Friday, September 9, 2011

OSBE: PS organizoi dhunën e 21 Janarit

Rozeta Rapushi
Ambasadori i OSBE-se, Eugen Uollfarth, informon Keshillin e Perhershem te OSBE-se, ne Vjene per ngjarjet e dhunshme te 21 janarit, se nje proteste e organizuar nga PS, coi ne perleshje te dhunshme midis protestuesve dhe policise, ku humben jeten 4 persona. Nderkohe qe shprehet se Prokuroria e Pergjithshme por edhe Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi, nuk kane zbardhur ende asgje mbi keto ngjarje. Ne raportin e bere ne menyre te detajuar nga Uollfarth, u kritikua edhe gjuha e ashper e perdorur ne kete situate. “Sa u perket ngjarjeve te dhunshme te 21 janarit 2011, perderisa hetimi, si ai i prokurorise, edhe ai i Kuvendit, vazhdon, duket me vend te thuhet thjesht se nje proteste e organizuar nga partia kryesore e opozites, Partia Socialiste PS, coi ne perleshje te dhunshme midis protestuesve dhe policise, si pasoje e te cilave vdiqen kater vete dhe u plagosen shume te tjere”, shprehet Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone. Sipas tij, se si ndodhen keto vdekje dhe identifikimi i personave pergjegjes, duhet te jete fokusi i hetimeve qe tashme jane ne proces e siper. Ai shton se ne ditet qe pasuan keto trazira, u vu re gjuha me e ashper e perdorur ndonjehere publikisht se fundmi nga te dyja palet, jo me pak edhe nga qeveria ne sulmet ndaj Presidentit te Republikes dhe Prokurores se Pergjithshme, te cilat vecse acaruan edhe me tej nje situate tanime te tensionuar. “Te gjitha palet duket se e kuptojne tashme se sjelljet e seciles prej tyre ne kete periudhe nuk ndihmuan shume per te permiresuar reputacionin nderkombetar te Shqiperise. Deri tani, as Prokuroria e Pergjithshme dhe as komisioni hetimor parlamentar nuk kane qene ne gjendje te dalin me ndonje rezultat te prekshem”, permend diplomati, duke leshuar keshtu edhe kritika per organin e akuzes, qe ende nuk ka zbardhur ngjarjet e 21 janarit. Ne raportin nje vjecar per ngjarjet ne Shqiperi dhe ecurine e reformave, Uollfarth permend faktin se Partia Socialiste dhe opozita shmangen cdo angazhim politik ne Kuvend, per tu marre vetem me organizimin e protestave te ndryshme dhe te shumta publike. “Nderkohe qe shmangte ne menyre te perseritur cdo perpjekje serioze per nje angazhim politik konstruktiv ne Kuvend, opozita u pa si organizatore e disa protestave publike, duke perfshire ketu edhe ngjarjet e dhunshme te janarit 2011 ne Tirane”, thekson Uollfarth. Qendrimi i Ambasadorit te OSBE-se, vjen kur kane kaluar me shume se shtate muaj nga protestat e dhunshme te 21 janarit ne Tirane. Aktualisht ne Kuvend, funksionon Komisioni Hetimor, i ngritur posacerisht per zbardhjen e ketyre ngjarjeve, por qe ende nuk ka dale me nje perfundim per to.

Wednesday, September 7, 2011

Bashkatdhetarët në SHBA ndihmojnë familjen e heroit Enver Zymberi


news
Aktiviteti bamirës për të ndihmuar familjen e heroit të Kosovës, Enver Zymberi, ka marrë hov edhe në komunitetin shqiptaro-amerikan. Në Kishën e Shën Palit në Rochester të Miçiganit, famullitari i ri i kësaj kishe, Don Fran Kolaj, mbajti meshë për shpirtin e heroit dhe familjen e tij.

Gjatë meshës së mbajtur, Don Fran Kolaj tha se kriminelëve serbo-sllavë iu pengonte prezenca e Policisë së Kosovës në veri.

“Ta kujtojmë heroin më të ri të Kosovës, i cili ra në krye të detyrës për shtrirjen e integritetit territorial të Kosovës. Ai u vra nga kriminelët serbo-sllavë, të cilëve ju pengonte prezenca e Policisë së Kosovës në atë pjesë të Kosovës. Ne nuk jemi popull që urrejmë, por jemi popull që e duam atdheun tonë dhe mendojmë mirë për të gjithë”, tha në fjalët e tij Don Fran Kolaj.

Pas kësaj meshe, besimtarët dhuruan mjete financiare për të ndihmuar familjen e Heroit Enver Zymberi.

Po ashtu edhe në xhaminë e shqiptarëve të Çikagos janë mbledhur ndihma për familjen e Heroit të Kosovës. Këtë nismë e kishin ndërmarrë shoqata “Mitrovica” në Nju Jork, në bashkëpunim me shqiptarët që jetojnë në këtë rrethinë.

Xhevdet Januzi, në emër të shoqatës “Mitrovica” tha për Kosovapress se ndihmat do të mblidhen deri në fund të muajit shtator dhe do të dorëzohen tek familja Zymberi.

Ndryshe, heroi i Kosovës, Enver Zymberi, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale të Kosovës, është vra më 26 korrik, në një pritë të organizuar nga serbët në veri të Kosovës, derisa Policia e Kosovës kishte ndërmarr aksion për shtrirjen e autoritetit shtetëror edhe në këtë pjesë të vendit./Kosovapress/

Skandal kuqezi,na mund dhe Luksemburgu





Shqipëria ka zhvilluar ndeshjen më të dobët të dekadës së fundit, duke u mposhtur edhe nga një ekip amator

Ajo që ka ndodhur mbrëmë në Luksemburg me përfaqësuesen kuqezi do të mbahet mend gjatë. Futbolli shqiptar është në momentin e tij më të errët, teksa mundet nga një skuadër modeste, madje amatore, siç është përfaqësuesja e Luksemburgut. Nuk mund të ketë justifikime për mungesën e disa lojtarëve titullarë si Cana, Curri dhe Dallku, as për kartonët e verdhë ndoshta të tepëruar të kryesorit të takimit.
Drejtuesit e futbollit shqiptar, ata që kanë tagrin për të zgjedhur trajnerin e lojtarët, duhet të reflektojnë thellë, të japin llogari për këtë mynxyrë dhe të nxerrin përgjegjësitë për çka ka ndodhur. Tashmë eliminatoret për Shqipërinë kanë përfunduar. Kuqezinjtë, si gjithmonë, duhet të pranojnë fatit që e kanë ndërtuar vetë: vendin e parafundit në tabelë, duke lënë pas vetëm Luksemburgun.
Pjesa e parë
Para se të nisim me atë çka dhanë futbollistët në fushë, duhet analizuar formacioni që Kuzhe ka hedhur në fushë. Një Shqipëri sulmuese, me tre sulmues të deklaruar dhe me një mesfushë që u lihet në dorë tre futbollistëve 34 dhe 35-vjeçarë: Lalës, Skelës dhe Duros. Sa i përket mbrojtjes, në mungesë të tre titullarëve, kroati e ka “arnuar” me lojtarët që kishte në dispozicion: me Vangjelin, Telin, Veliun dhe Agollin.
Ndeshja nis me kuqezinjtë në sulm, të cilët fitojnë menjëherë terren, ndërsa kundërshtarët luksemburgas, si amatorë që janë, mundohen të mbrohen mirë, duke luftuar fort për topin e parë. Deri në minutën e 15-të ka një supermaci të kuqezinjve, që më shumë vjen për shkak të frikës që ndiejnë vendësit.
Por, pak e nga pak, duke parë mangësitë fizike të futbollistëve shqiptarë, sidomos në mesin e fushës, skuadra e Luksemburgut fillon të guxojë. Kuzhe ka gabuar rëndë duke rreshtuar pranë njëri-tjetrit lojtarë me mangësi të theksuara fizike, si Skela dhe Duro, të cilët e kanë të vështirë ta furnizojnë sulmin me topa të shtruar e të saktë, por mundohen me topa të gjatë, ku Bogdani dhe Kapllani gjenden të mbuluar rreptë nga disa lojtarë luksemburgas.
Edhe krahët e mbrojtjes, Vangjeli dhe Agolli, nuk janë eficientë në fazën sulmuese, pasi mungojnë krosimet e sakta nga krahët për Kapllanin, Bogdanin dhe Salihin. Madje sulmuesi i Çezenës shpesh detyrohej t’i afrohej mesit të fushës për të kontrolluar topin. Rastin e parë të pastër e ka Luksemburgu, që e gjen të çarë qendrën e mbrojtjes, por është i saktë portieri Ujkani.
Vetëm disa minuta më pas, Luksemburgu, në një moment përgjumjeje të mbrojtjes sonë, përfiton dhe shënon me anë të Betmerit. Kuqezinjtë shokohen dhe nuk dinë të reagojnë. Edhe pse kanë shumë minuta në dispozicion në pjesën e parë, nuk arrijnë të krijojnë raste të pastra. Një roveshatë e mrekullueshme e Salihit, pas krosimit të Duros, është shumë pak për të shkuar në dhomat e zhveshjes të paktën me rezultat të barabartë.
Pjesa e dytë 
Disavantazhi në pjesën e parë e ka shkundur trajnerin Josip Kuzhe, i cili ndryshon krejtësisht taktikë me dy ndryshime të menjëhershme në formacion. Sulmuesi Edmond Kapllani, i cili thuajse nuk u duk fare në pjesën e parë, ia la vendin Gjergji Muzakës, ndërsa Klodian Duro u zëvendësua nga Elis Bakaj. Tashmë nga skema 4-3-3 kuqezinjtë kthehen në 4-4-2, me një mesfushë më të dendur dhe më efikase nga krahët, për t’i shërbyer si duhet dyshes sulmuese Salihi-Bogdani.
Por përsëri kuqezinjtë janë apatikë në fushë, shfaqen nervozë, pa mundur t’i afrohen portës luksemburgase. Atëherë kur pritej që Shqipëria të kthente rezultatin, vjen ndëshkimi i Ansi Agollit me karton të kuq, në një situatë krejt të parrezikshme për portën tonë.
Futbollisti i Karabakut tregohet amator në një dyluftim thuajse në vijën fundore pranë portës sonë, teksa në nervozizëm e sipër bën një veprim të shëmtuar, duke goditur me bërryl kundërshtarin. Sjellja e Agollit sigurisht që ishte e dënueshme, por në kufijtë e kartonit të verdhë.
Dalja e Agollit nga loja prish ekuilibrat në skuadër, por Kuzhe ndërhyn menjëherë, duke hedhur në fushë Ervin Bulkun në vend të mbrojtësit Veliu. Shqipëria rrezikon gjithçka, pasi luan me vetëm dy mbrojtës të deklaruar, ndërsa Muzaka detyrohet të përshkojë metra pafund në krahun e djathtë, për t’i ardhur në ndihmë Telit (Vangjeli spostohet nga e majta).
Reagimi i kuqezinjve është më i mirë pas daljes së Agollit me të kuqe. Në një aksion nga e majta, Skela lëviz shumë bukur në hyrje të zonës, godet dobët, por topi i devijuar nga portieri shtyhet në portë nga Erjon Bogdani. Shqipëria barazon dhe rrit shpresat për të marrë të paktën një barazim. Por vetëm kaq. Sepse në minutën e 78-të, pas një aksioni pa shumë pretendime, Luksemburgu shënon golin e dytë me anë të Hoakimit.
Ky futbollist, krejtësisht i pambuluar në vijën e 16-shes, ka kohë ta ndalë topin me gjoks dhe me gjysmëkthesë të godasë fort drejt portës, ku portieri Ujkani gabon rëndë, thjesht duke e devijuar topin, por pa shmangur golin. Ujkani do t’i mbajë mend gjatë dy ndeshjet e fundit, pas ka përgjegjësi në rastin e golit të parë të Francës, në “Qemal Stafa” dhe në momentin e pësimit të golit të dytë në Luksemburg.
Shqipëria mundohet të reagojë për të barazuar, por nuk ka qartësinë për të shkuar deri te goli. Me kalimin e minutave rritet nervozizmi te kuqezinjtë, që kulmon me ndëshkimin me karton të kuq te Erjon Bogdanit, i cili merr dy kartonë të verdhë njëri pas tjetrit brenda pak sekondave. Edhe në këtë rast gjyqtari mund ta kishte kursyer kartonin e kuq.
Dalje me të kuqe edhe e Bogdanit ishte vetëvrasje për Shqipërinë, që me dy lojtarë më pak as mund t’i afrohet portës së Luksemburgut. Vërshëllima e fundit e gjyqtarit i çon në ekstazë vendësit, që nuk fitonin një ndeshje eliminatore brenda fushës së tyre qysh nga viti 1995 (mundën Maltën), ndërsa kuqezinjtë, pas një starti mbresëlënës të këtyre eliminatoreve, duhet të pranojnë pa kushte vendin e pestë në grup dhe, ç’është më e keqja, shpërfilljen e tifozëve kuqezi, që nuk janë kursyer as në ndeshjet në transfertë.
Konkluzioni
Kombëtarja shqiptare është në pikën më të ulët të epokës “Duka”. Besimi te lojtarët me përvojë, por në fund të karrierës së tyre, një strategji e gabuar, që u bazua vetëm te rezultatet e momentit, sollën këtë zhgënjim të madh në këto eliminatore, edhe pse kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur.
Para se të flitet për të ardhmen e trajnerit Josip Kuzhe, drejtuesit e FSHF-së duhet të marrin përgjegjësitë për degjenerimin deri në këtë pikë dhe të hartojnë një platformë apo strategji afatgjatë, që kombëtarja jonë të mos kapet te rezultatet rastësore

Afera Olldashi, ministri shkel katër urdhrat e tij


Ministri Sokol Olldashi


Sikur të mos ekzistonte urdhër-kontrata ekskluzive, e gjithë procedura e ndjekur nga ministri Sokol Olldashi për tregun e internetit në Shqipëri do të ishte pro konkurrencës.Por, shkresat e ministrit të Transporteve kanë të shkruar akuzën për monopolizim të tregut dhe favorizim të një kompanie ndaj vetë Olldashit. Zbardhja e katër urdhrave të formuluar njësoj, të cilët kanë pezulluar dhe bërë nul kontratat e Drejtorisë së Rrugëve me katër firma për mungesë konkurrence, dhe zbardhja e urdhrit për vendosjen e monopolit 40-vjeçar për një firmë të vetme nga vetë Olldashi, e ndriçojnë qartë të gjithë këtë aferë të pastër.
Anulimi i 4 kontratave për konkurrence
Drejtoria e Rrugëve rreth 2 vjet më parë pati lidhur katër kontrata me katër firma private për përdorimin e rrugëve kombëtare. Të katër firmat do të hapnin rrugën (anash asfaltit) dhe do të shtronin fibra optike. Këto fibra optike shërbejnë për lidhje të shpejta interneti. Drejtoria e Rrugëve ia kishte dhënë këtë të drejtë katër firmave, të cilat në mënyrë të pavarur kishin kërkuar të kryenin këtë investim në favor të tyre. Ministri Olldashi, në fund të vitit 2009, dërgon katërt urdhra në Drejtorinë e Rrugëve dhe i bën nul të katër kontratat. Gazeta zbardh sot pjesë të urdhrave, të cilët janë të katër të njëjtë dhe janë lëshuar në të njëjtën ditë. Sipas shkresës së Olldashit, një firmë e caktuar nuk mund të përfitojë të drejtën ekskluzive, pasi ligji parashikon që të ketë konkurrencë në fushën e telekomunikacioneve. Ai shton se e vetmja mënyrë për të përfituar këtë të drejtë, është që firma të gëzojë të drejta ndërkombëtare, si pjesë e OKB, Kryqi i kuq apo të tjera të këtij lloji. Ja çfarë shkruhet në shkresën e ministrit për anulimin e kontratave të lidhura nga DPRR: “Në propozimin e pakërkuar për këtë marrëveshje, subjekti shprehte dëshirën të përdorë asetet publike, rrugët kombëtare në dobi të zhvillimit të tij tregtar, duke investuar me fondet e veta për vendosjen, ngritjen e rrjetit në pronësi ekskluzive të tij, nën rrugë. Pra, investohej në një procedurë ku lidhen të drejta reale të shtetit. Subjekti rezulton se është lejuar të ushtrojë veprimtari tregtare në fushën e komunikimeve, në një fushë ku ligjvënësi ka garantuar përmes ligjit konkurrim mes subjekteve në një treg të hapur, me një numër të mjaftueshëm operatorësh privatë. Sipas dokumentacionit të administruar, rezulton se subjekti nuk gëzonte në momentin e aplikimit asnjë privilegj, ekskluzivitet ligjor në raport me subjektet e tjera që ushtrojnë të njëjtin aktivitet… Subjekti nuk gëzon asnjë përjashtim ligjor për një trajtim të posaçëm për shkak të statusit ligjor të tij… Subjekti nuk gëzon asnjë trajtim preferencial në zbatim të angazhimeve të OKB-së”. Olldashi i thotë Drejtorisë së Rrugëve, se në fushën e komunikimeve, pra të fibrave optike, është e ndaluar dhënia e të drejtave pa konkurrim. Dhe këtë logjikë, pra ndalimin e monopoleve, ai e shton në paragrafin tjetër të letrës drejtuar DPRR. “Evidentojmë se dhënia e autorizimeve individuale (licencave), sipas ligjit  nr.9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, nuk nënkupton në asnjë rrethanë në qëllimin e ligjvënësit, detyrimin e ndonjë autoriteti tjetër shtetëror për të pajisur me të drejta ekskluzive subjektet tregtare.” Logjika e ministrit duket e saktë. Nuk mundet që e drejta, edhe pse e për një punë të pakërkuar për hapjen e rrugëve dhe shtrimit të fibrave të jetë monopol. Pra, “pa konkurrim mes subjekteve”, siç thotë ai në shkresë, nuk mund të jepet asnjë e drejtë biznesi. Nga ana tjetër, ai nënvizon vetë në shkresë se ligji nuk “jep të drejtë ekskluzive tregtare”. Paradoksi qëndron se e njëjta shkresë, por me emrat e katër firmave të ndryshme, ka shkuar në të njëjtën ditë në Drejtorinë e Rrugëve, por me tre numra të ndryshëm protokolli. Urdhrat 150-151-152-153 mbajnë datën 9.12.2009. Duket qartë se Olldashi e ka ditur se kanë qenë katër firma që po ushtronin aktivitetin në fushën e shtrimit të kabllove optike. Edhe pse logjika e moskonkurrencës është e drejtë për secilën nga firmat, përdorimi i kësaj logjike katër herë tregon se ministri e ka ditur se të paktën ka pasur katër konkurrentë në këtë fushë. Por nuk është ky problemi. Afera qëndron në urdhrin tjetër, tetë muaj më vonë, kur duket se ministri i ka harruar të gjitha pengesat ligjore dhe ka vendosur vetë monopol në fushën e fibrave optike.
Urdhri për monopolin
Shqetësimi i Olldashit për monopolin e krijuar nga Drejtoria e Rrugëve, e cila i dha të drejtën katër firmave për hapjen e rrugëve dhe shtrimin e kabllove optike, zgjati nga dhjetori 2009 deri më gusht 2010. Më 23 gusht, Olldashi, me urdhrin NR. 120, i jep të drejtën një firme të vetme, pra jo katër, për përdorimin e rrugëve kombëtare në shtrimin e kabllove optikë. Dhe, këtë të drejtë, ndryshe nga urdhri që i shkonte DPRR për mungesë konkurrence në katër raste, e jep në mënyrë ekskluzive për minimalisht 40 vjet. Në pikën e parë të urdhrit Nr. 120, thuhet: “Dhënien e lejes për përdorimin e pasurisë së paluajtshme publike, aksit rrugor kombëtar, të përcaktuar sipas pikës 2, të kësaj leje, shoqërisë “Albanian Telecommunications Union”, për vendosjen e rrjetit privat të fibrave optike, me kundërshpërblim dhe me destinacion përdorimi ekskluziv, mënyrë menaxhimi dhe mirëmbajtjeje sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në shtojcën 1, bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse…”. Pra, Olldashi shkel me të dyja këmbët urdhrat e tij të mëparshëm, ku specifikonte se DPRR kishte dhënë pa konkurrencë përdorimin e rrugëve kombëtare për fibrat optike. Nga ana tjetër, ai specifikon se firma “ATU”, jo vetëm që do të përdorë për minimalisht 40 vite rrjetin kombëtar, por gjatë kësaj kohe do të jetë e vetme. Pra, nuk do të ketë konkurrencë. Dhe monopoli, i ndaluar me shkresat e Olldashit kur konkurronin katër firma, i jepet po me firmën e Olldashit një firme të vetme, për të njëjtin objekt, në të njëjtat rrugë kombëtare për 40 vite me radhë. Arsyeja tjetër e habitshme është se dhënia e përdorimit të rrugëve për shtrimin e fibrave optike qenka e papërcaktuar në ligj. “Asnjë procedurë tjetër e parashikuar shprehimisht në ligj si ankand, prokurim, koncesion qiradhënie, nuk është i zbatueshëm në këtë rast, pasi procedura është “sui generis”, thuhet në justifikimin e Olldashit për dhënien e të gjithë të drejtës së fibrave optike një firme. Pyetja është, në rast se kjo procedurë është “sui generis”, pse nuk ishte e tillë për të katër kontratat e firmosura nga Drejtoria e Rrugëve, të cilat të paktën siguronin konkurrencë në shërbimin e internetit?
Pikat e urdhrave
Arsyet e anulimit të 4 kontratave me Drejtorinë e Rrugëve
• “Subjekti rezulton se është lejuar të ushtrojë veprimtari tregtare në fushën e komunikimeve, në një fushë ku ligjvënësi ka garantuar përmes ligjit, konkurrim mes subjekteve në një treg të hapur, me një numër të mjaftueshëm operatorësh privatë”.
• “Subjekti nuk gëzon asnjë përjashtim ligjor për një trajtim të posaçëm për shkak të statusit ligjor të tij”.
• Subjekti nuk gëzon asnjë trajtim preferencial në zbatim të angazhimeve të OKB-së”
• Sipas ligjit “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” nuk nënkupton në asnjë rrethanë në qëllimin e ligjvënësit, detyrimin e ndonjë autoriteti tjetër shtetëror për të pajisur me të drejta ekskluzive subjektet tregtare”.
Arsyet e urdhrit për lidhjen e kontratës monopol
• “Për shkak të mungesës së kompetencës nga DPRR, Ministria kryesisht në periudhën nëntor-dhjetor 2009, revokoi leje dhe autorizime të dhëna nga DPRR, në përgjigje të detyrimit ligjor dhe qëndrimit të një shteti të së drejtës se çdo subjekt duhet t’i paguajë detyrime Buxhetit të Shtetit për çdo të drejtë që përfiton nga përdorimi i aseteve publike”.
• “Kuadri ligjor në fuqi, respektivisht Kodi Civil, dispozitat e nenit servituti, uzufrukti, qiraja nuk mund të zbatohen dhe Ministria e kërkuesi janë të vetëdijshëm se prona shtetërore publike, rrugë, nuk mund të kufizohet nga interesat privatë”.
• “Ligji për koncesionet, sipas komunikimeve për këtë çështje me ATRKO, nuk është i zbatueshëm për rastet e vendosjes së (rrjetit), tubave nën shtratin e rrugës”.
• “Asnjë procedurë tjetër e parashikuar shprehimisht në ligj si ankand, prokurim, koncesion qiradhënie, nuk është i zbatueshëm në këtë rast, pasi procedura është “sui generis”.
• “Të mirat publike janë të kufizuara dhe është detyrim i çdo organi përgjegjës të maksimalizojë dhe të përdorë me dobi të plotë këto të mira për të krijuar të ardhura publike”.
Cila është “Albanian Telecommunications Union”
Në ekstraktin e publikuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve, firma “Albanian Telecommunications Union” figuron e krijuar në 24/02/2010. Ajo është në zotërim të dy ortakëve, Foto Zbogo, me 20 për qind të aksioneve dhe Isuf Ahmetaj, me 80 për qind të aksioneve. Adresa e kompanisë është në Tirane, rruga “Papa Gjon Pali II”, ndërtesa ABA Business Center. Në ekstraktin e saj thuhet se objekti i biznesit është kryesisht ai në fushën e energjisë elektrike dhe minierave, por në paragrafin e fundit shkruhet edhe për “Operimin dhe ofrimin e shërbimeve të telekomunikacionit/komunikacioneve elektronike në përputhje me legjislacionin në fuqi, në territorin e Republikës së Shqipërisë.” Sipas të dhënave nga QKR, shtetasi Isuf Ahmetaj figuron me shtetësi amerikane. Firma gjatë vitit të kaluar ka bërë disa transaksione me aksionet e veta. Është shtuar ortaku TISPOLE Ltd, i cili ka marrë 20 për qind të aksioneve dhe më pas është larguar sërish, duke i rishitur aksionet.
Çfarë tha Olldashi para katër ditësh
katër ditë më parë, në 3 shtator, në një dalje publike ministri olldashi  tha tekstualisht këto fjali: “Pavarësisht burimit apo spekulimit, momenti që një ministër përmendet për akuza të tilla monstruoze, kjo meriton një shqyrtim dhe unë jam plotësisht i gatshëm të vihem në dispozicion qoftë të institucioneve, duke filluar nga institucionet e drejtësisë, jam i gatshëm të raportoj përpara Kuvendit të Shqipërisë, jam i gatshëm të raportoj përpara Kryeministrit, dhe jam i gatshëm të raportoj përpara çdo qytetari shqiptar mbi 18 vjeç, jam i gatshëm të vë në dispozicion të gjithkujt që do të dijë, se në ç’mënyrë,  me ç’procedurë  dhe ç’aktivitet ka ushtruar një nëpunës publik, një funksionar publik, sikurse është ministri i Punëve Publike, në rastin konkret Sokol Olldashi. Jam i gatshëm të ballafaqohem me të gjitha të vërtetat dhe, në qoftë se cilido shqiptar, ndërkombëtar, alien arrin të vërtetojë qoftë edhe një grimcë të vetme fajësie, jo vetëm për ato që përmenden aty, për çdo shkelje ligji të çfarëdo lloji, për çdo akuzë të secilit prej neneve të Kodit Penal te Shqipërisë, pra në qoftë se më provon një grimcë të vetme fajësie, unë jam i gatshëm të mbaj të gjitha përgjegjësitë e mia ligjore, politike, qytetare”.

Milo: Rama i trajton aleatet si sherbetore te tij

Takimi i aleateve te koalicionit te Partise Socialiste ka thelluar edhe me tej braktisjen qe po i behet kreut te PS, Edi Rama. Ne tryezen e thirrur paraditen e djeshme nga kryesocialisti, kane marre pjese vetem pak nga aleatet e PS-se. Te pranishem kane qene kreu i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo, kreu i PDK-se, Nard Ndoka, kreu i PSV-91, Petro Koci dhe aleati Prec Zogaj. Mungesa e Skender Gjinushit, Vangjel Dules dhe Spartak Ngjeles, edhe pse e justifikuar me axhende te ngjeshur dhe vendndodhje jashte Tiranes, duket se eshte sinjali i pare per nje carje te koalicionit opozitar. Gjinushi dhe Ngjela jane te njohur per qendrimet e tyre kunder "kursit te ri" politik qe synon pjesemarrje ne Kuvend dhe votime te reformave. Ndersa, Dule ka qene i vendosur krijimin e kushteve nga opozita per zgjedhje te parakohshme. Po ashtu dhe kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, i cili eshte zedhenesi i opozites per thirrjet per demonstrata, duket se nuk eshte dakord me linjen e "bute". Por edhe pjesemarrja e gjysmes se aleateve dreken e djeshme ne restorantin luksoz ne qender te Tiranes, nuk ka pasur bashkepunimin e zakonshem mes subjekteve qe i bashkon kauza politike. Mesohet se kreu i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo ka qene edhe me kritiku ne lidhje me politiken e ndjekur nga kreu i PS-se, Edi Rama. Milo ka kerkuar nga Rama mbajtjen e premtimeve qe ka dhene per aleatet, duke nisur me reformen zgjedhore. Ndersa akuza me e drejtperdrejte ka qene se kreu i PS-se, "po anashkalon aleatet ne vendimet qe ka marre opozita". Sipas tij, "Edi Rama po perpiqet qe t'i menjanoje aleatet ne koalicionin opozitar dhe i trajton ata si sherbetore te interesave te tij". Ndersa kreu i PS-se i ka anashkaluar kerkesat e aleateve gjate takimit duke theksuar se per kete ceshtje do te diskutohet nje here tjeter. Edhe me pare, Milo ka shprehu ne menyre te hapur kritikat ndaj kreut te PS-se ne lidhje me reformat. Ne menyre te qarte, Milo ka thene se ne "rast se nuk do te kete reflektim nga ana e PS-se dhe aleatet do te shihen vetem si garniture, atehere partite e koalicionit do te rishohin pozicionin e tyre". Takimi i djeshem mes aleateve te PS-se ka qene informal dhe nuk ka pasur ndonje axhende zyrtare apo vendime qe jane miratuar. Por kjo nuk i ka penguar aleatet e PS-se qe shprehin rezervat ndaj linjes se ndjekur nga kryesocialisti, Edi Rama dhe respektimit te aleateve.



Deklaratat

Tre kreret e partive qe nuk kane qene ne takimin e djeshem, Skender Gjinushi, Vangjel Dule, Spartak Ngjela kane deklaruar se mungesa e tyre lidhet me axhenden e ngjeshur dhe vendndodhjen jashte Tirane. Nderkohe qe me pare, kane qene keta aleate qe kane kerkuar mbledhje me te shpeshta te tryezes se koalicionit.

Uidhers Leaks ne PS

Basir Collaku
Turra e lajmeve qe vijne pertej ujerash te paqarta, por dhe me burime gjithnje nje emerore, Wikileaks, pa kaluar aspak ne qendrime zyrtare te Departamentit te Shtetit, por thjesht njoftime, jane bere kryefjale mediatike, me tendence te prodhimit te nje tjeter opinioni dhe realiteti partiak ne Shqiperi. Kabllogramet, sa i takon shumices se atyre qe jane botuar ne shtyp (pa ditur nese jane zyrtarisht qendrime te ish-kryediplomatit), jane me shume Uidhers Leaks, me burime nga PS, sepse jane dergesa informative te ish-ambasadorit amerikan ne Tirane.

Ish-ambasadori Uidhers, ne nje nga kabllogramet, gjithnje sipas versionit "Asange", shpreh shqetesimin e PS, qe frigohet nga manipulimi sepse ngjashmerisht si me '96-en na qenkerka edhe tani Sali Berisha kryeminister (atehere President) dhe Poni zv/minister i Brendshem, qe eshte ne krye te procesit te prodhimit te kartave te identitetit, ketu duhet thene qe kompania franceze "Aleart" nuk do te jete ne nje mendje?

Dhe vazhdon shqetesimi PS dhe kabllogram duke u shprehur se "megjithate manipulimi me kartat e identitetit mbetet shqetesimi me i madh i PS!"

Meraku vazhdon si prodhim opozitar me tej kur thuhet se sipas nje burimi nga Partia Socialiste, ministri i Jashtem Lulzim Basha, i cili perfaqeson PD ne Elbasan eshte perfshire ne lehtesimin e lirimit nga burgu te nje krimineli ne kembim te mbeshtetjes nga familja e tij...". Basha qe permbysi rezultatin nga nje diference e madhe ne Elbasan ne barazim, paska pasur nevoje per nje njeri. Dicka aspak serioze per ta besuar sigurisht sepse qytetaret e Elbasanit, nuk jane ne dore te asnje krimineli te vetem qe iu nderron mendjen sapo del nga qelia.

Publikimet nga thesi "Assange" te cilat nuk eshte se jane konfirmime zyrtare te emrave te rendesishem qe flasin, japin e marrin, shkembejne te dhena per politikane, qeveritare, ministra, kryeministra, presidente ne "parcelen" shqiptare anojne vazhdimisht me burime nga PS. Ish- kryediplomati Uidhers, qe shquhej ne periudhen e fundit para largimit per nje mbeshtetje te forte ne favor te Edi Rames dhe Partise Socialiste, ka risjelle ashpersine e komunikimit me mazhorancen, pa ardhur ne qendrime te eproreve te tij. Jane pjese detyre te tij, qe percojne informacionin drejt titullareve te diplomacise ne Uashington, por njeheresh edhe burime disi te nxituara, si ne raste kur citohet se "ne qytet thuhet" cka anon nga batutat me fort se nga serioziteti.

Kabllogramet jane te pafundme ashtu si ditet e vitet e gjata te ketij arkivi bisedor ndaj dhe surprizat mund te vazhdojne gjate ne kete histori sa spiunazhi aq edhe politike. Ajo qe duket mes informacionit dhe te vertetes, thashethemit dhe qendrimit ka te beje me akuzat qe fillojne me "Mund" e mbarojne me "Ndoshta". Kete ish-shkelqesia e tij ish-ambasadori Uidhers, e ben ndaj ministrave te qeverise e lidershipit te mazhorances. Basha dhe Olldashi te lidhur me krimin... jane peshperitje te kabllogrameve, nderkohe qe kujtesa institucionale per dy ministrat, flet per nje tjeter sjellje e kontribut. Te dy ish-ministra te brendshem, kane luftuar krimin duke marre vleresime nga Departamenti i Shtetit, e institucionet nderkombetare ne here te perseritura, disa te lexuara edhe nga ambasadori i asaj kohe qe fliste ndoshta ndryshe. Gjithashtu ambasadori amerikan ne Tirane, zoti Aleksander Arvizu, ka mbeshtetur, perkrahur dhe vleresuar punen e qeverise se drejtuar nga Sali Berisha. Kujtojme thenien e perseritur te tij qe "Berisha eshte nje burre shteti", e perforcuar e rithene nga funksionare te larte te Departamentit te Shtetit. Kantrimens, Xhons, ne vizitat e tyre ne Tirane qe kane shprehur besim e vullnet ne qeverisjen e kreut te mazhorances, kryetarit te Partise Demokratike, ne luften e kesaj qeverie ndaj krimit te organizuar, trafiqeve, terrorizmit. Sidomos ne luften ndaj terrorizmit ku jemi vecuar ndjeshem ne kontribut e vleresim nga SHBA. Besojme se bashku qe ky raport zyrtar dhe qendrimet e zotit Uidhers, sidomos pas pashpreses se fitores se Rames ne zgjedhjet e fundit parlamentare, nuk perqasin te njejten mendje diplomatike dhe zyrtare amerikane.

Sokol Olldashi shquhet e mbahet mend ne mandatin e pare si minister i Brendshem, kur emra te njohur te botes se krimit, dikur zoter te qeverisjeve, perfunduan ne pak muaj ne burg, ne saje te vullnetit qeverises te PD, punes se forte te ministrit. Gjithashtu dhe me perballjen ne zona te veshtira elektorale ku krimi kishte jo pak lidhje e fije, bene qe ministri Sokol Olldashi te fitonte ndaj ketyre organizatave, me rezultat arrestimet e krimineleve, burgosjen e tyre. Kjo nuk do shume fjale sigurisht sepse provat jane pertej hekurave, jane ne qeli.

Lulzim Basha, kryebashkiaku i Tiranes, shenjestra e forte e kabllogrameve Uidhers-Leaks ne PS, ka drejtuar tre ministri te qeverise se PD. Ate te Transportit, Brendshme, te Jashtme, duke lene gjurme te nje modeli me produkt perendimor te lexueshem e pa kompromis me krimin, qe me 21 janar kulmoi me arme zjarri ne revolucionin e deshtuar. Ne viziten e fundit te ambasadorit amerikan ne Tirane, zoti Aleksander Arvizu, ne Bashkine e Tiranes, ne takimin me zotin Basha, tha se kemi bashkepunuar fort me zotin Lulzim Basha ne detyrat e tij si minister, por dhe detyren e tij ne Kosove dhe presim te bashkepunojme fort ne te ardhmen. Duke na lene menjane kabllogramet per keto dyshimet me krimin, e gjeegjeza te tjera "Asange".

E gjithe kjo pasuri mediatike qe ka mbiemrin Wikileaks nuk me ngjan me tjeter vetem nje dobi per emra te pervecem qe kane deshire per me teper mjegull politike, me synim perftimi ne muajt qe vijne, e ngjarjet e pritshme. Besoj se mbi 90 per qind te publikimeve jane komunikimet e zotit Uidhers, qe mbylli sherbimin diplomatik ne Shqiperi me nje deshire te parealizuar qe te shihte Ramen ne pushtet si kryeminister, ndonese votuesit zgjodhen Berishen. Kjo shkon deri atje sa gojet e liga mendonin se ai eshte ne kryesi te kesaj partie te madhe opozitare. Nje nga inatet e zotit Uidhers, ka qene dhe "sherri" kur zoti Rama u perzgjodh nga shorti elektronik i Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Kontrollit te Pasurive, qe te jete pjese e zyrtareve qe do te hetohen, verifikohen, kontrollohen, per pasurine qe kane deklaruar vete. Ish-kryediplomati ne debatin e ceremonise, ne mjedise para kamerave e ka cilesuar shortin elektronik te njeanshem, te cuditshem, per hater te kryesocialistit, e me pas jashte kamerave ka kundershtuar ashper kete perzgjedhje. Deri aty sa ka hasur edhe kundershtine e drejtuesve te larte te USAID, qe kishin krijuar me mbeshtetje projektin ne baze te te cilit u hodh e hidhet shorti. Gjithashtu zoti Uidhers pa dashur te lexojme faqe te radhes se Wikileaks, ndjehej shpesh i merakosur per gjyqtaret e propozuar nga PS, qe rrezoheshin ne parlament nga shumica, per mospermbushje kriteresh profesionale, morale dhe te lidhjes me te shkuaren komuniste. Sigurisht nuk jemi ne gjendje te themi se a ka ne ueb, ne kete faqe sekretesh te "Asange" shkembime komunikimesh nga Ambasada Amerikane ne Tirane me departamentin e zv/ambasadores, qe ka punuar ne mandatin e zotit Uidhers. Nje mendje me thote se nese do te kishte qendrimet e mendimet nuk do te kishin te njejten permbajtje nga ajo qe na lexohet tashme cdo dite ne te perditshmet shqiptare. Gjithashtu qendrimet zyrtare te departamentit, te zyrtareve te larte te Shtepise se Bardhe, nuk jane ne rezonance me zotin Uidhers ne jo pak raste. Njeheresh ambasadori amerikan ne Tirane, Aleksander Arvizu, qe ka treguar nje maturi, kontribut, sjellje, mencuri te rralle, pohoi se publikimet jane te demshme. Ne takimet e tij me perfaqesues te qeverise dhe opozites, ka deshmuar se qendrimet zyrtare amerikane nuk jane Wikileaks. Gjithashtu kater nga mediat shume te njohura ne bote si "The New York Times", "The Guardian", spanjollja "El Pais" gjermania"Der Spiegel" denuar publikimin e dokumenteve te fundit nga portali Wikileaks te me shume se 250 mije dokumenteve te pacensuruara. Ne kete mesim, ministra, politikane, duhet te mesojne mbase se komunikimi me ambasadoret pavaresisht nga cili vend vijne dhe perfaqesojne, nuk duhet te degjojne gjithcka qe ke mesuar qe nga dita kur ke lindur. Ne keto dite shtatori, UidhersLeaks nga PS, po tenton qe te thuhen ate qe nuk u thane shume muaj me pare. Ndonese as Rama qe mbase shpreson te perfitoje ne sezonin e ri nuk eshte se do te nxjerre ndonje leverdi te madhe nga kjo baterdi te dhenash qe nuk jane aspak zyrtare.

Rama: Spastrim ne PS per Rucin, Doshin, Veliajn...

Kryetari i Partise Socialiste ne editorialin e tij te radhes qe "Koha Jone" po publikon te plote ne numrin e sotem, duke u ndalur ne dokumentet e Wikileaks ka bere fjale per spastrim te politikes shqiptare nga ata politikane qe sipas tij jane perfshire me akuza ne dokumentet qe po publikohen ne Wikileaks. Z. Rama ne editorialin e tij vlereson Shtetet e Bashkuara dhe rendit nje sere problematikash qe sipas tij meritojne ndeshkim. Madje z. Rama thote se per keta njerez qe jane perfshire ne raportet qe Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nuk duhet debat per ndeshkim.

Ketu ajo qe te shkon ndermend eshte se z.Rama po planifikon te kryeje nje vale spastrimesh ne Partine Socialiste. Dhe ne kete vale sigurisht qe do te perfshiheshin nga radhet e PS, emrat e evidentuar ne raportet qe publikoi Wikileaks, si Gramoz Ruci, Erion Veliaj, Tom Doshi, Paulin Sterkaj e te tjere.

Ne kabllogramat e Wikileaks, permendej se Gramoz Ruci eshte nje funksionar i larte i Partise Socialiste i lidhur me afera kriminale. Madje theksohej fakti se qe nga viti 2005 nga ana e konsullates amerikane i eshte ndaluar ne menyre permanente dhenia e vizes per te hyre ne Shtete e Bashkuara.

Ne kabllogramet e ambasades amerikane te derguara ne Uashington DC, te publikuara nga Wikileaks, keto emra qartazi evidentoheshin si deputete te lidhur me krimin, dhe qe sipas komentit te ambasadorit Xhon Uidhers, benin ligjet e shtetit shqiptar.

Nese z.Rama eshte duke menduar vertet qe te kryeje spastrime ne radhet e partise qe drejton, per shkak te daljes se dokumenteve nga Wikileaks, atehere ky do te ishte nje spastrim i dyfishte. Sepse pak kohe me pare, publikisht z.Rama paralajmeroi largimin nga strukturat drejtuese te PS, te emrave kritike ndaj tij si Kastriot Islami, Andis Harasani e te tjere.

Tuesday, September 6, 2011

KATEGORIA SUPERIORE-KALENDARI- Sezoni 2011-2012



KATEGORIA SUPERIORE


Sezoni 2011-2012

 
JAVA 1, 10.09.2011

Kastrioti-Pogradeci
Tirana-Teuta
Flamurtari-Kamza
Vllaznia-Laçi
Bylis-Shkumbini
Apolonia-Dinamo
Skënderbeu-Tomori

JAVA 2, 17.09.2011

Pogradeci-Tomori
Dinamo-Skënderbeu
Shkumbini-Apolonia
Laçi-Bylis
Kamza-Vllaznia
Teuta-Flamurtari
Kastrioti-Tirana

JAVA 3, 24.09.2011

Tirana-Pogradeci
Flamurtari-Kastrioti
Vllaznia-Teuta
Bylis-Kamza
Apolonia-Laçi
Skënderbeu-Shkumbini
Tomori-Dinamo

JAVA 4, 01.10.2011
Pogradeci-Dinamo
Shkumbini-Tomori
Laçi-Skënderbeu
Kamza-Apolonia
Teuta-Bylis
Kastrioti-Vllaznia
Tirana-Flamurtari

 JAVA 5, 15.10.2011
Flamurtari-Pogradeci
Vllaznia-Tirana
Bylis-Kastrioti
Apolonia-Teuta
Skënderbeu-Kamza
Berat-Tomori-Laçi
Dinamo-Shkumbini


JAVA 6, 22.10.2011

Pogradeci-Shkumbini
Laçi-Dinamo
Kamza-Tomori
Teuta-Skënderbeu
Kastrioti-Apolonia
Tirana-Bylis
Flamurtari-Vllaznia

JAVA 7, 29.10.2011
Vllaznia-Pogradeci
Bylis-Flamurtari
Apolonia-Tirana
Skënderbeu-Kastrioti
Tomori-Teuta
Dinamo-Kamza
Shkumbini-Laçi

JAVA 8, 05.11.2011

Pogradeci-Laçi
Kamza-Shkumbini
Teuta-Dinamo
Kastrioti-Tomori
Tirana-Skënderbeu
Flamurtari-Apolonia
Vllaznia-Bylis

