Monday, July 12, 2010

Axhenda e ndarjes se PS

Axhenda e ndarjes se PS
Nga Plator Nesturi
Te percaktosh se si mund te rrjedhin zhvillimet politike si dhe qendrimet e partive shqiptare, eshte vertet ekuacion me shume te panjohura. Kjo per faktin se klasa jone politike nuk mund te gjykohet per strategji te percaktuara qarte dhe per me teper ato te jene produkt i forumeve te larta drejtuese. Nismat dhe kthesat ne qendrime jane me se shumti prone e krereve respektive partiake dhe arsyet pse ndodhin shkojne nga tekat e rastit deri tek inspirimi nga keshilltare rastesore. Sidoqofte, prej ketij rregulli ka ndodhur nje perjashtim dhe kjo po ndodh prej nje viti me kryetarin e PS-se. “Pas dy muajsh do te nisin protestat”, deklaroi Rama, vecse kjo ishte nje shprehje qe e kishim degjuar shpesh keto muaj. Keshtu u shpreh ne fillim korrikun e vitit te shkuar, se shtatori do ish nisja e stines se protestave per humbjen ne zgjedhje. Te njejten premtim beri dhe per nentorin dhe serish ne dhjetor shpalli se sezoni i protestave do te riniste ne shkurt. Kish qene e lodhshme dhe jo shume mobilizuese per elektoratin e majte te deklaroje dy muaj me pare se kur duhet te mblidheshin per te mbushur rruget nga ku me pas rezultati do te ish vetem nje foto per poster ne zyren e kryetarit. Gjithkush mund te priste tjeter nisme nga selia roze pas nje sezoni te sforcuar bojkoti e protestash qe rezultuan te pa suksesshme. Por jo. Rama, si nje nxenes qe ka humbur vitin, mendon se do t’i bjere e njejta teze ne provimin e radhes. Arsyeja e kembenguljes tek protesta mesa duket nuk eshte thjesht pse ky eshte vetem nje trill i tij, as pse keshilltaret e ngushte i sugjerojne kete rruge, por pse nga zanati i politikes, nxenia mbetet e cunguar dhe me boshlleqe. Shpallja e rinisjes se protestave ne shtator, pavaresisht analizes sesa te vlefshme e funksionale do te jene ato per opozitarizmin e PS-se ne prag te zgjedhjeve vendore, shpreh sidoqofte te tjera qellime. Pervecse nje karshilleku ndaj thirrjeve per zgjidhjen e krizes nga forumet ne Bruksel, protestat paralajmerojne nje bojkot te ri parlamentar te deputeteve socialiste. Vecse braktisja serish e salles se parlamentit do te coje pashmangesisht ne nje carje me te madhe brenda selise roze. Per shume nga kundershtaret ne PS te zotit Rama si dhe nga deputete qe prej kohesh jane shprehur kunder politikes se bojkotit, rihapja e kesaj spiraleje mund t’i detyroje keta “rebele” qe te shkeputen perfundimisht nga radhet e socialisteve. Pyetja qe shtrohet eshte nese akti i ndarjes do te vije si rrjedhoje e nismave te pamotivuara te Rames, apo ky i fundit i ben qellimisht keto veprime per ti shtyre kundershtaret te shkeputen nga trungu socialist? Kreu i PS tashme i kontrollon forumet drejtuese dhe tashme, pas zgjedhjeve te reja te krereve te degeve, pozitat e tij jane fuqizuar me tej. Nese realizohet kjo ndarje, atehere Rama i heq qafe zerat kunder dhe behet zot i plotfuqishem i PS. Vecse a do te jete aq e madhe sa dikur kjo parti? Ne vitin 2005, ndersa merrte besimin e delegateve si timonier i ri PS-se, Rama premtoi se do te bashkonte te majten. Porse po ndodh e kunderta. LSI, qe duhej te rikthehej ne familjen socialiste, sot ndodhet ne koalicion me PD, ndersa grupi i Petro Kocit qe u shkeput gjate katervjeteshit te pare, i kushtoi PS te pakten nje deputet ne zgjedhjet e 28 qershorit. Tashme, largimi i imponuar i figurave te tjera te spikatura nga radhet e socialisteve, mund te sjelle te tjera shifra edhe me te cunguara ne betejat e ardhshme elektorale. Dhe kur nga nje force politike shkeputen ende segmente te saj, atehere veshtire te mendohet se ajo mund te ngjalle besim per te mbledhur rreth saj te tjera forca politike me nje koalicion funksional. Angazhimi i se majtes me protokolle te ndryshme axhendash, perplasjet dhe deklamimet se kush e zoteron konceptin e se drejtes ne luften brenda llojit, deshmon qarte se opozita do te mbetet per shume kohe opozite. Vecse fajtori per gjithe kete gjendje nuk do i mbetet kujt vec “timonierit” te papervoje e qe me trillin e vet e futi anijen e opoziten ne ca ngushtica e qorrsokake nga ku rrezikon nje krisje te rende.

No comments: