Nexhmija sulmon librin e Fevziut: Është bërë me dokumente
false. Në 20 vjet tani është bërë shumë më keq se në 20 vitet tona të
para.
Intervista e Nexhmije Hoxhës në “BUGAJSKI HOUR” në Albanian Screen.
Herë herë duket sikur flet përçart, por Nexhmije Hoxha është e qartë kur flet për ata që erdhën në pushtet pas rrëzimit të diktaturës dhe që i quan trashgimtarë të kuislingëve. E veja e diktatorit nuk pranon të kërkojë ndjesë, madje në mjaft momente duket sikur mburret për atë që ka ndodhur në 50 vjet, ndërsa e mbyll intervistën se në 50 vjet janë vrarë më pak njerëz se sa në 20 vietet e fundit. Për herë të parë ajo pranon se ka pasur frikë për fëmijët në vitet 90’ dhe thotë se kjo ka qenë edhe një nga arsyet pse ka heshtur dhe nuk i ka kundërshtuar ato që janë thënë deri tani. “Nuk mё pёlqen, mё krijon trishtim, por pendesё nuk krijoj dot. Pse ata qё mё vranё mua gjithё shokёt e shoqet 28 mijё, nga tё Komitetit Qendror vetёm unё kam mbetur, tё tёrё u vranё. Kush ka kёrkuar falje pёr kёto, kush ka kёrkuar gjer mё sot. Ata nё fakt kanё ardhur, kanё zёnё vend deputet tani, pse do t’u kёrkoj atyre falje, popullit po, por ai nuk mё kёrkon mua faj..”
J.Bugajski: Teksa flasim për disa nga ndryshimet radikale në Shqipëri në fundin e viteve 60-të, në vitin 1968, Shqipëria u deklarua vendi i parë ateist në botë. Mund ta shpjegoni arsyen që fshihej pas kësaj politike?
Nexhmije Hoxha: Nё popullin tonё nuk pati mbёshtetje Kina. Krejt ndryshe me sovjetikёt gjeti njё afёrsi shpirtёrore, me kinezёt nuk mundi ta bёnte kёtё. Kinezёt ishin kёtu se erdhёn shumё nё industrira, ne gjёra tё tjera, por ata ishin shumё tё ftohtё, rrinin shumё tё bashkuar. Shqiptarёt janё mё ekspansivё. Politika ishte ashtu. Ështё kritikuar Shqipёria nё izolim, por nuk ka krahasim me atё qё u ishte ngulur kinezve nё marrёdhёniet me tё huajt. Ata rrinin vetёm bashkё dhe kёshtu nuk ngjitёn kinezёt kёtu, as politika kineze. Ne pёrfituam nga ndёrtimet, nga tё gjitha ato qё u bёnё, kurse Shqipёria nё Kinё edhe sot ka shumё ndikim, ka mbetur e paprekur dashuria ose respekti. Konkretisht djali im Iliri, ёshtё inxhinier. Ka mbaruar inxhinieri mekanike. Punё nuk ka patur nё gjithё kёto vite pёrmbysje. Ai tani ёshtё konsulent qё pёrcjell biznesmenё shqiptar qё marrin porosi nё Kinё dhe ata e presin me shumё dashuri atje, me ambasadёn kёtu dhe atje i shoqёron kёta. Nga ana tjetёr, qeveria e Partisё Demokratike nё fillim mbajtёn qendrim shumё tё keq duke e konsideruar Kinёn si njё vend komunist, ndaj ishin pёrbuzёs. Por shpejt ata shkuan dhe nё Tajvan, krijuan lidhje dhe nё Tajvan. Por ndryshoi aq sa kёto ditё mund ta keni dёgjuar qё Berisha propozoi që si gjuhё e dytё nё shkollat tona tё vendoset kinezçja dhe ёshtё bёrё qesharak nё kёtё drejtim se ёshtё njё gjё e pamundur dhe panevojshme qё tё vihet si gjuhё e dytё. Ka njerёz qё interesohen. Ështё interesant se ështё njё vend qё po zhvillohet dhe kulturёn dhe tё kaluarёn e ka tё shkёlqyer, ia vlen dhe ka njerёz qё tregojnё interesim, por nuk mund tё detyrosh tё rinjtё qё ta bёjnё atё gjuhё tё dytё, sepse kjo nuk shkon. Por tё mbetemi tek influenca. Filmat tanё p.sh qё janё bёrё nё kohёn tone, atje vazhdojnё t’i shfaqin natyrisht sepse i konsiderojnё edukative pёr popullin.
J.Bugajski: Folëm për Bashkimin Sovjetik, Kinën. Le të flasim pak edhe për Shtetet e Bashkuara. Edhe pse nuk kishte një marrëdhënie formale, cili ishte ndikimi amerikan në Shqipëri? Ndikimi amerikan në Shqipëri gjatë viteve 70-të, 80-të, deri tek ndryshimet e viteve 90-të. Për shembull, cili ishte roli i “Zërit të Amerikës”? Si perceptohej ai nga partia? Le tё flasim pak pёr marrёdhёniet me Shtetet e Bashkuara gjatё regjimit komunist dhe pas vdekjes sё Enver Hoxhёs. Si do ta përshkruanit atë periudhë për sa i përket ndikimit amerikan?
Nexhmije Hoxha: Po ndalem qё nё fillim lidhur me marrёdhёniet me Shtetet e Bashkuara. Unё mendoj dhe, kёshtu ёshtё e vёrteta e pёrgjithshme, qё miqёsia mё e pёrhapur, qё ligjet mё tё mira tё popullit tonё, nё vendin e parё e kanё Shtetet e Bashkuara, historikisht. E para, sepse për Shqipёrinë nё gjendjen e varfёrisё sё saj, papunёsisё sё saj, prapambetjes, Shtetet e Bashkuara ishin toka e premtuar. Kanё ikur emigrant, disa integroheshin atje, dihet kjo. Kanё krijuar ato shoqatat e tyre, Fan Noli, Faik Konica krijuan shtypin e tyre, shumё patriotik. Pastaj delegacione qё dolёn nё mbrojtje tё Shqipёrisё. D.m.th kjo ёshtё kryesorja. Disa nuk u ambientuan dot dhe u kthyen. Pёr kuriozitet mund t’ju them qё nё Amerikё nё atё kohё para luftёs nga 1912-1913 shkuan edhe babai i Enverit bashkё me djalin e madh. Babai punoi nё njё fabrikё tekstile, pa mjeshtri, duke mbledhur gjёra dhe nuk rezistoi dot, nuk e pёrballoi dot dhe u kthye. Ështё pёr tё qeshur se Enveri thoshte qё mё ka sjellё njё xhaketё alla amerikane me katrore kёshtu tё trashё dhe njё stilograf tё trashё. Kaq mundi tё sjellё, kurse djali ndenji atje nё njё fabrikё hekuri mё duket. Mirёpo ai u sёmur dhe nga mosha 28-30 vjeç vdiq. Kurse ajo qё vlerёsohet lart nё rrethin politik ёshtё mbrojtja qё i ka bёrё Presidenti Ëillson çёshtjes shqiptare, tamam nё njё moment qё Shqipёria po coptohej, si tё thuash nё mes, dhe ishte rrezik tё mos mbetej as kjo Shqipёri. Enveri thoshte copё Shqipёri. Kemi pёr detyrё i thoshte dhe kosovarёve- duhet tё na kuptoni se detyra jonё ёshtё tё mbrojmё kёtё copё Shqipёri,- pёr Shqipёrinё zyrtare e kishte fjalёn. Pastaj erdhi periudha jonё dhe me duhet tё them se kёto marrёdhёnie u ftohen. Neve, gjatё luftёs -dhe me fakte kjo- Enveri ka patur mё tepёr besim tek misioni amerikan megjithёse erdhi pak vonё, dhe ishte i njё niveli mё tё ulёt, duke u kapur tek njё person qё kishte origjinё shqiptare, por qё politikisht punёn e tij e bёnte mirё si qytetar amerikan, por nuk ishte nё nivelin e misionarёve anglezё qё kishin ardhur mё parё dhe disa nga ata u bёnё ministra pastaj, ose ishin general, major, qё kishin lidhje. Dhe janё shkruajtur nё libra kёto nga vetё kёta pёrfaqёsues, amerikani ose shoku i tij dhe thoshin se Enveri kishte mё besim tek ai se atij i jepte mё shumё informacione, sepse atё konsideronte lidhje me Shtetet e Bashkuara, jo me anglezёt. Nё fakt anglezёt e treguan edhe kur ishin kёtu qё ishin tё dyzuar, megjithatё nuk mundёn tё heqin dorё nga ndihma kundёr partizanёve, sepse ishte vetё objekti kryesor i luftёs sё tyre pёr shpёtimin e Anglisё dhe Anglia vuajti shumё. Por pёr amerikanёt ai e dinte se u shkonte direkt departamenteve tuaja. Pastaj erdhi ftohja. Unё do tё them mendimin tim qё nga tё dy palёt ёshtё vepruar gabim, ose nuk ka patur mirёkuptim si tё thuash. Pse? Unё mendoj se ishin fajtor tё dy palёt sepse duhet tё ishte njё mirёkuptim mё i mirё. Unё pёrfytyroj Shqipёrinё qё propagandonte, qё hidhte bomba tё mёdha pёr antiimperializmin si njё fёmijё, qё tё vёrtetoj atё personalitetin e vet, rreh kёmbёt edhe bёrtet – ёshtё e njohur kjo. Kurse Shtetet e Bashkuara qё ishin njё shtet i pjekur, njё burrё i pjekur pra, duhet ta kuptonte kёtё. Jo, Shtetet e Bashkuara u treguan shumё kёrkuese, shumё kryeneçe. Tё dy palёt nё gjёrat qё ne i kishim vendosur pёrgjatё luftёs si çёshtje e Zogut apo tё tjera. Nuk e trajtuan shumё nё kёtё kuptim, qё ky ёshtё njё vend strategjik. Dale tё bёjmё atё qё mendon Hrushovi apo t’ia hedhim Hrushovit. Nuk ka patur mesazhe tё kёtilla, por nuk kanё munguar mesazhet, nuk kanё munguar mesazhet edhe nga Enveri. Sot po shkruajnё persona tё ndryshёm qё kish dёrguar, duke gjetur mёnyra pёrmes pёrfaqёsuesve tanё nё OKB, se ata krijonin mundёsi bisedimesh, avancimesh, por kёtu pa prekur- kjo ishte tabu pёr Enverin- interesat, vendimet qё kish marrё Enveri pёr pavarёsinё, qё ishim komunistё qё kishim kёtё pikёpamje, kёtё mentalitet. Pas Bashkimit Sovjetik u bёnё pёrpjekje ja kёshtu me mesazhe, por kёtu mё aktive u tregua Franca, Shtetet e Bashkuara jo.
J.Bugajski: Siç përmenda edhe më parë, “Zëri i Amerikës”…Presupozohej se ai nuk pritej mirë nga partia, nga qeveria…
Nexhmije Hoxha: Zёri i Amerikёs po tё dёgjoje programet fliste shumё gjёra keq pёr Shqipёrinё. Keq shumё keq.Unё e di kёtё. Atёherё ne nuk mund tё kёrkonim qё Zёri i Amerikёs dhe ndonjё tjetёr tё bёnte kёtё qё donim ne, por programi ishte i ndёrtuar i tillё. Si tani p.sh ju vini kёtu, dhe bёjmё kёtё intervistё. Ju e dini kush jam unё dhe unё e di kush jeni ju, dhe unё them atё qё mendoj, por atёherё kjo nuk mund tё bёhej. Enveri i ka refuzuar njё intervistё Sulzbergerit, gazetar i njohur amerikan. Enveri nga ana tjetёr atё e kishte lexuar qё nё njё darkё tё mbretit tё Greqisё bashkё me kёtё kishin diskutuar pёr ndarjen e Shqipёrisё, jugun grekёt dhe veriun serbёt. Nuk mund ta pranonte njё gjё tё tillё. Ndoshta ёshtё mendimi im qё ai duhet tё kishte dalё pak mё shumё ose tё priste njerëz, jo Sulzbergerin. Jam dakord me kёtё, por meqё gazetarёt e vinin nё pozitё tё vёshtirё qё tё afirmohej p.sh tё dilte me pozicion kundra Bashkimit Sovjetik, tё thoje diçka kёshtu. Ai këtë nuk e bёnte dot dhe irritohej dhe pastaj edhe e bezdisnin. Pse nuk u bё President?… Ai mund tё bёhej President, por nuk e donte atё pozicion thoshte do rri tё merrem unё me biseda. Ai nё fakt kishte qejf tё shkruante. Ka bёrё 100 libra, janё fjalime pune, nё pleniume, byro,nё sekretariat, 13 janё personale. Kurse Shqipёrisё nuk i ka lёnё fshat pa parё. E rrahu nё çdo pёllёmbё, derisa nё 1973 erdhi kriza e parё e zemrёs. Ai kishte 40 vjet me diabet, por çdo e keqe ka tё mirёn e vet. Ai i vuri vetes njё disiplinё trajtimi tё sёmundjes sё tij, kushtet i kishte, natyrisht ia pёrgatisnin tё gjitha. Ai jetoi gjatё, por sëmundja i preku sytё edhe zemrёn. Pastaj ai shkruajti edhe kujtimet, 13 libra janё me kujtime, njё vёllim ёshtё me Hrushovin, njё vёllim ёshtё Titizmi, njё vёllim pastaj ёshtё njё libёr pёr Greqinё qё del nga ky ditari, dy popuj miq etj.
J.Bugajski: Më lejoni t’ju pyes. Ju përmendët rolin e Enver Hoxhës gjatë kësaj periudhe. A ishit ju një këshilluese e afërt? A kërkonte ai këshillën tuaj për çështje të rëndësishme politike? Për çështje të brendshme dhe ndërkombëtare? Ju ishit në dijeni të gjithçkaje që ndodhte. Ju ishit e mirë informuar mbi politikën ndërkombëtare.
Nexhmije Hoxha: Sidomos pёr çёshtjet ndёrkombёtare ishte tema qё ne e bisedonim rregullisht. Enveri ishte dhe njё person i tillё pavarёsisht akuzave qё bёhen, ishte shumё reflektiv. Pёr tё vendosur diçka ai reflektonte por kёrkonte dhe verifikim, dhe njё nga personat qё ai verifikonte kёto gjёra isha unё. Ne pasdarkat i kishim tonat, se problemet familjare nuk i dinte, por kёto biseda ishin tё kёndshme nga pikёpamja e debatit qё bёnim lidhur me zhvillimet nё botёn ndёrkombёtare. Axhanset, buletinet e agjensisё tonё telegrafike i merrte Enveri dy herё nё ditё, njёherё nё drekё, dhe njёherё nё darkё. Ato lexoheshin nga ai dhe lexoheshin edhe nga unё dhe diskutoheshin, lidhur me Jugosllavinё, me Kinёn me kё tё ishin. Kurse çёshtjet e ushtrise dhe çёshtjet sekrete ishin tabu me mua, ato i trajtonte vetё, dhe unё isha e painteresuar pёr ato gjёra. Tani lidhur me kёtё qendrim qё thoni juve, unё kam qenё gjithmonё dakord e pohoj nё asnjё rast nuk kam patur kundёrshtim. Por mund t’ju them pёr mё vonё nё periudhёn kur iku Enveri. Nuk kam qenё konservatore nё periudhёn e tranzicionit siç mё konsiderojnё- njё konservatore qё kam frenuar shokёt. Unё nuk kam qenё asnjёherё nё Byronё Politike, mё kanё propozuar po unё nuk pranova, as Enveri nuk ka qenё dakord. Kam qenё jashtё, nuk kam qenё vendimmarrёse dhe jam akuzuar se frenoja shokёt qё ishin pёr njё ndryshim. Nuk ёshtё e vёrtetё. Unё kam aprovuar pjesmarrjen nё Bashkimin Europian, dhe kam pranuar ndёrhyrjen e NATO-s nё Kosovё, dhe e kam nё njё dokument, qё deri sot nuk e kam botuar dhe dua tjua bёj tё njohur juve. Kjo ёshtё bёrё shkas qё tё ndahen shokё marksist- leninist me mua, pse unё mbёshteta NATO-n, d.m.th tradhëtova vijёn tonё. Konservatore unё nuk kam qenё. Tani ka njё problem, se nuk dua tё futem nё çёshtje tё familjes, por kjo ёshtё bёrё shkak. Nё periudhёn e tranzicionit qё unё u ndodha shumё keq, se unё isha objekti kryesor i tёrё goditjeve nga ana e forcave qё po vinin nё pushtet, qё nuk ishin demokratë tё vёrtetё, por qё ishin trashëgimtarёt e kuislingёve e tё gjithё atyre qё ne i kishim patur armiq gjatё luftёs. Ndaj mua mu desh qё tё mos dilja me shpatё pёr tё mbrojtur çdo gjё, tё luaja rolin qё mё pёrkiste. Nuk e bёra dot se tёrё preokupacioni im ishte tё mbroja familjen. Tre fёmijё kam unё, dy djem dhe njё vajzё. Kishim 7 nipёr, tash jam bёrё me stёrnipёr, kёshtu qё unё kisha 15 veta nёn mbrojtje. Duhej t’i mbroja se kёrcёnimet ishin tё parat. Deri mё sot unё nuk kam folur pёr kёto gjёra publikisht, kёshtu qё nuk luajta ndonjё rol kundёrshtar. P.sh njё grup komunist, antifashist nga ata qё e donin Enverin dhe nuk ishin pak, le tё thonё kёta qё populli ishte kёshtu e deshi kёtë. Populli akoma mendonte me tё kaluarёn, tjetёr qё jeta i bёri, kёtu tashi na kanё harruar, na kanё braktisur, por atёherё nuk ishte ashtu, dhe u ngritёn ata dhe nga tё gjitha rrethet u mblodhёn nё Gjirokastёr, me delegacione. U njoftova qё do tё vinin nё Tiranё tё vendosnin monumentin nё vendin qё ishte. Tё vinin ata nё Tiranё dhe tё vendosnin monumentin do tё thoshte qё nё sheshin Skёndёrbej tё luftohej, si tё thuash tё krijohej konflikti, se do tё dilnin dhe ata qё e rrёzuan. Pra vetё me popullin do tё krijohej njё gjakderdhje. Kёshtu qё nuk ka qenё vetёm Ramiz Alia kundёr gjakderdhjes. Kam qenё edhe unё dhe po them se kam patur njё rol edhe nё gjёra qё pastaj mua mё kushtuan. Nё çfarё pikёpamje, megjithёse unё isha pak e ftohur me Ramizin nё atё kohё se nuk mё pёlqeu mёnyra si u proçedua nё rrёzimin e monumentit, sidomos nga Ministri i Brendshёm ose sekretari ndihmёs i Ramizit. Për këtë situatë unё shkova nё zyrёn e Ramizit. I thashё unё jam shoqe e vjetёr, jam bashkёshorte e Enver Hoxhёs. I thashë se ky grupi qё po mblidhej donte tё sulmonte Tiranёn, kёrkonte edhe dorёhqjen e tij. Unё i thash qё do tё shkoj nё Gjirokastёr dhe t’u flas kёtyre njerёzve tё mi dhe t’i bind qё kjo gjё ёshtё njё aventurё dhe kjo krijon njё gjakderdhje, nuk mund ta lejojmё qё tё derdhet gjak. Dhe Enveri sikur tё ishte gjallё nuk do tё lejonte qё kjo tё ndodhte, jo mё njё monument i bronxtё atje. Mirёpo Ramizi tha, dhe tё drejtё kishte- se kjo ёshtё njё gjë shumё e rrezikshme pёr ty, nuk mund tё udhёtosh. Jo nuk bёhet nuk mund tё shkosh –më tha.Nё tё vёrtet ishte gjendja shumё e rёndё, nuk mund tё bёheshin udhёtime, tё ndalnin nё mes tё rrugёs. Dhe atёherё i thashё le tё zgjedhin delegacionin dhe tё vijnё nё Tiranё. Epo tha shumё mirё, dhe kjo u bё. U zgjodhёn 50 vetё nga rrethe tё ndryshme, erdhёn nё Tiranё dhe shkova unё atёherё me Ramizin pёrkrah. Por mua atёherё komunistёt e vёrtetё, se kёta ishin vullnetarё tё Enverit, ata nuk e pranonin Ramizin kёrkonin dorёheqjen dhe atёherё nga ky gjest qё bёra unё, se dola, fola atje nё mbёshtetje dhe thashё se nuk ёshtё koha tani pёr dorёheqje- tani kё do vёmё , kujt do t’ia dorёzojmё. Atёherё mua mё quajtёn tradhtare. Nga njё anё sulmohesha nga demokratёt dhe kёta mё sulmuan dhe pёr njё kohё ashtu mё trajtuan. Duke u plakur njё çikё dhe duke kaluar koha, jemi pak mё tё zbutur. Unё nuk kam lidhje me asnjё parti, me asnjё grup, qoftё dhe kёto tё Partisё komuniste. Unё jetoj tani me fёmijёt.
J.Bugajski: Si do ta përshkruanit Shqipërinë gjatë 20 viteve të fundit? A është Shqipëria një vend demokratik? A është ajo një demokraci e suksesshme? Si do ta përshkruanit sistemin tani?
Neshmije Hoxha:Mё vjen keq por çёshtja pёr mua nuk ka shkuar pёrpara,por ka shkuar mbrapsht, nё kuptimin qё pёr shumicёn e popullit jeta nuk ёshtё pёrmirёsuar por pёrkundrazi ёshtё pёrkeqёsuar. Tjetёr gjё ёshtё qё kёta thonё se varfёria ishte nё njё gjendje kaq tё skajshme, por nuk ёshtё ashtu. Bёhej njё jetё modeste. Vitet e fundit ёshtё e vёrtetё qё u vendos qё tё bёhej ky ndryshim, u bё. Unë e kam thёnё se ky tranzicion nuk besoj se ngjau nga disa fenomene se nuk kishte qumёsht se nuk kishte ku di unё ndonjё gjё tjetёr, por ky ishte njё fenomen qё ngjau nё tё gjithё kampin dhe ngjau pёr çёshtje jo të brendshme. Po i kthehem disa teorive tё vjetra se ndoshta sistemi jonё erdhi nё njё kohё mё tё hershme dhe kam lexuar diçka aty tё Marksit qё kur mbaroi njё nga vёllimet e “Kapitalit” i shkruan Engelsit: Nё qoftё se neve thotё do tё kuptohemi dhe idetё tona do tё pёrkrahen nё vendet mё tё pёrparuara të botёs, Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Angli, Francё, neve duhet tё jemi shumё tё lumtur, shumё tё kёnaqur. Kurse thotё nёse kёto do tё pёrkrahen nga vende tё prapambetura si Rusia, India etj kjo ёshtё njё fatkeqёsi e madhe qё do tё shkaktoj shumё dhimbje. Mua kjo mё duket si njё profeci gjeniale si tё thuash dhe them se pikёrisht ndoshta ishte pak e parakohshme, por ama e them edhe që vetë kёto 70 vjet tё Bashkimit Sovjetik dhe 50 vjet tonat, prapё teoria e Leninit qё mund tё ndёrtohet komunizmi megjithёse teorikisht tek neve nuk ishte ndёrtuar as socializmi i plotё qё ndanim prapё fazёn e parё nё dy pjesё. Madje nё njё kongres meqё Stalini kish thёnё qё ёshtё ngritur industria ne ndёrtuam fazёn e parё, thosha po dale ne kemi akoma njё prapambetje shumё tё theksuar, jo ne akoma socializmin nuk e kishim shijuar jo mё komunizmin. Kёshtu qё mua kjo mё ka intriguer. Mbase mё tёrhoqi pak edhe profesioni im i vjetёr se isha edhe drejtore pёr njё kohё tё gjatё e Institutit tё Studimeve Marksiste-Leniniste. Pastaj fundi unё fantazoj tani kёtu, jam mbyllur nё vetminё time dhe kjo nuk i prish punё njeriu. Pёr tё tjerat çfarё ngjanё me familjen janё kaq tё dhimbshme dhe kaq skandaloze sa qё unё sot pёr sot nuk kam dashur qё t’i bёj publike. Kam vuajtur shumё, kam bёrё tre burgje, pesё vjet tё tёra nё moshёn 70 e ca vjeç, ka bёrё burg djali im kot, pse shkruajti njё artikull pёr babanё e vet nё njё gazetё, ka vuajtur burri i vajzёs sime, dhёndri. Ështё arkitekti mё i talentuar them unё i Shqipёrisё burri i vajzёs sime qё ka bёrё Pallatin e Kongreseve, Ish muzeun ose qё e quajnё Piramida tani. Ai u quajt kupolë, u akuzua se bёri atentat nё njё supermarket. Tё nesёrmen doli vetё Berisha dhe e quajti kupola e terroristёve, gjoja ekzistonte “Hakmarrja pёr Drejtёsi” kurse ky grup tani ёshtё nё Zvicёr dhe ka marrё tё drejtёn e strehimit. Kjo çёshtje ishte false fare, dhe ky ndenji 6 muaj pa kontakt me familjen, pa avokat, i izoluar komplet. Pastaj fёmijve tё tjerё,me kërcënime vijmё tё djegim shtёpinё. Unё kisha fёmijёt e vegjёl çtё bëj ti hedh nga ballkoni thosha, kёshtu qё unё nuk u mora shumё me politikёn pastaj. Nga ana tjetёr nuk mё shkonte nё mend qё do tё bёja burg. U burgosa, u çova gjer nё burg nё Tepelenё. Ju nuk e dini por ёshtё pikёrisht atje ku ёshtё bёrё edhe lufta italo-greke, ёshtё luginё e vёshtirё prandaj u mundёn edhe italianёt atje. Shumё e izoluar, tё mё largonin nga Tirana, tё mё largonin nga gazetarёt e huaj se vinin shumё intervista edhe nё burg. Dhe ç’bёnin nё burg, i lejonin. Kurse unё nuk i doja. Ata thoshin jo do t’i pranosh se thonё pastaj qё tё kemi ndaluar neve, se mbanin kёtё formёn e demokracisё. Mё detyronin qё unё t’i pranoja dhe tё flisja me ta. Pёrveç burgjeve unё sot nuk kam shtёpi. Kjo shtёpi nuk ёshtё imja ёshtё e vajzёs, se ato kanё shkuar nё qytet, se dhëndrri ёshtё arkitekt dhe vajza ёshtё arkitekte, kanё punuar bashkё, krijuan kushte. Ma kanё lёnё mua kёtё shtёpi. Dola nga burgu se ma morёn shtёpinё. Se kёtu na dhanё, kёtu e dini ju atё teorinё se tё gjithё dhanё diçka dhe morёn shtёpinё qё u bё pasuri e tyre, kur u bё ndryshimi. Mua mё thanё sa tё dalёsh nga burgu, por edhe sot mua shtёpi nuk mё kanё dhёnё. Unё marr 250 dollarё nё muaj, ku pёrfshihen edhe 30 dollarёt e veteranёs sё Luftёs Nacionalçlirimtare. Unё kam punuar 70 vjet vetёm pёr emancipimin e gruas, dhe nuk kam asnjё favor tjetёr, 150 dollarё paguhet elektriku dhe telefoni dhe njё grua, se unё kam njё punёtore qё vjen disa orё e më ndihmon, se unё jam e vetme, djalin e kam ngjitur kёtu, rri veç, por komunikojmё…
J.Bugajski: Nuk kemi shumё kohё ndaj do tё bёj pyetjen e fundit. Tё kthehemi tek regjimi komunist. Cila ishte kostoja e izolimit, patёm pёrfitime apo tё kёqia?
Nexhmije Hoxha: Tani mua mё intereson qё kёsaj çeshtje ti pёrgjigjem tamam.. Atё qё ka pёrfituar Shqipёria gjatë kёtyre vjetёve nuk mund te krahasohet me asnjё periudhё tjetёr. Ne e gjetёm Shqipёrinё pa hekurudha me pak shkolla fare te kufizuar, 90% analfabetizёm, me sёmundje endemike nё zona tё tёra, vetёm disa shtresa ishin tё mbrojtura. Me njё varfёri të madhe,jo me elektrik por me qirinj, me pishё bile dhe tё papёrshkruar nga ana ekonomike nga ana kulturore. Nё tranzicion nuk mund tё mohohet, e sulmojnë komunizmin, por për mua kjo është e padrejtë. Pse ç’prish komunizmi.? Komunizmi shqiptar domethёnё. Komunistёt luftuan pёr kёtё Shqipёri qoftё gjatë luftёs edhe pastaj nё ndёrtim, emancipimin e gruas, emancipimin e gjithë shoqёrisё,me elektrifikimin e gjithё vendit, prandaj populli pёrfitoi shumё me industrinё qё u ngrit, me hidrocentralet, u bё njё vend europian, shkolla shqiptare dhe sot vlerёsohet jashtё, dalin mё mirё fёmijёt tanё se sa atje, ka qenё njё shkollё e fortё. Artistёt tanё nuk u bёnё ata artistёt qё kanё zёnё skenat botёrore sot. Sot nё 20 vjet them unё ёshtё bёrё shumё mё pak dhe mё keq mё shtrembёr nga ç’ёshtё bёrё nё 20 vjetёt e para tonat. Tё kishim ne gjithё kёto fonde qё derdhen nё Shqipёri sot me tё drejtё, pa tё drejtё,- nuk e di, atë e shikojnё tё tjerёt, do shkonte para. Vetёm se ne shkonim pёrpara nё mёnyrё modeste, nga pak. Por ama shqiptari thotё njё fjalё qё atё e nxirrnim dhe nga dhjami i pleshtit si tё thuash me njё kursim tё madh, me planet pesёvjeçare. Unё vazhdoj tё kem admirim pёr planet tona pesёvjeçare. Mёnyra se si u krijonte dhe jepte rezultate. P.sh këta hoqёn njё dimer tё fortё. Ne hoqëm dimra të fortë, por çdo fshat kishte maternitetin e vet, ambulancёn e vet, rezervat siguroheshin qё nё verё, ishte aksion, kishim njё administratё shumё mё tё pёrgatitur. Gjithё ata tё rinj qё fola mё parё qё shkuan nё mal. Ata u kthyen. Shteti ngriti administratёn, madje shteti i ri u ngrit qё gjatё luftёs. Kёshillat nacionalçlirimtare ishin ato qё administronin fshatin edhe luftёn dhe që u kthyen edhe nё administratë. Ne u kthyem nё Shqipёrinё e lirё me njё ushtri tё ngritur, tё pёrgatitur, tё gatshme. Tani kёtu ёshtё puna qё nuk ёshtё e drejtё qё janё kapur kёta tё mundurit them unё. Kёshtu i quaj dhe mundohen ta rishkruajnё historinё, po luftojnё edhe dёshmorёt edhe luftёn tonё, sakrificat. Nuk duan ta zёnё nё gojё çfarё ёshtё bёrё, kёto ndryshime,jo vetёm, por ata hynё dhe i prishёn varret e dёshmorёve tanё. Kur erdhi Berisha nё fuqi nё fjalimin e tij tё parё si President tha se jemi bashkёfajtor dhe bashkёvuajtёs. Nё qoftё se vёrtet do tё ndёrtohej politika e kёtyre politikanёve tё rinj, demokratёve e kam fjalёn, tjetёr ёshtё edhe socialistёt kanё ato tё tyret, se me mua nuk kanё kontakte, as unё me ta, dhe ata kanё ndryshuar komplet, ёshtё kot qё ai thotё partia e Enverit. Ja edhe tani qё i kёrkohet nga ndёrkombёtarёt qё tё pёrgjigjet pёr statusin e vendit kandidat, ai prapё sulmon opozitёn duke e quajtur partia e Enverit, ose kryesinё e pinjollёve ose tё fёmijve tё bllokmenvё, se kёshtu e quan edhe Edi Ramёn, se ka patur njё baba tё mrekullueshёm, shumё njeri i lartё. Kёto janё gabime qё po bёhen nё kurriz tё popullit. Tani jemi para 100 vjetorit, tё pavarёsisё. 50 vjet nё kёto 100 vjet janё tonat. Si mund tё shuhen kёto si popull njёherё, çfarё ka sakrifikuar populli, e ka bёrё me gjak me djersё me varfёri dakord me ato sakrificat tona, por thonё tani nuk keni qenё shumё mirё, keni qenё shumё keq, por pa borxhe. Enveri ka qenё gjirokastrit. Gjirokastritёt flitet se janё shumё kursimtarё qё dhe macen e lidhin kur hanё bukё. Enveri e vuri nё kushtetutё kundra borxheve, kredive se e pa ku mbaroi edhe Titoja. Tani kёto duhet t’i njohin, si do tё shkojnё nё Vlorё, çfarё do tё thonё pёr kёto 50 vjet?. Kёto ditё ёshtё hapur njё fushatё e tmerrshme, pёrveçse janё shkruajtur nja tre libra pёr mua njёherё, pale pёr Enverin. U ngrit njё gazetar, bёri njё biografi – e parё thotё nё bazё tё dokumenteve personale tё Enver Hoxhёs. Shkuan 7 kryeministra tё vjetёr e tё rinj tё kёsaj kohe edhe tё Kosovës bile dhe promovuan kёtё libёr tё njё gazetari. Nё fakt nuk promovohet libri qё ёshtё bёrё me dokumenta false dhe ka marrё kujtimet e njerёzve qё janё kundra Enver Hoxhёs. Ështё njё libёr shumё i poshtёr, shumё i keq. Si mund tё shkojnё tё tёrё qeveritarёt tani. Por ka disa merita dhe ai tё tijat. Dakord bёje si Mao, 7 drita dhe tre izolime. Unё i vuaj tani, kёrkojnë edhe nga unё faje dhe unё tani kёrkoj pendesё. Pavarёsisht unё nё veten time, nё ndёrgjegjen time kёtё gjё jam nё gjendje ta gjykoj, ku kemi bёrё gabim dhe ku kemi bёrё faj dhe sa kemi faj, por i kemi bërë jo me ndёrgjegje jo me dashje. Psh mund tё them se unё nuk kam pёrgjegjёsi, se mё quajnё kriminele mua – edhe nga shkrimtar tё shquar,- se kam qenё gjithё ato vite anёtare e Komitetit Qendror dhe vendime janё marrё atje, por jo pёr njerёz tё caktuar, pёr kёtё vendimet i merrnin tё tjerёt. Kam qenё deputete nё tё gjitha legjislacionet, kёto po t’i mbledhёsh nё 50 vjet janё qindra mijёra vetё. Tani ёshtё fajtor gjithё ky popull pёr kёto gjёra. Tani unё e ndjej qё kёtu ka gjёra qё nuk mё pёlqejnё as mua t’i dёgjoj. Unё as i kam ditur shumё gjёra. Nuk mё pёlqen, mё krijon trishtim, por pendesё nuk krijoj dot. Pse ata qё mё vranё mua gjithё shokёt e shoqet 28 mijё, nga tё Komitetit Qendror vetёm unё kam mbetur, tё tёrё u vranё. Kush ka kёrkuar falje pёr kёto, kush ka kёrkuar gjer mё sot. Ata nё fakt kanё ardhur, kanё zёnё vend deputet tani, pse do t’u kёrkoj atyre falje, popullit po, por ai nuk mё kёrkon mua faj. E mohojnё popullin ata sikur nuk ekziston. Po tё fillonte disi mё ndryshe, por kёtu ёshtё puna ёshtё kapur ters. Çdokush qё ka ardhur nё fuqi, po luftojnё si e si tё fitojnё atje ku janё deputet, ministra madje dhe ai kryetari i komunёs atje ku ёshtё, të fitojnë sa tё mundin tokё, favore. Me njё fjalё po e rrjepin Shqipёrinё, dhe jo vetёm e shkatёrruan. Kush e bёri nga vendet e Europёs lindore kёtё, kush e bёri masakrёn qё u bё nё Shqipёri qё ishte mё e varfra, qё vetёm brezaret – i quajmё neve- tё detit Jon u shkatërruan, qё i bёri rinia, tё rejat me tё rinjtё, qё u dashuruan. Vinte nga mali ajo vajza pёr herё tё parё pa det, pёr herё tё parё u bashkuan me djem. Kush ishte mё bukur thonim ne deti apo brezaret . I shkatёrruan komplet.
J.Bugajski:Faleminderit
Nexhmije Hoxha: Edhe Ju Zoti Bugajski ju falenderoj shumё pёr mundёsinё qё mё dhatё tё shpreh mendimin tim. Kjo ёshtё njё ndihmё e madhe pёr mua dhe familjen time ёshtё njё kёnaqёsi, ёshtё njёkohёsisht njё shprehje e vёrtetё qё nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs ku ju jeni njё qytetar i nderuar i saj çdo tё thotё demokraci qё pranoni tё bёni njё bisedё tё hapur me mua, dhe unё ju kam ndjerё juve sikur jam takuar me njё mik qё e njoh pa asnjё rezervё dhe pёrkundrazi e bёra kёtё me kёnaqёsi tё madhe.
J.Bugajski: Ju faleminderit
Nexhmije Hoxha: Mё vjen keq qё shumё gjёra mbetёn jashtё, si Greqia. Mund tё thosha edhe disa gjёra qё i kemi trajtuar jo mirё, qё nuk na dolёn mirё. Çёshtja e dёnimeve, çёshtja pse janё bёrё, pse kanё ndodhur kёto gjёra. Nuk jemi vetёm neve nё faj, se kёtu nё mёnyrё tё qellimshme pёrqendrohet tёrё lufta kundra nesh lidhur me njerёzit qё janё dёnuar, duke bёrё heronj ata dhe duke ulur partizanёt dhe komandantёt tanё. Se i zhvarosёn komandantёt dhe Enverin nё krye, por edhe gjithё tё tjerёt, duke ngritur kёta qё kanё luftuar kundёr Shqipёrisё. Kuislingёt i ka dёnuar gjithё bota perёndimore demokratike. Nё Francё dhe ai Peteni ishte heroi i Vatёrlosё por u dёnua me vdekje. Ne i kemi dёnuar ata, tё tjerё qё nuk ishin dakord mirё kishin marrё pёrsipёr tё pranonin se ishin tё asaj pikёpamje, psh tё Ballit Kombёtar. Kur u bё Konferenca e Parisit delegati i Greqisё, dokumentet i kishte nga Mustafa Kruja, nga njё shqiptar, me ato na luftoi neve, dhe kёto qё kanё ardhur janё bijtё e tyre . Pёrveç kёsaj, njё masё e madhe 5-6 mijё veta thonё, janё tё tёra artificiale, sepse vetё kёto nё 20 vjet nuk e kanё zgjidhur problemin e tё pёrndjekurve, po bashkohen tani me opozitёn ata. Opozita që do vota u premton tё pёrndjekurve politikë qё nuk janё politikë. Janё ata ordinerёt qё janё dёnuar edhe pёr vjedhje tё lopёs atje nё fshat, ku di unё ose qё ka vrarё siç po ngjasin tani. Nё 50 vjet nuk janё vrarё kaq njerёz sa janё vrarё gjatё 20 vjetёve, nuk janё vrarё jo. Do shihet nga historianёt kjo.
J.Bugajski:Faleminderit
Neshmije Hoxha:Faleminderit juve

No comments:
Post a Comment