Friday, March 23, 2012

Berisha: Hoxhistët e bllokut u rrëzuan nga bijtë shqiptarë

Kryeministri në koncertin për 20 vjetorin e demokracisë në Shqipëri
Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur shqiptarët në koncertin e madh festiv me rastin e 20 vjetorit të zgjedhjeve të para pluraliste në vend. Ai e cilësoi këtë ditë si ditën më të madhe pas Pavarësisë së vendit, ditën e shembjes së regjimit më barbar që Europa ka njohur në historinë e saj, përmes votës së lirë.

Kryeministri shprehu nderimin dhe respektin më të thellë ndaj të gjithë burrave dhe grave që shembën në vitin ’90 murin e Berlinit shqiptar.

“Ju ftoj ju dhe mbarë qytetarët shqiptarë të shprehin nderimin më të madh dhe të përulemi me respekt të thellë para djemve dhe vajzave, burrave dhe grave, që së bashku me guximin dhe trimërinë e tyre në dhjetorin e vitit ‘90 shembën murin e Berlinit në uraganin e fuqishëm të lirisë e shpresës, që buroi nga zemra dhe shpirti i tyre dhe në 22 mars me votën e tyre të lirë shembën regjimin më barbar që Evropa kishte njohur në historinë e saj”- u shpreh kryeministri, ndërsa uroi shqiptarët: “Gëzuar ditën e lirisë suaj!”.

Më tej ai shtoi se 20 vjet më parë liria dhe demokracia ishin vlera për të cilat duhej luftuar, 20 vjet më parë u përmbys me votë regjimi i bllokmenëve hoxhistë, nga ata burra dhe gra që kishin lindur në sistemin totalitar, ndërsa përgëzoi 20 vjeçarët e sotëm që nuk kanë as edhe një orë të vetme në diktaturë, që nuk kanë njohur shtypjen dhe mjerimin ekstrem, urrejtjen klasore dhe barbarinë e sistemit, që i shndërroi shqiptarët në skllevër të të shtetit më barbar.

“Sot për të gjithë ne shqiptarët është dita e krenarisë, e frymëzimit dhe shpresës së madhe. Shqipëria sot është 20 vjet dritë më larg nga Shqipëria në të cilën jetuam 20 vjet më parë. Shqipëria e diktaturës së bllokmenevë hoxhistë ishte e burgjeve, ekekutimeve pa gjyq, e dënimit kapital të lirive dhe të drejtave njerëzore, ndalimit të Zotit dhe besimeve tona fetare. Pas 20 viteve është vendi i garantimit të lirive” deklaroi Berisha.

Ndërkaq kryeministri u ndal edhe në liritë dhe të drejtat që gëzojnë shqiptarët në të gjitha trojet ku ata jetojnë dhe në këtë 100 vjetor shqiptarët vijnë të lirë, të pavarur dhe krenarë.

“Kosova është e lirë, të lirë janë shqiptarët kudo që jetojnë. Kombi që 100 vjet më parë kishin parashikuar ta fshinin nga faqja e dheut vjen në 100 vjetorin pavarësisë i lirë, krenar dhe i sigurt në trojet e tij”-tha kryeministri

Gjithashtu Berisha renditi disa nga rritjet e këtij 20 vjeçari, ai anëtarësimi në NATO, lëvizja e lirë e shqiptarëve, rritja ekonomike, e cila kryeson në Europë duke shpallur Shqipërinë të bukurën e dheut, të cilat shefi i qeverisë i bazoi në vizionin dhe dashurinë për të ndërtuar Shqipërinë evropiane, ndërsa theksoi se do të shndërrojmë në realitet ëndrrën më të madhe të shqiptarëve anëtarësimin në Bashkimin Evropian.



Edhe pas 20 vitesh, ylli polar- integrimi në BE



Demokratët festuan sot 20-vjetorin e fitores së PD-së në zgjedhjet e 22 marsit të 1992-it. Një festë madhështore nisi në mesditë në sheshin 'Nënë Tereza', ku flamujtë kuq e zi dhe blu te selise demokratike valuan në duar të qindra njerëzve. Këngëtarë të shumtë të mirënjohur të skenës shqiptare kanë celur festimet ku mijëra njerëz në shesh kërcejnë nën ritmet muzikor.

Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur festimet në sheshin ‘Nënë Tereza’ me rastin e Ditës së Demokracisë. Në fjalën e tij drejtuar sidomos të rinjve, Berisha u bëri të ditur se në këtë 20 vjetor dëshmohet më shumë se kurrë se shqiptarët kudo ndodhen e kanë kapluar përfundimisht robërinë e diktaturën.

“Të dashur të rinj e të reja, për të gjithë shqiptarë, 22 marsi i vitit 92 është dita e krenarisë, besimit. Shqipëria sot është 20 vjet më larg dhe më larg sesa shqipëria në të cilën ne jetuam 20 vjet më parë. Shqipëria e bllokmenëve dhe hoxhistëve ishte vendi i ekzekutimeve pa gjyq, vendi i dënimeve kapitale, ndalimin, besimeve tona fetare. shqipëria, që ne ndërtuam në 2 dekada liri është atdhe i zotit i qytetarëve të lirë i besimeve të lira fetare, shembull frymëzimi për tolerancëne shkëlqyer. Neve sot sollëm tek liria, shqiptarët ia dolën, ne e kryem, rroftë liria".

“20 vjet më parë shqiptarët tanë në ish-Jugosllavi vuanin terrorin, një komb një qëndrim ishte motoja jonë. Populli sot është i lirë, krenar i sigurt në trojet e tij, besuam tek kombi, tek liria, shqiptarët ia dolën, ne e kryem”, tha Berisha.

Sipas kryeminsitrit Berisha, Shqipëria ka hedhur hapa galopantë përpara dhe arritjet kanë qenë të mëdha, duke kujtuar këtu dhe anëtarësimin në NATO.

“Shqipëria ishte vendi i 700 bunkerëve sot vendi i NATO, ne besonim tek NATO-ja, shqiptarët ia dolën, ne e kryem”

Kryeministri e vlerësoi 22 Marsin si ditën më të bekuar të historisë pasi sipas tij, atë ditë në vitin 1992 zyrtarisht me votë u përmbys regjimi totalitar dhe më barbarin në Europë.

“Ne 20 vjet më parë përmbysëm me votën tonë, regjimin e bllokmenëve hoxhistëve, jemi burra dhe gra, djem dhe vajza që jetuan në regjim totalitar. Për ne demokracia ishin thjesht vlera dhe ideale për të cilat duhet të luftonim, duhet të ndërtonim”.

Kryetari i qeverisë shqiptare u shpreh se ato burra dhe gra që bashkë me tribunin e lirisë Azem Hajdari shëmbën diktaturën komuniste do realizojnë ëndrrën e shqiptarëve, anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Ata që të udhëhequr nga tribuni i lirisë Azem Hajdari shëmbën në Tiranë diktaturën më të egër primitive ato që i shndërruan shqiptarët në qytetarë të lirë dhe i anëtarësuan në NATO, ato që bënë që shqiptarët të lëvizin të lirë në mbarë Europën ato janë burrat dhe gratë që me forcën, vizionin, dashurinë për të zhvilluar Shqipërinë Europiane do të shdërrojnë në realitet ëndrrën më të bukur të shqipëtarëve, në Bashkimin Europian. Ne do ta kryejmë zoti e bekoftë Shqipërinë”,- përfundoi fjalën e tij kryeministri Berisha.

Është hera e parë që demokratët e festojnë në këto përmasa fitoren e tyre të 20 viteve më parë që këtë vit përkon edhe me 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Festimet pritet te shtrihen në të gjitha qytetet e vendit dhe do nisin që sot nga selia qendrore e PD. Demokratët përgjatë këtyre viteve kanë kaluar ngjarje të rëndësishme, ndërkohë që për herë të tretë qeverisin vendin ndërsa 8 vite të tjera i kanë kaluar në opozitë.

Përmes votës së 22 marsit të 92-it, demokratët erdhën për herë të parë në pushtet duke marrë një fitore masive në mbarë vendit, gjë që përmbysi një herë e mirë regjimin diktatorial të Ramiz Alisë.

No comments: