Saturday, July 17, 2010

Në Florida, vdiq një besnik i Mbretit Zog, patriot e atdhetar i shquar

Inxh. Agim Sula, la pas gruan e tij, Norma; dhe bijtë e tij, Aleksandrin, Danielin dhe Robertin
VENECIA - FLORIDA : Agim Sula, një besnik i Mbretit Zogu I, ka lindur në Selanik, Greqi në 1933. Ai erdhi në Shtetet e Bashkuara në filim të viteve 1951 dhe u shkollua këtu duke qënë edhe një i diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike nga Purdue University. Agimi kurr nuk ka dashur që ai dhe familja e tij të "adaptoheshin" me jetën e migrimit.
Mbasi si tregojnë bashkëluftëtarët e tij inxhinier Agimi, ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e tij për Shqipërinë. Agim për vite kur Shqipëria ishete e izoluar dhe e sunduar egërsisht nga diktatura e Enver Hoxhës, ai ishte një udhëheqës politik në komunitetin shqiptaro-amerikan në Çikago. Duke "luftuar" me sakrifica të mëdha së bashku me patriotët e atdhetarët e tjerë në SHBA-ës, për çlirimin e Kosovës, lirinë e pavarsinë e saj, për të drejtat e shqiptarve në Preshevë, Bujanovc, Medvegje, Maqedoni, Mal të Zi, dhe Çamëri. Ai së bashku me emigrantë e tjerë shqiptarë në Amerikë, luftuan gjatë gjithë jetës "Për flamurin kuqezi - me shqiponjën dy krenare, pa yllin e verdhë të komunizmit"
Ai luftoi pa pushim për çdo çështje Kombëtare Shqiptare dhe iu kushtua besnikërisht deri në vdekje Mbretit të Shqiptarëve. Rrëzimi i komunizmit, në Shqipëri, e gëzoi dhe e entuziasmoi shumë, ai me një grup patriotësh, ishin nga ata që u ulën të parët në tokën e atdheut, Fuad, Myftia, Rasim Sina, Zeqir, Oboku, Musli Mulosmani, Abedin Mulosmani, Enver Shaska, Guri Durollari, Nderim Kupi, e të tjerë. Çlirimi, liria dhe pavarësia e Kosovës, kan qënë një nga gëzimet më të mëdha të jetës së tij.
Agim do të kujtohet gjatë tek shqiptarët e Amerikës, si një familjar i mirë, një prindë i dashur, si një figurë politike, i cili u ndihmoi shumë shqiptarëve që emigronin në SHBA. U mësonte anglisht, u mësonte për të u integruar sa më shpejtë, për t'u gjetur ato punët e tyre të para dhe për shumë më tepër për dokumentat e emigracionit. Ai ka punuar pa pushim për të ndihmuar ata që ishin shqiptarë, mbasi punojë edhe për një zyrë emigracioni në Çikako disa vjet, para rrëzimit të komunizmit.
Mbas ardhjes së demokracisë në Shqipëri ka ndihmuar të dërgojë ilaçet apo të ndihmojë sado pak nëpërmjet shoqatave dhe organizatave amerikane në mënyrë të veçantë ata që kishin nevojë për ndihma mjekësore në Shqipëri. Deri në ditën e tij të vdekjes, Agim ka mbetur një fener për familjen e tij, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Agim la pas gruan e tij, Norma; dhe bijtë e tij, Aleksandrit, Daniel dhe Robert. Shërbimet funarale u mbajtën në Ewing Church Funeral Home, Venecia, FLorida. Varrimi do të bëhet të mërkurën./BEQIR SINA/

No comments: