Artur Zheji
Gjermania e zgjodhi që në raundin e parë me 991 vota, nga 1288 vota të vlefshme të Bundestagut (Parlamenti gjerman), Presidentin e vet. Një ish-pastor protestant, një figurë e ngrohtë dhe e rreptë e Gjermanisë, tashmë një lokomotivë ekonomike europiane. Opinionistët thonë se kancelarja Merkel nuk e votoi me aq kënaqësi partiake këtë prift, që u kandidua në mënyrë transversale, edhe nga e Majta Socialdemokrate dhe të Gjelbrit, por i dashur edhe për CDU-në e Kancelares.
Përse i duhej Gjermanisë së fortë një President njerëzor dhe me kulturë ‘pastorale’ të mirënjohur si Joachim Gauck?
Përse u zgjodh dhe u preferua një JoPartiak? Përse u parapëlqye një personazh karizmatik publik afër politikës, por njëkohësisht edhe jashtë partive politike?
Një nga përgjigjet e arsyeshme është padyshim sepse pikërisht në këtë fazë kur kemi paqartësi politike dhe tension elektoral në Francën fqinje të Gjermanisë, një fushatë elektorale presidenciale të pritshme në Shtetet e Bashkuara, një Kryeministër teknik si Mario Monti në Itali dhe një Krizë Globale, Gjermania racionale dhe e mençur, zgjedh te Presidenti një simbol të mirëfilltë garantizmi dhe bashkimi. Duke lënë mënjanë ambiciet taktike ngushtësisht partiake, me egoizmin partiak që ato frymëzojnë dhe kushtëzojnë.
Figura presidenciale në Gjermani është padyshim një figurë me status mjaft dekorativ dhe me pushtete të zbehta, porse gjithsesi një figurë shumë e lartë publike, një figurë referenciale e moralit publik të Gjermanisë. I zgjedhur që në raundin e parë, ndonëse i rrëzuar nga kandidimi në vitin 2010, ku fitoi Presidenti i dorëhequr Wulff, vendin e të cili ai zuri dje, Joachim Gauck është mishërimi i nevojës për stabilitet dhe kohezion që Shteti Federal Gjerman ka shumë uri, në këtë periudhë lidershipi.
Është padyshim një leksion i mirëfilltë europian, një leksion edhe për Shqipërinë që de facto ka hyrë në ‘fushatën e vet presidenciale’, një vit përpara zgjedhjeve të përgjithshme politike të vitit 2013.
Betejat e kulisave shqiptare kanë filluar me pasionin karakteristik mesdhetar dhe kanë vënë nën një tension të panevojshëm atmosferën e politikës sonë, tradicionalisht të zjarrtë dhe nevrotike. Loja e fjalëve dhe e termave të mbipërdorur në këtë periudhë, në lidhje me modalitetin e zgjedhjes së Presidentit, me kundërshtinë jo substanciale e tipit se duhet ‘një president konstitucional dhe jo konsensual’, apo anasjelltas, nervozon artificialisht bashkësinë ndërkombëtare tejet të ndjeshme për balancat politike në Shqipërinë e mbas 21 Janarit 2011.
Presidenti i ardhshëm mund të jetë fare mirë: ‘një President edhe konsensual edhe konstitucional njëherësh’. Kushtetuta e ndryshuar e vitit 2008, e cila parashikon 5 raunde votimi, në tre raundet e para kërkon detyrimisht një shumicë me 3/5 e votave në Kuvend dhe vetëm në të katërtën, në Raundin e katërt pra, për të shmangur krizën dhe zgjedhjet e parakohshme, parashikon një ‘President të Shumicës’ parlamentare, me dysheme apo minimum të mjaftueshëm 50+1 të votave të përgjithshme.
Të marrësh të mirëqenë Raundin e Katërt kushtetues, Raundin antikrizë, Raundin minimalist me formulën 50+1, do të thotë të minimizosh që në koncept atë që duhet të përfaqësojë Presidenti i ardhshëm shqiptar. Koncepti i shumicës relative parlamentare funksionon mirë për dimensionin ekzekutiv të Shtetit, për Qeverinë, Buxhetin e saj, rrëzimin dhe zgjedhjen e ministrave, miratimin e Ligjeve, por jo për Garantin, për Kryetarin e ardhshëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Dekretuesin e Ligjeve dhe figurën formale më të lartë të Shtetit. Figurën që me autoritet të natyrshëm dhe logjikë të ftohtë, duhet të ulë palët në rast krizash dhe jo të jetë palë, me një nga palët në krizë. Mënyra konsensuale, ose sa më konsensuale e zgjedhjes së Presidentit, nuk e bën vetë Presidentin më të fuqishëm, arrogant apo fodull, porse bën më të fuqishëm autoritetin e tij presidencial përfaqësues, garantues dhe negociues.
Leksioni gjerman është domethënës. Zgjidhet për President një Prift apo ish-Prift. Një Prift, është që në filozofi emërtesë dhe përkufizim, mishërimi dhe maksimumi i rolit mesianik (ndërmjetësues) që mund të sendërtojë një figurë presidenciale, me rol parësor shtensionimin dhe vendosjen e arsyes përpara pasionit. Kjo zgjidhje dhe kjo zgjedhje gjermane e çon deri në ‘bërtitje’ nevojën për rolin Parësor Presidencial: ‘Vendosjen e Interesit Kombëtar dhe Interesit Publik përpara Interesave të skuadrave partiake në luftën pasionante dhe shpesh nevrotike për pushtet’.
Dhe të mendosh që ky Leksion Presidencialist, vjen nga një Shtet i madh, që i ka ‘punët në terezi’, në raport me krizën dhe bazat demokratike e funksionale të Shtetit të vet, lider europian në shumë drejtime.
Po Shqipëria politike?
Do të verë në plan të parë logjikën politike, apo të inkurajojë mprehjen e ‘shpatave’, në emër të kushtetutshmërisë?
Leksioni Gjerman flet qartë. Le të mësojmë prej tij me modestinë që nuk na karakterizon.

No comments:
Post a Comment