Thursday, December 21, 2023

MAZHORANCA URDHËROI ARRESTIMIN E SALI BERISHËS

 


Me 75 vota pro Kuvendi votoi sot për lejimin e arrestimit të kreut të opozitës, Sali Berisha.

Nënpraninë e afro 150 gatdistëve në sallë, kryetarja e Kuvendit urdhëroi votimin. 75 deputetë të qeverisë votuan për

arrestimin e kryetarit të PD.

Në votim mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama i cili u fut në Parlament nga zyrat e Akademisë.Deputetët e PS ishin futur në sallën e senacave plenare që në orën 8 të mëngjesit.

SPAK kërkoi tri ditë mënparë dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës.

Vendimi ishte në pikën 3 të axhendës së Kuvendit: “Shqyrtimi i kërkesës nr.prot. 3822, datë 12.12.2023, “Për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit z. Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”. Në mbështetje të neneve 73, të Kushtetutës, dhe neneve 13 dhe 118 të Rregullores, shumicë e thjeshtë.

Deputetët demokratë ishin në sallë dhe po protestonin gjatë votimit.

Një ditë më parë në mënyrë të papritur dhe në thyerje të praktikës së mëhershme Gjykata Kushtetuese rrëzoi një kërkesë të 30 deputetëve për të interpretuar nenin 73 të kushtetutës që flet për heqjen e lirive ndaj deputetit. a.b

No comments: