Me ftesë të Ministrit të Punëve të
Jashtme, Edmond Panariti, mbërrin të hënën në Tiranë për një vizitë
zyrtare 2 ditore Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme
dhe Integrimit Evropian i Malit të Zi, Igor Lukshiç.
Në programin e vizitës, veç bisedimeve
zyrtare ndërmjet dy Ministrave të Punëve të Jashtme, janë parashikuar
takime të Lukshiç edhe me Presidentin Bujar Nishani, me Kryetaren e
Kuvendit, Jozefina Topalli dhe me kryeministrin Sali Berisha. Igor
Lukshiç do të mbajë takime me drejtues të partive parlamentare
dhe me
përfaqësues të minoritetit malazez në Shqipëri.Në kuadër të kësaj vizite do të mbahet edhe Forumi Ekonomik Shqipëri-Mali i Zi.
No comments:
Post a Comment