JAVA 9, 19.11.2011

Bylis-Pogradeci
Apolonia-Vllaznia
Skënderbeu-Flamurtari
Tomori-Tirana
Dinamo-Kastrioti
Shkumbini-Teuta
Laçi-Kamza


JAVA 10, 26.11.2011


Pogradeci-Kamza
Teuta-Laçi
Kastrioti-Shkumbini
Tirana-Dinamo
Flamurtari-Tomori
Vllaznia-Skënderbeu
Bylis-Apolonia

JAVA 11, 03.12.2011

Apolonia-Pogradeci
Skënderbeu-Bylis
Tomori-Vllaznia
Dinamo-Flamurtari
Shkumbini-Tirana
Laçi-Kastrioti
Kamza-Teuta


JAVA 12, 10.12.2011

Pogradeci-Teuta
Kastrioti-Kamza
Tirana-Laçi
Flamurtari-Shkumbini
Vllaznia-Dinamo
Bylis-Tomori
Apolonia-Skënderbeu

JAVA 13, 17.12.2011

Skënderbeu-Pogradeci
Tomori-Apolonia
Dinamo-Bylis
Shkumbini-Vllaznia
Laçi-Flamurtari
Kamza-Tirana
Teuta-Kastrioti

JAVA 14, 11.02.2012

Pogradeci-Kastrioti
Teuta-Tirana
Kamza-Flamurtari
Laçi-Vllaznia
Shkumbini-Bylis
Dinamo-Apolonia
Tomori-Skënderbeu

JAVA 15, 18.02.2012
Tomori-Pogradeci
Skënderbeu-Dinamo
Apolonia-Shkumbini
Bylis-Laçi
Vllaznia-Kamza
Flamurtari-Teuta
Tirana-Kastrioti

JAVA 16, 03.03.2012

Pogradeci-Tirana
Kastrioti-Flamurtari
Teuta-Vllaznia
Kamza-Bylis
Laçi-Apolonia
Shkumbini-Skënderbeu
Dinamo-Tomori

JAVA 17, 10.03.2012

Dinamo-Pogradeci
Tomori-Shkumbini
Skënderbeu-Laçi
Apolonia-Kamza
Bylis-Teuta
Vllaznia-Kastrioti
Flamurtari-Tirana

JAVA 18, 17.03.2012

Pogradeci-Flamurtari
Tirana-Vllaznia
Kastrioti-Bylis
Teuta-Apolonia
Kamza-Skënderbeu
Laçi-Tomori
Shkumbini-Dinamo

JAVA 19, 24.03.2012
Shkumbini-Pogradeci
Dinamo-Laçi
Tomori-Kamza
Skënderbeu-Teuta
Apolonia-Kastrioti
Bylis-Tirana
Vllaznia-Flamurtari

 
JAVA 20, 31.03.2012

Pogradeci-Vllaznia
Flamurtari-Bylis
Tirana-Apolonia
Kastrioti-Skënderbeu
Teuta-Tomori
Kamza-Dinamo
Laçi-Shkumbini


JAVA 21, 07.04.2012


Laçi-Pogradeci
Shkumbini-Kamza
Dinamo-Teuta
Tomori-Kastrioti
Skënderbeu-Tirana
Apolonia-Flamurtari
Bylis-Vllaznia

JAVA 22, 14.04.2012

Pogradeci-Bylis
Vllaznia-Apolonia
Flamurtari-Skënderbeu
Tirana-Tomori
Kastrioti-Dinamo
Teuta-Shkumbini
Kamza-Laçi

JAVA 23, 21.04.2012

Kamza-Pogradeci
Laçi-Teuta
Shkumbini-Kastrioti
Dinamo-Tirana
Tomori-Flamurtari
Skënderbeu-Vllaznia
Apolonia-Bylis
 
JAVA 24, 28.04.2012

Pogradeci-Apolonia
Bylis-Skënderbeu
Vllaznia-Tomori
Flamurtari-Dinamo
Tirana-Shkumbini
Kastrioti-Laçi
Teuta-Kamza

JAVA 25, 05.05.2012

Teuta-Pogradeci
Kamza-Kastrioti
Laçi-Tirana
Shkumbini-Flamurtari
Dinamo-Vllaznia
Tomori-Bylis
Skënderbeu-Apolonia

JAVA 26, 12.05.2012

Pogradeci-Skënderbeu
Apolonia-Tomori
Bylis-Dinamo
Vllaznia-Shkumbini
Flamurtari-Laçi
Tirana-Kamza
Kastrioti-Teuta

Monday, September 5, 2011

Gjumi, ja cili është pozicioni më i mirë për të fjetur



Gjumi është i domosdoshëm për trupin dhe mendjen, por po kaq i rëndësishëm është edhe pozicioni në të cilin flemë. Këtë theksojnë ekspertët amerikanë, të cilët kanë analizuar pozicionet kryesore të gjumit dhe kanë dalë në përfundimin se ai më i miri është pozicioni shtrirë në shpinë.

Sipas ekspertëve të Convenant Health System, fjetja në shpinë ndihmon në parandalimin e dhimbjeve të shpinës e qafës, pakëson refluksin e acideve gastrike dhe favorizon mosshfaqjen e rrudhave. Shtrirja në shpinë redukton në maksimum kontraktimet dhe rezulton një pozicion i përshtatshëm për shtyllën kurrizore. Ana negative e këtij pozicioni? Favorizon gërhitjen, sidomos tek ata që janë të predispozuar.
Një tjetër pozicion i mirë për trupin është shtrirja në krah. Edhe ky pozicion parandalon dhimbjet e shpinës dhe qafës. Ai u rekomandohet sidomos grave shtatzëna, pasi favorizon lëvizjen e gjakut në fetus. Ekspertët nuk ua këshillojnë këtë pozicion atyre që duan të parandalojnë rrudhat.
Pozicioni më i keq? Ai shtrirë në bark, pasi shtyp stomakun, lehtëson refluksin e acideve gastrike dhe favorizon tendencën për të gërhitur. Gjithashtu, në këtë pozicion shtylla kurrizore nuk ka mundësinë të çlodhet dhe presioni mbi muskujt dhe kyçet është kaq i fortë saqë mund të shkaktojë edhe inflamacionin e nervave apo ndjesi shpimi në gjymtyrë.

Kapelo: Duhet gjendur zgjidhja për të ndalur këtë Barcelonë


Fabio Kapelo
Fabio Kapelo, trajner i kombëtares së Anglisë thotë se klubet në Spanjë do të gjejnë një zgjidhje për të ndalur vrullin e Barcelonës.
Katalanasit konsiderohen si klubi më i mirë i futbollit në histori por Kapelo mendon se dominimi i tyre nuk do të zgjasë përgjithmonë.
“A mund të shohim ndokënd që të ndaloi Barcelonën në të ardhmen? Unë mendoj se po, është e mundur”, tha Kapelo. “Zgjidhja gjendet duke njohur forcën e tyre. Mund ta studioni duke para kasetat. Disa ekipe mund ta gjejnë zgjidhjen për të mposhtuar Barcelonën”, ka nënvizuar trajneri i Anglisë.
Barcelona sezonin e kaluar arriti të fitojë Kampionatin Spanjoll, Ligën e Kampionëve dhe ka nisur sezonin e ri me fitimin e Supër-Kupës së Spanjës dhe Super-Kupës së Evropës.

Krujf: Murinjo është i fiksuar për të mundur Barcelonën

Johan Cruyff
Legjenda e futbollit Holandës dhe ishte lojtari i Barcelonës Johan Krojf është shprehur se sjellja e trajnerit të Realit Jose Mourinjo ishte një gjest i ulët.
“Ishte një akt arrogance dhe impotence, Shumë thonë se e ka bërë që njerëzit të flasin për incidentit dhe jo për ndeshjes por unë nuk e besoj këtë”, tha Krojf.
Murinjo i futi gishtin në sy ndihmësit të trajnerit të Barcelonës Tito Vilanova në përfundim të ndeshjes për Super-Kupën e Spanjës.
“Problemi është se Murinjo është i fiksuar për mundur Barcelonën. Por ai e ka kaluar cakun këtë herë. Të dy skuadrat janë ndeshur edhe herë të tjera me njëra-tjetrën por nuk ka qenë kur kaq keq”, ka thënë Krujf.
Lidhur me sjelljen e Murinjos kanë nisur hetimet por ende nuk është bërë i ditur ndonjë vendim.

Kristaq Mitro: Më vjen të kem njëherë një palë gërshërë


Nga filmi "Duaje emrin tënd" i Kristaq Mitros



Elsa Demo
Nga filmi “Njeriu i mirë” njerëzit mund të kujtojnë kollaj si batuta: “Djalë i mbarë, shtroju punës dhe lëri pehlivanllëqet shkencore” ose “Vera me Mollasin të mos presë, personi nuk është paraqitur”.
Problemet që ngre një film si ky në kuadrin e një kinemaje të indoktrinuar dhe të një traditë me kontribute nga më të ndryshmet, nuk janë pak.
Gjetëm rastin e homazhit që Festivali i Filmit të Durrësit i bëri aktorit Vangjush Furxhi, protagonist te “Njeriu i mirë” me rolin e Kiços, të bisedonim me një nga regjisorët, Kristaq Mitron (Ibrahim Muçaj nuk jeton më). Filmi u shfaq në ekranin e madhe të teatrit “Aleksandër Moisiu”. Mitro e Muçaj janë të dy autorë të “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Liri a vdekje”, “Apasionata”,
“Duaje emrin tënd”, “Një djalë dhe një vajzë”. Prej vitit 1990, Mitro nuk është marrë më me filmin artistik. Aktualisht është pedagog në Degën e Regjisë në Akademinë e Arteve, Tiranë.

Njeriu i mirë është realizuar në Tiranë më 1982. Si e shikoni tani?
Isha gati të çohesha dhe të prisja, të ndërtoja në formë tjetër, jo për të xhiruar, për të spostuar sidomos. Kishte gjëra që për mua ishin tepër.

Do donit të ndryshonit mënyrën e të bërit të filmit, po përmbajtjes, ç’mund t’i bënit?
Kam rezerva edhe për historinë, për konfliktin bazë, të cilin unë dhe kolegu, Ibrahim Muçaj, kemi dashur që ta heqim. Të them të drejtën nuk dua t’i them të gjitha.

“Njeriu i mirë” është bazuar në tregimin e Dritëro Agollit, ju keni respektuar përmbajtjen e tij?
Po, kemi lëvizur fare pak nga tregimi.

Nuk mund ta kursenit konfliktin klasor-politik, por edhe qesharak, për shkak të “një daje me Ballin”?
Ne kemi dashur ta bënim, por nuk e lëviznim dot, sepse nuk na lejonin ta lëviznim.

Filmi është i konceptuar fund e krye me atë frymë: njeriu i mirë është njeriu i ri i socializmit. Përderisa pranuat të bënit një film të tillë, do pranonit edhe të fusnit në skenar gjëra që nuk do donit.
Patjetër, ne nuk mund të dilnim dot nga ku ishim futur. Ishte e vështirë. Po ju tregoj një detaj. Në dekor ishte një bust i Enver Hoxhës, të cilin e kemi hequr me shumë kujdes dhe në film nuk ka bust të Hoxhës. Vetëm kur vjen Teloja në dhomë, pranë kalendarit shohim se është ngjitur një fotografi e Enver Hoxhës. Nuk ishte, e ngjitën, rekuizitori. Të gjithë ishin të formatuar. Por ka momente që filmi merr mirë. Është ndërtuar me elipsë dhe është elipsë e mirë. Ju kujtoj edhe një moment në filmin tonë “Apasionata”, kur  Kastriot Çaushi i thotë Matilda Makoçit, “të dua” dhe shkund pemën.

Dolët te teknika: lëvizja e kamerës mbrapa shpinës së Vangjush Furxhiut i mbetur vetëm në korridor, i shton tensionin personazhit. Sot kjo gjë është më se e zakonshme për kinemanë tonë, por jo dje. Pse ishte e vështirë të realizohej skena me karelë?
Këto dy momente, elipsën dhe karelën, kur i ripashë, falënderova veten. E diskutuam që në fillim me kolegun që karela do ta ndihmonte tronditjen e personazhit tonë, mjeshtërinë e aktorit. Kinemaja ka mjetet për ta bërë këtë gjë. Thënë ndryshe, kinemaja është për mua melodia e syrit dhe janë pikërisht këto instrumente që e çojnë aty.
Dekori është kërkuar, siç e vutë re, i tillë që të shihen paralelisht veprimet e dy personazheve që ndodhen në dy dhoma të ndryshme. Kjo krijonte një mizanskenë të këndshme. Prej këtej personazhi i Kiços do të vinte në korridor ku ne duhej të punonim me karelë.
Fillimisht duhej ndërtuar karela e cila realizohej nga një mjeshtër në ofiçinë. Ishte e vështirë sepse në atë pozicionin duhej të bëheshin harqe, ndërtuam rotativin e vogël, vendosëm boksin që është shumë i madh, një aparat silencioz që e mbanin katër vetë. Arriti të bëhej kjo pjesë me stativë, me kamerë të vogël. U bënë disa dubla. Vangjushi e ndjeu rëndësinë e kësaj pune dhe filloi t’i jepte përgjegjësi vetes. Mirëpo nganjëherë këto përgjegjësi e bënin më të mirë Vangjushin. Dhe thoshte: do të më falni, kërkoj një kujtesë emocionale. Ishte aktor që e kërkonte sinqeritetin. Unë them që aktori është atlet i zemrës.

Është agresiv portreti i tij në dialogun me Eva Alikajn në tavolinën e kuzhinës ku Vangjushi shikon në kamerën që ndodhet në anën e spektatorit.
Kjo është kamera subjektive.

Pak u fol për aktorin në homazhin që i kishte kushtuar Festivali i Filmit në Durrës.
Edhe pse në ceremoni u ngjit në skenë Mihal Luarasi, regjisori i “Njollave të murrme”, drama e dënuar rëndë në plenumin IV. Furxhi kishte qenë protagonist dhe siç dëshmojnë bashkëkohësit, kjo e dëmtoi shpirtërisht e psikologjikisht aktorin.
Vangjush Furxhi ishte një libër që nuk u shkrua i gjithë. Akoma te ne nuk po piqet kultura për të folur hapur se çfarë është njeriu dhe çfarë është artisti. Në këtë mënyrë shpjegohen më mirë rrethanat, në çfarë kushtesh kanë punuar këta artistë dhe si kanë ndikuar në krijimtarinë e tyre.
E di? Kishte raste që me Vangjushin nuk punohej. Ai binte në një depresion të madh. Unë e Ibrahimi shikonim njëri-tjetrin dhe na duhej të anulonim xhirimin, sepse nuk punohej.
Ai ishte shumë fëmijë. Besonte në atë që i thoshe, hapte sytë, të shikonte me habi e pas kësaj fillonte tek ai dyshimi i madh. Nga gëzimi kalonte në dyshim. Ai jetonte me një frikë të madhe pas asaj që kishte ndodhur me “Njollat e murrme”.
Vangjushi nuk u vlerësua për rolin e Kiços te “Njeriu i mirë” sepse u vlerësuan të tjerë në atë film dhe ngaqë mendohej si personazh negativ.
Ai e kishte zakon t’i linte rolet. Është njëlloj si Robert Ndrenika e Sulejman Pitarka. Këtë të fundit donim ta merrnim te “Dimri i fundit”, u hoq kaq i sëmurë dhe paraqiti para nesh kaq lloj sëmundjesh sa besuam se e kishte keq punën.

Si ishin raportet në role mes Vangjushit dhe partneres së tij Eva Alikaj?
Nganjëherë kishim probleme sepse Eva ishte e vrullshme, goditëse, ndërsa Vangjushi e merrte rolin thellë brenda vetes së tij, dhe herë e pranonte, herë nuk e pranonte. Kishte dilema. Vangjushi shfrytëzonte imagjinatën. Siç thotë Bela Balazh, kinemaja ka vetëm të tashme, edhe Vangjushi është i të tashmes në kinema dhe do të jetë i kësaj kohe. Ky është Vangjushi.

Gjëja që e ka dëmtuar kinemanë dhe duke përfshirë “Njeriun e mirë”, ishte paraqitja e një realiteti që nuk ekzistonte. Që ky Teloja nuk mund të ishte i gëzuar që po e transferonin…
Një manipulim i jashtëzakonshëm i të vërtetave. Kinemaja është vërtet manipulim i realitetit, për të parë në mënyrë më estetike dhe emocionale një të vërtetë, por jo për ta shtrembëruar dhe për të gënjyer me të.
Por më duhet të pohoj se shumë gjëra deshëm t’i bënim ndryshe dhe nuk ishim të zotët t’i bënim ndryshe.

Edhe të donit ta zëvendësonit konfliktin që e shkëput Verën me Telon, nuk do mundeshit?
Ne donim ta zëvendësonim me një konflikt tjetër, por autori, Kryetar i Lidhjes atë kohë nuk pranoi. Nuk u lejua as nga Këshilli Artistik i Skenarit. Luftuam të tre, bashkë me Nexhati Tafën me të cilin kishim punuar për “Dimrin e fundit”, “Apasionatën”.

Konflikti që gjeneron Kiço me të motrën i cili për karrierë kërkon ta martojë me një njeri me pushtet, është edhe konflikt prej natyrës së këtij karakteri, prej instinktit, për të qenë protektor ndaj motrës. Në familje është gjithnjë dikush që do të zotëroj njeriun e vet, babai fëmijën, vëllai motrën. Por kjo mezi duket sepse boshti ideologjik i mban urtë këto anë psikologjike të raporteve njerëzore.
Në drejtim të personazheve kishte edhe diçka tjetër. Personazhi i Eva Alikajt duhej që ta sfidonte vëllanë, duke kuptuar disa gjëra të karakterit të tij, por ndoshta këto nuk kanë dalë. Mund të jetë dhe mangësia jonë. Por ishte gjithmonë mendimi për të nxjerrë në këtë rast njëfarë emancipimi të femrës. Dhe kjo duket deri–diku.
Ju thashë pak përpara, tek e shihja filmin më hanin duart.

Filmi vuan hera-herës nga ritmi i ulët. Përveç detyrave që duhej të përmbushte në drejtim të metodës së realizmit socialist e të partishmërisë, është thënë që ritmi ka qenë një problem për kinemanë shqiptare të para nëntëdhjetës. Është e përulur ajo që thatë pak më përpara: ne edhe po të donim të punonim ndryshe, nuk do të mundeshim. Çfarë kishte humbur kineasti gjatë riprodhimit të kësaj stampe?
Te ritmi jo, aq dinim, aq kishim mësuar.

Nuk mund të thuhet kjo gjë për një film me seri si “Liri a vdekje”?
Te ai film dhamë gjithçka. Ne nuk donim të ishte me dy seri. Na erdhi urdhri, ishte çështje norme. Janë dy versione të këtij filmi, ekziston diku dhe njëri me një pjesë që ka më tepër edhe më tepër ritëm. Kur shihja “Njeriu i mirë” më vinte të kisha një palë gërshërë.

Gërshërët do ta preknin mënyrën e të jetuarit, të të veshurit?
Meqë përmendët të veshurën: kështu visheshin njerëzit, kostumet rrinin keq. Dhe ato rroba ne mezi i gjenim, sepse në jetë njerëzit visheshin edhe më keq.

Golfi me zinxhir nga pas si eunuk i Bujar Asqeriut, Eva Alikaj me pallto shajak i bardhë…
E qethura po ashtu. Ne mundoheshim për më të mirën, të bënim disa gjëra jo si në jetë, por… Ju kujtoj rastin e filmit “Telefoni i një mëngjesi”. Anastas Kondo, anëtar i Komitetit Qendror, ankohet: Ç’janë ata semaforë që na keni vënë në film dhe ato vetura? Në të vërtetë unë kisha kërkuar të merreshin veturat nga parku i delegacioneve që kishte afro 100 vetura për njerëzit që vinin nga jashtë. Mora 20 makina për të krijuar lëvizje në qytet, sepse Tirana ishte bosh. Unë e kisha tmerr nuk e duroja dot, e kisha ritmin në sytë e mi dhe doja ta bëja prezent në film. Ne e krijuam jetën për atë film. Akuza ishte mos do të na tregosh ti si është jeta jashtë në Perëndim? Ne kemi fizionominë tonë, më tha Kondo. Kështu që u prish skena gjithë jetë që kishim krijuar. Ju e shikoni se sa bosh është kuadri te “Njeriu i Mirë”, kur Asqeriu dhe Alikaj kalojnë afër korpusit universitar.

Edhe skena e fundit, bashkimi i tyre, duket si një gabim. Sfondi është i vdekur… Ju keni punuar me aktoret e një brezi si Rajmonda Bulku, Matilda Makoçi, Eva Alikaj. Çfarë mund të thoshit për secilën?
Matilda ishte një xham që thyhej shumë shpejt, një engjëll, maksimalisht e besueshme. Eva erdhi si një gjetje në kinema por u keqpërdor, nuk luajti por bëri të njëjtën gjë. Është vlerësuar me kupën e festivalit si aktorja më e mirë për rolin e Verës.
Rajmonda nuk erdhi nga shkolla. Erdhi si një vajzë e bukur. Punuam bashkë te “Dimri i fundit”, “Nusja dhe shtetrrethimi”.

Të gjithë filmat që përmendën i keni realizuar me Ibrahim Muçajn. Si kanë qenë raportet tuaja?
E kam dashur dhe më ka dashur po aq, pavarësisht se hynë të tjerë dhe kanë prishur shumë gjëra midis nesh. Më vjen shumë keq. (Preket) Ibrahimi ishte djalë që më kuptonte shumë mirë. E dinim vendin e njëri tjetrit. Ai kishte nën kontroll dramaturgjinë, kurse unë imazhin. Të dy kishim studiuar aktrim. Ai kishte qenë student i Mihal Luarasit, unë i Drita Agollit, Kujtim Spahivoglit, Pirro Manit. Ibrahimi kinemanë e kishte projektuar në kokën e tij që fëmijë, sepse i ati kishte projektuar filma pa fund në Vlorë.

Si ushqeheshit shpirtërisht?
E tmerrshme t’i përgjigjesh kësaj pyetje. Atëherë ka pasur zhurmues. Unë kisha ngritur një antenë të gjatë në oxhak dhe arrija të shikoja Beogradin dhe i shikoja me kujdes filmat. Në Kinostudio shihnim filma që nuk qarkullonin dhe mbi të gjitha ka qenë profesori im absolut, Kristaq Dhamo. Ai më futi në shkollë prapë për të dytën hyrë. Nga Instituti i Lartë i Arteve, pastaj asistent në Kinostudio dhe më vonë sërish në Akademi një vit e gjysmë regji. Ishte dhe biblioteka e pasur e Kinostudios që në mesin e viteve shtatëdhjetë, u dogj pjesërisht dhe u shpërnda poshtë e përpjetë.

Filmi i fundit ka qenë “Një djalë dhe një vajzë” në vitin 1990, mendoni t’i ktheehnie kinemasë?
Gjatë kësaj kohe jam marrë me shkollimin e vajzave të mia dhe me shkollën publike ky përgatiten kineastët e rinj. Po, kam në dorë diçka dhe kam dëshirë t’i kthehem kinemasë.

Sunday, September 4, 2011

Në fshatin e një Kryeministri

Kjo është një vizitë në fshatin Çorrush të Mallakastrës, në vendin ku këtu e 97 vjet më parë lindi Mehmet Shehu, dorë e fortë e sistemit që mbretëroi vendin për 50 vjet, por njëherazi edhe viktimë e tij. Një nga ata “bijtë” që i ha revolucioni. Ne udhëtojmë në atë që e quajnë Mallakastra e Egër.

Në fshatin e një Kryeministri

Fatos Baxhaku

Nuk ndodh shpesh që një fshat të nxjerrë një Kryeministër. Aq më tepër Kryeministër që të ketë qenë në pushtet për dekada me radhë dhe më shumë akoma, një njeri fundi i të cilit ende diskutohet gjallërisht në shtyp, ndër libra, në shtëpi të thjeshta. Kjo është një vizitë në fshatin Çorrush të Mallakastrës, në vendin ku këtu e 97 vjet më parë lindi Mehmet Shehu, dorë e fortë e sistemit që mbretëroi vendin për 50 vjet, por njëherazi edhe viktimë e tij. Një nga ata “bijtë” që i ha revolucioni. Ne udhëtojmë në atë që e quajnë Mallakastra e Egër. Në fillim mendojmë se njerëzit, që e kanë quajtur kështu, mbase e kanë tepruar ca me këto terma. Vetëm pak metra pasi kemi lënë mënjanë rrugën nacionale, që të çon drejt Jugut, nisemi t’u japim të drejtë. Bën një vapë e paparë dhe ne e kemi ende në hundë atë erën e puseve të naftës që kemi lënë pas. Është ditë e enjte dhe një vargan dasmorësh na përshëndet me hare. Është e vetmja shenjë e gëzueshme që do shohim gjatë këtij udhëtimi. Pasi shamitë e kuqe, të varura nëpër pasqyrat e makinave, zhduken pas një kthese, mbetemi vetëm, fare vetëm përgjatë një peizazhi të zhveshur e të djegur nga dielli. Një kalimtar i vetmuar, që kushedi se cili hall e ka nxjerrë në pisk të vapës na e bën me dorë nga një grumbull kodrash, që nga larg duken shumë të gjelbëruara. “Ja, atje tej është Çorrushi, vetëm se ku doni të shkoni saktësisht? Ai është një fshat shumë i shpërndarë…”. Udhëtojmë edhe disa kohë mbi asfaltin e vjetër që të çon drejt Çorrushit. Në 1976, kohë në të cilën është shtruar sera mbi të cilën po kalojmë, kjo rrugë ishte ndër të paktat në Shqipëri që lidhte një fshat me rrugën nacionale. Asokohe, Mehmet Shehu, “djali i fshatit”, ishte në kulmin e pushtetit të tij.

12 mëhallët

Fshatari kishte të drejtë. Çorrushi në fakt shtrihet që nga rruga nacionale e deri në anë të Vjosës. Përballë ndodhet krahina e Kudhësit, ku fillojnë fshatrat e Vlorës. Vjosa dredharake duket e qetë nën vezullimin e një dielli përvëlonjës. Në anë të saj shtrihen arat e Çorrushit. Bëjmë ca mund që të dallojmë shtëpitë. Ato janë të fshehura nën hijen e rëndë të pemëve. Vetëm tek-tuk dallojmë ndonjë figurë njerëzore. Duket sikur njerëzia është strukur kushedi se ku. Në qendër të fshatit, atje ku është shkolla, një djalë i ri se ç’ka një problem me gjelat e detit. Mbase janë të vetmet qenie me të cilat mund të komunikojë diçka. Pastaj kemi fat. Një lokal në krah të shkollës së heshtur është i hapur. Gruaja që shërben aty na sheh gati-gati me habi. “Klientë në këtë orë të paradites”, do të ketë menduar me siguri. Lokali është krejt i boshatisur. “Zonjë, ku mund të ulemi?”, bën shaka me dashamirësi njëri prej nesh. Zonja vë buzën në gaz. E ka kuptuar fare mirë shakanë. Si ia shpjegojmë se nga vijmë e çfarë na duhet tregohet shumë e gatshme të na ndihmojë. “Po ju duhet të flisni me Teki Pashajn – thotë - ai është drejtori i shkollës dhe është marrë me historinë e fshatit”. Djali që merrej me “kaposhët” vrapon drejt shkollës dhe kthehet me një frymë. “Drejtori do vijë t’ju takojë sapo të mbarojë një punë”, thotë me një buzëqeshje të hareshme. Me siguri i duket që, më në fund, e ka bërë një punë vërtet të dobishme.

Teki Pashaj, drejtori, vjen i shoqëruar nga Petrit Xhaferri, një mësues. Dikush prej nesh del mik me drejtorin. Vite më parë ata janë takuar për punë pune. Kështu që e kemi më kollaj të miqësohemi e të flasim për Çorrushin.

Tekiu dhe Petriti na rrëfejnë disa histori të vjetra. Fshati i sotëm ka 12 mëhallë dhe mbase edhe me një të re, të krijuar kohët e fundit, bëhen 13. Secila prej tyre e ka një histori. Disa mëhallë janë krijuar nga kurveleshas të zbritur këtu para 200 e më shumë vjetësh, disa mëhallë të tjera janë banuar nga vendas të cilëve nuk u dihet origjina e largët. Një emër tjetër i njohur kujtohet gjatë bisedës, Çaush Prifti i Hormovës, njeriu me fat tragjik që guxoi të mos i bindej Ali Pashë Tepelenës. Njerëzit e tij paskan përfunduar pikërisht këtu.

Pasardhësit e Çaushit të Hormovës

Çaush Prifti ishte prijësi i të krishterëve të Hormovës së vjetër. Personazh i diskutueshëm i kohës, për të gjithë shkrimtarët e atëhershëm ky ishte një cub që u vinte gjoba udhëtarëve që kalonin në rrugën drejt Janinës. Madje, gojët e liga kishin nisur të thoshin që ai kishte dhe një marrëdhënie të fshehtë me Hankon, të ëmën e Aliut. Në këtë histori, me sa duket, janë ngatërruar edhe paratë. Kush e kush do t’i mblidhte më parë gjobat që u viheshin nevojtarëve. E kështu, nga një miqësi e parë ka lindur një armiqësi e fortë. Aliu, si u forcua ca, nisi t’u bënte kërkesa hormovitëve të Çaush Priftit. Kjo histori duhet të ketë vazhduar gjatë derisa kanë nisur bisedimet e para. Aliu i ka ftuar burrat hormovitë në një takim në manastir. Këta e kanë pranuar ftesën. Porse dyert e manastirit janë mbyllur befas dhe burrat janë shkuar sakaq në shpatë. Kryetari i tyre, Çaushi është pjekur në hell. Nuk ishte një dënim i shpikur nga Ali Pasha. Vetë Sheriati asokohe e pranonte edhe këtë dënim për faje të rënda. Banorët e shpëtuar e braktisën fshatin e djegur.
[
Zmadho fotografinë
Në fshatin e një Kryeministri
Në fshatin e një Kryeministri

Vazhdimin e historisë ia lëmë Tekiut. Ai, sigurisht që nuk e shan Çaushin për ndonjë “gabim të vogël”. Edhe ne nuk kemi se si ta presim prej tij një gjë të tillë. Ja version i tij: “Në fakt, në fillim Aliu ishte mik me hormovitët. Ata bënin punë bashkë dhe kishin miqësi. Por më pas, Aliu, i etur për para e pushtet nisi t’u bënte presione atyre. Jo rastësisht u hap edhe fjala se Çaush Prifti ishte i dashuri i Hankos. Kështu Aliu do të kishte një shkak për të ndërhyrë në fshat. Një Jusuf Arapi, besnik për kokë i Ali Pashës deri në vdekje, i sajoi të gjitha këto punë. Ndodhi ajo që ndodhi, por për fat, katër djemtë e Çaushit dhe një njeri i besuar i tyre, ai që mbante flamurin në luftë e që quhej bajraktar, mbetën gjallë. Si u dogj dhe u plaçkit fshati, ishte e kuptueshme që këta e kishin jetën të pamundur në Hormovë. Këta erdhën dhe u vendosën këtu. Ishin katër djem e një bajraktar. Pasardhësit e secilit prej tyre krijuan nga një mëhallë. Atje ku u vendos bajraktari quhet edhe sot e kësaj dite lagjja Bajraktaraj. Unë vetë vij nga një fis që është pasardhësi i njërit prej djemve të Çaushit. Këtë ngjarje na e kanë treguar të parët tanë brez pas brezi. Madje në folklorin tonë ka edhe shumë këngë për këtë histori”.

Paqe me barut

Ndërsa flasim në sheshin krejt të qetë sytë na shkojnë vazhdimisht në malin përballë. Mbi Vjosën që gjarpëron poshtë, duken njolla të bardha. Janë shtëpitë e krahinës së Kudhësit. Andej janë lebërit, këndej mallakastriotët. Në Çorrush banorët e fshatrave matanë Vjosës i quajnë “përtejasit”, me pak fjalë njerëzit që banojnë matanë lumit. Tani janë të lidhur me njëmijë fije krushqie, interesash, miqësish, por nuk ka qenë kështu kohë më parë. “Vjosa – na thotë Tekiu – si të gjithë lumenjtë e ndryshon shpesh shtratin e saj. Sidomos në periudha vërshimesh e shirash. Kur erdhën këtu pasardhësit e Çaush Priftit ishte vendosur me kohë që kufiri mes tokave të ishte lumi, por ky ishte tekanjoz. Banorët e zonës së Kudhësit asokohe ishin më të fortë dhe shumë herë shfrytëzonin tokat që lumi i shtynte në krahinën tonë. Puna u acarua keq mes banorëve të të dy brigjeve. Aq sa shkoi puna gati për luftë. Ata të Kudhësit madje nisën të bënin edhe fortifikime me drurë e gurë që nxirrnin nga mali. Nëse do niste lufta atëherë me siguri do të kishte shumë të vrarë nga të dy palët. Një nga tanët, i pari i fshatit asokohe, u propozoi kundërshtarëve: Le të dalim dy të parët në duel. Cili të qëllohet do të marrë vajzën e kundërshtarit për nuse të djalit. Kështu lahemi dhe i mbyllim diskutimet. E kështu u bë. I pari qëlloi ai ‘përtejasi’. Plumbi i tij e zuri kalin e këtij tonit mu në ballë. Kundërpërgjigjja e menjëhershme e zuri atë në gju. Me këtë ngjarje u vendos paqja. Dy ish-armiqtë u bënë krushq. Të parët tanë na kanë thënë se nga kjo krushqi e parë rridhte edhe Sulltana, e ëma e Mehmet Shehut, që kishte lindur nga një fshat matanë Vjosës, në Shkozë”. Të zënë me histori e legjenda e kishim harruar fare “Mehmenë”, sikurse e quajnë në dialektin vendas. Shumë shpejt do të kemi rast ta kujtojmë.

Kujtimi i Mehmetit

Në fillim shkojmë në shkollën e heshtur. Këtu një klasë është shndërruar në një si lloj muzeu të thjeshtë. Në mur dallojmë portretin e njohur të Mehmet Shehut. Ngjitur me të lexojmë: Bektash Haxhiu, dy herë deputet, pjesëmarrës në Shpalljen e Pavarësisë dhe në Kongresin e Lushnjës. Të dy “armiqtë klasorë” fati i ka sjellë të rrinë bashkë në një klasë të heshtur në fshatin e tyre. Askujt prej tyre nuk duhet t’i ketë vajtur mendja për një fat të tillë, por ja që historia bëka të vetën. Pastaj janë rreshtuar me radhë njerëzit më të shquar të fshatit, një deputet i kohës së demokracisë, një mësues i vjetër dhe deri te Kastriot Islami i PS-së, babai i të cilit ka lindur pikërisht në këtë fshat. “Ka edhe njerëz që nuk janë përmendur ose që janë përmendur pak – na thotë Tekiu – njëri prej tyre ka qenë një figurë shumë interesante. Ai quhej Baki Pashaj. Ky ishte një mjek autodidakt. Nga varfëria zuri punë në Tiranë në vitet ’30 në spitalin e vetëm të asaj kohe. I zgjuar nga natyra, mori shumë njohuri. Kur u kthye në fshat këto njohuri i vuri në shërbim të bashkëfshatarëve. Në fillim bënte edhe punë të rëndomta, po aty nga fundi i viteve ’50 vetë shteti i dha të drejtën që të punonte si infermier. Aq shumë i suksesshëm ishte saqë i gjithë fshati e quante ‘doktori’. Bënte gjithçka nga dentist deri te ndërhyrjet e vogla kirurgjikale. Ka qenë një personazh me të vërtetë interesant”.

Jashtë në fshat nuk pipëtin gjë. Ai djali, miku ynë i parë, u është kthyer sërish kaposhëve të tij. Bashkë me miqtë vendosim të shohim një lagje tjetër, që ndodhet disi më lart, në kodër. Ajo quhet Varfaj. Banorët e saj janë me origjinë të largët nga Progonati në Kurvelesh. Gjatë rrugës shohim shumë shtëpi të mbyllura, oborre që janë zënë nga ferrat dhe lofatat. Braktisja ka kohë që ka nisur në këtë vend. Na thonë se në 1990 fshati kishte 281 familje që bënin afër 1250 banorë. Regjistrimi i fundit ka shënuar 87 familje me 370 banorë. Shkolla ka tani vetëm 50 nxënës që mësojnë në dy klasa kolektive. Në njërën mblidhen ata të fillores, në tjetrën ata më të rriturit. Njëra nga mësueset e pakta udhëton bashkë me ne në makinë. Për të ka qenë një fat i vërtetë. Për të bërë punën asaj i duhet të ecë në vapë, në shi, në të ftohtë e në baltë çdo ditë, dy orë vajtje-ardhje. Kur mbërrijmë në lagjen lart ndahet me ne. “Rrofshi dhe ju vaftë mbarë – na thotë – më bëtë goxha nder”.

Varfaj është një grumbull shtëpish të gurta. Atje njohim Shaban Velajn. Një njeri që i bën të gjitha punët që mund të bëhen në një fshat. Ky është vërtet një personazh më vete. Në fillim na tregon shtëpinë e tij të parë të ndërtuar që më 1904. “Kanë bërë shtëpi të forta asokohe – thotë – jo si ne tani. Kishte burra atëherë”. Babai i Shabanit për disa vite të mira pat qenë emigrant në SHBA, ndër të paktët që kishte fshati asokohe. U kthye për motive të veta duke sjellë me vete edhe përvojën e atëhershme. Sipas Shabanit, kurrë nuk ra dakord me komunizmin. Ishte shumë i lidhur me leximin. Njëri nga nipat e tij quhet Martin, kujtim i kohës së librave.
Zmadho fotografinë
Në fshatin e një Kryeministri
Në fshatin e një Kryeministri

Duam apo nuk duam biseda shkon vetvetiu te Mehmet Shehu. Në fakt, më shumë kujtojnë emra e ngjarje dy miqtë tanë: Tekiu e Shabani. Kujtojnë për shembull fatin se sa djem nga fshati morën të drejta studimi vetëm se ishin nga fshati i Mehmetit, ose historinë se si u bë rruga e vetme e asfaltuar në krejt zonën, ose se si e kishin derën hapur në zyrat e pushtetit për ç’do hall që kishin. Ndryshe nga sa është krijuar ideja Çorrushi nuk ka qenë krejtësisht me partizanët. Na tregojnë se 75 “dyfeqe”, njerëz nga Balli, kanë marrë pjesë kundër partizanëve në betejën e përgjakshme të Tendës së Qypit në 1944. Megjithatë, hija e rëndë e Kryeministrit më jetëgjatë të kohës vazhdonte t’u ndihte që nga larg. Të dy kujtojnë pastaj se si një fshat i tërë u mpi kur në edicionin e lajmeve u dha lajmi i vetëvrasjes së njeriut të tyre. “Një lagje lart nuk kishte drita. Ata nuk morën gjë vesh atë natë – thotë Shabani – po ne, të tjerët, ngrimë të tërë. Edhe pse nuk isha dakord politikisht me të, e quanim djalin e fshatit. Pastaj atë e kishim zgjidhje për shumë gjëra. Mbaj mend që jemi mbledhur në qendër të nesërmen në mëngjes dhe na dukej si çudi e madhe. Fjalia më e përhapur ishte se diçka e rëndë ka ndodhur atje në majë, ndryshe nuk e shpjegonim. Disa ditë më vonë erdhi një i deleguar dhe na e shau Mehmetin. U ngritën edhe plot që këtu që ia dëgjuan fjalën. Unë vetë desha ta pyes se si është e vërteta, por nuk ma mbajti. Përse të gënjej, ne na shihnin edhe si me cen. Ishin kohë të këqija. Tani ata që e shanë, ata po e mbrojnë. Hajde merre vesh këtë punë. E dini se si është puna more djem. Në vaki flitet pak, ndërsa sa për në dasmë atëherë flasin të tërë”.
Biseda vazhdon gjatë. Kujtohen me dhjetëra emra. Të gjithë janë nga ata që e pësuan pas 18 dhjetorit të 1981, ditës së fundit të Mehmetit. Kush me ulje në detyrë, kush me transferim në zona të thella, por edhe dënime me burgim dhe internime. Nga njerëz të besuar shumë çorrushiotë u panë me dyshim. “Paska qenë edhe mirë edhe keq të jesh nga i njëjti fshat me një Kryeministër”, bën shaka Shabani.

Në të kthyer ndalojmë një copë herë në shtëpinë e Mehmet Shehut. Më mirë me thënë në kopjen e rindërtuar të shtëpisë së vjetër, e cila u shkrumbua që më 1943. Në 1978 shtëpia u rindërtua sipas modelit të vjetër nga ustallarë gollobordas. Këtu u vendos edhe muzeu i fshatit. Ecim për do kohë brenda mureve të saj ngjyrë gri. Nuk ka mbetur më asgjë. Vetëm era fshikullon disa copa letrash të mbetura nga lavdia e dikurshme. Jashtë, një gomar i mërzitur nga dielli ia nis një avazi prej vërteti. Njësoj sikur të dojë të na thotë: Po ç’patët more ditëzinj, akoma merreni me avaze të vjetra? Nuk ia shpjegojmë dot veshgjatit se për ta kuptuar një njeri duhet më parë të shohësh vendin ku lindi e u rrit. Kjo do të ishte e tepërt në këtë ditë ende të nxehtë shtatori.

Vitet e Mehmet Shehut

Mehmet Shehu, një nga figurat më të njohura dhe më të diskutuara të Shqipërisë së shekullit XX, lindi në Çorrush të Mallakastrës së Egër më 10 janar 1913. Shkollimin e parë e mori në fshat dhe pastaj e vazhdoi në Skrapar te disa miq të të atit. Më 1932 mbaroi studimet në Shkollën Teknike në Tiranë, që asokohe drejtohej nga Harry Fultz. Më pas niset për studime në një akademi ushtarake në Napoli, por përjashtohet si përkrahës i ideve komuniste. Për të njëjtën arsye burgoset për pak muaj edhe pas kthimit të tij në Shqipëri. Më pas punon si traktorist në fermën e Harry Fultz në Kavajë dhe ndjek njëkohësisht edhe kursin për oficerë në Tiranë, të cilin e përfundon më 1937. Në dhjetor të të njëjtit vit rreshtohet në krah të brigadave internacionaliste që shkuan për të ndihmuar Republikën Spanjolle. Më 1939 shkon në Francë, ku ishin strehuar shumica e të majtëve të mundurve në Luftën e Spanjës. Këtu qëndron deri më 1942. Që prej këtij viti kthehet në Shqipëri dhe caktohet sekretar organizativ i PKSH-së për Qarkun e Vlorës. Gjatë LNAÇL ishte ndër emrat më të njohur të komunistëve. Në moshën 30-vjeçare, në shkurt të 1943, ishte komandant i “Çetës Plakë” të Mallakastrës. Në mars të 1943 ishte kandidat i Komitetit Qendror të PKSH-së. Në gusht të 1943 ishte në krye të brigadës së parë partizane që u themelua, edhe me ndihëm e anglo-amerikanëve dhe jugosllavëve, në Vithkuq të Korçës. Në verën e 1944 ishte komandant i Divizionit të Parë Sulmues, që kapërceu Shkumbinin për ta shtrirë zonën e influencës komuniste edhe në Veri. Në nëntorin e 1944 komandoi trupat partizane që çliruan Tiranën. Nga 1945 e deri në 1946 përfundoi studimet në akademinë ushtarake “Vorshillov” në Moskë. Një vit më vonë ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Ishte zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm në një kohë të vështirë për regjimin e Hoxhës, në vitet 1948-1954. Që prej këtij viti e deri më 1981 ishte Kryeministër i Shqipërisë. Vdiq në 18 dhjetor të 1981. Versioni zyrtar i kohës ishte vetëvrasja. Fundi i tij shkaktoi shumë diskutime e hamendësime, të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Familjarët e tij u persekutuan rëndë.