Friday, July 16, 2010

"Dite Historike" - DioGuardi i dorzoi Bordit Shtetëror të Zgjedhjeve në kryeqytetin e Nju Jorkut - Albany , 25666 fletët e peticioneve me firmat e vo


Raport special nga Albany - BEQIR SINA
Përjashtimi për një sfidë të suksesshme për vlefshmërinë e nënshkrimeve, DioGuardi do të shfaqet në votime në 14 shtator
ALBANY NEW YORK STATE : Ish kongremeni republikan i Nju Jorkut, Joe DioGuardi, i cili është përcaktuar kandidati i Partisë Konservatore kundër Senatores Kirsten Gillibrand, por, që nuk arriti të marrë në votimin e GOP-s, në primari në konventën republikane muajin e kaluar, ka dorzuar, dje, në Bordit Shtetëror të Zgjedhjeve në kryeqytetin e Nju Jorkut - Albany , 25666 fletët e peticioneve me firmat e votuesve, me kërkesat për ta bërë DioGuardin, kandidat në partinë Republikane.
Megjithëse e nevojshme sipas Bordit Shtetror të Zgjedhjeve, duheshin vetëm 15000 peticione me firma të vlefshme nga votuesit e regjistruar si republikanë, DioGuardi me mbi 1000 firma nga të paktën 15 rrethe(zona elektorale) të kongresit, duke folur për gazetarët jashtë ndërtesës së bordit, tha se ai kishte mbështetje në të 23 rrethet- zonat elektorale, të shtetit federal të Nju Jorkut, i cili ka 18 milion banorë dhe ka më shumë se 6 milion votues.
Ndalimi i tij përpara një ndërtese antike shumëkatëshe në qendër të kryeqytetit të Nju Jorkut, Albany, aty ku janë zyrat e Bordit Shtetëror të Zgjedhjeve( e njëjtë me sistemin e Shqipërisë dhe Kosovës- Komisioni Qendror i zgjedhjeve), me një grup të mbështetësve, dhe anëtarët e stafit të tij elektoral, DioGuardi u mburr para dhjetra gazetarve dhe njujorkezve, se ai kishte arritur për të mbledhur 25.666 firma - shumë kjo më tepër sesa e duhura nga sistemi ligjistativ elektoral amerikan, i cili, kërkon patjetër më shumë se 15.000 firma në fletë peticionet të kërkuara nga ligji elektoral i SHBA.
"Çfarë keni këtu, aludoi ai për kutit që mbanin në duar disa vajza të reja studente në universitet amerikane, por që kanë ardhur të punojnë gjatë kësaj fushate elektorale për kandidatin republikan Joe DioGuardi, është se u tregojmë amerikanëve se 25666- firmat, "flasin vetë"; duke thënë se ata janë të ngopur me politikën e demokratëve në fushën e biznesit, shëndetësisë, ekonominë dhe financën, si në kreqytetin e Nju Jorkut, Albany dhe Uashington," tha ai përpara dhjetra gazetarve të mediave më prestigjoze në Amerikë, teksa turma e përkrahsve të tij me pankarta elektorale thërriste fortë " Go DioGuardi - DioGuardi for Senat"
"Unë jam shumë i kënaqur. Ajo që unë mund të them sot, para jush është se me dorzimin e paraqitur të 25.666 firmave për t'u numëruar prej Bordit të Shtetit të Zgjedhjeve, njerëzit - pra, votuesit njujorkez, kanë folur vetë, se për kë duan të votojnë në primari më 14 shtator dhe më pasë më 3 nëntorë " tha ai. "Me mosvënien e time " Joe DioGuardit", në votimet e para Republikane , ata e kanë kundërshtuar përsëri politikën e dhomës së Senatit nga kjo parti, e cila dihet se i përket linjës Konservatore në SHBA-ës" theksojë ai.
"Unë jam i vetmi në garë nga Nju Jorku, kandidatë që përfaqësojë linjën Konservatore. "Ju kurrë nuk mund të keni pë të "rrahur " një demokrat në shtetin e Nju Jork-ut, nëse ju nuk vendosni të zgjidhni një kandidatë të fortë të linjës Konservatore, në këto zgjidhje "shtoi ai.
Ai, tha se " nuk e di se sa është shpenzuar në grumbullimin e peticioneve, gjatë këtyre ditëve prej se ai nuk mori emrimin nga GOP-Konventa Republikane e Nju Jorkut, por, tha se ka qenë "qindra e qindra, ndoshta dhe mijëra vullnetarë nga skaji më verior i shtetit të Nju Jorkut, Buffallo dhe deri në fund të Nju Jorkut në Suffolk County."
Dy kandidatët e Partisë Republikane që nuk kanë nevojë për petcione sepse ata kanë marrë emrimin e Partisë Republikane - , Bruce Blakeman dhe David Malpass, po kërkojnë gjithashtu emërimin GOP në primire në 13 shtator.
Qysh dje ish kongresmeni Republikanë Joe J. DioGuardi, nga Westchester County, është duke kërkuar tash zyrtarisht një vend në votimet që thirren këtu primare në 14 shtator. Kanditatura që tashmë kanë marrë emrimin e Partisë Republikane, që përfshin ish përfaqësisin Bruce Blakeman dhe David Malpass, një ish-ekonomist ose shefi i superkompanisë Bear Stearns. Përjashtimi për një sfidë të suksesshme për vlefshmërinë e nënshkrimeve, DioGuardi do të shfaqet në votime në 14 shtator.
Joe Dioguardi, lobist i njohur i shqiptarëve të Amerikës, tani sipas ligjit elektoral në SHBA, ka shpallur zyrtarishtë kandidaturën për Senatin amerikan,jo me emrimin e Partisë Republikane por me "votat" popullore, firmat e marra nga votuesit me anë të peticionit.

Republikani DioGuardi e bëri deklarimin zyrtarë dje në kryeqytetin e Nju Jorkut, Albany mbasi dorzoi kutitë me fletë e firmosuara të peticioneve në Bordin Shtetror të Zgjedhjeve. Ai tani ësht?7 gati për sfidën që të konkurrojë për vendin që aktualisht mbahet nga senatorja demokrate e New Yorkut, Kirsten Gillibrand.

Dioguardi ka qenë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve nga viti 1985 deri më 1988 dhe është kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë lobiste që përpiqet për çështjet e shqiptarëve në Ballkan.

Ai është i ati i artistes së njohur Kara Dioguardit, e cila qysh nga viti i kaluar bën pjesë në panelin e gjyqtarëve të programit të njohur American Idol. Ky fakt pritet t'i japë vëmendje fushatës së Diguardit, i cili tha se e bija e kishte inkurajuar të kandidojë për në Senat, dhe se i kishte premtuar një shumë të madhe parash për fushatën.

Republikani nga distrikti Westchester e shpalli fillimin e fushatës me thirrjet që Kongresi amerikan të mbajë nën kontroll shpenzimet buxhetore, të cilat sipas tij janë ndër problemet më të mëdha me të cilat përballet vendi.

Dioguardi do të përballet tani së pari më 14 shtator në GOP me dy kandidatët e tjerë republikanë Bruce Blakeman dhe David Malpass, para se të mund të marrë emërimin e partisë së tij për zgjedhjet e 3 nëntorit kundra demokrates Kristen Gillibrand.

No comments: