Deklarata e plotë për shtyp e deputetit Fatos Hoxha
"Në vijim të denoncimeve tona për sistemin e korrupsionit, që udhëhiqet nga Edvin Kristaq Rama, unë dua të tërheq vëmendjen e opinionit publik edhe për një tjetër mbështetës të mister 20 %-shit, zotin Fatmir Xhafa. Që shqiptarët ta kuptojnë qartë dhe ne t’i japim shansin atij që të rrëfehet , sot po i bëjmë publikisht këto pyetje këtij eksponenti të rëndësishëm të Partisë Socialiste. Zoti Xhafa: A keni ndonjë familjarin tuaj që ka qenë ose është i lidhur me krimin e organizuar dhe trafiqet? A ka bërë ndonjë familjar i juaji burg në ndonjë vend të B.E. si Itali apo gjetkë për trafik droge? A keni ndërhyrë dhe keni bërë përpjekje ju ne atë kohë si ministër për lirimin e tij? Dhe pyetja e fundit për sot është: A keni qenë i sinqertë me elektoratin dhe ia keni treguar historinë e vëllait, kur i keni kërkuar votën për t’i përfaqësuar në Kuvend ? Sigurisht, zoti Xhafa që ju i dini përgjigjet e këtyre pyetjeve. Ne presim që t’i tregoni, por edhe po të heshtni, e vërteta nuk mbahet dot sekret".
No comments:
Post a Comment