Saturday, July 17, 2010

Varësia ndaj duhanit, është psikologjike dhe jo fiziologjike

duhani_dhe_antiduhani_20091022_1995484567.jpg


Tiranë, 16 Korrik NOA/ Rid Bulku - Varësia nga tymosja e duhanit shkaktohet më shumë nga faktorë psiko-sociale dhe jo nga veprimi i drejtpërdrejtë i nikotinës në tru.

Zbulimi revolucionar, nëse konfirmohet, vjen nga një studim i publikuar në Gazetën Anormale të Psikologjisë. Studiuesit izraelit të Tel Aviv University, të koordinuar nga Reuven Dar kanë monitoruar sjelljen në drejtim të tymit të cigareve të stafit të linjës ajrore El Al angazhuar në dy lloje fluturimesh: të 10-13 orë dhe 3-5 orë.

Pilotët dhe shoqëruesit e fluturimit kanë përfunduar një pyetësor në lidhje me ndjenjat e tyre dhe dëshirën e tyre për të pirë duhan.

Ajo që rezultoi ishte se ata kërkonin të pinin duhan si pas 10 orëve ashtu dhe pas 5 orë, gjë e cila do të ishte e pamundur në qoftë shkaku do të ishte varësia kimike dhe fiziologjike.

Ndjenja dhe dëshira për cigare, është më shumë psikologjike.

“Edhe pse nikotina ka një rol fiziologjik në përmirësimin e vëmendjes dhe të kujtesës së duhanpirësve”, - thotë Dar, - nuk është një substancë që jep një varësi klasike të tilla si heroina, e cila në rast shmangie shfaq procese të vërteta biologjike.

Duhanpirësit, siç pohojnë studiuesit janë në kërkim të kënaqësive afatshkurtra.

No comments: