Saturday, March 16, 2013

Jozefina Topalli: Ju rrefej jeten time

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u “zhvesh” dje per disa momente nga pergjegjesite politike dhe rrefeu copeza te jetes se saj private. E ftuar ne emisionin e pasdites, me moderatore Rudina Magjistarin ne Televizionin Klan, Topalli, si rralle here, tregoi per anen qe pak kush ja njeh, ate te bashkeshortes dhe te nenes. Emisioni ishte ideuar ne tre pjese, ku ne njerin prej tyre ishte edhe nje dite e zakonshme pune e zonjes Jozefina, ne godinen e Parlamentit. Para kamerave te televizionit Klan, Kryetarja e parlamentit rrefeu dhe detajet me te vogla se si funksion nje seance plenare dhe disa nga kujtimet e saj, nga fillimet e veta si politikane. Ndersa ne nje pjese tjeter te vecante, Kryetarja e Kuvendit, foli per endrrat e saj ne rini, martesen dhe lindjen e dy femijeve, ku nuk ngurroi te pohoje se marrja me politike, ka bere qe te mos shijoje femijerine e femijeve, ashtu si nenat e tjera.


Nese do te kthenit koken pas, cfare ju ka mbetur merak?

Une kam hyre ne politike e re dhe femijet e mi kane qene shume te vegjel, djali ka qene vetem nente muajsh dhe vajza shtate vjec. Duke u marre me politiken, nuk kam kaluar shume kohe me ta dhe sigurisht qe nuk e kam e shijuar femijerine e tyre, ashtu si nenat e tjera. Kur i shoh sot qe jane rritur, them sa shpejt ka ikur koha, kjo eshte ajo qe me ka mbetur merak.

Cili eshte personi qe ka ndikuar me shume ne jeten dhe ne formimin tuaj?

Gjate kohes qe kam qene femije, personi qe me ka ndihmuar dhe me ka ndenjur shume afer, ka qene xhaxhai im. Ai jetonte ne shtepi me ne dhe familja ime perbehej nga nena ime, babai, nje moter dhe nje vella. Ai jetonte me ne dhe me bente mua qe te ndihesha e madhe dhe e rendesishme, me bente edhe qefin duke me thene qe te dilja dhe te shkoja neper mbremje vallezimi. Sigurisht qe per ate kohe, keto gjera nuk mund t’i benin te gjithe, xhaxhai ishte idhulli im, sepse ishte shume mendje hapur, ishte edhe i studiuar jashte shtetit. Ai me ka mesuar edhe dashurine per librat.

Ju sigurisht qe lexoni shume, por cili eshte libri juaj i preferuar?

Ka pasur shume libra te preferuar, por shume e rendesishme eshte edhe momenti qe e lexon ate liber. Po nje nder librat qe me ka lene me shume mbresa, ka qene nje liber qe une e kam lexuar ne moshen 18-19 vjec. Isha ne nje kohe kur nuk doja qe te rrija shume me njerez dhe ne raftet e librave ne shtepi, nje dite vajta dhe mora librin e Ein Ram, “Noi vivi” (Ne te gjallet). Ishte nje liber ne italisht, qe megjithese i mungonin faqet e para, une fillova ta lexoja dhe me rrembeu te teren. Ne njeren nder personazhet kryesore, e gjeja veten shume dhe kur une u martova e me lindi vajza, me kujtohet qe nder emrat qe me vinin natyrshem ne mendje ishte emri Kris, i personazhit te ketij libri.

Nje nder pasionet tuaja, eshte te punuarit me shtiza apo jo?

Po kam punuar me shtiza dhe kam punuar edhe me grep. Punoja trikot e mia, mamaja me ka mesuar qe te vogel, qe te punoja cdo pune dore. Kujtoj qe kur kam qene 12 vjece, gjithe veren une kam punuar nje triko per veten time me motive te ndryshme dhe kur e kam mbaruar thosha me veten time, duket sikur te jete e jashtme, se ashtu thoshim ne ate kohe. Pastaj mamaja me ka mesuar me kater shtiza, qe te beja centro, ajo punonte per te na mbajtur ne femijet, se ne ishim shume te varfer dhe une mesova dhe punoja bashke me mamin, per t’u ushqyer, sepse sic ju thashe, ne ishim te varfer. Ndoshta ne qytetin tim, une kam qene brezi i fundit qe kam punuar me shtiza, se me grep punonin te gjithe, por keto duan shume durim dhe kane teknikat e veta dhe formulat e veta.

Ndoshta edhe nje pjese e pajes suaj, ka pasur nga punimet e tua me dore apo jo?

Sigurisht, kam qene dje ne Shkoder ne shtepine e nanes dhe ajo ruan nje carcaf, qe une e kam pas qendisur me nje pune shume te imet, nje pune qe une kam ndenjur me muaj te tera per ta bere dhe kam thene qe do ia le kujtim vajzes sime.

Sa vjec jeni martuar?

Une kam qene 23 vjec e pak, diku 24 vjec. Dasma ime ka qene shume tradicionale, sic ishte koha atehere. Qe te shtunen vinin per vizita, pastaj te shtunen ne mbremje behej darka, pastaj te dielen te vinin per te marre me taksi. S’kisha provuar kurre qe te hipja ne nje makine dhe mendoja si do ta mbaja fustanin dhe vellon.

Ju ne ate kohe aspironit te ishit matematiciene, nderkohe bashkeshorti juaj i perket nje fushe tjeter, asaj te jurisprudences..

Ai eshte noter ne fakt, por kjo nuk eshte periudha mbas gjimnazit ne fakt dhe kjo eshte periudha kur nuk realizohej asnje nga endrrat e mia dhe nuk besoja me se une do te me jepej nje shan ne jete. Ok isha e dashuruar po martohesha dhe do behesha me femije, nderkohe qe endrren time te femijerise, ishte qe te behesha matematiciene, pra e kam dashuruar shume matematiken.

Si jeni njohur ju me bashkeshortin tuaj?

Kemi qene ne nje lagje dhe aty jemi njohur dhe pastaj jemi fejuar, me pas edhe martova

Ju keni dy femije?

Po kam Megin dhe Genarin, nderkohe qe Megi tani ka mbaruar studimet, ka aplikuar dhe fituar per doktorature. Genari eshte 17 vjec dhe eshte gjimnazist. Ai eshte bere 190cm i gjate dhe eshte sportist.

Si arrini qe ta rikuperoni kohen me familjen tuaj?

Periudha kur me kane munguar me shume femijet e mi dhe familja ime, ka qene periudha kur kane qene te vegjel, se tani ata jane rritur dhe une kam me shume mundesi qe te rri me ta, por kur ata kane pasur nevoje qe une te rrija me ta, ata kane ndenjur shume pak kohe me mua. Sigurisht qe kur une i kam afer tani, dua qe t’i ledhatoj e t’i mbaj ne preher, por nuk mbahen me tashme.

Ne cfare ju ngjajne me teper femijet tuaj?

Megi eshte natyra ime, eshte shume e perkushtuar, eshte sistematike dhe i duket se askush ne bote nuk mund te genjeje dhe duhet te thote te verteten, ndersa Genari ka nje humor shume te madh, si babai i vet dhe eshte tipik shkodran

Cfare raporti kane ata me politiken?

Une jam perpjekur qe ne shtepi mos flas per politike dhe nuk dua qe te perseris ato gjera, qe ato bombardohen duke i degjuar ne televizor. Ne menyre te vecante djali, te bombardon me pyetje dhe nuk te leshon deri sa te marre pergjigje, ndersa Megi jo, nuk tregon shume interes, sigurisht qe ajo do te dije se cfare ndodh, por eshte me ndryshe, sepse eshte me e perkushtuar tek librat, te puna dhe me radhe.

Duhet te jeni shume krenare per femijet tuaj dhe te mendosh se vajza juaj eshte shume e re dhe studion per doktorature apo jo?

Eshte 23 vjece dhe eshte me e reja ne grupin e kesaj doktorature. Une nje dite i thashe. Jam shume e kenaqur, qe ti ja dole dhe te gjitha endrrat e mia i kam tek ti. Ajo me pa dhe me tha “Cfare endrrash ke ti, une nuk do te behem kryetare e parlamentit, ti je kryetare e parlamentit”.

Sa kohe kaloni ju ne godinen e Kuvendit?

Bashke me stafin tim, e nisim diten ne oren 8 e gjysme te mengjesit dhe largohemi ne oren 11 te nates. Kjo godine eshte gjithe diten ne pune. Ketu jam une dhe stafi im, jam shume e kenaqur qe ata punojne me shume pasion dhe me devotshmeri dhe natyrisht qe ne krye te puneve, duhet te rrije titullari, per t’i nxitur dhe per te dhene modelin e punes ndaj detyrave, qe duhet te permbushen.

Cila eshte pjesa me e veshtire e nje politikaneje?

Eshte e veshtire qe te pergjigjesh, sepse e gjitha eshte e veshtire. Eshte e paparashikueshme, por e rendesishme eshte qe te besosh ne nje kauz. Nese ti beson, ti perkushtohesh dhe e ben me shume deshire, me devotshmeri. Besoj se ky eshte motiv i madh per te kapercyer veshtiresite. Une nuk jam nga ato qe besoj te fati, ndoshta edhe kjo eshte e rendesishme, po ti vete duhet te forcosh karakterin tend, qe ne perballje te ndryshme t’i thuash vetes qe do ta kapercej edhe kete veshtiresi.

Cili eshte mesazhi per te gjitha grate?

Sigurisht qe cdo grua qe ia del ne karrieren e saj, qofte kjo ne fusha te ndryshme, jane rezultat i investimit te tyre, por une kam nje ndjesi te vecante dhe mendim te vecante per nenat qe jane shtepiake, ato jane heroinat e verteta. Ato jane me te emblat, me te dashurat per te gjithe.

No comments: