Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar për votimin e sotëm në Kuvend për heqjen e imunitetit të Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.
Bardhi e ka quajtur një vendim antikushtetues votimin e sotëm në Kuvend
“Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik.
Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standardi më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike. Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta.
Një standard për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standard tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi”,
shprehet Bardhi.
No comments:
Post a Comment