Sunday, July 17, 2011

Xoana, ja kush është “Zjarri” i ri i Leo Messit

Ishte folur shumë rreth saj, për faktin se kishte “zbrazur thesin” mbi festat me protagonist yllin e futbollit, Lionel Messi, i cili kishte organizuar gjithçka me femra e alkool, bashkë me Martin Palermon dhe vëllezërit Gabriel e Diego Milito. “Më vjen keq që kishte shumë persona, përndryshe do të kisha përfituar për t’u futur në shtratin e tij. Apartamenti ishte shumë normal, me një plazëm 32 polëshe, një poltronë bezhë, domethënë gjithçka jo shumë luksoze. Kërcyem dhe luajtëm me ‘Playstation’”, kishte treguar Xoana Gonzales, modelja dhe balerina argjentinase tepër seksi, përsa i takon asaj që kishte përjetuar. E pikërisht tani, ajo flitet se është “zjarri” i ri i yllit botëror të futbollit, Leo Messi. Megjithëse vetë ai duket s’ka dashur ta pranojë….

No comments: