Koordinatori i opozitës: Shanset për Berishën e Ramën.
“Rezultati do të varet nga loja e Ramës, taksa progresive s’është goditja e madhe e ndryshimit”
Koordinatori i koalicionit opozitar, politikani dhe publicisti i njohur Preç Zogaj, në një intervistë ekskluzive për “Panorama” shpjegon se cilat janë arsyet që e kanë vënë atë në një proces sqarimi me kreun socialist Rama. Katër vjet në opozitë në krah të Edi Ramës, Zogaj shprehet se ka parë të tronditen disa parime për të cilat ka besuar për të qenë në një tryezë opozitare, siç janë
partneriteti, respekti, transparenca. Ndërsa një ftesë nga ana e PD, për Zogajn do të ishte e arritshme vetëm nëse ai do të pranohej si mendim i lirë dhe jo si jesmen apo konformist. Duke folur për zgjedhjet e 23 qershorit dhe mundësinë e fitores së tyre nga PS, Zogaj shprehet se “fatin e rezultatit kësaj radhe do ta vendosë loja e Ramës”, ndërsa detajet do të marrin një rëndësi që nuk e kanë pasur më parë.
Z. Zogaj, PD festoi në fundjavën e kaluar 21-vjetorin e ardhjes së saj në pushtet. Mendoni se kishte arsye për të festuar?
Arsyeja për të festuar është e hapur gjithmonë, askush nuk të thotë gjë, por varet sa ia vlen, si pritet, a bën përshtypje të mirë në publik. Mua m’u duk e kërkuar. Tjetër gjë do të thosha po të ishte, fjala vjen, një përvjetor i plotë.
Zoti Berisha e tregon këtë si ditën e fitores së demokracisë në Shqipëri, prandaj edhe pretendon ta festojë si festë popullore. A ju duket e drejtë?
Dikur e thoshte këtë. Nuk e di a e thotë prapë. Po ta thotë, e ekzagjeron.
Perse mendoni kështu?
Demokracia nuk është parti, por sistem. 22 marsi i vitit 1992 ka hyrë në histori si dita që shënoi rrotacionin e parë paqësor të pushtetit në Shqipëri, duke sjellë në pushtet Partinë Demokratike. Për të ardhur te kjo ngjarje vërtet historike, Shqipëria kaloi nëpër tranzicionin e butë të dy qeverive të ndërmjetme, asaj të stabilitetit të Ylli Bufit dhe asaj teknike të Vilson Ahmetit. Kjo e fundit organizoi zgjedhjet.
Doni të thoni se është sistemi demokratik që e prodhoi 22 marsin dhe jo e kundërta?
Pikërisht. Fitorja në ato zgjedhje e PD-së, të dytat zgjedhje shumëpartiake, ishte një imperativ i kohës; ishte para së gjithash një fitore e popullit që kërkonte një ndarje të qartë nga e kaluara komuniste edhe në nivelin e pushtetit.
Dhe këtë ndarje edhe në nivelin e pushtetit, siç thoni ju, e mishëronte PD-ja, apo jo?
Sigurisht, populli shprehet përmes alternativës politike. Nuk ka rrugë tjetër. Shumica plebishitare e zgjedhësve të asaj kohe mbështeti me votë alternativën e PD-së dhe i delegoi kësaj partie përgjegjësinë e qeverisjes. Kjo është fitorja. Për të nderuar të vërtetën duhet të themi se asokohe ka luajtur një rol pozitiv edhe pala humbëse, Partia Socialiste e Fatos Nanos.
Në ç’kuptim?
Në kuptimin që zhvilloi fushatën tipike të një partie, që duke ndjerë erën e epokës, ka si synim të fitojë kohë, të mbijetojë dhe të reformohet duke dalë në opozitë. Mendoj se ka qenë një veprim i mençur që ka përcaktuar ndjeshëm ardhmërinë e PS-së.
A i përmbushi PD, pasi fitoi zgjedhjet, shpresat e elektoratit plebishitar dhe a është ballëlartë ajo kur feston pas 21 vjetësh?
Në kuptimin afatshkurtër nuk i përmbushi. Fitorja e thellë i dha mundësi Berishës të nxirrte në periferi të skenës politike një pjesë të rëndësishme të elitës së re politike që po formohej në gjirin e kësaj partie. Ai krijoi një qeveri me figura të skalionit të dytë, duke përfshirë tek-tuk, sa për shenjë, ndonjërin prej grupit të themeluesve të parë. Kjo një, arroganca dy dhe mediokriteti tre ishin shkaqet kryesore të pendimit të plebishitit tre muaj më vonë për votën që i kishte dhënë në mirëbesim ekipit demokrat, por që ishte përvetësuar nga një njeri, nga Berisha. Në zgjedhjet vendore të verës së atij viti, PD humbi rreth njëzet për qind të votave. Fitorja plebishitare u korrigjua nga elektorati brenda një kohe shumë të shkurtër. Dhe pushoi përgjithnjë së qeni e tillë. Berisha do të reflektonte për këtë histori dhjetë-dymbëdhjetë vjet më vonë.
Z. Zogaj, Eduard Islami u rikthye, çfarë të rejash pa ai në PD që vendosi të rikthehej?
Ai ka folur për ketë. Ajo që mund të shtoj unë është kjo: ai pa se mund të rikthehej, domethënë pa një derë të hapur. Ai kishte arritur të ruante edhe pas shumë vjetësh kujtimin e një politikani që dikur ka dashur dhe ka tentuar të bëjë, “çudinë” e tij. Kujtimi ishte aseti i tij dhe për këtë, PD mund t’i ketë dhënë ndonjë shenjë. Selami pra u kthye për të rifilluar jetën politike në partinë e tij, aty ku e ka lenë para 17-18 vjetëve, pa u nisur fare nga të rejat.
Keni thënë se do të kishit preferuar të kthehej aty ku e la… Çdo të thotë kjo?
“Aty ku e la” do të thotë të kthehej Eduardi si një zë ndryshe, oponent e madje edhe kritik për çështje të ndryshme të qeverisjes dhe drejtimit të PD-së. Mendoj se PD-ja ka nevojë sot më shumë për zëra të tillë, se sa për konformizëm. Kaq. Por, nuk përjashtohet mundësia që Selami të thotë të vetat, pasi të rifamiljarizohet me partinë. Unë e uroj ketë.
Tani kanë mbetur shumë-shumë pak jashtë PD-së nga paneli i themeluesve të saj. Ju jeni njëri prej tyre. E keni ndjerë presionin e aktit të Selamit për të bërë si ai?
Jo. Jo kështu siç e shtroni ju në pyetjen tuaj. Rasti im është rasti im. Po t’jua them me shaka, unë jam në xhiron e dytë të këtij fati. Atë që disa figura të larguara po e bëjnë tani, unë e kam bërë në shkurt të vitit 2000. Atëherë PD ishte në opozitë të vështirë, ishte nën agresionin e politikave dhe stratagemave të pushtetit të kohës për ta zëvendësuar me opozita të klonuara në kulisa. Kam përshtypjen se jam i pari që jam rikthyer nga gjithë fluksi i të larguarve gjatë dekadës së parë. Nuk u ktheva sepse ndjeva erë ndryshimi, por për të marrë pjesë, bashkë me një grup liberalësh të rinj, në ringritjen nga hiri të PD-së, në prodhimin e erës së re të ndryshimit. Të gjithë ata që u kthyen dora-dorës pas lajmit që dhanë nga selia blu, Spartak Ngjela, Besnik Mustafaj, Mero Baze, unë e të tjerë, janë atje, në detyra të rëndësishme. Duket disi paradoksale që nuk janë ata që “dhanë” lajmin. Politikë është kjo, do të thoshte Ngjela. Personalisht jam larguar për herë të dytë në vitin 2009, në kushtet e mbylljes së çdo mundësie për të sqaruar me Berishën arsyet e caktimit tim i shtati në qarkun e Shkodrës.
Duke refuzuar kandidimin. Jeni penduar?
Për aktin e refuzimit, jo. Por nuk kam dëshirë të flas më për ketë temë. E konsideroj të mbyllur.
A do të thotë kjo se nuk është më një problem në PD transparenca, merita dhe respekti në hartimin e listave, pra ajo problematikë parimore, siç keni thënë ju, që ju ka shtyrë në një reagim kaq të pazakontë?
Kjo mbetet për t’u parë në këto zgjedhje. Them e konsideroj të arkivuar rastin tim ngaqë eksponentë të PD-së afër Berishës më kanë folur shpesh gjatë këtyre viteve me një sens reflektimi, se ka pasur një nxitim ndaj meje dhe mandej një nxitim edhe nga ana ime. Posaqë kam marrë këto sinjale, nuk më është dukur e hijshme të mbaj hapur një problem që në fund të fundit nuk është dhe kaq i madh në krahasim me shkaqet parimore të ndarjes së parë me Berishën në gusht të vitit 1992.
I keni ruajtur kontaktet me Partinë Demokratike këto vite?
Me partinë si institucion nuk më është dhënë rasti të kem kontakte. Me miq dhe kolegë aty, pa dyshim që po.
Kanë qarkulluar fjalë se nga dhjetori i vitit të kaluar keni qenë shumë afër afrimit me zotin Berisha. E keni takuar?
Nuk jam takuar me zotin Berisha prej katër vitesh. Kemi miq të përbashkët, kjo dihet. Unë për vete nuk kam menduar ndonjëherë të ndërroj miqtë për shkak të politikës.
Si do ta prisnit ju një ftesë për t’u rikthyer në PD?
Me falënderim, sigurisht. Por nuk shtrohet çështja për t’u ftuar në kuptimin protokollar të fjalës. Sa kohë që dera është e hapur, ftesat janë pa sens. Vendimi për t’u bashkuar apo ribashkuar me një parti është një çështje e bindjeve politike dhe njëherësh e vlerësimit të gjendjes, e stadit të demokracisë së brendshme atje, e tjerë e tjerë. Rikthimi im në PD, pavarësisht nga nostalgjia e kuptueshme, nuk mund të shmangë këtë vlerësim.
Që do të thotë?
Që do të thotë të kthehesh kështu siç je, si një njeri i lirë, pa qenë nevoja të marrësh furçën, të bësh jesmenin apo lakeun si kusht për t’u përfshirë në listën e të preferuarve të kryetarit. Në PD e dinë, Berisha e di. Nuk jam as tendencioz, as malinj, as interesaxhi, por mëtoj të them hapur fjalën time. Në qoftë se këto gjera vazhdojnë të mos vlejnë përpara servilizmit, furçave dhe konformizimit denatyrues, jam shumë mirë e do të jem shumë mirë në opozitë me të.

No comments:
Post a Comment