Friday, December 22, 2023

Publikohen vendimet e italianëve për tokën tek ish kompleksi Partizani, nuk u shpronësuan apo kompensuan kurrë


 “Skapi fshehu dokumentet për pronën ku u vendos klubi Partizani! Toka nuk ishte shpronësuar nga italianët, por ishte rekuizuar”, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha.

“Jam këtu për t’u njohur ju

me disa nga fshehjet e tyre kriminale.
Ju, siç është bërë e ditur, e dini se Taulant Bego Yaris dhe Edi Rama dorëzuan tre vite më parë në Skapin e partisë dosjen për klubin Partizani, me akuzën se kjo pronë ku vendosej klubi ka qenë e shpronësuar nga autoritetet italiane.
Mirëpo gënjeshtra siç thotë populli, i ka këmbët e shkurtra. Fletoret Zyrtare të asaj periudhe që gjenden online, faktojnë se ky është një mashtrim, një shpifje, një trillim.
Territori ku është ndërtuar klubi Partizani nuk ka qenë kurrë i shpronësuar, por me dokumentet e nënmbretit Jakomoni, ka qenë i rekuizuar. Rekuizicioni është një kategori krejt tjetër, në të cilën shteti- sepse Italia paraqitej si shtet këtu- pra Jakomoni ka dekretin e fundit të tij të publikuar në këto fletore, të 30 qershorit të vitit 1943, në të cilin thotë për zonën 3 dhe 4, rekuizimi i tyre shtyhet dhe për 6 muaj.
Çfarë ishte rekuizimi? Rekuizimi ishte bllokimi i pronës, mundet ose jo të të jepte një qira, por ti nuk mund ta përdorje për asgjë atë pronë derisa të shpronësohej ose t’i rikthehej pronarit.
Pra, janë të gjithë dokumentet që faktojnë se toka ka qenë e rekuizuar, çka rrëzon çdo insinuatë se kjo ka qenë tokë me shpronësuar dhe e shpërblyer nga pushteti i atëhershëm, okupatori italian”, tha Berisha.

Berisha tha se prokuroria i ka fshehur kçto dokumenta pasi në të kundërt duhet të hapë çështje penale ndaj Taulant Ballës.

“Pse i kanë fshehur tani? I kanë fshehur sepse mbi bazën e këtyre fletoreve, këtyre dokumenteve zyrtare, Jamarbër Malltezi ka paditur në Skap për kallëzim të rremë, Taulant Ballën.
Natyrisht Skapi nuk mund të ekspozonte këto dokumente sepse do i duhej të hapte çështje penale ndaj Taulant Ballës”, deklaroi Berisha. a.b

No comments: