Enverit, nga që ishin përfaqësues të familjeve fisnike. Kështu, njerëzit, që kanë përfituar nga qeveria komuniste, kanë mbetur edhe sot e kësaj dite, skllevër të atij sundimi të përgjakshëm. Këta njerëz, për të m’u kundërvënë, përpiqen të më fyejnë dhe ulin në sytë e lexuesve, herë më kujtojnë se, shkollën ma paska dhënë komunizmi… herë të tjera më quajnë simpatizues i Berishës. Këtyre zotërinjve ju kujtoj se, thuajse asnjërit nga pedagogët e universitetit, nuk i kujtohem fare. Kjo, sepse më dërguan në Institutin Pedagogjik 2 vjeçar, ndonëse kam bërë vetëm vitin e maturës rregullisht si shkollë të mesme. Në maturë, megjithëse shumë lëndë nuk i kisha bërë fare, dola me mesatare nga më të mirët e klasës, kur më shumë se 60% të kohës ia kushtoja vetëm rusishtes, të cilën e nisa thuajse nga fillimi, por edhe që nuk më hyri kurrë në punë. Me gjithë arritjet, më dërguan në Institutin Pedagogjik 2 vjeçar, kur në klasën time me notë mesatare 3 (notë që mezi kalohej klasa) iu dhanë bursa për të vazhduar jashtë shtetit. Tri vjetët e tjera, për të marrë universitetin me korrespondencë, e kryeva brenda vitit, nga gushti i 1971- deri në gusht të 1972. Ka ndonjë njeri tjetër në Shqipëri, komunistë apo jo komunistë, apo nëpër botë, të ketë bërë të njëjtën gjë, deri më sot? Pra, shkollën nuk ma dha “Partia juaj,” por e mora në vullnetin të papërfytyrueshëm nga askush, dhe me aftësitë për të “rrëmbyer” dije. Edhe si shkrimtarë, në vitin 1976, sipas anketës së bërë prej atyre në të gjithë Shqipërinë, u çmova më i miri. Edhe tani me revistën shkencore “Rreth e rrotull” jam çmuar, edhe nga rivalët, më i miri. Edhe nga të huajt. Në Suedi më kanë thënë “sa mirë të qe të kishin fëmijët suedezë një revistë si kjo”. Në Gjermani “revistë baronike”. Në Austri “nëse e përkthen në gjermanisht bëhesh milioner”. Në Urugaj “është e tmerrshme të mbash një revistë si kjo juaja”, etj, etj. A mos vallë, edhe për këto, duhet të lavdërohet “Partia,” që më ka lënë në kushte skajmërisht të vështira për të “krijuar?!...” Dhe, pasi u vlerësova, “shkrimtari më i mirë në Shqipëri”, nga anketa, në vend të gëzoja frytet e punës sime të mundimshme, u piketova të vritesha, vetëm se lashë mbrapa atë, shkrimtarin e përkëdhelur, të komunizmit, Ismail Kadarenë.
Nuk jam servil i politikës
Për sa i përket “simpatisë” sime për Berishën, ju këshilloj të lexoni artikullin “Neroni i shekullin XXI” botuar te gazeta “SOT” në datat 16 dhe 17 korrik 2011. Nëse nuk ju bind kjo mund të lexoni edhe “A është ky fillimi i mbrapsht i qeverisë së re?” botuar në gazetat “REPUBLIKA” dhe “SOT” në datën 17 shtator 2005. Përveç asaj mund të lexoni edhe artikullin “A duhet të vinin protestuesit vlonjatë në Tiranë” botuar në gazetën “KOHA JONË” 23 janar 2006. Por, mund të gjeni edhe artikuj të tjerë, nëse do të hyni në internet… Berisha është kuadri juaj, kuadër, që arriti edhe të bëhet sekretarë partie në Fakultetin e Mjekësisë dhe personi që ju i besuat edhe vet jetën e Enverit, para vdekjes. Pra, s’keni pse e shani kuadrin tuaj të shquar... Në internet do të gjeni edhe artikuj kundër Nanos, sepse, sipas meje, PS dhe PD janë dy anë të së njëjtës medalje të “rinovuar” komuniste. Por edhe njëra mund të quhet PS (komunistët) dhe tjetra PD (ballistët), dy grupime, që, me sa duket, përpiqeshin kush të merrnin pushtetin dhe të zinin kolltuqe, mbas lufte.
Si u vra Qemali?
Këtyre zotërinjve dua t’ju bëjë pyetjen: Ç’kuptoni ju me fjalë “hero?” Që, kur rrethohet nga armiqtë, e lënë vetëm udhëheqësin, të mbrojë largimin e vartësve të thjeshtë ? Dihet që, Qemali, ishte Sekretar i Parë i Rinisë Komuniste, ishte si të thuaj, MBRET i të rinjve komunist në Shqipërin e asaj kohe... Por, a lihet mbreti vetëm, dhe ushtarët i thonë t’i mbrojë, të shpëtojnë jetën e tyre? Dhe ky na qenka heroizmi i Qemalit! Unë këtë e kuptojë kështu vrasjen e tij, sipas përshkrimit tuaj:
-“Për të vrarë Qemalin keni ardhur? Ja ku e keni, vriteni se, ne, po ikim… Jeni vetëm për vetëm me të...”
E, pra, Qemal Stafën, heroin e madh të komunizmit në Shqipëri, nuk e paskan vrarë armiqtë, por e paskan braktisur shokët...
A thua se, për këtë arsye Enveri e bëri “Hero të Popullit?” Enveri ndërtoi qeveri të mbështetur në dhunë e “proletariatit,” që vrau shokët e tij të luftës thuajse çdo dhjetëvjeçar, por nuk ishte aspak budalla, siç kërkoni ta nxirrni ju. Ai ishte aktor dhe diktatorë, por jo leshko. Ai, për vete, mbante disa njerëz, që e mbronin nga çdo e papritur, gjatë luftës. Madje, me ata, mbas lufte, krijoi Drejtorinë e Dytë, të kontrollonte të gjithë ministrat dhe udhëheqësit e komunizmin në Shqipëri. Pra, kishte një ministri të brendshme, mbi Ministrinë e Brendshme. Të gjitha këto i bënte, të mos i rrezikohej jeta, në çfarëdo rrethane, që të ndodhej. Ndërsa ju, e latë Qemalin vetëm, në gojën e ujqërve!...Deri më sot, nga çdo shkrim, që kam lexuar, të shkruar nga shqiptarë ose të huajt, nuk kam gjetur një rast të tillë, të dytë. Të them të drejtën, kjo më duken si përrallë për fëmijë të mitur. Fëmijët e klasës së parë, e dinë se, po i hëngre kundërshtarit në shah, mbretin, loja mbaron. Nuk besojë të mos e dini se, Aleksandri i Madh i Maqedonisë Ilire, kur luftoi me Darin e Persisë, kishte sa një të pestën e ushtarëve të persisë. Pra, secilit ushtari maqedonas, i duhet të luftonte me pesë ushtarë persian njëherësh. Ditën luftës, ai, sapo u zgjua nga gjumi, i tha atij, që mbante më pranë: “e fituam luftën” dhe ashtu ndodhi. Kjo, sepse, ai, me dredhi, e detyroi Darin pers, ta përhapte ushtrinë, që “të rrethonte ilirët e Maqedonisë,” pikërisht ashtu, siç e mashtroi Aleksandri. Sapo ushtarët e Darit rrethuan ushtrinë e Aleksandërit, ky, me komandë, i mblodhi me shpejtësi të habitshme, tërë forcat e tij, në qendër, duke krijuar ushtri, që ishte disa herë më e madhe se, ajo persiane, pranë mbretit dhe sulmoi. Dari u hutua nga dredhia e Aleksandërit dhe ja mbathi vrapit të shpëtonte kokën, duke e lënë ushtrinë të çorganizuar. Kështu, Aleksandri i Madh siguroi fitoren e bujshme, që mbeti nga më të mëdhatë në histori.
Kjo është përrallë, jo heroizëm
Por, ju, ashtu siç tregoni vet, bëtë të kundërtën, latë komandantin vetëm, përballë armiqve, duke i bërë ata të duken shumicë e theksuar dhe ikët të shpëtonit lëkurën tuaja. Dhe këtë e quani heroizëm!… Jo, ju keni gabuar rëndë. Nuk po them se, e tradhtuat udhëheqësin tuaj dhe e latë në baltë, që t’ua vrasë armiku. Heroizëm nuk është kjo përrallë, që ju vë në pozitë jo të këndshme. Heroizëm ishte ajo që bëri Mid’hat Dautaj. Ju nga që nuk arritët të nxirrnin një, të barazohej me të, doni ta quani “pa emër” (anonim, anonymous). Ai, me luftën e tij, paralajmëroi fundin e fashistëve italianë në Shqipëri, duke dhënë modelin më të madh të heroizmit. Ju, në fillim ulët numrin e të vrarëve prej tij, të forcave fashiste italiane nga trembëdhjetë në gjashtë, më pas ndaluat këngën, që populli, në kundërshtim më dëshirën e komunistëve, e nxori nga harresa, e përpunoi, e plotësoi dhe e përhapi në të gjithë Shqipërinë. Megjithatë, komunistët, nuk e përmendën kurrë këtë figurë, që ndriçoi në rrugën e luftës kundër pushtuesve. Pra, ju e bëtë këtë dhe vazhdoni të jenë kokëfortë, vetëm se komunistët nuk arritën të nxjerrin një figurë të dytë, të krahasohet me të. Madje, as si politikanë të barabartë me Mynyr Xhindin, që e vratë mbas shpine, natën, dhe nuk e qatë, as për hipokrizi. Madje, as kockat e tyre nuk dihen ky ndodhen, ndonëse vendin e kishin aty, ku sot quhet Varret e Dëshmorëve të “Kombit!…”
Disa luftuan, por heronj u bënë disa të tjerë
Unë në artikullin tim, kam pasur për qëllim të ngre vlerat e merituara të atyre që tronditën pushtuesit italian, gjë që duhet të ishte bërë model gjatë luftës dhe që me ta duhet të mburreshin edhe komunistët, nëse nuk vuanin nga ndonjë zili edhe ndaj atyre, që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë. Heroizmin e vërtetë e bënë vetëm njerëzit fisnik, që nuk luftuan për kolltuqe, por për të çliruar atdhèun. Ata nuk ishin as ballistë, as komunistë e as legalistë. Por, u bashkuan, sipas rastin, me njërën palë prej tyre, pa bërë dallime. Këta ishin heronj të vërtetë, por një pjesë e tyre u vranë nga komunistët, ndofta, edhe nga ballistët apo legalistët dhe ju bëni gjithçka, që ata të harrohen. Mirëpo, këta njerëz, që me sa duket, nuk arrijnë të kuptojnë qëllimin e atij artikulli, apo, që bëjnë sikur nuk e kuptojnë dhe i shmangen, e shtrembëruan me qëllim, arsyen e shkrimit, duke më sulmuar se, zbulova disa të vërteta. Këta ”kuadro” sigurisht i shërbyen komunizmit, se kanë bërë jetë të rehatshme e të pamerituar në atë kohë sundimi të përgjakur, kur mua dhe, shumë të tjerë si unë, na dërgonin mësues në zona të thella malore, në kushte shumë të vështira, ku jeta jonë rrezikohej nga bora dhe ujqërit. Ndonëse shefi i asaj kohë i Arsimit të Tiranës, Vedat Islami, më vlerësonte ndër mësuesit më të mirë të qytetit dhe rrethit të Tiranës, sipas inspektorit Besin Alimehmetit, megjithatë, më linin të shërbeja në kushte aspak normale. Në ato zona të thella, nuk na sigurohej as vend fjetjeje, por flinim në klasa, mbi tryezat e mësuesve, kur nga dritaret me xhame të pa puthitura mirë fërshëllente era në fytyrat tona, gjatë kohës së gjumit. Për ngrohje, në ato zona tepër të ftohta, as që bëhej fare fjalë. Nuk kishin ku të blinim bukën e përditshme, ndaj edhe ushqimet duhet t’i merrja në krah nga Tirana, për një javë, pra, i hanim thuajse të mykura, për t’i shpëtuar urisë së skajshme. Ndërsa fëmijët e tyre, që e kishin marrë shkollën, duke ndërhyrë prindërit si ”familje e mirë,” që përkthehet në gjuhën e sotme, familje komunisti. Edhe se ishin krejt të paaftë, ata kishin të gjitha mundësitë të zgjidhnin vendet më të mira, mundësisht, pranë shtëpisë, në Tiranë. Për këto arsye mësimdhënia ime shkëlqente, po të krahasohesh me ata. Dhe kur i thashë inspektorit të më sillnin në Tiranë, mbasi të gjithë nxënësit e fshatit nuk arrinin të krijonin vetëm një klasë në qytet, ai m’u përgjigj sipas formulës së kohës: “Atje ka më shumë nevojë partia...” Edhe kur fillova punë në Televizion, mua më kërkohej të bëja tre emisione shkencore në javë, ndërsa redaktorëve komunistë u sillni filma nga jashtë, ua përkthenin tekstet dhe ua jepnin të gatshme. Dhe ata, kur, në ndonjë rast, jepej ndonjë mendim nga shkencëtarë të shquar profesionistë, u hiqnin figurën e tyre dhe dilte e fliste “gazetari” me test partie ato fjalë, duke u paraqitur përpara ndjekësve të programeve si shkencëtar… Atëherë, madje më kërkuan të bëja edhe katër shkenca të ndryshme në javë. Unë, duke e ditur se, ata, nuk mund të më zëvendësimin me njeriun e tyre, se nuk kishin ndonjë më të zot, bëra sikur pranova, por, me kusht, që të gjenin ndonjë tjetër të bënte emisione me dy shkenca në javë, ndërkohë, unë do të bëja emisionin me pesë shkenca. Ngaqë nuk gjetën askënd të bënte emisionin me dy shkenca në javë, nga ajo ditë nuk më ngacmuan më. Edhe si shkrimtar më takonte një dhomë pune, por asnjëherë nuk mu dha. Për shkrimtarët e përkëdhelur të komunizmit si I. Kadare, që i bënin reklama të skajshme se, do të merrte edhe çmimin “Nobel,” i sigurohej mundësia për të marrë hyrje me gjashtë dhoma, për t’i shkruar himne komunizmit, por edhe për maskarallëqe...
Pse më persekutuan?
Sot, kur vetëm në shtet kam punuar 43 vjet, por edhe pasi kam dalë në pension, vazhdoi të jap ndihmesë në edukimin e fëmijëve shqiptar me revistën “Rreth e rrotull”, të nderojë Shqipërinë me krijime artistike dhe shkencore, me studimet, që po tërheq vëmendjen e studiuesve shqiptarë dhe të huaj, nuk jam vlerësuar asnjëherë nga shteti mëmë. Në mënyrë të veçantë, duhet të theksojë se, studimi “PELLAZGËT KRIJUESIT E QYTETËRIM BOTËRORË,” ku, me fakte bindëse, të cilat, me sa shoh, po fillojnë t’i pranojnë edhe të huajt, kam punuar për ta hequr Shqipërinë nga lista e vendeve të nëpërkëmbura dhe të vendoset në krye, si kombi nënë i njerëzimit. Kjo për arsye se, ishin shpellat shqiptare, aty, ku njeriu foli për herë të parë, kur kjo qenie u shkëput përfundimisht nga jeta shtazore, duke nisur jetën krejt ndryshe, për të dhënë mençurinë njerëzore. Unë vazhdojë të jetojë ende në një dhomë e një kuzhinë, nga më të voglat, në katin përdheses, pa dhomën, që do të më shërbente për punën time krijuese, në pallatin ku punova 2 vjet e gjashtë muaj. Një i persekutuar, kur mori vesh ku jetoja, i tha mikut të tij, pranë meje: “Ky qenka më i persekutuar se ne.” E, pra, varfëria në të cilën më la komunizmi dhe pasuesit e tyre sot, janë dëshmia më e mirë e ndershmërisë sime. Kjo ndershmëri më jep të drejtën të nxjerrë në pah gabimet e komunizmit, atë regjim, që më ka diskriminuar, vetëm sepse nuk i shërbeva atij, por atdheut tim, dhe jo si “shkrimtarët e përkëdhelur” të tij. Kjo ndershmëri fisnike në dhënien e mendimeve për ndreqjen e atyre gabimeve, ndonëse unë, personalisht, nuk përfitoi asgjë, më bënë të më vlerësojnë shqiptarët e vërtetë. Të gjitha këto i bëjë, jo për të përfituar, por që drejtësia të vihet në vend dhe Shqipëria të nis ecjen në rrugë të mbarë, rrugë që e meriton, për ndihmesën. që i ka dhënë njerëzimit...
Qemali simpatik dhe magnet për vajzat
Ai ishte djalë simpatik, gojëmbël dhe magnet për vajzat. Secila nga ato që e ka njohur nga afër ka dashur të ishte bashkëshortja e tij. Këto simpati i bëjnë djemtë e rinj të zgjedhin mes tyre. Mirëpo, sa më shumë rritet sfera e simpative, aq më shumë ai do të jetë i paqëndrueshëm ndaj asaj që kishte zgjedhur në fillim. Dhe kësaj manie, të themi të drejtën, nuk i shpëtoi dot as Qemali. Në shtyp thuhet se partizanët ishin të ndershëm dhe, kur janë zbuluar raste që kanë pasur marrëdhënie ndonjë çift, i kanë gjykuar dhe vrarë. Por kjo ka ndodhur rrallë. Ajo ishte hipokrizi komuniste. Në fakt, të gjithë kuadrot e komunistëve në luftë ishin “të martuar”. Vet Enveri tregon për lidhjet e tij me Nexhmije Xhuglinin që në kohën e Luftës. Po kështu edhe udhëheqës të tjerë komunistë. Enveri në kujtimet e tij tregon se Nexhmijen e njohu nëpërmjet Qemalit, këtij djaloshi magnet të vajzave të reja. A thua se ky djalosh aq tërheqës, që kishte aq shumë përvoja me vajza, të cilat i kishte futur në radhët e tij, nuk e “preku” dhe nuk krijoi ndjenja intime me Nexhmijen, por e ruajti atë për Enverin?! A kam të drejtë të përgojoj një njeri që shqiptarët e kanë adhuruar, ashtu si ju, këtë figurë shumë të zgjuar të luftës dhe simbol të rinisë komuniste shqiptarë? Duke mos dashur të merrem me thashetheme, po jap vetëm të dhëna që kanë dalë në kohën e tij: Sapo u vra Qemali, i nxorën një këngë të bukur, ku tregohet se atë e rrethuan “afër një spitali” në “mëngjes herët”. Dhe “kur Qemali pa se po rrethohej, shpejt me shoqe zu të këshillohet.” Pra, u rrethua nga forcat fashiste “në mëngjes herët.” Kënga lë të kuptosh se e kishte kaluar natën me “shoqe”. Kjo ndofta nuk do t’ju duket bindëse, po nëse do të takoni ndonjë nga shokët e tij të sinqertë, ai me siguri do t’ju binde për ato që unë kam nxjerrë nga ajo këngë.

No comments:
Post a Comment