Sunday, October 3, 2010

E ardhmja e seksit

Partnerë tredimensionalë të krijuar me laser dhe kompjuter, orgazma të telekomanduara, gara "sportive", efekte via-internet, kukulla robotë, superviagra... Po nis një erë e re kënaqësie?

Pas disa vitesh, për të pasur një orgazëm do të duhet vetëm të shtypësh një tip telekomande. Sinjali radio do të aktivizojë një elektrostimulator të madh si një kartë krediti të mbjellë nën lëkurën e një prej shpatullave dhe e lidhur me shtyllën kurrizore. Eksitimi, sipas kërkuesit që po studion sistemin, kirurgut anestezist Usa Stuart Meloy, është i siguruar dhe intensiv.

Në të njëjtën kohë, realiteti virtual do të bëjë të mundur seks tredimensional në distancë me efekte gjithnjë e më të rafinuara. Pomada afrodiziake, trashëgimtarë të Viagres së sotme, do të garantojnë sensacione të kënaqësisë, në bazë të kërkesave vetjake. Pak nga pak, seksi do të dalë nga dhoma e gjumit, për t'u transformuar, mbështesin sociologët, në një lloj sporti. Me shfaqje publike, gara dhe kampionate. Do të jetë një seks masiv, i mundur për të gjithë, por që nuk do të mundë të finalizohet me riprodhimin.

Dhe lamtumirë besnikëri: sipas zoo-biologut Robin Baker, autor i librit "Seks në të ardhmen", gratë dhe burrat do t'i kushtohen seksit thjesht për kënaqësi, edhe nëse i dashuri do të jetë me mijëra kilometra larg. Sipas Judith MacKay, konsulente e OMS (Organizates Botërore të shëndetësisë) dhe autore e një vëzhgimi mbi sjelljen seksuale njerëzore, zgjedhja e partnerit ka shumë mundësi që të bëhet në katalogë orolografikë tredimensional. Dhe, falë sensorëve që do të futen në trup ashtu si dhe pircing, në të ardhmen do të mund të kemi raporte edhe "brenda" një kompjuteri të lidhur me internet.

Seks me telekomandë
Elektrostimulatori i Stuart Meloy, për shembull, ekziston edhe pse ende nuk është bërë i përdorshëm me masë. Ky mekanizëm është i përbërë nga një gjenerator sinjalesh elektrike që të implantohen nën lëkurën e një pacienti, që vihet në punë me anën e një telekomande. Shpikja e realizuar nga Metodics, që kërkon një ndërhyrje kirurgjikale për t'u aplikuar, ka një mision mjaft të kufizuar. Ajo është e destinuar vetëm e vetëm për gratë, që në asnjë tjetër mënyrë nuk arrijnë orgazmën. Megjithatë, falë progresit të miniaturizimit, në të ardhmen ka mundësi të bëhet me pak e dhimbshme dhe më pak invadive, duke u përhapur si një ilaç mjekësor për gratë dhe burrat.

Pomada të mrekullueshme
Tani, të gjitha shtëpitë farmaceutike po hidhen në kërkim të një versioni të Viagres për gratë, 43% të të cilave, sipas një studimi të publikuar nga "Journal of the American medical association", vuajnë nga disfunksione seksuale. Dhe, në pritje që të vijë pilula rozë (jo më para 2004-es), në Amerikë ngushëllohen me ‘kremin e ëndrrës’, një pomadë e zbuluar nga Jed Kaminetsky, urolog në New York University Medical Center. E përhapur në vendet e duhura, duket se ajo lehtëson dhe i jep fuqi orgazmës femërore.

Nga kafeja tek ....
Por një "bum" të vërtetë ka pasur seksi telematik. Webkamerat e para kanë lindur në një kampus universitar, për të kontrolluar në distancë një makinë kafeje. Në fakt, webkamerat edhe sot janë përdorur për të bërë seks në largësi me një partner edhe të panjohur, nëpërmjet ekranit të kompjuterit: një mikrofon dhe germat e tastieres. Ti shtyp dhe ajo nis të zhvishet, ajo shtyp dhe largon çarçafët nga trupi yt, ti flet dhe ajo përkëdhelet...dhe kështu me radhë, derisa të shkëputet linja ose derisa mos të shpërthesh në të qeshur..

Aromë gruaje
Por shumë shoqëri, kanë kohë që punojnë për shpikje të tilla që janë në gjendje të stimulojnë elektronikisht edhe taktin (http//haptic.mech.neu.edu/). Dispozitivët më të komplikuar për aplikimin e realitetit virtual, tashmë të furnizojnë me iluzionin e të prekurit të një objekti të krijuar nga kompjuteri. Dhe nëse do t'i shtonim kësaj edhe aparate për riprodhimin e aromave që së shpejti do të hyjnë në treg, atëherë do të hapeshin horizonte të reja edhe për seksin virtual. "Shoqëria e parë e aftë të izolojë dhe të dekodifikojë qelizën e kënaqësisë mund ta përmirësonte atë, me pasojën që, kushdo që të ketë një orgazëm, duhet të paguajë, le të themi, 50 cent. Por është e mundur që në vend që të bëjmë seks, do të përfundojmë të stimulojmë drejtpërdrejt qendrat e kënaqësisë në tru dhe të ndajmë kënaqësitë në fantazitë e të tjerëve", thotë Lanier, një prej baballarëve të realitetit virtual.

Lodra të papërkryera
Në pritje të të tilla "mrekullive", realiteti i seksit kibernetik është shumë i ndryshëm. Deri tani, kufiri i seksit virtual, i quajtur "cyberdildonic", duket mjaft zhgënjyes. Lodrat për burrat mbetën më pak efikase dhe sensuale sesa pëllëmbët e duarve të tyre. Lodrat femërore, që të mund të përdoren njëkohësisht, ashtu siç edhe është parashikuar nga një prej shpikjeve të testuara, do të duhet të kesh aftësitë e një oktapodi. Më e thjeshtë është "Tuta kibernetike". Kanë dalë shumë modele. Por asnjëri, për momentin, është realisht funksional dhe për më tepër në shitje. Për shembull, shoqëria amerikane Vivid, e specializuar në filma erotikë, ka vënë në shitje në faqen e saj të internetit, për 200 dollarë, një tutë të tillë të bërë me neopren dhe të përshkuar nga sensorë që dridhen, duke ngrohur dhe masazhuar 36 zona erogjene të trupit (27 në versionin mashkullor). Mjafton që të futësh një dvd në kompjuter dhe, nëpërmjet mausit, të stimulosh partnerin tënd në distancë. Sa keq që është vetëm një gjetje publicitare.

Kukull me mikroçip
Sot për sot, mund t'i besosh vetëm realitetit pak makabër të RealDoll (Kukull e vërtetë), një lloj kukulle Barbi porno me madhësi natyrore. Firma prodhuese ka menduar ta pajise edhe me një mikroçip, në mënyrë që ta bëjë të kundërreagojë me partnerin njerëzor. Atij që vëren se një grua robot nuk është asgjë tjetër veçse personifikimi i fantazisë klasike mashkullore mbi gruan objekt, krijuesi i saj i përgjigjet: "Teknoseksi i është kundërvënë idesë së transformimit të gruas në një objekt; kuptimi i saj është të feminilizosh dhe të transformosh në grua një objekt. Përse të shtrëngosh dikë të bëjë diçka që nuk do, kur mund të ndërtosh diçka pikërisht me këtë qëllim?"

Lamtumirë martesë?
Pikërisht multiseksualiteti, riprodhimi artificial dhe seksi publik mund të groposnin institucionin e martesës. Por, nuk mund të përjashtohet, që për reaksion, të ndodhë pikërisht e kundërta. E përjavshmja "Time" përshkruan një të ardhme të ngjashme me atë të predikuar nga sekti fetar konservator i "Aktivistëve të krishterë", në të cilën, divorci, ... dhe aborti do të konsiderohen akte të jashtëligjshme. Dhe që të gjitha ilaçet për të favorizuar aktivitetin tënd seksual, do të të jepen vetëm kur të kesh treguar licencën e martesës. /Telegrafi/

No comments: