Precedent per Shqiptaret?
Nga Frank Shkreli
Gjermania po feston sot 20-Vjetorin e ribashkimit te saj. Populli dhe udheheqsit gjermane moren pjese ne festimet e ketij momenti historik, jo vetem per ta, por edhe per te gjithe Evropen e me gjere. Kancelarja Angela Merkel kryesoi ceremonite e shoqeruar nga Presidenti gjerman Christian Wulff dhe personalitete nderkombetare. Kancelarja Merkel, e cila lindi dhe u rrite ne Gjermanine Lindore ish-komuniste, lavderoi gjermano-lindoret per luften e tyre per liri dhe gjermano-perendimoret per solidarizimin me vellezerit e tyre ne Gjermanine Lindore gjate periudhes komuniste. "Jane keto perpjekje te perbashketa", tha ajo", "arsyeja qe ne kemi mundur te ndertojme vendin aq shpejt dhe ta bejme Gjermanine nje shtet qe perseri te respektohet ne bote".
Kancelarja Merkel dhe Ministri i mbrendeshem gjerman, Zoti Thomas de Maiziere zbuluan nje pllake me kete rast, per te cilen Ministri gjerman i Kultures, Zoti Bernd Neumann tha se " kejo pllake na kujton guximin e gjermano-lindoreve te cilet u ngriten kunder padrejtesise dhe shtypjeve te komunizmit, duke shtuar se "tradhetia dhe pabesia cnjerezore e shtetit komunist nuk mund te harrohen."
Presidenti gjerman, Zoti Christian Wulff, ne fjalimin e tij me kete rast tha se "perulemi para atyre qe kane luftuar per liri ... pasi guximi juaj tronditi boten". Ai tha se thirrjet e tyre, njezet vjete me pare se "ne jemi nje popull", ndersa regjimi komunist ishte duke dhene shpirt, "zgjoi ndjenjat kombetare qe ishin shuajtur per nje kohe te gjate, per arsye historike", pas periudhes se nacizmit. "Tashti, tha ai, nje vetbesim i ri vihet re ane e mbane Gjermanise, nje patriotizem i pa penguar, nje anagzhim i hapur per vendin tone, i cili ne te njejten kohe eshte ne dijeni te pergjegjsive per te kaluaren." Presidenti Wulff foli per ri-bashkimin e kombit gjerman si edhe per sfidat me te cilat Gjermania perballet sot dhe ne te ardhmen. Ai tha se pas 20-vjet ribashkimi, gjendemi para nje sfide te madhe per te gjetur nje solidarizim te ri, ne nje Gjermani qe ben pjese ne nje bote qe po ndryshon me ritme te shpejta. Presidenti Wulff tha se "Krishterimi eshte pjese e Gjermanise. Hebraizmi gjithashtu eshte pjese e Gjermanise. Kejo eshte historia jone judeo-kristjane. Por tani edhe Islamizmi eshte pjese e Gjermanise, nenvijoi udheheqesi gjerman. Ne fjalimin e tij, ai nguli kembe duke kerkuar nga ata qe jetojne ne Gjermani qe te respektojne kushtetuten e vendit, menyren e jeteses dhe te mesojne gjuhen.
Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Zoti Barack Obama i beri urimet e tij Gjermanise duke lavderuar "guximin dhe bindjet e popullit gjerman qe me ne fund perfunduan ne rreximin e Murit te Berlinit, duke i dhene fund keshtu vuajtjeve dhe ndasive artificiale."
Edhe kombi shqiptar eshte artificialisht i ndare, per nje shekull tashti. Arsyet e ndarjes se Gjermanise pas Luftes se Dyte Boterore ishin te ndryshme, dhe ndoshta te justifikueshme, ne krahasim me ndarjen e tokave shqiptare, ku fqinjet e pangopur kerkonin dhe moren me dhune tokat e Arberit me miratimin e fuqive te medha evropaine te kohes. Te gjithe njerezit e vullnetit te mire e dine se nuk ka Shqiperi te madhe e as Shqiperi te vogel -- ka vetem nje Shqiperi -- atje ku flitet shqip, mbrenda territorit me homogjen ne Evrope. Ndjenjat dhe shpresat e Shqiptareve per nje shtet per te gjithe Shqiptaret ne Ballkan e kane zanafillen tek Gjergj Kastrioti, ndjenja keto qe me Lidhjen Shqiptare te Prizrenit, te paret tane-- ne prag te rrezikut te copetimit te kombit -- i thane Evropes dhe botes, ndal se ketu ka Shqiptare. Fatet e Shqipaterve me pas dhe gjate shekullit te kaluar dihen.
Sot, Shqiptaret, si asnje here tjeter ne historine e tyre gezojne liri e demokraci dhe vetvendosje. Kaluan 20-vjete nga renja e komunizmit ne Shqiperi, nje prej formave me te ashpera te kesaj ideologjie krejtsisht te huaj per qenjen shqiptare. Kaluan 10 vjete nga clirimi i Kosoves nga nje prej regjimeve me te egera qe ka njohur Evropa dhe tani eshte shtet sovran e i pavarur. Shqiptaret ne trojet e veta ne Maqedoni, Mal te Zi e Presheve e ne Cameri -- megjthse nuk bejne nje jete te bararbarte me shtetasit e vendeve ne te cilat jetojne -- prap-se-prap -- gezojne nje nivel lirie dhe te drejtash qe nuk i kishin gezuar kurr me pare. Kufijte per shqiptaret ne Ballkan nuk perbejne me pengesa per ri-bashkimin e familjeve te ndara nga komunizmi, per pothuaj nje gjysem shekulli. Territori homogjen i shqiptareve ne Ballkan tashti eshte nje. Shqiperia eshte anetare e NATO-s, organizates me te forte ushtarake qe ka njohur ndonjehere bota, dhe eshte ne prag te liberalizimit te vizave dhe te bashkimit me Evropen. Kosova, si shtet i ri, eshte duke bere hapa drejte njohjeve te metejshme nderkombetare dhe realizimit te antaresimit ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, Aleancen e NATO-s dhe ne organizmat e tjera euro-atlantike. Sot , me ne fund, dhe si asnje here me pare ne historine kombetare, Shqiptari krenarisht thote: Une jam i zoti i ketij trualli! Por jo i bashkuar.
Ka njerez qe thone se nuk ka ardhur koha ende per bashkim. Kejo mund te jete e vertete tani per tani, por kejo nuk do te thote se shqiptaret nuk duhet, duke filluar nga sot, te veprojne qe te cojne ne vend enderren shekullore dhe natyrore te bashkimit te te gjithe Shqiptareve ne nje shtet. Ruset, Serbet e Greket ishin kunder pavaresise se Shqiperise me 1912, jane kunder pavaresise se Kosoves sot dhe do te jene kunder cdo levizjeje qe do te conte ne bashkimin e kombit shqiptar -- dhe neqoftse gjykojme nga historia, ata do te jene edhe kunder cdo interesi shqiptar ne te ardhmen. Rezerva kishte ane e mbane Evropes edhe per ri-bashkimin e dy Gjermanive, kunder te cileve kishin luftuar ne Luften e Dyte Boterore. Shkencetari politik belg, Dirk Rochtus ndoshta e tha me se miri kur u shpreh se "Bashkimi gjerman nenkputon bashkimin Evropian. Kejo eshte e qarte. Neqoftse bashkohen dy shtete gjermane, kejo nenkputon faktin se ne kemi kapercyer ndasite e Evropes. E kejo eshte nje gje e mire." Megjithse gjate dy dekadave te kaluara, eshte bere perparim i madh persa i perket arritjeve te kombit shqiptar, une them se ndasite e Evropes nuk jane kapercyer krejtesisht per derisa nuk ka bashkim te Shqiptareve.
Gjermanet u ri-bashkuan ne nje shtet pasi gjithe Evropa dhe bota ishte e bindur se Gjermanet ishin perballur dhe penduar me ato qe i kishin bere vetes dhe te tjereve gjate nacismit dhe komunizmit -- duke kerkuar falje dhe duke bere shperblime per krimet e tyre. Ribashkimi i Gjermanive nevojitete nje vullnet te forte dhe baze morale bindese se gjermanet ishin shkeputur njehere e mire nga e kaluara naciste dhe komuniste. Edhe ribashkimi eventual i kombit shqiptar nevojite nje angazhim dhe bindje te forte morale per tu perballe me te kaluaren e vet -- jo per ato qe u kemi bere te tjereve -- pasi gjate gjithe historise nuk kerkonim gje tjeter vecse te na linin rehat ne trollin tone, por te pranojme dhe te pendohemi sinqerisht per ato qe ka bere shqiptari kunder shqiptarit, sidomos gjate 50-vjetve te fundit. Shpresoj qe udheheqesit politike shqiptare, por edhe perfaqsues te segmenteve tjera te shoqerise dhe komuniteteve shqiptare ne Ballkan te perdorin, qysh sot, fuqine e trurit per nje te ardheme me te mire per kombin shqiptar, gjithmone ne baze te traditave te shendosha te kombit dhe pa asgjesuar tarshegimine dhe amanetin e te pareve per nje komb te bashkuar shqiptar.
Une kam bindjen e patundur se mbrenda nje periudhe jo te larget, ndoshta jo me larg se 20 vjete -- ashtu sic festoi sot kombi gjerman ri-bashkimin, edhe kombi shqiptar do te festoje ri-bashkimin e tij -- ne nje Shqiperi, me flamurin e Gjergj Kastriotit --Skenderbe, mbrenda kufijve te saj natyror, ne paqe e bashkpunim me fqinjte e saj, si pjese e pa-ndare e Evropes, ashtu sic eshte sot edhe kombi gjerman.
No comments:
Post a Comment