Shkruar nga Elis Kuci
Një tjetër shfaqje e histerisë së dhunës
ka shpërthyer mbrëmë nga një tjetër deputet i Ramës. Taulant Balla ka
tentuar të godasë disa herë gjatë debatit në emisionin në News 24 të Artur Zhejit deputetin e PD, Fatbardh Kadilli.
Është dashur nbdërhyrja e vetë Zhejit si
dhe e kameramanëve që kanë mundur të evitojnë sulmin histerik të
Taulant Ballës ndaj deputetit Kadilli. Gjithçka ka ndodhur gjatë një
debati televiziv ku të ftuar kanë qenë dy dpeutetët respektivë si dhe dy
gazetarë. Është vënë re një tension tek deputeti Balla, i cili gjatë
gjithë kohës ka qenë kontradiktor dhe nuk ka mundur të fshehë mashtrimin
me deklaratën e pasurisë.
Balla ka deklaruar në
emision se ai nuk ka shitur kurrë tokë. Ndërkohë, deputeti Kadilli ka
insistuar duke e pyetur, “Vërtetë nuk ke shitur tokë”? Balla përsëri ka
këmbëngulur se ai kurrë gjatë jetës së tij nuk ka shitur tokë. Në këtë
moment deputeti Kadilli i ka serviruar publikut deklaratën e pasurisë së
deputetit Balla ku ai deklaron se ka shitur në fshatin turistik të
Spitallës dhe se prej po kësaj deklarate rezulton se në vitin 2004,
Balla të ketë përfituar një shumë prej 20 mijë dollarësh.
Nxjerrja e dokumentit që
faktonte pasurinë e fshehur dhe të cilën ai nuk e justifikon dot e ka
bërë Ballën që të humbë qetësinë. Nervat e kanë lënë. Ka kërkuar që të
shohë atë që vetë kishte deklaruaar. Pasi e ka marrë dokumentin, ai nuk
ka dashur që t’ia kthejë sërish deputetit Kadilli. Është dashur
ndërhyrja e drejtuesit të emisionit, Zheji që Balla të kthejë deklaratën
e pasurisë së tij që disponohej nga deputeti Kadilli.
Por, nuk ka përfunduar
me kaq. Balla është irritur edhe nga zbardhja e një sërë “dhuratash” të
tejra të bëra transparente në emision. Balla ka deklaruar se ka marrë
dhuratë nga vjehrri një apartament me vlerën e 75 mijë eurove që
rezulton të jetë tek pallati i ndërtuar nga Sadri Abazi. Po ashtu është
bërë prezente edhe një “dhuartë” tjetër që Balla thotë se ja ka dhënë
bashkëshortja në shumën e 70 milionë lekëve, “dhuratë” e dhënë për
blerjen e një makine.
Të gjtha këto e kanë
bërë Ballën që të shfaqë instikte shtazarake të dhunës që karakterizojnë
të gjithë drejtuesit e PS. Në pushim të emisionit, Balla ka sulmuar
direkt deputetin Kadilli. Fillimisht ka tentuar ta qëllojë me gotë dhe
është dashur ndërhyrja e drejteusit të emisionit, Zheji si dhe e
kameramanëve që të ndalojnë agresionin e mëtejshëm të Ballës ndaj
Kadillit. Por nuk ka përfunduar këtu, ai është afruar dhe i ka deklaruar
Kadillit se do ta zhdukë fizikisht.
No comments:
Post a Comment