Friday, March 15, 2013

Teuta Hoxha: Jeta ime si nuse e djalit te Enverit dhe mbesa e Ramiz Alise

Me profesion historiane, shume vite arkiviste ne Arkivin e Shtetit, Teuta Hoxha qe nga permbysja e regjimit komunist nuk kishte dhene asnjehere derime sot, nje interviste televizive ku te tregonte historine e jetes se familjes se Enver Hoxhes. Teuta Hoxha, tregon ne kete interviste dhene gazetari Roland Qafoku ne emisionin e tij"Ora eDebatit" ne Channel One, gjithcka per jeten ne bllokun e udheheqjes dhe ne vilen 31. Deshmia se si e ka njohur personalisht Enver Hoxhen dhe shkaqet pPerse u largua Enver Hoxha si kryeminister. Si dhe kerkesa: “Te hapen dosjet, vetem keshtu do zbardhet historia e komunizmit”

Kjo eshte intervista e pare qe ju jepni per nje televizion?

Ju gazetaret shihni vetem intervistat e pas vitit 1991, por une kam dhene interviste ne Televizionin Shqiptar gjate atyre viteve, menjehere pasi une botova librin per Ismail Qemalin dhe fola mbi aktivitetin e tij. Me pas kam dhene intervista edhe kur kam punuar ne Muze, ne Trashegimine Kulturore.


Ju thate qe nje nga punet tuaja eshte edhe libri mbi Ismail Qemalin, por kur kam kerkuar librin tuaj nuk e kam gjetur, nderkohe qe shume historiane e studiues me kane dhene vleresime per ate liber?

Ne fakt eshte e vertete ajo qe thate ju, por une me modesti mendova se per 100 vjetorin e Pavaresise, do te kishte shume botime apo prurje te reja, apo studime dhe mendova qe pas 30 vjetesh qe libri kishte pare driten e botimit, mbase do te ishte i tepert. Por ndodhi ajo qe thate ju, qe libri eshte kerkuar dhe kjo ishte nje kenaqesi per mua, pasi kur ai i qendron kohes, do te thote se eshte nje veper e arrire dhe se eshte bere nje pune serioze.

Ne cilat arkiva keni studiuar per kete liber, vetem ne Shqiperi apo dhe jashte saj?

Sapo mbarova shkollen per histori-arkivistike, u caktova ne Arkivin e Shtetit dhe puna e pare qe m’u caktuar ishte te hulumtoja dokumente mbi jeten e Ismail Qemalit per te bere nje botim. Te them te drejten kur ma ngarkuan kete pune, e prita me kenaqesi pa dyshim, por edhe me nje fare droje, sepse ishte nje pune e rendesishme. Punen e nisa ne arkivat e Arkivit te Shtetit dhe jo vetem ne fondin e Ismail Qemalit apo ato arkiva qe kishin lidhje me shpalljen e pavaresise, por edhe ne dokumentet qe mund te cilesoheshin si dytesore. Pasi mbarova hulumtimin ne arkivin e shtetit, vijova ne arkivin e Institutit te Historise, qe ka nje arkiv shume te pasur dhe me pas ne biblioteken kombetare ku punoja me shtypin periodik te kohes. Pasi bera gjithe kete grumbullim dhe seleksionim te materialeve, vura re qe kishin nje mangesi persa i perket periudhes se Ismail Qemalit kur ishte shtetar i Perandorise Osmane, ndaj kjo dobesonte vepren, sepse nuk e jepte te plote jeten e tij. Me nje kerkese te bere nga Arkivi i Shtetit ne ministrine e Jashtme Turke ne 1981, e cila u pranua, mundesonte qe te hulumtoja edhe ne arkivat e Stambollit. Ndaj, bashke me nje shoqen time, nje arkiviste te vjeter, Eleni Duka qe ishte dhe osmanologe, shkuam ne Stamboll dhe ajo kerkoi ne arkivin e ministrise dokumente ne turqisht, ndersa une ne ministri te Jashtme kerkova per dokumente ne frengjisht dhe me pas, shkuam ne biblioteken e Stambollit ku gjetem dokumente, qe jane botuar ne liber dhe qe per mua mbeten dokumentet me te rendesishme. Une nuk kam pare dokumente te tjera te asaj periudhe qe te jene marre nga arkivat turke. Ato jane shume te pasura dhe mbetet ne doren e historianeve per te hulumtuar.

Cilat kane qene reagimet qe keni marre pas publikimit te librit?

Libri ne ate kohe u prit shume mire dhe per mua, ishte nje kenaqesi shume e madhe dhe mora pergezime. E para, mora pergezime nga Enver Hoxha dhe kjo per mua ishte shume e rendesishme per vete faktin, se ai me kishte ndjekur hap pas hapi gjate punes sime. Ashtu sic u gezua kur mori vesh qe me kishin ngarkuar me kete pune dhe me tha se kjo ishte nje pune shume e nderuar dhe se duhet te punoja me shume perkushtim, por edhe ne vijimesi te punes, ai me ndoqi. Libri ishte nje nder temat e bisedes mes meje dhe atij.

A kishte njohuri per figuren e Ismail Qemalit, Enver Hoxha?

Ai jo vetem qe kishte njohuri, por figuren e tij e vleresonte dhe e quante “arkitekt te shpalljes se pavaresise dhe diplomat te rangut evropian”. Enver Hoxha gjithmone kur fliste per Ismail Qemalin, nuk thoshte rendom ashtu sic themi ne tani Ismail Qemali, por Plaku i Vlores, ose Plaku Ismail Qemali, gjithmone si per t’i dhene peshe figures se tij. Enver Hoxha kishte edhe nje lidhje shpirterore me ate kohe, sepse xhaxhai i tij kishte qene pjesemarres i delegateve te pavaresise.

Nuk ishte firmetar?

Jo, sepse ai arriti me vonese per shkak te kushteve te kohes, por ne ate fotografi eshte e njohur tashme, Hysen Hoxha ishte shume prane Ismail Qemalit dhe kjo tregon se ai ka qene nje figure e lidhur me aktivitetin patriotik.

Nje historian turk, Nexhip Alpian, shkruan per Ismail Qemalin se ditelindja e tij nuk eshte 24 janari, por 16 tetori. Duke qene se ishte ne nje dite me ate te Enver Hoxhes, a mendoni se ajo mund te jete fshire edhe pse ne ate kohe nuk shkruhej fare data?

Absolutisht qe une nga te gjitha ato kerkime qe kam bere, nuk me ka dale asgjekund data 16 tetor. E se dyti, kjo qe thoni ju se ka lidhje me ditelindjen e Enver Hoxhes, une nuk shoh te kete ndonje lidhje. Nese do te ishte ne 16 tetor, do te kishte mbetur aty. Keto dy figura politike nuk i bejne hije njeri-tjetrit, sepse te dy kane vlerat e tyre. Ismail Qemali, si nje arkitekt i pavaresise, ndersa Enver hoxha, si nje udheheqes i Luftes Nacional Clirimtare dhe me pas i ndertimit te socializmit, pavaresisht si konceptohet sot.

Ju keni punuar per shume kohe si specialiste ne arkive, nje pozicion jo prestigjioz. Si ka mundesi qe nje pjesetare e familjes Hoxha kishte nje detyre kaq te thjeshte?

Punova per rreth 8 vjet dhe nuk isha as specialiste e arkives, por punonjese e thjeshte, pavaresisht detyres qe mora. Nuk kam pasur pretendime per te zgjedhur, ishte krejt normale kjo per mua.

Keni bere disa deklarata publike qe jane diskutuar dhe njera prej tyre, ka qene edhe ajo e ditareve te Enver Hoxhes. A mund te na e shpjegoni kete ceshtje?

Behet fjale per 130 ditare, ose blloqe kalendarike.

A behet fjale per 130 blloqe qe ai mbante shenime, apo ditare me vete?

Jo, per ditare sic jane me datat perkatese. Nder to, 100 ishin tamam ditare, kurse 30 ishin kujtimet e tij. Keto u dorezuan pas vdekjes se Enver Hoxhes, ne shkurt te vitit 1986, ne arkivin e Komitetit Qendror qe ishte ne ate kohe nga vete Nexhmije Hoxha. Dorezimi eshte bere ne baze te procesverbaleve dhe me pas ne ngjarjet e ‘91 i gjithe arkivi i Komitetit, u dorezua ne Arkivin e Shtetit. Ne kemi pasur gjithnje mendimin se keto dokumente do te ishin ne Arkivin e Shtetit. Para disa kohesh kur doli libri i Blendi Fevziut “Biografi per Enver Hoxhen”, une shkova ne Arkivin e Shtetit dhe kerkova origjinalin e ketyre ditareve. Ata m’u pergjigjen qe nuk ekzistojne keta ditare ne arkiv, nderkohe qe ne kishim procesverbalet e dorezimit te ketyre ditareve.

Sot nuk ekziston asnje?

Asnje prej ketyre 130 ditareve, nuk ekziston.

Cila eshte pergjigjja qe ju keni marre?

Pervec pergjigjes qe keto ditare nuk ekzistojne ne Arkivin e Shtetit, ne u detyruam te benim nje kallezim ne prokurori, sepse eshte nje organ hetimor dhe duhet te jape nje pergjigje se ku jane keta ditare. Ne prokurori kemi cuar edhe procesverbalet, por si perfundim prokuroria e mbylli ceshtjen, pasi pyeti ne Arkivin e Shtetit dhe mori pergjigjen se ditaret, nuk ndodhen aty.

Cfare duhet te bente prokuroria sipas jush?

Duhet te hetonte, sepse sot jane ende gjalle njerezit, qe i kane marre ne dorezim ata ditare ne 1986.

Perse e lidhni kete me librin e Blendi Fevziut?

Jo nuk ka aspak lidhje, ai ishte thjesht ngacmimi per t’i kerkuar. Sepse eshte folur ne media qe kemi hedhur Blendi Fevziun ne gjyq e te tjera si keto, por nuk eshte aspak e vertete.

Perse keni qene aq kritike ndaj atij libri, znj.Hoxha?

Kam qene kritike, sepse ai liber qe ne titull ishte nje mashtrim per opinionin publik, sepse titulli eshte biografi e mbeshtetur mbi dokumente origjinale dhe madje te pabotuara ndonjehere. Se pari, nuk mund te thuash biografi e mbeshtetur mbi dokumente, sepse ajo detyrimisht duhet te jete e mbeshtetur mbi dokumente. Biografia eshte paraqitja e jetes se nje njeriu ne teresi, ne kete rast e Enver Hoxhes, por ajo ishte nje biografi ku autori kishte marre vetem disa momente nga Enver Hoxha, pra vetem ato qe i interesonin. Pervec kesaj ne kete biografi, autori ka shfrytezuar vetem 25 dokumente, pasi i kam numeruar. Libri eshte i ngritur me shume ne deshmite gojore te disa personave, qe sigurisht kane qene kundershtare te Enver Hoxhes. Nese kerkon te besh nje biografi, atehere duhet te marresh edhe persona qe mbeshtetin Enver Hoxhen dhe me pas si studiues, ben balancen dhe del me nje mendim tendin. Edhe nese shihje fotografite e zgjedhura per botim ne fund te librit, sheh tendencen e tij per te diskredituar Enver Hoxhen, ne pese foto e nxjerr me rrobe banje dhe tre si plaku i vitit te ri, ne nje feste familjare. Problemi qendron tek cilesimi si nje biografi, sepse nese ai do te bente nje liber qe do ta titullonte “Mendimi i Blendi Fevziut per Enver Hoxhen”, atehere as nuk do te me interesonte fare. Biografia ne vetvete eshte nje botim serioz, shkencor dhe i mbeshtetur mbi dokumente.

Zonja Hoxha, kalojme tek ceshtja e bibliotekes se Enver Hoxhes, si ishte ajo? Nderkohe, qe ju hidhni serish akuza per zhdukjen e saj...

Biblioteka e Enver Hoxhes, mund te them qe ishte biblioteka personale me e pasur dhe me me shume libra. Ajo ka pasur rreth 25 mije kopje librash. Ai ishte jo vetem nje lexues i kualifikuar, por kishte edhe kujtese te jashtezakonshme. Pjesa me e madhe e mureve te shtepise ishin biblioteka dhe vetia e tij per kujtese te forte, bente qe t’i mbante mend te gjithe librat ku i kishte vene.

Ku jane keto libra sot?

Ne ‘91 kur ne u larguam nga shtepia, Nexhmija vendosi qe biblioteken ta linte ashtu sic ishte, sepse ajo mendonte se biblioteka ishte nje pasuri kombetare. Por ajo biblioteke mund te them qe u vodh dhe tani gjenden vetem 2700 kopje, te cilat u derguan ne Biblioteken Kombetare dhe nuk jane ruajtur si biblioteka e Enver Hoxhes, por e kane shperndare ne gjithe fondin e bibliotekes, si libra te zakonshem.

Cfare librash kishte ne ate biblioteke?

Aty kishte libra shume te mire dhe kryesisht libra ne frengjisht, pasi Enveri e njihte shume mire ate gjuhe. Permbajtja e saj ishte e ndryshme nga te gjitha fushave, kishte nje larmi te madhe librash dhe i kishte te gjitha te zgjedhura vete. P.sh Ismail Kadare kur erdhi per te pare ne biblioteken e tij pas vdekjes se Enver Hoxhes, eshte habitur.

Perse shkuan deri ne ate pike marredheniet me Ismail Kadarene, pas debatit ne lidhje me doreshkrimin e librit “Dimri i Madh”?

Ismail Kadare, nuk e kishte kerkuar kete doreshkrim prej vitesh dhe Nexhmije Hoxha e ka mbajtur ne ato kushte te mira kete doreshkrim, se bashku me dokumentet e Enver Hoxhes. Ai nuk e kishte kerkuar dhe papritur hap nje ceshtje gjyqesore, per perkatesine e doreshkrimit, qe nuk i takonte Enver Hoxhes, por atij.

Megjithate, Ismail Kadare eshte nje nder krenarite tona kombetare, duke qene shkrimtari numer nje...

Une nuk thashe qe jo, ai eshte nje shkrimtar i madh dhe pse ishte i tille, ne e ruajtem ate doreshkrim per vite.

Znj. Hoxha, kur e keni takuar Enver Hoxhen per here te pare?

E kam takuar kur kam qene femije. Une jam dhe mbesa e Ramiz Alise dhe per vete marredheniet aferta qe kishte babai im me xhaxhain, Ramizin, ne pushimet e veres i kalonim bashke ne Durres dhe aty kam pare per here te pare Enver Hoxhen. Me kujtohet gjithnje i veshur elegant me kostum te bardhe, madje si femije qe isha, me benin cudi edhe kepucet e bardha qe ai vishte dhe shume here e kemi takuar ne ato kohe, por nuk mbaj mend ndonje bisede me te. Ky ishte edhe ambienti ku une u njoha me Ilirin, por nuk di te them me saktesi se kur jemi njohur.

Si ka qene marredhenia juaj ne familjen e Enver Hoxhes, si funksiononte familja Hoxha? Sepse atje ishte dhe djali tjeter me nusen e tij si dhe vajza e Enver Hoxhes me familjen. Si jetonit se bashku ne nje shtepi edhe pse me sa une di, kishit apartamente te ndara?

Kjo ishte edhe nje nder arsyet qe Enver Hoxha shtoi nje pjese ne vile, edhe pse nese sheh ne ditaret e tij, ai shkruan se femijet kur te martohen do te dalin ne shtepi me vete. Por pikerisht ne ate kohe kur ne ishim ne prag te fejeses dhe te tre ciftet jemi fejuar pothuajse ne nje kohe, atehere nisen edhe problemet e tij me shendetin e sidomos me zemren. Aty ai kuptoi se do te ishte i pafuqishem per t’i ndjekur familjet e femijeve. Ne jetonim te gjithe bashke, por shtepia ishte e ndertuar ne ate menyre, qe cdo cift kishte apartamentin e tij. Jeta behej e perbashket, cdo darke e hanim gjithe familja bashke, te dielave edhe ne dreke dhe festat i kalonim bashke.

Si ishte marredhenia juaj personale me Enver Hoxhen, a kishit ju mundesi te bisedonit gjate me te?

Ne familje ti harroje qe Enver Hoxha ishte udheheqesi, sepse ishte shume i dashur dhe i afruar, kishte nje komunikim te jashtezakonshem. Me te mund te beje biseda, une bisedoja me te per librin e Ismail Qemalit, por ai ne shtepi nuk bisedonte ceshtje qe ishin te punes.

Asnjehere nuk ju ka rene rasti te bisedoni ceshtje qe i perkisnin shtetit?

Absolutisht nuk behej fjale te bisedohej per ceshtje te rendesishme shteterore, madje edhe vete Nexhmie Hoxha, ka raste kur dalin ceshtje dhe ne e pyesim ndonjehere, ajo thote qe nuk di asgje. Ajo thote se Enveri nuk ka folur asnjehere me te persa i perket ceshtjeve te Ministrise se Mbrojtjes, te Brendshme dhe te Jashtme. Enverit i vinin ne ate kohe radiograme nga ministria e Jashtme dhe ai jo vetem qe i lexonte vete, por edhe i digjte vete e keto nuk ia linte askujt, vetem sepse i quante ato, si sekrete shteterore.

Nje pjese e rendesishme e personave nuk e besojne kete, madje ata thone qe pas semundjes se Enver Hoxhes, Nexhmie Hoxha ka luajtur nje rol shume te rendesishem ne punet shteterore dhe partise te asaj kohe.

Keto jane fjale pazari dhe koha do t’i shoshite keto gjera.

Cilat kane qene marredheniet tuaja me vjehrren tuaj ne ate kohe dhe si jane ato tani, pasi ju jetoni bashke?

Une e quaj fat qe kam jetuar nen nje cati me Nexhmie Hoxhen, sepse ajo eshte nje grua e jashtezakonshme ne plot kuptimin e fjales. Pervec meritave te saj gjate luftes e me tutje, por edhe ne aspektin njerezor, ajo eshte nje grua mjaft e kulturuar. Eshte gjithmone e preokupuar per familjen dhe eshte nje fat dhe ke cfare te mesosh nga ajo grua.

Ju asnjehere nuk keni pasur kontradikta me te?

Jo, asnjehere dhe thuhet se kur je mire, edhe marredheniet jane te tilla, por edhe ne kohe te veshtira p.sh kur Nexhmia ishte ne burg. E ne fakt ajo beri gjithe ato vite burg duke u denuar me 11 vite e ne nje moshe te shkuar dhe une jam ajo qe e kam ndjekur. Me pas ishte edhe burgu i Ilirit dhe keshtu u bene te dy familjaret ne burg dhe ajo ishte nje kohe shume e veshtire e per te mos folur edhe per xhaxhain ne burg. Por keto veshtiresi, ndonjehere te lidhin edhe me shume.

Cfare ishin per ju Ramiz Alia dhe Enver Hoxha, dy figurat me te rendesishme te asaj kohe?

Me xhaxhain une kam pasur marredhenie shume te vecanta dhe jam rritur ne shtepine e tij, sepse edhe dy vellezerit kane pasur nje marredhenie te ngushte mes tyre. Une jam krenare per te dyja familjet, si nga babai ashtu edhe nga im shoq. Pa diskutim qe nuk mund te bej krahasime, pasi Enver Hoxha ishte tjeter. Por gjeja qe me ka bere me shume pershtypje te xhaxhai im, ishte zemra e tij e madhe, ai falte. Ishte nje njeri i zgjuar, me ideale dhe qe i ruante idealet e tij. Nje vlere e madhe e tij eshte fakti i ndryshimit te sistemit, qe u be pa u derdhur gjak. Ju e shikoni, qe ndodh nje demonstrate, nje rotacion pushteti nga nje parti ne tjetren dhe ka te vrare, per te mos folur me pas per ’97-en. Kurse ai ishte nje ndryshim sistemi dhe kaloi paqesisht.

A duhet t’i bente Ramiz Alia reformat ne nje menyre tjeter dhe me te shpejte?

Ne nje fare mase dicka filloi, sepse ne vendet e tjera te lindjes, sistemi tashme ishte nderruar dhe po i vinte radha edhe Shqiperise. Por, ai ishte gjithmone me idene qe gjerat te beheshin sa me lehte dhe pa trauma per shoqerine shqiptare. Ndaj, ai aq pati mundesi dhe aq beri, mendoj une.

Megjithate pas ‘90 nje pjese e opinionit e di se marredheniet e familjes Hoxha me Ramiz Aline, nuk kane qene te qeta, madje shpesh here thuhet se ne ceshtjet si rrezimi i bustit, apo arrestimi i Nexhmie Hoxhes, kane krijuar nje hon te madh?

Jo hon te madh jo, jane fjale te medha keto, nuk pasur keto prishje marredheniesh. Pas ‘90 Nexhmie Hoxha hyri ne burg, pas saj vete Ramizi hyri ne burg, pastaj ishin ngjarjet e ‘97 e me pas largimi i Ramiz Alise jashte vendit, tek femijet e tij. Pra ishte vete koha qe solli kete distancim nga keto dy persona.

Gjithmone kane shkuar mire Ramiz Alia dhe Nexhmie Hoxha pas vitit ’90?

Natyrisht qe kane shkuar mire, por nuk kane qene ato marredheniet e aferta, sic kane qene para vitit ’91. Kane qene takime te rastesishme, nje telefonate apo urim.

A shpejtoi vdekja e Mehmet Shehut, vdekjen e Enver Hoxhes?

Une nuk di te them tani ne e shpejtoi si vdekje, por di te them kete, se Enver Hoxha e ndjeu jashtezakonisht shume kete ngjarje. I krijoi nje shqetesim, nje angazhim me te madh ne pune dhe kuptohet qe te gjitha keto natyrisht i renduan shendetit te tij.

Ju jeni studiuese e historise, a jeni marre me studimine jetes se Enver Hoxhes dhe aktivitetit te tij politik?

Jo, une me jeten e Enver Hoxhes jam marre keto kohet e fundit dhe te dy bashke me Ilirin, kemi bere dy botime per Enver Hoxhen. Njeri ka qene permbledhja e kujtimeve te tij, i dale me rastin e 100 vjetorit te lindjes se tij dhe tjetri, per botimet mbi Kosoven.

A e vizitonin te huajt Muzeun Kombetar gjate kohes qe ju ishit nendrejtoreshe e tij?

Atehere kishte turiste dhe ketu flas per kohen qe une kam qene aty, pra nga 1986-1990. Te gjitha delegacionet qe vinin ne Shqiperi, nje vizite te programuar kishin edhe ne Muzeun Kombetar.

Kush ishin keta personalitete?

Kishte nga fusha te ndryshme dhe nga arti. Nje takim qe une kujtoj dhe me ka lene mbrese, ka qene ai me kompozitorin e madh grek Mikis Teodorakis, ose aktori Bud Spencer.

Ne cilin vit ka qene Bud Spencer ne Tirane?

Duhet te kete qene rreth vitit 1989.

Permendet marredhenien e Enver Hoxhes me Kosoven, madje shume historiane kane publikuar disa teza, si ajo qe Enver Hoxha e shiti Kosoven. Ju si i komentoni keto deklarata?

Qe e shiti Kosoven eshte e papranueshme, pasi te shesesh dicka, do te thote ta kesh pronen tende. Enver Hoxha nuk kishte ku ta gjente Kosoven, kur kufijte ishin te percaktuara. Ai qe ne fillimet e luftes, Kosoven e ka pasur nje nga preokupimet e tij kryesore dhe te Partise Komuniste, deri ne dergimin e divizioneve per clirimin e Kosoves. Me pas, ai ka bere perpjekje te metejshme, por aq sa mund t’i lejohej. Enver Hoxha arriti qe te hiqte dore nga posti i Kryeministrit dhe Ministrit te Jashtem dhe te behej vetem sekretar i pare, vetem per Kosoven dhe kete e kam te degjuar nga Nexhmie Hoxha. Sepse nese ai do te kishte ato dy poste qeveritare, nuk do te mund te mbronte Kosoven, sepse quhej nderhyrje ne punet e brendshme te Jugosllavise.

E cfare arriti Enver Hoxha me kete?

Ai mundi te mbronte Kosoven, me aq sa mundi. Por, p.sh per demonstratat e ’81 ai nuk ishte ne dijeni dhe ketu ngrihet nje pikepyetje e madhe, sesi Sigurimi dhe Ministria e Brendshme, nuk dinin asgje. Ai ka qene me pushime ne Vlore dhe informacioni erdhi nga pedagoget qe shkonin aty per te dhene mesim. Ai kthehet urgjentisht ne Tirane dhe fillojne publikimet e shkrimeve ne “Zerin e Popullit”, disa me emrin e Enver Hoxhes, disa te ideuara nga ai, ku mbronte ceshtjen e Kosoves. Por mbrojtja qe i bente ne ate kohe Shqiperia, ishte edhe per ta bere problemin te njohur nderkombetarisht.

Nje media e huaj publikoi nje lajm, se Enver Hoxha kishte ne plan te sulmonte Jugosllavine. Ju jeni ne dijeni te ketij fakti?

Lajmin e lexova, por nuk mund te flas per keto gjera, sepse sot shumica e gjerave qe thuhen jane vetem ne baze te fjaleve, por nje dite do te hapen arkivat.

Kur do te hapen, duke qene se mund te njihni dhe ligjin?

Ate nuk e di, por megjithate nje pjese e arkivave shqiptare jane te hapura, sepse une kam konstatuar edhe shkelje te ligjit. Eshte hapur fondi personal i Enver Hoxhes, p.sh ato qe kishte perdorur Blendi Fevziu, jane ditari personal i Enver Hoxhes, kur ne ligj thuhet se fondet personale hapen pas 50 deri ne 150 vjet nga dorezimi i dokumenteve ne arkiv, madje dhe kur hapen duhet te jene me lejen e trashegimtareve. Por thone se fondin e Enver Hoxhes e kane deklasifikuar, pra qe e kane bere te hapur per te gjithe, madje edhe kartelat mjekesore.

Si kane qene vitet tuaja pas rrezimit te sistemit komunist?

Kur ndodhen ndryshimet dhe protestat, u fol qe do digjet Blloku, pra pas renies se monumentit me kujtohet qe Blloku u rrethua nga njerezit, ndersa ne ishim ne shtepi. Pavaresisht se ishte Garda qe mbronte Bllokun, Nexhmia mori tre femijet e saj dhe i tha qe te largoheshin dhe i dha urdher komandantit te Gardes: “Nuk dua qe ne shtepine e Enver Hoxhes, te ndodhe shkembim zjarri. Shtepia le te digjet, por une nuk dua qe te derdhet gjak ne deren e shtepise se Enver Hoxhes”.

C’ndodhi pas kesaj kerkese te Nexhmie Hoxhes?

Ne u larguam dhe kemi jetuar per disa muaj ne shtepine e prinderve te mi, me pas ne nje shtepi tjeter dhe ne fundin e ‘93 shkuam ne shtepine ku jetojme edhe sot.

A kishit frike gjate asaj kohe qe ndodhnin ato protesta ne Tirane?

Gjithnje turmat kane rrezikshmeri, sepse situata mund te dilte jashte nga kontrollit, por ne u larguam nga shtepia.

Diten e rrezimit te bustit, keni qendruar ne vile?

Po, kemi qene aty.

A nuk kishit frike?

Jo, sepse situatat erdhen aq menjehere, sa te vinte cudi qe si njerezit mund te ngriheshin dhe te protestonin, kur para nje muaji situata ishte shume e qete.

Ju e kuptonit qe po rrezohej sistemi komunist?

Natyrisht qe kur filluan ato protesta edhe ne e kuptuam qe ishte kerkesa per ndryshimin e sistemit komunist.

Si ka qene jeta juaj, si keni jetuar ju pas vitit ’90, pasi disa mendojne se ju jeni nje familje e pasur dhe keni biznese?

E kemi degjuar dhe ne kete, madje ne ’92-’93 cdo biznes qe hapej, thuhej se ishte i djalit te Enver Hoxhes.

Sa te pasur jeni ju?

Si eshte pjesa me e madhe e shqiptareve. Mbase ju mund te jene me i pasur se une. Ne keto vite ne kemi pasur veshtiresi, pasi puna ime ishte e lidhur me institucionet, pra qe duhej te punoja ne Arkiv te Shtetit dhe ato vite ishte e pamundur qe une, nusja e djalit te Enver Hoxhes, te merresha ne pune. Une me pas hapa nje biznes te vogel me nje shoqen time, nje atelie te vogel, vetem per te mos mbetur pa pune. Ndersa Iliri, ne profesion eshte inxhinier mekanik me titull profesor doktor, e megjithate edhe ai u mundua qe ne profesionin e tij te bente dicka, si konsulent inxhinier mekanik. Iliri krijoi edhe nje marredhenie te mire me Kinen.

Si i krijoi, per shkak te marredhenieve te meparshme qe kishim pasur?

Dicka vinte edhe nga ajo, sepse ne Kine ruhej nje mendim shume i mire per Enver Hoxhen dhe Shqiperine socialiste.

Znj. Hoxha, a keni ndermend te futeni ne politike, ju apo bashkeshorti juaj?

Jo. Enver Hoxha, nese e sheh, u dha profesione femijeve qe nuk kane lidhje me politiken, duke i bere djemte inxhiniere dhe vajzen arkitekte.

Ne 100-vjetorin e shtetit shqiptar, u bene rivleresime te disa figurave historike. Sipas jush, ku ishte figura e Enver Hoxhes ne kete kuader?

Figura e tij ne keto festime zyrtare nuk ekzistonte askund dhe 50 vjet, ishin te fshira nga historia.

E ku duhet ta vendosnin sipas jush?

Lufta Nacional Clirimtare eshte nje pjese shume e rendesishme dhe kontributi i tij gjithashtu. Por edhe ndertimi i socializmit, eshte mjaft i rendesishem, sepse ka arritje te jashtezakonshme, si p.sh zhdukja e analfabetizmit, u hapen shkolla ne te gjithe vendin, ngritja e universiteteve, Akademia e Shkencave, bujqesia, etj,

Por ato te kundertat, pushkatimet dhe qe jane vrare 6 mije persona, per bindje politike...

Duhen hapur dosjet dhe nuk e kam fjalen per ato dosje qe flitet sot dhe duke qene se une kam punuar me dokumente, e di rendesine e tyre dhe ato permbajne gjithe te vertetat.

Si ju duken keto 23 vjet te demokracise shqiptare?

Natyrisht qe ka ndryshime dhe arritje dhe cdo shoqeri ka zhvillim, por ne kemi mbetur ne fazen e tranzicionit dhe nuk po arrijme demokracine e vertete.

Per ke votoni ju ne pergjithesi?

Per te majten, sigurisht.

Tek e majta jane disa parti komuniste, a votoni per ato?

Po, ka disa xhepa... por nuk ka rendesi per ke votojme ne. Sigurisht qe kemi marredhenie me Partine Komuniste, jo se jemi anetare, apo sic doli ne shtyp qe Iliri ka formuar nje parti, keto nuk jane te verteta, por ne ata njerez i njohim dhe kemi nje marredhenie njerezore me ta.

A ka familja juaj ndonje peng?

Jo.

No comments: