Çfarë komenti do të kishit rreth festës?
Nuk e di se çfarë kanë menduar kur panë fishekzjarrët pensionistët që presin prej disa ditësh që të marrin pensionet nëpër sportele. Përjetova një ndjenjë negative, që të shohësh që Shqipëria e 100-vjetorit bën një festë përçarëse, një festë tipike për ato vende ku partia në pushtet qëndron e palëvizshme nga pushteti.
A pati vizita juaj në Uashington dhe Nju Jork një rëndësi të veçantë?
Është e rëndësishme, pasi vendosëm një gur të mëtejshëm në themelin e bashkëpunimit dhe krijuam kushte edhe më optimale për një komunikim të vazhdueshëm me atë që është partneri ynë kryesor strategjik, partner që mbështet Shqipërinë, popullin shqiptar dhe si të tillë, SHBA janë të patjetërsueshëm për ne.
Interesi i publikut për vizitën tuaj në SHBA lidhet ngushtë me takimet që patët në Departamentin e Shtetit. Kë takuat dhe çfarë u bisedua në këto takime?
Në vizitën në Uashington dhe Departamentin e Shtetit, u takuam me Zv/ndihmës- Sekretarin e Shtetit, zotin Riker, stafin e tij, si dhe me një grup kongresmenësh, me të cilët këmbyem mendime dhe opinione shumë të rëndësishme për sa i përket gjendjes në Shqipëri dhe programit tonë për një Rilindje Shqiptare, që konstatova me kënaqësi se ka ngjallur interes dhe shpjegohet në çfarë konsiston dhe çfarë politikash të reja duhet të jetësojmë për transformimin që kemi në plan të kryejmë.
Por cili ishte qëllimi kryesor i këtyre takimeve? Nëse i ftuar do të kishte qenë një funksionar, kjo do të ishte e natyrshme, por një lider opozite është paksa e veçantë…
Nuk do ta konsideroja ftesën si anormale. Ishte thjesht një dëshirë e mirë e Uashingtonit për të dëgjuar opozitën dhe për të këmbyer opinione lidhur me çështje se si e shikon opozita të sotmen dhe të nesërmen e vendit, se cili është vizioni ynë për Shqipërinë, për rajonin dhe partneritetin strategjik me SHBA, dhe të gjitha këto në funksion të një integrimi sa më të shpejtë në BE.
Çfarë biseduat dhe çfarë paraqitët diçka që Departamenti i Shtetit nuk e dinte nga ambasada dhe rrjeti i tyre në Shqipëri?
Në Uashington, vështirë të ketë gjëra që ata nuk i dinë sa i përket politikës në Shqipëri, zhvillimeve të saj. Por takimi ishte i një rëndësie të dorës së parë pikërisht sepse neve na u dha mundësia që të shpalosim vizionin tonë për një Rilindje Shqiptare dhe të tregojmë me radhë të gjithë hapat dhe vullnetin e plotë në funksion të integrimit të Shqipërisë në BE
Por nëse të thërrasin në Uashington, nuk ndodh sepse duan të të japin një ‘dush’. Ftesa është një moment historik për Partinë Socialiste dhe për kohën, po kaq rëndësi pati në 1996-ën një vizitë e atëhershme me krerët e atëhershëm të socialistëve, Pëllumbi dhe Islami, pas zgjedhjeve të majit 1996.
Vlerësoj se është një moment i rëndësishëm për opozitën kontakti i drejtpërdrejtë i qeverisë amerikane, që janë drejtpërdrejtë përgjegjës për rajonin dhe Shqipërinë, një takim shumë i çmuar dhe shumë frymëzues për ne.
E rëndësishme për të gjithë opinionin është edhe klima me të cilën u pritët në SHBA. Në vizitën e 1996-ës ekzistonte një klimë e caktuar dhe ajo ishte vizita e parë e një partie post-komuniste në Uashington, çka bëri lajm.
Më duhet të them që gjetëm një klimë dhe mikpritje të shkëlqyer, një dëshirë shumë të lexueshme për të na dëgjuar deri në fund lidhur me të gjitha aspektet e rëndësishme të jetës së vendit, sidomos lidhur me mënyrën sesi e shohim të ardhmen dhe se si ne mendojmë që ta projektojmë atë bazuar mbi programin tonë dhe në vullnetin tonë për ta qeverisur Shqipërinë sa më mirë.
Në intervistën e “Zërit të Amerikës” thatë që SHBA është partneri ynë strategjik i parë dhe i padiskutueshëm. Pak kohë më parë, Arvizu foli për qëndrime thelbësisht të kundërta lidhur me disa pika, përfshi dhe ‘21 janarin’. A u sheshua kjo diferencë qëndrimesh në takimin tuaj me zotin Riker?
Në takimin që patëm në Departament nuk patëm asnjë diferencë qëndrimesh dhe nëse mund të them diçka për takimin që u zhvillua pa praninë e mediave, është fakti që viti 2011 nuk duhet të përsëritet më si një vit që ishte traumatik, duke filluar nga tragjedia e 21 janarit dhe duke vazhduar me zgjedhjet shumë të kontestuara dhe njëkohësisht edhe shumë të diskutuara në 8 maj. Nuk folëm për detaje konkrete, por shprehëm vullnetin që gjërat të rikthehen në rrugën e duhur, një rrugë ku nuk kanë qenë që prej anëtarësimit në NATO.
Sa mbështetje gjetët ju për këtë vizionin tuaj për drejtimin e duhur të Shqipërisë?
Unë nuk mund të bëj spekulim lidhur me një takim të këtij niveli dhe për më tepër me miq dhe partnerë që kanë një rëndësi të dorës së parë për Shqipërinë dhe shqiptarët, por mund të them pa droje se u dëgjuam në shumë aspekte dhe me shumë vëmendje.
Mund të themi që SHBA njeh formalisht dhe zyrtarisht platformën tuaj për të ardhur në pushtet?
Nuk besoj se SHBA kanë pasur ndonjë moment që ata të kenë njohur apo mos njohur në kuptimin pezhorativ të fjalës një forcë apo një tjetër, apo të drejtën e secilës forcës për të qeverisur Shqipërinë. Përsëris, që SHBA nuk është aleat i ndonjë partie, por i popullit shqiptar.
Opinionistët mendojnë se një rotacion politik nuk ndodh pa konsensusin e ndërkombëtarëve. A mendoni se vizita juaj do të ndihmojë që Uashingtoni të ketë një opinion më të mirë për ju dhe partinë tuaj?
Partneriteti me SHBA-në ka qenë i mirë. Gjërat janë thënë hapur dhe në mirëbesim. Mënyra sesi SHBA-ja i është qasur Shqipërisë është e vetmja mënyrë që mund të ketë një fuqi madhore që ka luajtur rol historik për ne. Pa SHBA-në, rajoni nuk do ishte ky që është sot.
Morët këshilla lidhur me aksionin politik të PS-së?
Ne shprehëm vizionin tonë, folëm për mënyrën se si ne e shohim të tashmen dhe të ardhmen dhe ishim dakord se rruga që po ndjekim është ajo e duhura dhe po përshëndetet nga faktori ndërkombëtar.
A jeni ju një plan i besueshëm për SHBA, edhe në kuadër të stabilitetit europian?
Rajonalisht, SHBA dhe Shqipëria janë një, kështu që edhe po të shohim historinë e këtyre viteve, politika jonë ka pasur unison me politikën amerikane dhe kjo gjë do të vazhdojë gjatë. Politika jonë është shprehje e përkatësisë së popullit shqiptar ndaj vlerave amerikane.
Kush është qëndrimi amerikan për Presidentin?
Amerika dëshiron që Shqipëria të kapërcejë procesin e zgjedhjes së presidentit, si një provë pjekurie që t’i japë vendit një figurë të unitetit kombëtar. Edhe për BE-në zgjedhja e presidentit do të jetë një mënyrë për të provuar pjekurinë e Shqipërisë.
Në Uashington, a folët për Berishën? A ishte Berisha ende burrë shteti atje?
Nuk folëm për Kryeministrin, por për programin tonë, vizionin tonë për të ardhmen, mënyrën sesi e shohim të mundshme që Shqipëria të ringrihet dhe rikthehet në rrugën e vlerave që mishëron SHBA. Bëmë të qartë vullnetin tonë për ta qeverisur Shqipërinë si partnere të SHBA-së në të gjitha frontet ku aleanca me të na përfshin, por edhe për të qenë një qeveri që do të mishërojë një qeveri në funksion të një shteti në shërbim të të gjithëve. Për një politikë që të mbyllë kapitullin e ndasisë së gjatë dhe të këtij mllefi të pafundmë që gjeneron energji negative dhe për t’i hapur rrugën një politike të re, një qasjeje të re, raport të ri mes qytetarit dhe qeverisë”.
Mllef ku keni dhe ju kontributin tuaj…
Është e vështirë në një arenë si kjo e jona, kur pala tjetër ka zgjedhur të sundojë, jo të qeverisë përmes një lufte me opozitën, t’i shpëtosh asaj që quhet një përbaltje e përgjithshme. Me pak vëmendje, dallimi është shumë i qartë. As unë, as Partia Socialiste nuk kemi rënë në batakun e vulgaritetit të shpifjeve dhe sharjeve që nuk janë as në traditën e shqiptarëve.
Pas vizitës, a e sheh Partia Socialiste me afër pushtetin?
Besoj se kjo vizitë na shërbeu për të paraqitur nga shumë afër atë që ne jemi; si një forcë e angazhuar për ta rilindur Shqipërinë, rimëkëmbur ekonominë, për ta rivendosur demokracinë, ripërtërirë shoqërinë dhe për ta bashkuar Shqipërinë me Europën.
Diçka që ka bërë përshtypje nga kriza e paszgjedhjeve në Tiranë është fakti që SHBA, publikisht së paku nuk kanë qenë aq të ashpra sa ç’kanë qenë partnerët tanë europianë.
A u fol për zgjedhjet në këtë takim?
Ishim tërësisht në një mendje që 2011-ta është një vit që nuk duhet të përsëritet në të gjithë kompleksitetin e tij. Është një vit që ka kushtuar shumë jetë njerëzish të pafajshëm, por edhe zhgënjim të thellë të qytetarëve shqiptarë ndaj votës e të partnerëve tek qeveria…Për këtë arsye, reforma zgjedhore nga partnerët amerikanë, ashtu si ata europianë, shihet si një moment kyç, nga i cili duhet t’i jepet garanci popullit shqiptar se vota e tyre do të jetë e sigurt dhe që shprehja e vullnetit nuk do të cenohet si në të shkuarën.
A u lidhët në vizitën tuaj në Uashington me zotin Arvizu dhe cila ishte merita e tij në këtë vizitë që ai vetë e shpalli dhe përveç kësaj, a ka pasur një lobim tjetër ekstra për vizitën tuaj në Uashington?
PS nuk ka asnjë kontratë lobingu, pasi i besojmë kontaktit të drejtpërdrejtë dhe na mjaftojnë lidhjet që kemi me kongresmenë dhe senatorë, që janë njerëzit e interesuar për Europën, rajonin etj…Ftesa u bë nga ana e SHBA-së, prandaj nuk kishte nevojë për lobim. Ambasadorit Arvizu i shpreh mirënjohjen sepse ishte katalizator i realizimit të shpejtë të takimit, por nuk u takuam fizikisht, për arsye familjare, ai ndodhej diku jashtë Uashingtonit, por kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe ka qenë i kujdesur që gjithçka të shkojë mirë.
A patët mundësi të takoheshim me Withers-in në këtë vizitë?
Ai është një mik i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe është për të ardhur keq që një pjesë e vogël e njerëzve në Shqipëri, ata që janë në një elitë pushteti, nuk e respektojnë si një amerikan që ka lënë gjurmë dhe që do të mbahet mend me respekt nga të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë qenë në kohën kur ai ndodhej këtu…
A gjeni një fije që bashkon vizitën në kryeqytetin e SHBA-së, të Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Kreshnik Spahiut?
Unë do të bëja komente nëse do të kishte shkuar Berisha në Uashington. Të tjerët janë të lirë të shkojnë ku i ftojnë apo ku janë të paftuar. Kjo është një çështje për të cilën nuk kam arsye dhe dëshirë të spekuloj.
Në delegacionin tuaj në SHBA ishte edhe deputeti Harasani. Është vendosur paqe edhe me të?
Ne nuk kemi pasur ndonjëherë luftë në PS. Ishte një periudhë e rëndë kur duhet të silleshim si rezistencë opozitare, për shkak të grabitjes së zgjedhjeve dhe mënyrës sesi u soll qeveria, që nuk lejoi as hetimin e zgjedhjeve, jo për të rrëzuar qeverinë, por për të mos lejuar përsëritjen. Vjedhja e zgjedhjeve në dritë të diellit në maj 2011 i dha fund atij qëndrimi, pasi protestat tona intensive kishin si qëllim që ne të dëgjoheshim dhe të gjithë ndërkombëtarët të kuptonin që ka diçka që nuk funksiononte në themel demokratik dhe sot nuk ka partner që mos ta dijë që problemi qëndron tek zgjedhjet dhe se ky është çelësi për të ecur përpara…
Ben Blushi ka folur me të njëjtën gjuhë në mungesën tuaj, pra ka një konvergjencë. Por, gjatë mungesës suaj publikoi një artikull, në të cilin e sheh Partinë Socialiste në një korsi disi më të ndryshme, më të majtë nga ajo që ju propozoni…
Nuk e kam takuar Benin, do ta takoj nesër, pasi është pjesë e strategjisë së komunikimit të PS dhe kemi disa kohë që po përpunojmë strategjinë edhe në funksion të vlerave që ne përfaqësojmë si një forcë e qendrës së majtë, si një e majtë e re. Në kushtet e reja të kohës që jetojmë, besoj se fjala platformë është një spekulim gazetaresk, pasi është e gjitha shprehje e një procesi që e kemi iniciuar dhe jemi angazhuar për të bërë të mundur që mesazhi të përcillet qartë, që ‘Rilindjen’ qytetarët ta perceptojnë si një program real dhe jo vetëm një titull të bukur në një kopertinë.
Megjithatë, zoti Blushi mbajti një qëndrim të ndryshëm për sa i përket Kodit Penal dhe në fund u duk se i gjithë grupi parlamentar i PS-së i shkoi pas qëndrimit të tij. Çfarë ndodhi? Ishte një qëndrim spontan, apo i organizuar?
Ne ishim të angazhuar si me të gjitha kodet e tjera që ta përmirësonim në disa pika nevralgjike dhe praktikisht arritëm të futim në Kod disa masa jashtëzakonisht të rëndësishme, duke nisur nga ndëshkimi më i rëndë i manipulimit zgjedhor, tek dhuna në familja dhe një sërë masash të tjera të domosdoshme edhe në kuadrin e procesit të afrimit të legjislacionit me BE-në. Një pikë ku ishim të ndjeshëm dhe jo për arsye partiake, ishte ajo e statistikave, ku hasëm shumë rezistencë, që vazhdoi deri në pikën tjetër. Konstatuam nga pala tjetër që e dëshironte rrëzimin e Kodit për të vazhduar me alibinë e bllokimit të vendit nga opozita. Sidoqoftë, ajo që ju patë ishte një taktikë për të marrë më të mirën e mundshme, pasi në asnjë moment nuk ka qenë në diskutim votimi apo jo i Kodit.
Përpara se të interesoheni për të përndjekurit politikë, Topalli apo Berisha ju ka kërkuar që të kërkoni ndjesë?
Kush? Ma kërkon ai që ishte në krye të PD-së në Sheshin e Demokracisë dhe që më drejtoi gishtin kur unë isha thjesht një rebel antikomunist, duke më thënë që ti nuk mund të flasësh në mitingun e PD-së, se kërkon të nxjerrësh llumin e kësaj shoqërie nga burgu… Zotëria që kërkon ndjesë nga unë, atëherë ai i quante (të përndjekurit) llumin e shoqërisë. Ndjesë ndaj të përndjekurve duhet të kërkojë partia që u ka marrë votën pa kushte dhe sot e gjithë ditën i ka lënë tërësisht të paintegruar dhe të padëmshpërblyer…
Në prill, ndoshta dalin emrat e parë kandidatë për president. Ju keni një të tillë?
Kam mendimin që procesi mund të nxjerrë emrin, dhe jo emrat procesin. Jozefina Topalli nuk konsiderohet si emër, e jo më të nisë procesin. Përjashtohet çdo figurë e PD-së. Për Fatos Nanon, them se nuk është kandidat i PS-së. Ai ka kohë që ëshë shkëputur nga PS dhe ka bërë një zgjedhje të tijën për të ndërtuar një profil mbi palët dhe ka shprehur ambicien për të gjetur konsensus për president. Ne nuk duhet të hyjmë në këtë se kush do ta kërkojë i pari konsensusin.
Do ketë proces të vetin selektues Partia Socialiste?
Nuk ka asnjë proces të tillë. S’ka kuptim.
Nano paradoksalisht është distancuar nga ju. Mund të jetë një zgjedhje in-extremis nga Partia Socialiste për të nxitur skenarin e zgjedhjeve të parakohshme, për shkak të mbështetjes që ka brenda LSI dhe PD. Zgjedhjet e parakohshme janë skenar për të cilën PS është gati?
Partisë Socialiste i duhet një figurë e unitetit kombëtar, mjafton vullneti i palëve për të nxjerrë vendin faqebardhë nga ky proces, që shihet nga miqtë si një provë e rëndësishme në rrugën e integrimit europian. Do ishte fatkeqësi të dilnim nga ky proces me imazh të dëmtuar.
E shikoni Topin dhe Spahiun si ndihmës për të forcuar një aleancë të majtë?
I shikoj si faktorë demokratizues për një të djathtë që ka nevojë të flasë shqip, të demokratizohet, për një të djathtë që ka nevojë për të respektuar shqiptarët.
Meta duket se po bën disa lëvizje të dukshme dhe disa të padukshme. Të padukshme janë ato si oponenca ndaj kandidaturës për zonjën Topalli, të dukshme, ajo e Metës për konsensus për presidentin dhe në fund, deklarata e tij se do të respektonte kontratën me PD-në deri në fund të mandatit dhe se ishte herët për një marrëveshje të re…
Ilir Meta është zgjatim i qeverisë dhe nuk është një zgjatim dosido, zgjatimi që mban qeverinë në këmbë dhe për sa kohë është në këtë pozicion, nuk ia vlen të diskutojmë për Ilir Metën, se ai është në këtë pozicion dhe ka zgjedhur të mbajë në këmbë qeverinë e Berishës.
Koalicion me Metën e Spahiun në zgjedhjet e ardhshme?
Ne do t’i fitojmë zgjedhjet me koalicionin e “Aleancës për të Ardhmen” dhe jam tërësisht i fokusuar tek domosdoshmëria për t’u dhënë shqiptarëve në prag fushate një program të qartë qeverisës.

No comments:
Post a Comment