Thursday, December 21, 2023

Te shkruash per Shqiperine sot eshte sa e lehte po aq edhe e veshtire...

 


Eshte e lehte pasi tashme anomalia ne ate vend eshte krejt normale e ne pushtet...dhe kete e dijne te gjithe e kerkushi nuk i thote plac !

Dhe eshte e veshtire se cfaredo qe te thuash e te shkruash ti ...as te degjon as te lexon e as te kupton kerkushi !
Le te marrim ''rastin e arrestimit '' te Berishes kerkuar aq me ngulm nga Mazhoranca e Spaku i tyre...
Se pari lus zotin qe vete Berisha ta kete kuptuar me se fundi se deri ketu ku mberriti me se shumti e cuan te tijte ...e pastaj sigurisht edhe Rama e banda e tij kriminale ne pushtet ...e jo pak edhe nderkombetaret e leshit e ''aleatet e partneret tane strategjike'' qe jete e mot keshtu na kane dashur te ndare e te percare dhe armiq me njeri - tjetrin....
Nuk po ndalem hic tek ceta - debile e Ngjeles, Carlos, Meros, Mut Nanos, Klosit, Beqirit , F.Cupi, Lesit etj etj te cilet jane gati qe ta shpallin arrestimin e Berishes si Feste Kombetare ! [???]...
Jane te shumte ata te cileve Berisha ju ka bere vetem mire kur ka qene ne pushtet po kaq nuk jane te pakte mosmirenjohesit e kesaj kategorie qe c'nuk bene qe sot Berisha te quhet pothuajse i arrestuar [ pas votimit te sotem ne parlamentin sharlatan te Rame - Nikolles]...duke nisur qe nga Basha e Alibeaj ...nga Salianji e Bardhi...nga Collaku e Bejko e duke perfunduar tek Tabaku e Grida , Acka , Pampuri etj etj...
Pra e thene shqip fare o Sali...i yti ta fut ...ndaj dhe Gjarperinjte qe ke mbajtur ne gji sot po te hane koken ...
Plus qe...gabimet e vete PD e te Berishes nder vite absolutisht qe do conin doemos ketu ku cuan...ndaj dhe nuk po dua ti permend e as tu lodh koken se tashme te gjithe i dijme ...madje me detaje...
Po si arriti Rama [ armiku i betuar i Shqiperise, shqiptareve, demokracise , Berishes e i PD - Opozites] ...ta shkaterroje e degradoje te paren e te vetmen Parti Opozitare ne Shqiperi...dhe si ja doli ta coje drejt arrestimin Liderin kryenec te saj Sali Berisha ....
Se pari i percau e i nderseu demokratet brenda tyre kunder njeri - tjetrit madje deri edhe ne amerikane e anti-amerikane...ne paqesore e ne terroriste... dhe per kete i mjaftoi nje palaco e i pa bese, nje i pa burre e nje tradhetar...nje sharlatan e mosmirenjohes si Lul Basha qe Rama ta merrte kalane nga brenda...
Me pas i shantazhoi por edhe i joshi e ju ofroi ofiqe e lloj lloj pazaresh te ndyra dhe kjo lloj '' specie monster pseudo demokratesh'' pranoi ...pastaj ju dha ''per zgjidhje'' Non Graten dhe ja doli pikerisht me ndihmen e Bashes , Alibeajt , Kimetes e aleateve te leshit...shto ketu edhe njefare plehre me mbiemrin Mc Gonigal qe pagoi e u pagua per ta shpallur Liderin e Opozites shqiptare Non Grata...e pa diskutim edhe rolin e perbindeshit antishqiptar qe ka luajtur e luan plaku neverites George Soros...
Hapi tjeter ishte perplasja fizikisht e demokrateve mes njeri - tjetrit gjoja per vulen, seline e logon...dhe te gjithe e kujtoni fare mire biles se c'bene me kete rast Basha, Alibeaj, Bardhi, Salianji, Bejko, Grida e Jorida me shoke e shoqe...dhe Rama ju dergonte madje edhe Policine e tij per ti ruajtur e mbrojtur nga turma e ''eksituar e kriminale'' e Berishes [???]...
Me pas Rama kete lloj specie - monster e perdori sa deshi, ku deshi e perse deshi ...natyrisht si Kale Troje per t'ja arritur qellimit te tij final...koken e Berishes e shkaterrimin e PD - Opozites...
Me drejtesi te kapur prej fyti, me media te vena perfund koke e kembe , me vota te blera e te vjedhura e me nderkombetare te shitur e te blere ...Rama ja doli me se fundi qe ta shohe Berishen pa imunitet e ne prag arrestimi...nje enderr e cmendur kjo e tija permbi 25 vjecare...
Po Rama ja doli ama ta beje cope e cike...fije - fije e lesh e li edhe vete PD e ti cakerdise krejt demokratet te ndare e coptuar tashme si kurre me pare ne keto 32 vjet te egzistences se tyre...
Si jane shqiptare o Padre e paten pyetur dekada me pare At Gjergj Fishten...njashtu sic i don hasmi i qe pergjigjur ai...
Dhe fatkeqesisht keshtu vazhdojne te jene edhe sot e kesaj dite o Vigan i kombit tim...
Dhe ''rastesia'' te con ne Serbi ku fitorja ne zgedhjet e fundit e Vucicit ...e ka futur Opoziten e atjeshme ne greve urie...
Nderkohe qe Rama ne Shqiperi po arreston Berishen duke i prere kesisoj asaj [ Opozites] Koken per se gjalli...
Nderkohe qe Ati shpirteror i te dyve...Putini i bie shkurt fare me kundershtaret e tij politike ...i heq qafe fizikisht !
Shqiptare diktatura [ prej se ciles as nuk zute mend e as nuk mesuat kurre ] tashme ju eshte ulur kembekryq ne dere...madje s'ka fare nevoje te trokase qe ju t'ja hapni ate...se di vete ajo se si te hyje e se si t'ju ktheje serisht ne origjine...sepse dje ishin Eterit e sot jane Bijte ...ndaj dhe arrestimi i kerkuar i Berishes e ben antishqiptarin e armikun e terbuar te demokracise Ramen qe me nje gur sot ai te vrase jo nje por disa Zogj njeheresh...perderisa ju ende ju pelqen te luani rolin e sehirxhiut e te thoni rendom ...larg bythes sime...
Derisa ju te kuptoni qe me Diktatoret e me Diktaturat as votohet e as bashkejetohet por vetem Luftohet !
A.R.D

No comments: