Friday, March 29, 2013

Ja pse Shqiperia nuk eshte per botror...

Le ta shijojmë këtë Kombëtare, por të mos e vëmë nën presion të vazhdueshëm, duke i kërkuar një gjë që vetëm e kemi ëndërruar. I këtij mendimi është ishkapiteni kuqezi, Rudi Vata, i cili ka bërë një analizë të dy ndeshjeve të fundit, duke folur me superlativa sa për lojtarët dhe për trajnerin De Biazi. Gjithsesi, në intervistën dhënë “Panorama Sport”, Vata thekson se është ende herët që t’i kërkosh këtij ekipi kualifikimin në Botëror, në një kohë kur në gjithë historinë e vet ka qenë gjithnjë në vend të fundit apo të parafundit dhe jo më larg se një vit më parë u mund nga një skuadër modeste sikundër është Luksemburgu.

Fadil Vokrri dhe jeta e tij larg fushës së futbollit

Kujt nuk i kujtohet futbollisti kosovar i viteve të tetëdhjeta, ylli i dikurshëm i kësaj loje magjike, Fadil Vokrri. Ai i bëri ta admironin të gjithë tifozët e futbollit, pavarësisht skuadrës së tyre të zemrës. Konsiderohet si njëri nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës, që impresionoi me performancat e tij. Fadili në çdo ndeshje ngriste në këmbë deri në dyzet mijë shikues, të cilët brohorisnin sikur në kor: Vokrri, Vokrri, Vokrri...
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Modest, i disiplinuar, i shoqëruar, i qetë e mbi të gjitha një talent i vërtetë, Fadil Vokrri, për njëzet vjet e mbajti më të drejtë epitetin e futbollistit më të mirë dhe idolit të dashamirëve të kësaj loje të afirmuar.

Monday, March 25, 2013

Rrëfehet Erjon Bogdani: Ju tregoj “sekretet” e Shqipërisë

Ka luajtur 75 ndeshje me Kombëtaren dhe ka shkundur 19 herë rrejtën. Është rekordmeni i golave kuqezi dhe ka shanse të mira të jetë edhe rekordmeni i ndeshjeve kuqezi, sepse vetëm 4 ndeshje e ndajnë nga ishkapiteni Altin Lala. Erjon Bogdani jeton me ëndrrën e gjithë shqiptarëve për t’u kualifikuar për në Botëror, por ndryshe nga shumica mendon se nuk duhen krijuar iluzione të mëdha dhe nuk duhet që situata të ngarkohet më tepër. Në një intervistë për “Panorama Sport” bomberi kuqezi tregon edhe disa nga “sekretet” që po e bëjnë Shqipërinë surprizën e këtij grupi.

“Botërori në Brazil, i pamundur për ne”

Fitorja e trofeut të madh në ‘Brazil 2014′, pothuajse e pamundur”. Me këtë deklaratë gjatë konferencës për shtyp, menaxheri i kombëtares gjermane, Oliver Bierhof, ia ka prerë këmbët, por jo shpresën e fundit tifozëve gjermanë dhe europianë. Edhe pse Gjermania e ka treguar që di të fitojë Botëror, pasi ka triumfuar tri herë në historinë e futbollit (1954, 1974, 1990), ish-kampioni i Europës 1996, Oliver Bierhof, ka ulur euforinë e lojtarëve të “pancerave”, duke i zbritur ata me këmbë në tokë dhe duke u treguar se në evenimentet botërore jashtë Europës, kombëtaret europiane nuk kanë shanse të dalin

Zogaj: Çështjet që më ndajnë me Ramën, në PD mund të rikthehem si njeri i lirë

Koordinatori i opozitës: Shanset për Berishën e Ramën.
“Rezultati do të varet nga loja e Ramës, taksa progresive s’është goditja e madhe e ndryshimit”
Koordinatori i koalicionit opozitar, politikani dhe publicisti i njohur Preç Zogaj, në një intervistë ekskluzive për “Panorama” shpjegon se cilat janë arsyet që e kanë vënë atë në një proces sqarimi me kreun socialist Rama.  Katër vjet në opozitë në krah të Edi Ramës, Zogaj shprehet se ka parë të tronditen disa parime për të cilat ka besuar për të qenë në një tryezë opozitare, siç janë

Friday, March 22, 2013

“Unë pashë vrasjen e Sandër Kondos”

Flet Gjelosh Biku, 83-vjeçari nga Tuzi i Malit të Zi
“Unë pashë vrasjen e Sandër Kondos”
nga i derguari yne ne tuz Luan Kondi
Rreth 2 kilometra larg qendrës së Tuzit, pak pasi lë gjimnazin e këtij qyteti, ndodhet shtëpia e Gjelosh Bikut, personazhit tonë.
Ai i ka kaluar të 83-at dhe jeton në një shtëpi njëkatëshe, ndërtuar sipas stilit të njohur shqiptar. Mbahet mirë dhe, madje, thotë se do të jetojë aq sa e ka shkruar zoti. Në shtëpinë e malësorit Gjelosh Biku gjithçka është shqiptare, pritja sipas traditës sonë e, madje edhe përkujdesja gjatë gjithë kohës. Edhe pse ka vite që është larguar nga Shqipëria, ai e ruan të gjallë gjuhën shqipe në familjen e tij. E ke të lehtë ta gjesh edhe pse pyet shqip Bikun, pasi atë e njohin me emrin “emigranti”, sepse është larguar nga Shqipëria në vitin 1953, menjëherë pas arratisjes nga burgu i diktaturës, ku

Aleksandër Kondo Vdekja misterioze e shtangistit kampion që u arratis nga regjimi komunist

Ndrec Gjergji: Ambasadori i asaj kohe nuk na lejoi t’ia sillnim trupin në Shqipëri
Beqir Meta, Nju-Jork
Arratisja e bujshme e Aleksandër Kondos afro tri dekada më parë, deri tani nuk ka marrë ende atë rëndësinë dhe vendin e duhur në demokracinë e Shqipërisë, por vetëm janë bërë më shumë hipoteza. Shumë njerëz kanë folur: kanë folur për arratisjen, kanë folur edhe për vrasjen e tij misterioze, por deri më sot askush nuk ka sjellë atë se çfarë ndikimi mund të ketë pasur ajo në rënien e komunizmit, arratisja e tij, dhe pse kujt i duhej në atë kohë vdekja e tij, pse ai u lidh me grupet antikomuniste në Amerikë, pse një ditë më parë se të vdiste ai udhëhoqi protestën antikomuniste para misionit të Shqipërisë në Nju-Jork?

Saturday, March 16, 2013

Jozefina Topalli: Ju rrefej jeten time

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u “zhvesh” dje per disa momente nga pergjegjesite politike dhe rrefeu copeza te jetes se saj private. E ftuar ne emisionin e pasdites, me moderatore Rudina Magjistarin ne Televizionin Klan, Topalli, si rralle here, tregoi per anen qe pak kush ja njeh, ate te bashkeshortes dhe te nenes. Emisioni ishte ideuar ne tre pjese, ku ne njerin prej tyre ishte edhe nje dite e zakonshme pune e zonjes Jozefina, ne godinen e Parlamentit. Para kamerave te televizionit Klan, Kryetarja e parlamentit rrefeu dhe detajet me te vogla se si funksion nje seance plenare dhe disa nga kujtimet e saj, nga fillimet e veta si politikane. Ndersa ne nje pjese tjeter te vecante, Kryetarja e Kuvendit, foli per endrrat e saj ne rini, martesen dhe lindjen e dy femijeve, ku nuk ngurroi te pohoje se marrja me politike, ka bere qe te mos shijoje femijerine e femijeve, ashtu si nenat e tjera.

Në shtëpi sflitej për punë, dokumentet sekrete Enveri i digjte s’ja linte Nexhmijes

Intervista me Teuta Hoxhën, jeta në familjen e Enver Hoxhës, dhe marrëdhëniet me Ramiz Alinë
Në një intervistë të dhënë për emisioni: “Debati në Channel One”, të Roland Qafokut, Teuta Hoxha, gruaja e një prej djemve të Enver Hoxhës ka folur mbi jetën e familjes që udhëhoqi Shqipërinë për 50 vite. Ajo zbardh sjelljet e Enver Hoxhës me fëmijët dhe bashkëshorten, si dhe me krerët e tjerë të pushtetit të kohës. Duke dhënë versionin e saj të ngjarjeve, Hoxha thekson se vetëm pas hapjes së plotë të dosjeve do të dalë e vërteta e pastër.

Friday, March 15, 2013

Teuta Hoxha: Jeta ime si nuse e djalit te Enverit dhe mbesa e Ramiz Alise

Me profesion historiane, shume vite arkiviste ne Arkivin e Shtetit, Teuta Hoxha qe nga permbysja e regjimit komunist nuk kishte dhene asnjehere derime sot, nje interviste televizive ku te tregonte historine e jetes se familjes se Enver Hoxhes. Teuta Hoxha, tregon ne kete interviste dhene gazetari Roland Qafoku ne emisionin e tij"Ora eDebatit" ne Channel One, gjithcka per jeten ne bllokun e udheheqjes dhe ne vilen 31. Deshmia se si e ka njohur personalisht Enver Hoxhen dhe shkaqet pPerse u largua Enver Hoxha si kryeminister. Si dhe kerkesa: “Te hapen dosjet, vetem keshtu do zbardhet historia e komunizmit”

Kjo eshte intervista e pare qe ju jepni per nje televizion?

Ju gazetaret shihni vetem intervistat e pas vitit 1991, por une kam dhene interviste ne Televizionin Shqiptar gjate atyre viteve, menjehere pasi une botova librin per Ismail Qemalin dhe fola mbi aktivitetin e tij. Me pas kam dhene intervista edhe kur kam punuar ne Muze, ne Trashegimine Kulturore.

Monday, March 11, 2013

Sherr në debat, Balla-Kadillit: Do të të vras, minutat e përleshjes

Shkruar nga Elis Kuci
Një tjetër shfaqje e histerisë së dhunës ka shpërthyer mbrëmë nga një tjetër deputet i Ramës. Taulant Balla ka tentuar të godasë disa herë gjatë  debatit në emisionin në News 24 të Artur Zhejit deputetin e PD, Fatbardh Kadilli.

Sunday, March 10, 2013

Si ta luftoni hipertensionin?

Gati dy të tretat e personave të moshuar me diabet kanë edhe hipertension (shtypja e lartë e gjakut). Që të dy këto gjendje rrisin rrezikun për sulm në zemër, goditjen në tru, sëmundje të syve dhe veshkave. Për këtë keni disa këshilla që ia vlen të adoptohen ke apo nuk ke hipertension. Ato janë më poshtë:
Ule sasinë e kripës
Nuk është për t'u çuditur, që kripa rrit shtypjen e gjakut. Një studim i ri i publikuar në gusht të vitit 2008 në American Journal of

Të hënën në Tiranë, ministri i Jashtëm malazez

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, mbërrin të hënën në Tiranë për një vizitë zyrtare 2 ditore Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian i Malit të Zi, Igor Lukshiç. 
Në programin e vizitës, veç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy Ministrave të Punëve të Jashtme, janë parashikuar takime të Lukshiç edhe me Presidentin Bujar Nishani, me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe me kryeministrin Sali Berisha. Igor Lukshiç do të mbajë takime me drejtues të partive parlamentare