Pak nga te gjitha .
Ndaj dhe jemi ketu ku jemi si Shqiperi e si shqiptare...
Te mallkuar se vazhdojme te jemi hasmit e njeri tjetrit...se gjate luftes N- C.vrame njeri tjetrin...se prishem Kisha,Teqe e Xhamia e pushkatuam e cuam ne litar sherbestaret e Perendise...
Ndaj dhe jo me kot thone se cdo popull e meriton ate qeveri qe zgjedh e qe ka ne krye...dhe cdo popull me sjelljen e qendrimin tij eshte pasqyre e kombit te tij e sigurisht edhe e shtetit te tij...
....Me nje President kukull si Begaj qe eshte turpi i botes ......me nje Kryeminister psikopat me kartele dhe krejtesisht te pa pergjegjshem menderisht...si Rama
Me nje Kryetare Parlamenti si L.Nikolla qe tashme ka hyre plotesisht ne historine e politikes shqiptare permbi 100 vjecare si figura me negative e saj....me nje Minister te Brendshem si T.Balla me bandit se vete banditet e qe duhej te ishte pas hekurave prej kohesh...
Me fisin Felaj ne krye te drejtesise shqiptare...me nje krye injorant, gagac e hajdut votash si Ulsi Manja - Minister Drejtesie....
Me skandal pas skandali e me ministra, deputete, kryetare bashkish, shefa policie , zyrtare te larte te administrates shteterore tashme ne burg per hajdutllik, bashkepunim ne krime , imoralitet etj etj...
Me nje PD cope cope qe politiken e saj e ka lene ne duart e njefare palacoje si Gaz Bardhi...me ca kelyshe pseudo demokrate si Alibeaj, Salianji, Collaku, Bejko , Acka, Jorida, Pampuri etj etj ...
Me nje ish kryetar te PD si Basha qe meriton krejt zhargonin shares e negativ per ate c'ka kohe qe perfaqeson ...me nje Alibeaj te neveriitshem , buke shkale, mosmirenjohes e pseudo te persekutuar politik...
Me nje Evi nga pertej Atllantikut qe po don me na pru ne Shqiperi ....amerikanizmin e saj modern por edhe konservatorizmin e tyre utopik...e qe eshte shnderruar ne nje femer karagjoze e pa pike dinjiteti njerezor...
Me nje Kadare qe gjen kurajon publike e guximin e cmendur te deklaroje publikisht se ...Shqiperia e sotme e Edi Rames po jeton ditet e saj me te mira ne historine e vet kombetare [???]...
Me nje futbollist ganez si Dwamena te cilin e vrasim dhe i marrim jeten ne fushen e lojes e pastaj kerkojme te lajme duart nga krimi si Ponc Pilati...
Me nje Festival ne RTSH me te cilin e bejme mjaft pis dhe e degjenerojme krejt historine e tij te bukur 62 vjecare...
Me ca emisione e show mysybet si BB, Perputhen , Dola ke Ola etj etj qe jane turpi yne kombetar e qe na degjenerojne e denigrojne totalisht si komb e si popull...
Me nje tv " opozitar "si Syri tv i Cim Pekes ku cdo nate do te gjesh ne studion e tij kelyshet ultra komuniste te Rames...Batonin, Dudushin, L.Vangjelin etj etj ...
Me nje fushe futbolli mizerrabel ne klasiken Tirana - Vllaznia qe meriton te quhet me shume se sa turpi i botes...
Me nje President FSHF qe mbledh me kuc e me mac ne festen e tij te me te mireve te fund vitit ne futbollin shqiptar ...e ka ne krye te sofres Anila Bashen e Pano Xhixhon ...dhe krejt ''pa dashje'' harron nje nga Yjet e futbollit shqiptar te te gjitha koherave Sabah Bizin...
Me nje ish roje e bodigard te Fatos Nanos si Xh. Zeka qe pasi u vete -be Doctor - Profesor...analist e gazetar sportiv...sot na shfaqet si zedhenesi zyrtar i klubit te futbollit Egnatia...[???]...
Me nje drejtesi qe ''kap mat e ne gabim'' dhe i akuzon per korrupsion Sali Berishen e familjaret e tij ...dhe mbyll syte e dhitet ne breke te coje pas hekurave dy krye banditet e atij vendi Rame - Veliajn...
Me nje SPAK qe mbyll turpshem syte perballe skandalit te shekullit - Inceneratoreve - vjedhjes qeveritare me skandaloze te historise se deri me sotme te shtetit shqiptar...
Me dy anije ''energji - prodhuese'' prej Bangladeshi qe ende jane te ankoruara ne Portin e Vlores e qe ju grabisin shqiptareve qindra mijera euro ne dite e qe kurre nuk punuan a prodhuan qofte edhe 1 minute te vetme energji e qe flitet se jane pjelle e ish ambasadores amerikane Kim me antishqiptarja e deri me sotme ne historine e maredhenieve te cdo llojeshme shqiptaro-amerikane...
Me nje Det te shitur tek greket...me nje Port te shitur tek Arabet...me nje Ushtri anetare te NATO pa asnje aeroplan, tank, luftanie...e me dy - tre helikoptere ''moderne'' qe tashme sherbejne vetem per te shuar zjarret...
Me nje Kosove qe per turpin e gjakut tone e kemi shitur e tradhetuar prej kohesh...
Me nje popull qe vazhdon me permasa te frikeshme te ike nga syte kembet prej Atdheut te vet i tmerruar prej asaj c'ka ka ne krye prej vitesh ...etj etj ...
Arsimimi - shendetesia, drejtesia e rendi - keto jane 4 kollonat e fuqishme ne te cilat mbeshtetet fort nje komb, nje shtet e nje qeveri...
Me thoni cilen prej tyre kemi sagllam ne si Shqiperi e si shqiptare ?
Nxenesit e studentet po na ikin jashte, mesuesit po sulmohen e dhunohen me karrige kokes...nxenes qe bien preh e viktima te mesuesve te tyre...droge e perdhunime ne shkollat shqiptare ...nivel mizerrabel i mesimdhenies por edhe tekste shkollore skandaloze...e si per ironi te gjitheckaje...Ministre te Arsimit pak kohe me pare Shqiperia kishte Lindita Nikollen nje ish nxenese e studente qe i kish perfunduar ''studimet '' e saj me noten mesatare 5.4 [???]...
Nje shendetesi e vjedhur dhe e degraduar...ku dy prej miqve per koke te Rames....Beqja e V.Nushi kane bere kerdine ...ku vetem ''reformat'' e sterilizimit e te Check Up regjistrojne shifrat e frikeshme te vjedhjeve te parave te popullit e lenien e tij pa kujdesin minimal shendetesor e krejtesisht ne meshire te fatit...
Me nje drejtesi te kapur per fyti, te diktuar, urdheruar, komanduar e krejtesisht viktime e politikes se sotme antishqiptare...
Gjykata, hetues, prokurore , avokate , gjykates e deri edhe vete Kryetari i Spakut te sotem e te djeshem ...por edhe Ministri aktual i Drejtesise teresisht nen hyqmin e Rames -kryeminister, president e Mbret i pa shpallur ende i atij vendi...
Shefa policie, Drejtore te uniformave blu, zyrtare te larte policie etj te lidhur koke e kembe me krimin e bandat kriminale ne krejt vendin ...bashkepunetore ne pritjen e shperndarjen e Droges e parave te pista te saj ...shoke e miq per koke te krimineleve e vrasesve pa fund te viteve te fundit ne ate vend...e natyrisht nje popull i trembur e i tmerruar i shokur vazhdon e pyet...morepo e kujt eshte kjo kodosh Policie e jona apo e vrasesve tane...
Dhe tek i sheh e i jeton prej vitesh te gjitha keto ...natyrshem pyet...hejjjj per ku je nisur e ku po shkon o Shqiperi ...sepse kurre me pare madje as ne diktature e komunizem nuk ma do mendja se ke qene me keq e me zi se sa je sot...
Ku po shkoni o shqiptare...ne Gremine si kurre me pare ?
Ndaj jo me kot pyes qe ne hyrje e ne titull te ketij shkrimi tim ...te pa fat, te mallkuar apo mire na e bejne se keshtu e meritojme .
A.R.D
No comments:
Post a Comment