Nga Frrok Cupi
Cfare e ndalon deputetin qe te kaloje nga njeri krah politik ne tjetrin, ose "cfare e ndalon qe te mos shitet", sic po thuhet rendom keto dite... Ketu ka nje zinxhir te tere ceshtjesh... Cili eshte zinxhiri? Qe ne aparence, mes gjerave qe nuk ndalohen dhe hallkave te zinxhirit, menjehere krijohet nje lidhje; ato qe nuk ndalohen, lehtesisht mund te krijojne vargun pa fund, sepse asgje nuk i ndalon. Nga kjo pamje semplice, vjen koncepti filozofik i ndertimit te demokracise mbi sendet dhe fenomenet qe nuk ndalohen me ligj. Demokracia vete, si nje zonje e rrezikuar me dashje prej vetvetes, ka lejuar fushen e gjere te fenomeneve dhe akteve qe nuk ndalohen me force. Demokracia e re e vendit tone solli si papritur keto dite modelin e "dobesise" se saj se si mund te formohet zinxhiri shkaterrimtar i gjerave te pandaluara. Zinxhiri i fundit eshte "shitblerja e deputeteve", sic po e quajne shume vezhgues kete fenomen. Para pak ditesh, nje deputet i Partise Demokratike (qe heren e kaluar kishte qene zgjedhur si i Partise Socialiste), zoti Skekraj, kaloi ne radhet e socialisteve. Zera skeptike por edhe realiste thane se e kishte bere per te fituar nje leje ndertimi qe ndodhet ne dore te kryetarit te Partise Socialiste. Kjo eshte sa per konceptin "shitje", por le te vezhgojme me tej ne zinxhirin e ta pandaluarave. Vete akti i deputetit per te kapercyer ne anen tjeter, natyrisht, nuk ndalohet me ligj. Pas aktit te pare, ndodhi qe nje deputet i krahut te Partise Socialiste, z. Tavo, kaloi nga opozita e majte ne nje "pavaresi" qe natyrshem prezumohet se shpejt do te angazhohet ne radhet e maxhorances. Edhe kjo nuk eshte e ndaluar me force. Zinxhiri i kalimeve nga njeri krah ne tjetrin mund te zgjatet deri ne pafundesi, madje mund te kthehet edhe ne nje proces "moral" te parlamenteve ekzistuese dhe te ardhshem... Kush mund ta ndaloje me force? Askush. Askush nuk mund ta ndalonte opoziten socialiste qe te bojkotonte parlamentin qe ne fillim te legjislatures se fundit. Partia Socialiste beri ate qe kishte ne dore dhe qe nuk e ndalonte ligji: Bojkotoi. Madje edhe sot e kesaj dite ndodhet ne bojkot, (perderisa nuk voton ligje) edhe pse kohet e fundit ka hyre ne parlament. Me gjithe shqetesimin e pandalshem te institucioneve te Europes dhe te perendimit ne pergjithesi, askush nuk kishte ne dore forcen qe ta dergonte opoziten socialiste ne parlament. Punet e tjera, natyrisht qe u demtuan shume rende. U demtua imazhi shtet-formues i qytetareve shqiptare, imazh qe eshte perfolur edhe shekuj me pare. U demtua ceshtja me superiore e popullit te Shqiperise per afrimin me Europen dhe principin demokratik te kontinentit te vjeter. Megjithate mbi koke te Socialisteve (ish-komuniste) nuk kishte asnje force qe te urdheronte. Perderisa ke vendosur te besh te keqen qe mundesh, kete mund ta besh ne demokraci. Opozita socialiste, ne mes te bojkotit vendosi qe te te mbledhe turma njerezore per nje proteste masive si ne qender te kryeqytetit ashtu edhe ne rrethe te tjere. Edhe kjo ndodhi, sepse demokracia e ka lene te hapur rrugen e protestave per cilindo. Protesta e Socialisteve u ngrit deri ne nivelin e nje greve urie 19 ditore ne bulevardin kryesor te Tiranes. Greva eshte e lejueshme, si te gjitha hallkat e zinxhirit qe krijojne pafundesine e lejueshmerise se demshme ne demokraci. Vete greva e urise, brenda saj krijoi disa hallka te zinxhireve anesore te te lejueshmeve. Per shembull, askush nuk i ndalonte grevistet e urise qe te furnizoheshin me ushqime, askush nuk i ndalonte qe te ndanin ca para per simpatizant qe vinin per te mbushur audiencen greviste rreth e rrotull, askush nuk mund t'i ndalonte nenat t'i linin femijet kerthi dhe te vinin ne greve, askush nuk mund te ndalonte grevistet qe te benin thirrje per marrjen e pushtetit me dhune. Pastaj zinxhiri i te lejueshmes u zgjat deri ne rruget e Atdheut, qindra protestues te nxitur prej politikes se socialisteve bllokuan rruget nga jugu ne veri. Edhe kjo gje, pervecse e demshme, ka lejen e demokracise. Demokracia e ka lene te pa kufizuar fushen dhe zinxhirin e mundesive te lejuara, jo pa dashur. Por kur demokracia quhet demokraci, atehere do te lere te pafund edhe zinxhirin e mundesive, por jo si dobesi. Forca e demokracise qendron ne dobesine e fushes se palimituar te mundesive. Demokracia eshte e hapur per ta keqperdorur, ose per te bere te keqen e mundshme, si ne rastin e ngjarjeve te fundit. Keqperdorimi i demokracise gjykohet dhe ndeshkohet vetem nga populli qe voton. Vetem populli ka te drejte te gaboje kunder vetes se tij, ose te ndaloje demokracine qe te jete e dobet para abuzimeve.
No comments:
Post a Comment