Shkruar nga Pamfleti
Dosja që në brendësi ka emra, ngjarje, qytete, që mund të shkaktojnë një cunam të vërtetë në botën e politikës, kulturës, por edhe njerëzve të njohur të elitës së Tiranës...
Gjithçka ka ndodhur katër vjet më parë. Në vitin 2019. Kur Sali Berishës i është dorëzuar një dosje “speciale” nga një zyrtar i lartë i Uashingtonit. Dhe këtë dosje, përveç qeverisë amerikane e ka në dorë edhe Sali Berisha.
Siç mësohet, nga një burim shumë i rëndësishëm diplomatik, ajo dosje që i është dorëzuar Sali Berishës, nuk është bërë publike, por në momentin që amerikanët do ta publikojnë, ajo do të jetë një ‘bombë’ e vërtetë, thuajse bërthamore krahasuar me ato që kanë dalë për liderin historik të PD-së. Ajo dosje nuk ka lidhje aspak, as me termat apo materialin që e kanë shpallur ‘Non- Grata’, pasi përbën një fashikull të dhënash, për të cilat është folur pak, por që në brendësi ka emra, ngjarje, qytete, që mund të shkaktojnë një cunam të vërtetë në botën e politikës, kulturës, por edhe njerëzve të njohur të elitës së Tiranës.
Gjithçka ka ndodhur kur PD dogji mandatet e deputetëve dhe nisi një rrugë të dhunshme ndaj institucioneve. Pikërisht në ato ditë, në Tiranë, ka mbërritur një zyrtar i rëndësishëm i Departamentit të Shtetit të SHBA, i cili ka hyrë në zyrën e Sali Berishës, dhe i ka kërkuar që të tërhiqet nga rruga e tij.
Berisha, siç dihet tashmë ka refuzuar, e pas kësaj, zyrtari amerikan i ka dorëzuar një dosje, një kopje, si për t’i thënë që ajo është vetëm një e një 100-ta e asaj që amerikanët dinë për të.
Sali Berisha, mësohet se është detabilizuar menjëherë, e nga nervat e ka nxjerrë jashtë zyrës me “edukatë” emisarin e Uashingtonit.
Por përpara se të ndodhte kjo ngjarje, në vitin 2018, Argita Berishës, Jamarbër Malltezit dhe Shkëlzen Berishës i janë refuzuar vizat për në SHBA.
Sipas qeverisë amerikane, Sali Berisha kishte nisur projektin e tij strategjik të lënies së trashëgimisë familjare në parti. Futja e Jamarbër Malltezit në strukturat drejtuese të PD-së, si anëtar i Këshillit Kombëtar dhe dhënia e drejtimit të një departamenti, ishte vetëm hapi i parë. Ndërkaq, hapi tjetër ishte avancimi i establishmentit të të birit të Sali Berishës, Shkëlzenit në struktura drejtuese. Praktikisht Lulzim Basha ishte i rrethuar që pas zgjedhjeve të vitit 2017.
Pikërisht këtu, Amerika reagoi, duke ju refuzuar vizat për fëmijët e Sali Berishës, dhe duke përgatitur situatën për t’ja refuzuar edhe doktorit. E gjitha ishte e pazhurmshme, që të mos dëmtonte Lulzim Bashën, dhe ta vinin përpara ndonjë agresioni të mundshëm. Por këtë e prishi Edi Rama, i cili, i vënë në dijeni për refuzimin e vizave, u ngrit në Parlament dhe i bëri Berishës pyetjen e famshme retorike: “A e kalon dot oqeanin?
Këtu u këputën telat dhe doktori vuri në zbatin planin reservë që nuk ishte tjetër veçse një akt kamikaz që sot po shihet qartë si një vetëvrasje politike. PD dhe LSI dogjën mandatet.
Gramoz Ruçi, në krye të Kuvendit kërkoi menjëherë zëvendësimin e deputetëve nga KQZ, çka e bëri aktin të pakthyeshëm.
Ndërkaq, SHBA u bëri thirrje Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit që të kthenin mbrapsht vendimin, qoftë edhe duke marrë në administrim deputetët rezervë të opozitës që do të zëvendësonte KQZ nga ana proceduriale.
Por si Basha, ashtu edhe Kryemadhi, bënë të ditur se nuk kanë më fuqi për ta rikthyer vendimin e kështu, SHBA ndërmori operacionin diplomatik agresiv.
Në Tiranë nuk kishte shumë që kishte mbërritur ambasadorja Yuri Kim, e cila erdhi në janarin e vitit 2020. Ambasada drejtohej me të ngarkuar me punë, e cila nuk i ka shkuar në zyrë Berishës.
Atje mbërriti zyrtari i DASH, i cili përcolli mesazhin se SHBA e di mirë kush është Sali Berisha, e kush janë lidhjet e tij të vjetra pa hyrë në politikë dhe pas politikës. Siç mësohet, në atë dosje ka pasur deri edhe bileta avioni e të dhëna me foto të takimeve të Berishës me kontigjente ruse në Serbi, të cilët po përgatitnin një bashkëpunim të ngushtë të shërbimeve sekrete pas largimit të properëndimorëve nga shërbimet sekrete jugosllave. Pra dosja ishte një rekord i plotë dhe me detaje i të gjithë veprimtarisë së Sali Berishës që nga mesi i viteve 80.
Më pas është larguar qetë qetë. Dhe duhet theksuar se kjo ka ndodhur në kohën kur President i SHBA ishte Donald Trump. Më pas shpërtheu pandemia e Covid 19, e në vitin 2021 u vulos ‘Non- Grata’, e cila ishte vendimi final për Sali Berishën.
Po pse SHBA nuk e ka bërë publike këtë dosje? Sepse janë të dhëna sensitive të shërbimeve sekrete, mbi të cilat nuk ka mbërritur ligjërisht afati i deklasifikimit të tyre.
Megjithatë, pjesë të kësaj dosje kanë dalë tek- tuk në publik, duke folur për kontaktet ruse të Sali Berishës dhe një aradhe të rëndësishme bashkëpunëtorësh të tij. E është pikërisht aspekti i gjetjes dhe identifikimit të të gjithë rrjetit, për të ardhur ndoshta tek një publikim, që sipas gjasave do të ndodhë së shpejti.
/Pamfleti
No comments:
Post a Comment