Thursday, December 21, 2023

Heqja e imunitetit të Berishës/ Gjekmarkaj: U shkel Kushtetuta, një vend pa opozitë është regres

 


Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka komentuar heqjen e imunitetit të kryedemokratit Sali Berisha, nga Kuvendi me votat e PS.

Gjekmarkaj ka thënë se ajo

që ndodhi sot në Kuvend ishte në shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë. Deputeti u shpreh se Berisha mund të mos jetë mbi ligjin, por as nuk mund të futet nën të, pasi ai përfaqëson pjesën më të madhe të opozitës.

Gjekmarkaj i drejtoi edhe një mesazh shoqërisë kur tha se një vend pa opozitës ëhstë regres dhe se në kushte të tilla, shoqëria, do të jetë e vetme.

“Ajo që ndodh me Sali Berishën nuk më lë indiferent. E percjell me keqardhje njerëzore, por edhe per atë që ai përfaqëson në historinë bashkëkohore të vendit tonë. Nuk kam ënderruar për asnje çast , si ndokush që gjithçka pameritueshem ka marrë nga ai dhe uron rrënimin e tij pertej çdo qendrimi politik që kam mbajtur e kam në koherencë me veten. Një gjë ra në sy gjatë kësaj ngjarjeje, e them këtë pa pretenduar monopolin e drejtësisë. Kushtetuta e vendit u shkel në nenin e saj nr. 73 dhe u krijua një precedent që la shije gjuetie mbi Sali Berishën, i cili përfaqëson pjesen më të madhe të opozitës.

Ai nuk është mbi ligjin, por as nën të nuk duhet të futet me aksion politik. Pritëm që në mbledhjen e këshillit të mandateve të paraqiteshin prova ndaj tij, por ato nuk i pamë. Dikur kjo mazhorancë kërkonte prova dhe u nxirrte sytë prokurorëve për Saimir Tahirin. Dy standardet janë një standard triumf i politikës mbi drejtësinë, helm ky, që mund të fundosë ëndrrat për një drejtësi të re.

Goditja ndaj tij nuk është e barabartë me asnjë goditje ish-ministri, nëse dikush kërkon të ndërtojë paralelizma.

Një vend pa opozitë apo me atë të nëpërkëmbur , të shtypur nga thundra gardistësh, është vend pa garanci dhe, si i tillë, pa demokraci, është regres. Një vend ku të votuar nga populli opozitar përdoren nga pushteti, është një vend në krizë të thellë etike, aq shumë të tillë sa propozohen bash nga këta, ligje që opozita të dënohet me burg nëse bën denoncime.

Nëse opozita nuk ia del e vetme, shoqëria duhet ta ndihmojë atë ose një ditë do të jetë ajo e vetmuar. Të zgërdhihesh sot me dobësitë e opozites është justifikim ndaj mungesës së forcës për ta parë realitetin në sy. Se çfarë ishte Shqipëria pa opozitë, e kemi të gjithë kujtimin, shenjat, gjurmët në sjellje, mendësi , në trupin e atdheut kudo”, tha Gjekmarkaj.

No comments: