-Parada e gay-ve, pra shfaqja e homoseksualitetit në publik ka gjetur
edhe kundërshtimin e besimeve fetare. Të pyetur nga "Gazeta Shqiptare"
në lidhje me zhvillimin e këtyre aktiviteteve në datë 17 maj, në një
prej shesheve kryesore të Tiranës, komunitetet fetare ai mysliman dhe
katolik janë shprehur kundër shfaqjes në publik të homoseksualitetit.
Dom Gjergj Meta, Zëdhënës i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë ka
theksuar se Kisha katolike është kundër çdo lloj forme diskriminimi
përfshi edhe kundër diskriminimit për shkak të orientimit seksual, por
këto lloj prirjeje që dëmtojnë rendin natyror apo moralin shoqëror për
Kishën katolike janë të gabuara. Ndërsa Agron Hoxha Drejtor i
Marrëdhënieve me Publikun në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë ka thënë
se shfaqje të tilla publike janë diametralisht të kundërta me normat
bazë të moralit dhe traditës kulturore të shoqërisë shqiptare dhe janë
një rrezik permanent për shëndetin mendor dhe fizik të rinisë në veçanti
dhe të familjes shqiptare në përgjithësi. Sipas tij, moslejimi i
aktiviteteve të tilla nuk është një cënim i të drejtave të njeriut, por
organizime të tilla janë abuzim me lirinë dhe të drejtat e njeriut.
Aktivitetet që pritet të mbahen në datë 17 maj në ditën kundër homofobisë në Tiranë kanë ngjallur një sërë reagimesh. Nje prej tyre ishte zv/ministri i mbrojtjes, Ekrem Spahiu qe deklaroi se 'do i kap me hu ata qe dalin ne parade'.
Organizatat që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri i kanë kërkuar kryeministrit të vendit shkarkimin e zv.ministrit të mbrojtjes Ekrem Spahiu, pas deklaratës që ai ka bërë në lidhje me zhvillimin e paradës së gay-ve në datë 17 maj. Veç shkarkimit të zotit Spahiu, drejtuesit e këtyre shoqatave, Kristi Pinderi dhe Xhani Karaj kanë bërë të ditur se kjo çështje do të shkojë deri në gjykatë. Ata kanë depozituar ankesë tek Komisionerja anti-iskriminim, duke kërkuar hetim dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të zëvendësministrit. Ndërsa Komisionerja Irma Baraku ka bërë të ditur se çështja do të hetohet e më pas do të procedohet sipas ligjit antidiskriminim. Ajo u bën thirrje zyrtarëve që të jenë më të kujdesshëm me deklaratat.
Parada, në 17 maj LGBT ngrenë flamurin
Ambasada "Pink" ka bërë publike se në datën 17 maj do të 'pushtojë' një prej shesheve kryesore të Tiranës, duke organizuar një sërë aktivitetesh me rastin e ditës botërore kundër homofobisë. Nga drejtuesi i Ambasadës "Pink", Altin Hazizaj, është kërkuar që flamuri shtatëngjyrësh, i cili përfaqëson komunitetit LGBT në mbarë botën, të ngrihet krah flamurit shqiptar. Veç asaj, ky flamur do i dorëzohet kryeministrit të vendit, në shenjë simbolike për respektimin e të drejtave të këtij komuniteti.

No comments:
Post a Comment