Sunday, March 11, 2012
“The Imperial House” qëndra e festës për 8 mars në Michigan.(FOTO,VIDEO…)
AlbDreams.net ***
Gjatë gjithë kësaj jave në restorantin e biznesmenit shqiptarë Ndue Ftoni është festuar.Fillimisht për ditën e mesuesit e pastaj në ditë të veçanta më këngëtar të ftuar nga Shqiperia e Kosova, nënat,motrat e vajzat shqiptare që jetojnë në shtetin e Michiganit kanë festuar 8 marsin së bashku, me kënget e gezuar të këngetarve dhe gjithëmonë me perkujdesjen e stafit të restorantit “The Imperial House” i cili për këto raste ka gjithëmonë çmime speciale të volitshme për mergimtaret.
Pikrisht të enjeten me 8 mars 2012 Hysen Elmazaj,organizator i mbrëmjes kishte ftuar nga Shqiperia dy këngetare shume të njohura për publikun,Valbona Mema,këngëtare e Shqiperisë së mesme dhe këngëtaren vlonjate Maja Aliçkaj dhe këngëtari Gëzim Kaso të cilat i shoqëruan në organo Genti Çekorja dhe në klarinetë Meti Mullai,prezantoj programin Agim Kurti.
Salla e mbrëmjes ishte e mbushur plotë e perplotë me gra e vajza nga të gjitha trevat e Shqipërise të cilat vallezuan e kënduan së bashku deri rreth mesnates. Ajo që u vu re gjatë kesaj mbremje ishte thjeshtesia dhe çiltersia,larg shablloneve të merzitëshme që shpesh herë jemi mesuar ti shohim në koncerte kaq te medha organizuar në Michigan.
Për kameren e AlbDreams,e cila filmoi dhe disa sekuenca nga atmosfera festive në salle,përshendeti edhe pronari i “The Imperial House” Ndue Ftoni i cili krahas fjaleve te mira per raste të tilla nuk la pa cekë edhe shumë nga problemet që hasen në komunitetin Shqiptarë në ketë vënd.
Për më gjatë vazhdoni të qëndroni me ne duke ndjekur videon në vazhdim…
***Biseda e zotit Ndue Ftoni është transmetuar në rrjetin toksor TV KOPLIKU
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment