Deputeti demokrat Edi Paloka i ka kujtuar dje kryesocialistit Edi Rama se ende nuk janë zbardhur akuzat e Kadriovskit se i ka vrarë të shoqen për një thes drogë, se ende s’janë zbardhur plotësisht akuzat e Dondollakut për lidhjet e ndërsjellta në krimin ekonomik dhe as ato të ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti se e kishte parë Edi Ramën teksa konsumonte droga të rënda në zyrën e tij të punës
Partia Demokratike rizbardhi dje faktet tronditëse, të cilat pak vite më parë mbushën edicionet kryesore informative dhe faqet e gazetave, për lidhjet e Edi Ramës me segmentet e krimit të organizuar dhe implikimet në afera direkte të tyre.
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, u shpreh gjatë një konference për shtyp se Rama është i ngujuar nga lidhjet me botën e krimit dhe për këtë ekzistojnë dëshmi konkrete si ajo e Kadriovskit, i cili e ka denoncuar pranë autoriteteve italiane të drejtësisë se i ka ekzekutuar bashkëshorten. Po ashtu, edhe Dondollaku e ka përfshirë në listën e bashkëpunëtorëve të tij, si ortak të bizneseve të paligjshme jo vetëm në Tiranë por edhe në pjesë të ndryshme të territorit, në një pjesë të të cilit rolin e sekserit e ka luajtur Erjon Braçe, fakte të zbardhura këto nga përgjimet e prokurorisë italiane.
“Zoti Rama, mbi ju rëndojnë akuza më të rënda të trafikut të drogës, rëndojnë lidhjet me klanin Gina, me të cilin ndërtove një ndërmarrje të përbashkët “Kino republikën”, pastaj i more pasurinë dhe shtëpinë, rëndojnë akuzat e Kadrovskit, që të akuzon me shkrim pranë autoriteteve Italiane, se i ke vrarë të shoqen për një thes Drogë. Rëndojnë akuzat e Dondollakut në prokurorinë e Firences se je lidhje e tij, rëndojnë akuzat e ish ministrit Prifti, se të ka gjetur dy herë në zyrë me dozë droge të kushtueshme 3000 euro”- u shpreh Paloka. Ai deklaroi se në politikën shqiptare nëse ka një njeri të akuzuar për lidhje me botën e krimit dhe si drogmen, është vetëm Edi Rama. “Në politikën shqiptare, ti je njeriu më i akuzuar për drogën dhe si drogmen”- tha më tej deputeti Edi Paloka.
Akuzat e selisë blu vijnë në një kohë kur Edvini bashkë me mercenarët e tij, kanë kurdisur një valë të re sulmesh ndaj ministrave të qeverisë “Berisha”.
Edhe pse akuzat e opozitës mbeten në cakun e qëndrimeve politike dhe pa asnjë fakt domethënës, krejt e kundërta ndodh me shkeljen flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi nga deputeti Edi Ramës, Ilir Beqja.
Për këtë të fundit ekzistojnë dëshmi institucionale dhe fakte të pamohueshme pranë QKR-së se ka përfituar një shumë të konsiderueshme prej 24 milionë lekë të reja, për një tender të fituar në Bashkinë e Durrësit, proces i cili është realizuar në kohën kur Beqja kishte fituar mandatin e deputetit si dhe kishte kryer betimin.
No comments:
Post a Comment